“Viktimat Pa Vlerë”: Luftrat Perëndimore Kanë Vrarë 4 Milionë Muslimanë, Që Nga Viti 1990

  • None
nga Nafeez Ahmed | Publikuar në Prill 15, 2015, mesnatë

Duke iu referuar një raporti, i cili vërteton se “Lufta Kundër Terrorit” e udhëhequr nga Sh.B.A.-ja, themi se kjo e fundit ka vrarë afërsisht 2 milionë njerëz.Por kjo është vetëm një pjesë, e pergjegjësisësë të vrarëve, nga Fuqitë Perëndimore, në luftrat e zhvilluara kundër Irakut dhe Afganistanit, në këto dy dhjetëvjeçarët e fundit”.

 

“Në muajin e kaluar në kryeqytetin amerikan, Washington D.C. (Qendra e Davidit),Fizikanët për Përgjegjësinë Shoqërore (P.S.R.) botuan njëraport, icili bënte llogaritjene pasojave të të vrarëve, në këtë dhjetëvjeçarin e fundit. Ky raport, i cili mbështetet në këto llogaritje, që kur Sh.B.A.-ja nisi “luftën kundër terrorit”, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001mbi Kullat Binjake në New Jork. Numri i të vrarëve, mund të shkojë nga të paktën 1.3 milionë, deri në dy milionë viktima”.

Raporti 97 faqësh, i grupit të mjekëve fitues të Çmimit Nobel Për Paqe, është i pari që regjistron numrin e civilëve të vrarë,nga ndërhyrjet ushtarake të “luftës kundër terrorit” e udhëhequr nga Sh.B.A.-ja, në Irak, Afganistan dhe Pakistan. Raporti i Fizikanëve Për Përgjegjësinë Shoqërore (P.S.R.) është përpiluar nga një ekip interdisiplinor shkencëtarësh, i udhëhequr nga ekspertë të shëndetit publik, duke përfshirë edhe Dr. Robert Gouldin (Robert Gulldin). Ky i fundit, është drejtori i edukimit profesional të shpërndarjes së, shëndetit publik në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kalifornisë. Një tjetër përpilues, është dhe Profesori Tim Takaro,i Fakultetit të Shkencave të Shëndetit, në Universitetin Simon Fraser (Sajmën Frejzër).

Ndonëse ky raport, pothuajse nuk është shfaqur fare publikisht dhe është fshehurnga mediat anglishtfolëse, ka rëndësi të madhe. Ky raport ështëorvatja e parë serioze,e udhëhequr nga një organizatëe shëndetit publik,në rang botëror. Raporti në fjalë, pasqyron një llogaritje të saktë të numrit të të vrarëve, qënga “lufta kundër terrorit” e udhëhequr nga Sh.B.A.-ja dhe Mbretëria e Bashkuar.

 

Duhet të Kemi Kujdes me Diferencat

Ish ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm, të Kombeve të Bashkuara, mjeku Hans Von Sponeck (Hans Fon Sponek) pohon se, Raporti i Fizikanëve Për Përgjegjësinë Shoqërore (P.S.R.) është “një kontribut domethënës, në ngushtimin e diferencës mes numrittë besueshëm të viktimave të luftës, sidomos civilëve të vrarë në Irak, Afganistan dhe Pakistan dhe llogaritjeve të prirura, të manipulara madje edhe të mashtrimeve për të shtuar numrin e të vrarëve”.

Raporti në fjalë, të çon drejt një përmbledhjeje kritike, duke pasqyruar numrin e mëparshëm të civilëve të vrarë, nga ndërhyrjet ushtarake amerikane dhe britanike të “luftës kundër terrorit”. Themi se, është shumë e vështirë, që të bëjmë llogaritjen e saktë, të të vrarëve irakianë. Kjo dukuri ndodh, sepse mediat zyrtare kryesore, si “Llogaritja e të Vrarëve Irakianë” (I.B.C) e vlerësojnë këtë numër si 11.000 të vrarë. Ky numër i të vrarëve, rrjedh nga llogaritja e raporteve mediatike irakiane, por Raporti i Fizikanëve Për Përgjegjësinë Shoqërore (P.S.R.) identifikon diferenca serioze dhe probleme metodologjike mbi këtë numër.

