Ndrroi jetë Ajetullahu i Madh, Ajetullah Muhakik Kabuli

Publikuar në Qershor 25, 2019, 2:20 a.m.

Ajetullah Kurbanali Muhakik, një dijetar i madh afgan,  vdiq në moshën 91 vjeçare.

Ajetullah Kabuli, që jetonte në qytetin e shenjtë të Kumit të Iranit, vdiq të martën në mëngjes.

Ai u lind në vitin 1928 në një familje fetare në provincën Parvan, pranë kryeqytetit afgan, Kabulit.

Në moshën 7 vjeçare, ai filloi të mësonte Kur’anin dhe gjuhën perse,  pastaj mësimet islame dhe letërsinë arabe.

Ajetullah Kabuli vazhdoi shkollimin e tij fetar në Kabul dhe më pas u nis për në qytetin e shenjtë të Naxhafit, Irak, për të studiuar në seminarin prestigjoz të Naxhafit.

Ai shkroi libra të ndryshëm mbi studimet fetare, përfshirë Fikhun (jurisprudencën islame).

Ajetullah Muhalik Kabuli ishte një anëtar i shquar i Asamblesë Botërore të  Ehlu Bejtit.



Burimi : IQNA