Rusia-Kina-Islami: Një superfuqi e re?

nga Kevin Barret | Publikuar në Prill 10, 2023, 2:01 a.m.

Rusia nuk mund të mposhtet për shkak të parandalimit të saj të madh bërthamor. Popullsia dhe kapaciteti prodhues i Kinës e bëjnë atë të jetë një fitues i mundshëm në çdo luftë të nxehtë serioze me Shtetet e Bashkuara. Dhe bota islame (bazuar në shpalljen Hyjnore më të fundit dhe më të mirë të ruajtur) posedon fenë më të gjallë në botë, si dhe vendndodhjen më strategjike dhe burimet më të bollshme të energjisë.

Në vitin 1993, shkencëtari politik amerikan Samuel Huntington parashikoi se luftërat e ardhshme nuk do të ndodhin në mes të kombeve, por qytetërimeve. Huntington parashikoi gjithashtu një listë të përplasjeve të mundshme civilizuese.

Tridhjetë vjet më vonë, u bë e qartë se Huntington nuk ishte plotësisht gabim. Por duke u kthyer pas, kuptohet se artikulli i tij “Përplasja e qytetërimeve” nuk thotë se konflikti i afërt do të ndodh në mes të gjithë qytetërimeve të botës. Ajo që ai e dinte në të vërtetë ishte shpallja e fshehtë e luftës nga Perëndimi neoliberal laik-humanist i udhëhequr nga SHBA kundër qytetërimeve të tjera kryesore të botës. Sot, këto qytetërime bashkohen për luftë mbrojtëse.

Përplasja e qytetërimeve është krahasuar shpesh me librin e Francis Fukuyama, Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit, botuar një vit më parë. Por në realitet të dy pasqyronin të njëjtën agjendë arrogante, korporative të politikëbërësve amerikanë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Fukuyama pohoi marrëzisht se neoliberalizmi perëndimor kishte pushtuar botën kohë më parë. Nga ana tjetër, Huntington propozoi kornizën konceptuale që do të kthehej në një deklaratë të maskuar lufte për të shkatërruar të gjitha qytetërimet e tjera përmes gjenocidit dhe për të imponuar parajsën e rreme të Fukuyama në të gjithë botën. Madje edhe nëse kjo parajsë do të thotë të shndërrohet në hi radioaktiv të djegur për pjesën më të madhe të botës.

"Luftëtarët e qytetërimit" të Perëndimit hodhën në erë Qendrën Tregtare Botërore në 2001 dhe për filluar një luftë të përhershme kundër Islamit, ata fajësuan pa të drejtë muslimanët. Sipas ekspertit australian Gideon Polya, gjatë dy dekadave të ardhshme, rreth 30 milionë myslimanë u masakruan dhe qendra historike e Islamit u shkatërrua tmerrësisht nga pushtuesit.

Më pas, në vitin 2014, civilizuesit perëndimorë nisën një luftë kundër Rusisë, duke përmbysur qeverinë legjitime të Ukrainës dhe duke instaluar një regjim hibrid neoliberal-nazist. Ukraina e pushtuar nga SHBA-ja ishte e armatosur deri në dhëmbë dhe iu nënshtrua një programi anti-rus të shpërlarjes së trurit, i cili provokoi një "luftë civile". Kjo ishte në fakt një luftë shfarosjeje e zhvilluar kundër rreth 50% të ukrainasve me etni ruse. Pas një serie të gjatë tiranie, Shtetet e Bashkuara kanë arritur të provokojnë reagimin e Rusisë, e cila tani shërben si pretekst për përshkallëzimin e pafund, qëllimi i të cilave është shkatërrimi dhe shpërbërja e Rusisë, shkatërrimi i kulturës ruse dhe shtyllës së saj të besimit të krishterë ortodoks.

SHBA dhe vasalët e saj, në pronësi të bankierëve, në thelb shpallën Luftën e Tretë Botërore kundër Rusisë, Kinës dhe botës islame. Qëllimi i tyre është të imponojnë neoliberalizmin e stilit amerikan në çdo vend. Fetë tradicionale dhe vlerat familjare janë gjithashtu objektivi i armëve të tyre, siç janë pretendimet për autonomi në çështjet ekonomike dhe ushtarake. Agresorët neokon-neoliberalë duan që e gjithë bota t'u bindet urdhrave të bankave qendrore të dominuara nga SHBA-sionistët, të mirëpresin pushtimin e bazave ushtarake amerikane dhe të çmontojnë normat tradicionale kulturore në favor të dekadencës dhe imoralitetit të stilit perëndimor. Dhe sigurisht, ata duan që bota të kryejë transaksione ndërkombëtare në dollarë amerikanë, gjë që krijon një kërkesë artificiale për dollarë që i lejon bankës qendrore të SHBA të printojë shuma të pakufizuara për të gjitha këto baza ushtarake, luftëra dhe përpjekje për shkatërrim kulturor.