Për shembull, ndonëse që nga fillimi i luftës, në qytetin irakian Nexhef janë varrosur 40.000 kufoma, në të njëjtën periudhë “Llogaritja e Të Vrarëve Irakianë” (I.B.C.) regjistroi vetëm 1.354 të vrarë në këtë qytet. Ky shembull shpreh shumë qartë se, sa e madhe është diferenca mes, “Llogaritjes së të Vrarëve Irakianë”  (I.B.C) dhe numrit të vërtetë, të të vrarëve irakianë, në këtë rast rreth 30 herë më e vogël.

Diferenca të tilla, janë “normale” mes të dhënave të “Llogaritjes së të Vrarëve Irakianë” (I.B.C.). Një shembull tjetër, i “Llogaritjes së të Vrarëve Irakianë” (I.B.C.) ishte ai i regjistrimit të sulmeve ajrore amerikane, të vitit 2005. Në të vërtetë numri i sulmeve ajrore amerikane, ishte rritur nga 25 deri në 120 në këtë vit, por “Llogaritja e të Vrarëve Irakianë” (I.B.C.) regjistroi vetëm 3 sulme ajore amerikane. Edhe në këtë rast diferenca është rreth 40 herë më e vogël.

Sipas Raportit të Fizikanëve Për Përgjegjësinë Shoqërore (P.S.R.) arrijmë në përfundimin se, raporti i shumëpërfolur i Lancetit, i cili llogarit 655.000 të vrarë irakianë deri në vitin 2006 (sipas një llogaritje tëre, deri më tani numri i të vrarëve arrin deri në një milionë) është shumë herë më i saktë se, “Llogaritja e të Vrarëve Irakianë” (I.B.C.). Në të vërtetë, raporti konfirmon me njënjëzëshmëri të përbashkët, besueshmërinë e raportit të Lancetit në mesin e epidemiologëve.

Duke përjashtuar disa qortime të ligjshme, zbatimi i kësaj metodologjie të statistikave, është e një standart i njohur botërisht, për të përcaktuar të vrarët në zonat e konflikteve. Kjo metodologji, shumë herë përdoret nga, agjensitë dhe qeveritë ndërkombëtare.

 

Mohimi i Politizuar

Raporti i Fizikanëve Për Përgjegjësinë Shoqërore (P.S.R.) ka shqyrtuar metodologjinë dhe projektin e studimeve të tjera. Ky raport pasqyron një numër më të ulët të të vrarëve, në krahasim me një raport të Gazetës së Mjekësisë në New England, e cila pasqyronte një gamë serioze të kufizimeve.

Raporti i Gazetës së Mjekësisë në Neë England ka lënë pa regjistruar, zonat më të nxehta të konfliktit, ku u zhvillua dhunimi më i madh, siç ishin Bagdadi, Enbari dhe Ninova. Ky raport bazohet në llogaritjen jo të besueshme, të “Llogaritjes së Të Vrarëve Irakianë” për këto rajone. Gjithashtu, janë zbatuar edhe “kufizime të motivuara politikisht” në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave. Gjatë kësaj periudhe, Ministria e Shëndetit Publik Irakian, e cila ishte tërësisht e varur nga, pushtuesit amerikanë zhvilloi disa intervista. Kjo ministri nën trysninë amerikane, kundërshtoi që të botonte të dhëna, mbi numrine të vrarëve irakianë.

Në mënyrë të veçantë, Raporti i Fizikanëve Për Përgjegjësinë (P.S.R) nuk i mori si të mirëfillta, aludimet e Micheal Spaget (Majkëll Spexhet), John Slobodas (Xhon Sllobodas) analistëve dhe të tjerëve, që u orvatën të ngjallnin dyshime, mbi metodën e mbledhjes së të dhënave, të raportit Lancet. Ata e cilësuan këtë të fundit, si një raport mashtrues.(P.S.R)-ja i cilësoi si të rreme, të tëra këta aludime.

(P.S.R.)-ja pohon se, këto pak “qortime të arsyetuara”, nuk të çojnë në ngritjen e dyshimeve, mbi besueshmërinë e përfundimeve të raportit Lancet, si një të tërë. Deri më tani, këto llogaritje ende pasqyrojnë numrin e statistikave më të mira të mundshme”.

