Ndryshimet e Ashurasë të Ibn Tejmijjes (1)

nga Muhammed Sihhati Serdurudi | Publikuar në Dhj. 27, 2018, 12:56 a.m.

Ibn Tejmijje ka kryer të paktën tre ndryshime në kontekstin e Ashurasë: Si fillim ai e ka cilësuar kryengritjen e Imam Husejnit (p.m.t.) si një kryengritje të kotë; ai i ka shfajësuar emeuitët me në krye Jezid Ibn Muauijen; ai ka pretenduar se Imam Husejnin (p.m.t.) e kanë vrarë banorët e Kufes dhe shiitët dhe jo Jezidi me banorët e Damaskut.

Ne në këtë artikull do të hetojmë tre përcjellje të ndryshme të ngjarjes së Ashurasë (përcjelljen emeuite, përcjelljen abbasite dhe përcjelljen aleuite) dhe do të shqyrtojmë në një mënyrë gjithëpërfshirëse ndryshimet e Ibn Tejmijjes. Duke u mbështetur në përcjelljen aleuite, ne do të vëmë në dukje pranitë e banorëve të Damaskut, uthmanitëve dhe harixhitëve në Kufe dhe në Kerbela, si përfundim do të tregojmë se vrasësit e vërtetë të Imam Husejnit (p.m.t.) ishin me radhë banorët e Damaskut, uthmanitët dhe harixhitët dhe jo banorët shiitë të Kufes dhe shiitët.

Hyrje

Ibn Tejmijje, është një dijetar i cili ka jetuar në Shamat në shekullin e shtatë dhe të tetë. Ai u lind në Harran dhe vdiq në Damask. Ai është bërë tejet i njohur si një mufti antishiit dhe apologjet. Madje Ibn Tejmijje i ka parë me sy dyshues virtytet e Imam Aliut (p.m.t.), mbi të cilat dy degët (Ehli Shiitët dhe Ehli Sunneti) kanë arritur njëzëshmërinë, madje herë-herë i ka mohuar këto përcjellje me një gjuhë të qartë. Ibn Tejmijje ka kryer të paktën tre ndryshime në kontekstin e Ashurasë: Si fillim ai e ka cilësuar kryengritjen e Imam Husejnit (p.m.t.) si një kryengritje të kotë dhe ka pretenduar se kjo kryengritje nuk ka ka qenë asnjë përmirësim fetar. Ai është i mendimit se nuk është e lejuar kryengritja kundër drejtuesit dhunues në shtetet muslimane dhe se kryengritja është shkak për dobësimin dhe ndarjen e muslimanëve. Ibn Tejmijje i cili ka qortuar në mënyrë të flaktë kryengritjen e Imam Husejnit (p.m.t.) është treguar aq i pafytyrë sa t’i paraqisë si të drejtë vrasësit e Imam Husejnit (p.m.t.) -pra Jezid Ibn Muauijen dhe emeuitët -. Ai këtë mendimin e tij e ka bërë të ditur qartësisht në veprat e tij dhe sidomos në atë me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metologjia e Sunnetit). (2)

Ndryshimi i dytë i madh që ka kryer Ibn Tejmijje në kontekstin e ngjarjes së Ashurasë është mbrojtja e tij se emeuitët dhe veçanërisht Jezid Ibn Muauije nuk kanë patur gisht në krimet e kryera në Kerbela. Ibn Tejmijje i cili mban përgjegjës Ubejdullah Ibn Zijadin për krimet e kryera ka mohuar dhe faktin se ky i fundit ka dërguar kokën e prerë të Imam Husejnit në Damask. Ibn Tejmijje duke e anashkaluar përcjelljen, (3) e cila tregon faktin se Ubejdullah Ibn Zijadi ka dërguar kokën e prerë të Imam Husejnit (p.m.t.) nga Kufeja në Damask, për të cilën mbarë burimet e historisë e kanë përcjellur duke arritur njëzëshmërinë ka pretenduar se kjo ngjarje nuk ka ndodhur kurrë.