Perandoria e SHBA-së vendosi fatin e saj duke hyrë në të njëjtën kohë në luftë kundër tre qytetërimeve tradicionale më të fuqishme të botës. Rusia nuk mund të mposhtet për shkak të parandalimit të saj të madh bërthamor. Popullsia dhe kapaciteti prodhues i Kinës e bëjnë atë një fitues të mundshëm në çdo luftë të nxehtë serioze me Shtetet e Bashkuara. Dhe bota islame (bazuar në shpalljen Hyjnore më të fundit dhe më të mirë të ruajtur) posedon fenë më të gjallë në botë, si dhe vendndodhjen më strategjike dhe burimet më të bollshme të energjisë.

Këto tre qytetërime të nderuara janë të detyruara të bashkohen në vetëmbrojtje kundër ofensivës neoliberale të udhëhequr nga SHBA. Së bashku, ata janë më shumë sesa thjesht një konkurrent i vetëshpallur i "superfuqisë së vetme" të Amerikës.

Pas luftërave të kota të Amerikës kundër Azisë Perëndimore dhe Rusisë, Kina ndërhyn si një ndërmjetëse paqësore dhe e ndershme për ndërtimin e një bote shumëpolare. Në fillim të marsit, udhëheqësi kinez Xi Jinping lehtësoi një marrëveshje midis Iranit dhe Arabisë Saudite që premton t'i japë fund luftërave në Jemen dhe Siri, duke e sjellë në mënyrë të sigurt Azinë Perëndimore muslimane në kampin botëror shumëpolar.

 Më pas, më 20 mars, Xi udhëtoi për në Moskë me një plan paqeje prej 12 pikash për Ukrainën, i cili u mirëprit nga Putini, por u refuzua si "irracional".nga presidenti amerikan Joe Biden. Amerikanët, nga ana tjetër, u përpoqën të përputheshin me përpjekjet e Kinës për paqen duke lëshuar një urdhër arresti të fabrikuar për Putinin në Gjykatën Penale Ndërkombëtare "vetëm disa orë pasi Moska dhe Pekini konfirmuan udhëtimin e zotit Xi".(Për disa arsye, GjNP-ja harroi të kërkonte arrestimin e Bidenit për shpërthimin e gazsjellësit Nordstream, akti më i keq i terrorizmit ekonomiko-ekologjik në histori!)

Gjithashtu, në prag të udhëtimit të Xi, Putin botoi një rubrikë në gazetën më me ndikim të Kinës, People's Daily, duke thënë: "Marrëdhëniet Rusi-Kinë kanë arritur nivelin më të lartë në historinë e tyre dhe po forcohen".

Elementi kryesor në propozimin e paqes kineze është heqja e sanksioneve të njëanshme. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur më shumë se 2,500 sanksione ndaj Rusisë që nga shpërthimi i luftës Rusi-Ukrainë vitin e kaluar, duke detyruar shumë nga shtetet e saj t’i respektojnë ato. Por shumica e botës jashtë Evropës, Japonisë dhe Koresë së Jugut refuzon ose shmang sanksionet anti-ruse. Tregtia e Rusisë me Kinën, Indinë dhe Iranin e sanksionuar rëndë, mes vendeve të tjera, është rritur edhe më shumë që nga embargot. Nëse amerikanët synonin të shkatërronin ekonominë e Rusisë, rezultati ishte i kundërt, sepse Evropa, dhe ndoshta edhe Shtetet e Bashkuara, vuajtën më shumë nga sanksionet e tyre sesa Rusia.

Reagimet e kundërta të Putinit dhe Bidenit ndaj planit të paqes kineze do t'i japin Kinës një justifikim për të rritur mbështetjen për Moskën. Shtetet e Bashkuara refuzojnë plotësisht një propozim të moderuar dhe konstruktiv për paqe të mbështetur nga shumica e botës. Në këto rrethana, pse Kina duhet të respektojë kufizimet e vendosura nga SHBA për ndihmën që mund t'i ofrojë Rusisë?

Ashtu si Rusia, Kina e pranon se perandoria amerikane e çmendur nga doktrina e Wolfowitz-it po bën një luftë të fshehtë kundër pjesës tjetër të vendeve të pavarura të botës dhe se nëse Rusia bie, Kina do të jetë e ardhmja. Pra, ashtu siq Rusia ndërhyri për të ndihmuar Iranin për të shpëtuar Sirinë nga luftënxitësit perëndimorë dhe ndërruesit e regjimit, Kina po siguron që Rusia të ruajë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial përballë agresionit imperialist perëndimor.

Në aleancën e mrekullueshme në mes të  Rusisë dhe Kinës, rolin e "policit të keq" të gatshëm për të përdorur fuqinë e saj ushtarake e luan partneri i vogël Rusia, dhe vendi më i madh, Kina, është "polici i mirë" që merr atë që dëshiron duke qenë miqësore dhe të arsyeshme. Ndërkohë, Irani po mban flamurin e rezistencës parimore në emër të të gjithë ummetit mysliman, i cili po ndjek hapat e Teheranit, duke anuar nga projekti botëror shumëpolar.



Burimi : Crescent International

Kevin Barret

Dr. Kevin Barrett, është Islamolog-arabolog, është një nga kritikët më të njohur amerikan kundër të ...