Llogaritjet e raportit Lancet, janë të mbështetura edhe nga të dhënat e një raporti të ri, në Mjekësinë P.L.O.S. i cili llogarit mbi 500.000 të vrarë nga lufta irakiane. Por mbi të gjitha, raporti i Fizikanëve Për Përgjegjësinë Shoqërore (P.S.R.) arrin në përfundimin se, ka shumë gjasa, që numri i civilëve të vrarë irakianë, që nga viti 2003 është afërsisht 1 milionë.

Për më tepër, raporti i Raporti i Fizikanëve Për Përgjegjësinë Shoqërore (P.S.R.) shton edhe numrin e civilëve të vrarëve afganë të paktën 220.000 dhe atyre pakistanezë të paktën 80.000, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, si pasojë e “luftës kundër terrorit” e udhëhequr nga Sh.B.A.-ja.Duke u nisur nga kjo, numri i përgjithshëm, i të vrarëve shkon në 1.3 milionë. Por ne mendojmë senë të vërtetë, llogaritja e numrit të përgjithshëm të të vrarëve, është mbi 2 milionë”.

Megjithatë edhe raporti i Fizikanëve Për Përgjegjësinë Shoqërore (P.S.R.) vuan nga kufizimet e shumta. Pikë së pari, “lufta kundër terrorit” e udhëhequr nga Sh.B.A.-ja, pas “sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, mbi Kullat Binjake në New Jork” nuk ishte diçka e re. Por kur Sh.B.A.-ja nisi të kryente rregullisht, sulme dhe operacione ushtarake kundër Irakut dhe Afganistanit, numri i të vrarëve nisi të rritej ndjeshëm.

Pikë së dyti, si rrjedhojë e pasojave të kufizimit dhe mungesës së madh, të të dhënave në luftën kundër Afganistanit, ndoshta raportii Fizikanëve Për Përgjegjësinë Shoqërore (P.S.R.) e ka nënvlerësuar numrin e të vrarëve afganë.

 

Numri i të Vrarëve në Irak

Lufta kundër Irakut, nuk nisi në vitin 2003, por në vitin 1991 me Luftën e Parë të Gjirit Persik, të cilët e ndoqën një sërë sanskionesh, të vendosura nga Kombet e Bashkuara.

Studiuesja Beth Daponte, e cila atëherë ishte një demografe në Byronë e Censusit të qeverisë amerikane, në një raport të mërparshëm të P.S.R.-së, zbuloi se numri i të vrarëve irakianë, nga sulmet e drejtpërdrejta ose të tërhtorta amerikane, ishte 200.000. Pjesa më emadhe e të vrarëve ishin civilë. Por, në të njëjtën kohë vazhdimi i raportit të saj, u ndërpre nga qeveria amerikane.

Pasi forcat pushtuese të koalicionit ushtarak, e udhëhequr nga Sh.B.A.-ja u tërhoqën nga Iraku, ky i fundit përsëri vazhdoi të vuante. Tani Iraku, vuante pasojat e luftës ekonomike, ai vuante nga sanksionet e vendosura të Kombeve të Bashkuara, nën trysninë e Sh.B.A.-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Këta dy shtete aludonin se qeveria irakiane, e udhëhequr nga Saddam Husejni, zotëronte lëndët e duhura për krijimin e armëve të shkatërrimit në masë, por i fshihte ato. Nën këtë aludim të kotë, sanksionet e egra ekonomike, ndaluan hyrjen e artikujve të ndryshëm, duke përfshirë dhe ata më të domosdoshmit, për jetën e përditshme.

Llogaritjet e padiskutueshme të kombeve të Bashkuara, pasqyrojnë se, si pasojë e zbaimit të sanksioneve të egra perëndimore, humbën jetën 1.7 milionë irakianë, pjesa më e madhë e të cilëve ishin fëmijë.

Kjo shfarosje masive e popullit irakian, siç duket qartë ishte planifikuar më herët. Mes artikujve të ndaluar nga sankionet e egra, të Kombeve të Bashkuara, bënin pjesë edhe lëndët kimike dhe pajisjet bazëtë tyre, për pastrimin dhe filtrimin e ujit kombëtar irakian.

