Thirrja e Imam Khameneit për haxhijtë në Shtëpinë e Shenjtë të Zotit

Publikuar në Qershor 28, 2023, 8:28 a.m.

Me emrin e Zotit, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit. Lavdërimi i takon Zotit, Zotit të botëve. Paqja e bekimet e Zotit qofshin mbi të dërguarin më fisnik Muhamed El Mustafa, mbi familjen e tij të pastër dhe mbi shokët e tij të zgjedhur.

 

Erdhi përsëri thirrja ibrahimite për haxh dhe thirrja e saj mbarëbotërore që del nga thellësia e historisë, duke iu drejtuar të gjitha anëve tl globit dhe duke ndezur zemrat e përgatitura, përkuntuese me mall dhe entuziazëm.

 

Thirrja e thirrësit u drejtohet të gjithë njerëzve: {Dhe thirri njerëzit për haxh} (El-Haxh, 27). Qabeja është pritësja e bekuar dhe udhërrëfyese siç thotë ajeti 96 i sures  Alë Imran: “Me të vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo

në Bekkë (Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt.”Qabeja, si pika qendrore dhe boshti kryesor i orientimeve të muslimanëve dhe rituali i Haxhit si mikrokozmos i tubimit të botës islame, ato ( Qabja dhe Haxhi) mund të jetë në shërbim të ngritjes dhe përparimit të shoqërisë njerëzore dhe në shërbim të sigurisë së të gjithë njerëzve.

 

Haxhi mund t'i sigurojë të gjithë njerëzimit ngritje shpirtërore dhe lartësim moral dhe kjo është nevoja thelbësore për njerëzit në ditët e sotme.

 

Haxhi është në gjendje të rrëzojë të gjitha planet e arrogancës dhe sionizmit që synojnë rënien morale të njerëzimit sot e nesër dhe të anulojë efektet e tij.

 

Kushti i domosdoshëm për këtë ndikim në nivel global është që vetë muslimanët - si hap i parë - të dëgjojnë siç duhet thirrjen jetëdhënëse të Haxhit dhe ta vendosin të gjithë interesimin e tyre për realizimin praktik të asaj thirrjeje. Dy shtyllat kryesore të kësaj thirrjeje janë uniteti dhe spiritualiteti. Uniteti dhe spiritualiteti janë garantues për lartësimin material dhe shpirtëror të botës islame dhe që dritat e saj të rrezatojnë në të gjithë globin.

 

Unitet do të thotë lidhje intelektuale dhe praktike, pra në kuptimin e afrimit të zemrave, ideve dhe orientimeve. Po ashtu ka kuptimin e marrëdhënieve dhe lidhjeve shkencore dhe ekonomike mes vendeve islame. Ka  kuptimin e bedimit dhe të bashkëpunimit ndërmjet qeverive islame, si ka kuptimin e solidaritetit përballë armiqve të përbashkët dhe armiqësisë së tyre.

 

Unitet do të thotë që plani i përgatitur i armikut të mos i bëjë grupet, popujt, racat, gjuhët dhe kulturat e ndryshme islame në botën islame të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit. 

 

Unitet do të thotë që popujt myslimanë të mos njihen me njëri-tjetrin përmes përkufizimit fetishist të armikut, por më tepër të njihen përmes komunikimit, dialogut, shkëmbimit të vizitave, të shohin aftësitë dhe energjitë e njëri-tjetrit dhe të planifikojnë të përfitojnë prej tyre.

 

Unitet do të thotë që dijetarët e botës islame dhe universitetet e saj të vënë duart e tyre në duart e njëri-tjetrit. Dijetarët e medhhebeve islame ta shikojnë njëri-tjetrin me mirëbesim, mirësjellje, drejtësi. Të dëgjojnë fjalët e njëri-tjetrit,  elitat në çdo vend dhe nga çdo medhheb t’i njohin njerëzit me të përbashkëtat e njëri-tjetrit dhe t'i inkurajojnë ata të bashkëjetojnë dhe të jenë vëllazërorë.

 

Unitet do të thotë, gjithashtu, që pionierët e politikës dhe kulturës në vendet islame të përgatiten për të përballuar kushtet e rendit botëror të ardhshëm në koordinim të plotë dhe të përcaktojnë me duart dhe vullnetin e tyre vendin e denjë të Umetit Islam në përvojën e re globale e mbushur plot me mundësi dhe kërcënimet. Të mos lejojnë përsëritjen e përvojës së inxhinierisë politike dhe gjeografike të Azisë Perëndimore në duart e qeverive perëndimore pas Luftës së Parë Botërore.

 

Për sa i përket spiritualitetit, ai nënkupton ngritjen e moralit fetar. Gënjeshtra për moralin pa fe, të cilën burimet intelektuale perëndimore e kanë përhapur prej kohësh, është e dënuar. Kolapsin e shfrenuar moral në Perëndim e sheh mbarë bota.

 

Është e nevojshme të mësohet shpirtërorja dhe morali nga ritualet e Haxhit, nga thjeshtësia në ihram, nga refuzimi i privilegjeve të dobëta, nga: {dhe ushqeni të varfërit e mjerë} (El-Haxh, 28) dhe nga: {nuk ka mëkat, as imoralitet e as debat në Haxh} (El-Bekare, 197) Dhe nga rrethrrotullimi (Tauafi) i të gjithë ummetit rreth boshtit të monoteizmit, nga goditja e shejtanit dhe largimi nga politeistët.

 

Të dashur vëllezër dhe motra, haxhinj, shfrytëzojeni kohën e Haxhit për të medituar dhe për t’u thelluar në sekretet e këtij rituali të jashtëzakonshëm, nga treguesit e tij dhe bëjeni atë furnizim për tërë jetën tuaj.

 

Uniteti dhe spiritualiteti në këtë fazë kohore janë të ekspozuar ndaj armiqësisë së arrogancës dhe sionizmit dhe pengimi i përhapjes së tyre është shumë më i madh se në të kaluarën. Amerika dhe pjesa tjetër e poleve të dominimit arrogant e kundërshtojnë fuqimisht unitetin e muslimanëve, mirëkuptimin e popujve, shteteve dhe qeverive muslimane, fetarizmin e brezit të ri të këtyre popujve dhe përkushtimin e tyre ndaj ligjit të Sheriatit. Ata i pengojnë këto çështje duke përdorur çdo mjet të mundshëm.

 

Është përgjegjësi e të gjithë ne, e të gjithë popujve dhe e qeverive tona t'i kundërvihemi këtij plani dashakeqës amerikano-sionist.

 

Kërkoni ndihmë nga Allahu i Gjithëdijshëm e i Plotfuqishëm dhe forcojeni në veten tuaj frymën e mohimit të politeistëve dhe quajini vetat tuaj prefikues për përhapjen dhe thellimin e saj në mjedisin tuaj.

 

Lus Zotin e Lartësuar t’i japë sukses të gjithëve dhe qoftë Haxhi i pranueshëm dhe falënderuar për ju, haxhijtë iranianë dhe jo iranianë!

Shpresoj që të gjithë të përfshihen në lutjen e përgjigjur të imam Mehdiut, shpirti ynë u sakrifikoftë për të!

Paqja qoftë mbi ju dhe mëshira e Zotit!