Mbi 130 kolonistë e perdhosin Xhaminë Al- Aksa nën mbrojtjen e policisë

Publikuar në Shta. 5, 2020, 7:17 a.m.

Një numër i madh i kolonëve hebrenj të mërkurën në mëngjes perdhosen  Xhaminë Al-Aksa dhe shkatërruan oborret e saj nën një mbrojtje të rreptë të policisë.

Sipas Departamentit Islamik të Fakefit, 137 kolonët perdhosen oborret e xhamisë në grupe dhe disa prej tyre kryenin në mënyrë provokuese lutjet hebraike.

Ndërkohë, njëri prej kolonistëve publikoj një selfie të vetes duke e publikuar ate qe përmbante një maskë me fjalët "Tempulli - Tani" ndërsa ishte ulur pranë  Xhamise.

Xhamia Al-Aksa është e ekspozuar ndaj përdhosjeve të përditshme nga kolonët hebrenj dhe forcat e policisë në mëngjes dhe pasdite, përveç të premteve dhe të shtuneve.

Policia izraelite mbylli  Porten al-Maghariba, e cila është përdorur nga hebrenjtë për të hyrë në Xhami, në 10:30 para dite, pasi kolonët përfundojnë lutjet e tyre të mëngjesit në vendin e shenjtë. Më vonë pasdite, e njëjta portë është rihapur për turne në mbrëmje nga kolonët.

Gjatë pranisë së kolonëve brenda kompleksit të Xhamisë, kufizimet e hyrjes u janë shqiptuar besimtareve  myslimanë në hyrjet që çojnë në xhami dhe letërnjoftimet e tyre merren derisa të largohen nga vendi i shenjtë.

 



Burimi : The PIC