Profesor Tomas Nagi, i Shkollës së Biznesit, të Universitetit të Uashingtonit, pasi zbuloi një dokument të një agjensie të fshehtë amerikane, asaj të Agjensisë së Mbrojtjes së Inteligjencës (D.I.A.) u shpreh se, “ky ishte një plan i mirëfilltë, për një gjenocid kundër popullit irakian”.

Profesor Tomas Nagi, në raportin e tij drejtuar Shoqatës së Akademikëve Për Gjenocid, të Universitetit të Manitobës, u zbuloi të fshehtat e dokumentit të Agjensisë së Mbrojtjes së Inteligjencës (D.I.A.). Ai shpjegoi se si, ky dokument zbulonte “planin e punës deri në hollësitë më të vogla, se si të shkatërronte tërësisht pastrimin dhe filtrimin e ujit të një kombi të tërë, brenda një dhjetevjeçari”. Zbatimi i sanskioneve të egra ekonomike, do të krijonte “kushtet e përshtatshme për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme, madje deri në një shkallë të lartë epidemish”. Si rrjedhojë, një pjesë e mirë e popullit irakian do të asgjësohej.

Kjo do të thotë se, “lufta kundër terrorit” e udhëhequr nga Sh.B.A.-ja, që nga viti 1991 deri në vitin 2003 ka vrarë 1.9 milionë irakianë. Pastaj që nga viti 2003 ka vrarë afërsisht 1 milionë të tjerë irakianë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vrarëve irakianë në 3 milionë, brenda dy dhjetëvjeçarëve.

 

Numri i të Vrarëve në Afganistan

Raporti i llogaritjeve të(P.S.R.)-së për numrin e të vrarëve, në luftën kundër Afganistanit, mund të jetë shumë i saktë. Vetëm 6 muaj pas fushatës së bombardimeve amerikane kundër Afganistanit, në vitin 2001 gazetari i “The Guardian” Jonathan Steele (Xhonatan Still) botoi se, numri i të vrarëve afganë nga sulmet e drejtpërdrejta amerikane ishte nga 1.300 deri në 8.000. Ndërsa numri i të vrarëve afganë nga sulmet e tërthorta amerikane ishte 50.000.

Profesor Gideon Polya (Gidiën Polja) në veprën e tij me titull: “Body Count, Global Avoidable Mortality Sice 1950” (Llogaritja e të Vrarëve, Vdekshmëria Botërore e Shmangshme Që Nga Viti 1950) të botuar në vitin 2007, ka zbatuar llogaritjen e njëjtë që zbatoi Seksioni i Popullatës së Kombeve të Bashkuara në Gazetën “The Guardian” (Rojtari). Kjo llogaritje mbështetet nënumrin e vdekshmërisë mujore, në një mënyrë mjaft bindëse, për tejkalimin e numrit të të vrarëve. Si një biokimist në pension, Gideon Polya i Universitetit të La Trobe, Në Melburn të Asutralisë, ka arritur në një përfundim interesant. Sipas këtij përfundimi, numri i përgjithshëm i vdekjeve të shmangshme afgane, që nga viti 2001 kur nisi lufta kundër tij dhe si pasojë e pushtimit të detyruar amerikan, numri i civilëve të vrarë arrin në 3 milionë, nga të cilët 900.000 ishin fëmijë nën moshën 5 vjeç.

Ndonëse zbulimet e Profesor Gidion Polyas nuk janë botuar në asnjë gazetë akademike, Profesorja Sociologe Jacqueline Carrigan (Zheklin Kerrigën) e Universitetit Shtetëror të Kalifornisë e këshillon fuqishëm leximin dhe referimin në veprën e tij me titull: “Body Count, Global Avoidable Mortality Since 1950” (Llogaritja e të Vrarëve, Vdekshmëria Botërore e Shmangshme Që Nga Viti 1950) të botuar në vitin 2007, si një profil me të dhëna të pasura mbi gjendjen e vdekshmërisë botërore. Profesorja Jacqueline Carrigan këtë përmbledhje të librit të Profesotrr Gideon Polyas  e ka botuar në Gazetën Routledge (Rotlexh) me titullin “Socializm and Democracy” (Socializmi dhe Demokracia).

