Izraeli planifikon të ndërtojë më shumë se 30 mijë njësi banimi në lartësitë e Golanit

Publikuar në Prill 3, 2019, 2:07 a.m.

Instituti Publik i Izraelit njoftoi se administrata e Tel Avivit planifikon të ndërtojë 30,000 njësi të reja banimi për vendbanimet e paligjshme hebraike në lartësitë e pushtuara të Golanit.

Është raportuar se pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi një dekret që njeh "sovranitetin izraelit" në lartësitë e pushtuara të Golanit, administrata e Tel Avivit planifikon të ndërtojë 30,000 njësi të reja banimi në vendbanimet ilegale të hebrenjve në rajon.

Sipas raportit të Institutit Publik të Izraelit, në 30 vitet e ardhshme, qeveria izraelite planifikon të ndërtojë 30,000 njësi të reja banimi në vendbanimet hebraike në lartësitë e Golanit.

Në këtë raport u vu në dukje fakti se ky plan për njësi banimi erdhi pas vendimit të Trumpit për Golanin, dhe u tha se në këto njësi banimi, synohet të strehohen afër 500 mijë persona.

 Ndërsa, nuk është dhënë ndonjë informacion se kur do të fillojë ndërtimi i këtyre njësive banimi.

Sipas regjistrimit të banorëve të Izraelit në vitin 2016, në luginat e Golanit, ku jetojnë rreth 50.000 persona, jetojnë rreth 22.000 banorë hebrenjë.

Më 25 mars, Trump nënshkroi dekretin presidencial në Shtëpinë e Bardhë gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke deklaruar se "Shtetet e Bashkuara zyrtarisht njohin sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë e Golanit".

Në një deklaratë të bërë në llogarinë e tij në Twitter me 21 mars, Trump kishe thënë se: “Pas 52 vjetësh, është koha që Shtetet e Bashkuara të njohin sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë e Golanit.”

Izraeli ka pushtuar  që nga viti 1967, lartësitë e Golanit që janë territor sirian.



Burimi : Sputnik News