Ashtu siç ndodhi në luftën kundër Irakut edhe nëluftën kundër Afganistanit, ndërhyrjet ushtarake amerikane kanë nisur shumë kohë më herët, se ndaj kryerjes së “sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, mbi Kullat Binjake në Neë Jork”. Afër vitit 1992, nisën ndihmat ushtarake, logjistike dhe ekonomike, në shërbim të talibanëve. Ishin pikërisht këto ndihma amerikane, që ndihmuan talibanët që të pushtonin egërsisht, 90 % të territorit afgan.

Në vitin 2001, drejtori i Ndihmës Ndërkombëtare, epidemiologu i shquar Steven Hansch (Stivën Hensh) i cili udhëhiqte, raportin e Shkencave të Akademisë Kombëtare, “Migrimi i Detyruar dhe Vdekshmëria”, theksoi se, numri i të vrarëve afganë, nga sulmet e tërthorta amerikane, të viteve 1990është nga 200.000 deri në 2 milionë. Natyrisht se edhe Ish Bashkimi Sovietik kishte përgjegjësi të madhe, sepse kishte shkatërruar infrastrukrurën civile, duke shkaktuar një numër të lartë të vrarësh.

Kjo do të thotë se, si pasojë sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të “luftës kundër terrorit” e udhëhequr nga Sh.B.A.-ja, që nga fillimet e viteve 1990 deri më tani, janë vrarë nga 3 deri në 5 milionë afganë.

 

Mohimi i Qeverive Perëndimore

Sipas llogaritjeve të pasqyruara këtu, numri i përgjithshëm i të vrarëve nga sulmet dhe ndërhyrjet ushtarake perëndimore, “në luftën kundër terrorit” në Irak dhe në Afganistan që nga vitet 1990, si pasojë e sulmeve të drejtpërdrejta dhe atyre që janë vrarë nga luftrat afatgjata, shkon deri në 4 milionë (2 milionë të vrarë irakianë nga viti 1991 deri në vitin 2003 dhe 2milionë të vrarë të tjerë, si pasojë e “luftës kundër terrorit”). Por nëse këtu do të shtojmë në llogaritje edhe numrin e të vrarëve, nga vdekjet e shmnagshme në Afganistan, ky numër mund të shkojë nga 6 deri në 8 milionë.

Llogaritja e numrit të të vrarëve edhe pse mund të duket e madhe, të vërtetën nuk do të mund ta dimë kurrë, mesaktësi. Forcat e armatosura amerikane dhe britanike, si pasojë e trysnive të politikave të qeverive përkatëse, nuk bëjnë regjistrimin e numrit të të vrarëve, në ndërhyrjet ushtarake, gjë kjo që është fare e kotë.

Si pasojë e mungesës së të dhënave mbi të vrarët irakianë dhe si pasojë e pothuajse mospasjes së të dhënave mbi të vrarët afganë, dhe idiferentizmi i qeverive perëndimore, është me kuptimine plotë të fjalës e pamundur që të bëhet regjistrimi i saktë i numrit të të vrarëve.

Si pasojë e mungesës së vërtetimeve, këto statistika përmbajnë llogaritje të besueshme, të mbështetura në standartin më të mirë të mundshëm, të zbatimit të metodologjisë së statistikave. Këto llogaritje, ndonëse nuk janë të përpiluara deri në hollësitë më të vogla, pasqyrojnë një tablo të qartë të shkallës së shkatërrimit. Një pjesë e madhe e këtyrë të vrarëve, janë të arsyetura nga zhvillimi i “luftës kundër terrorit dhe tiranisë”. Megjithatë falë heshtjes së masmedias, pjesa më e madhe e njerëzve nuk e ka idenë e shkallës së lartë të terrorit të vazhdueshëm, i cili ushtrohet nga tirania amerikane dhe britanike në luftrat kundër Irakut dhe Afganistanit.



Burimi : mintpressnews.com

Nafeez Ahmed

    Dr. Nafiz Ahmed është një gazetar hulumtues, dijetar ndërkombëtar  sigurisë dhe autor bestseller, i ...