Kur Jezidi e ka çnderuar kokën e prerë të bekuar të Imam Husejnit (p.m.t.) në këtë ngjarje Ibn Tejmijje është munduar që ta mohojë këtë të vërtetë. Ai këtë mendimin e tij e ka përmendur sidomos në veprën e tij me titull: “Ra’su’l-Husejni” (Koka e Husejnit). (4) Pas këtij qëndrimi të Ibn Tejmijjes duhet të jetë besimi në drejtësinë e bashkëkohësve dhe të “selefu’s-salihinëve” (paraardhësve të mirë) pas të cilëve është i lidhur ngushtë. (5)

Nëse Ibn Tejmijje do ta kishte dënuar Jezid Ibn Muauijen, natyrshëm ai do t’i kishte qortuar të tërë me në krye Muauijen të atin e tij, ata të cilët e caktuan atë prijës, pra si përfundim dhe ata të cilët e mbrojtën Muauijen në Shamat. Për këtë arsye ai nuk e kishte parë si të lejuar leximin e elegjisë me titull: “Maktelu’l-Husejni” (Vrasja e Husejnit) dhe ka dhënë miratimin në drejtimin se leximi i elegjisë është i ndaluar. (6) Megjithatë Ibn Tejmijje nuk mundi t’ia dilte mbanë në këto dy përpjekjet e tij, sepse mendimet e tij nuk u pranuan në gjirin e dijetarëve.

Ndryshimi i tretë i Ibn Tejmijjes, është pretendimi i tij se emeuitët, familja  Jezidit, madje qoftë ata të cilët kishin prirje ndaj përkrahësve të Damaskut, qoftë banorët e vërtetë të Damaskut të cilët jetonin në Damask, nuk kishin asnjë lloj përgjegjësie për krimet që ndodhën në Kerbela në Ditën e Ashurasë. Sipas tij përgjegjësit e vërtetë të krimeve janë banorët e Kufes, pra shiitët e të atit të tij Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), ata të cilët e thirrën me anë të letrave Imam Husejnin (p.m.t.) në Kufe, më pas u penduan dhe ndryshuan qëndrim, ata të cilët zunë vend përballë Imam Husejnit (p.m.t.) dhe e vranë atë. Dhe pas fatkeqësisë së Ashurasë sërish një palë e të njëjtëve shiitë banorë të Kufes kanë ngritur krye dhe kanë marrë hakun e imamit dhe bashkëkohësve të tij duke ndëshkuar vrasësit e Imam Husejnit (p.m.t.). Ndërsa më tej një palë e shiitëve ka marrë hakun nga këta vrasës. Meqenëse është kështu çfarë kuptimi ka mbledhja e shiitëve për çdo vit dhe e dënimit të të tjerëve?

Ibn Tejmijje në këtë pretendim ka mbajtur përgjegjës banorët e Kufes për të tëra krimet e ndodhura në Kerbela. Ndërsa kur thotë banorët e Kufes ka për qëllim shiitët. (7) Por në thelb gjendja nuk është aspak ashtu siç ka pretenduar Ibn Tejmijje. Sa do që banorët e Kufes të cilët e thirrën nipin e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) dhe nuk e mbrojtën atë, të cilët nuk e respektuan atë, të cilët u frikësuan nga drejtuesi dhe si pasojë e këtyre qëndrimeve të tyre u ekspozuan ndaj qortimit të përjetshëm janë fajtorë, fajtorët e vërtetë janë Jezid Ibn Muauije dhe ndjekësit e tij. Ne do të shtjellojmë këtë çështje në këtë pjesë të artikullit tonë.

Vrasësit e Imam Husejnit Dhe Përgjigjja Ndaj Pretendimit Të Ibn Tejmijjes

Vrasësit e Imam Husejnit ishin tri palë:

a. Harixhitët

Në mesin e tri palëve të vrasësve të Imam Husejnit (p.m.t.) vendi i harixhitëve është më i spikaturi. Sigurisht se këtu ka një çështje që duhet patur parasysh: kur thuhet harixhit synohen ata të cilët në fillim ishin përkrahësit, shiitët e Imam Aliut (p.m.t.), më pas bashkësia e cila u nda nga Imam Aliu (p.m.t.) në ngjarjen e caktimit të gjyqtarit në Luftën e Siffinit. Por kjo nuk është e vërtetë. Shfaqja e harixhitëve rastis në epokën e prijësisë së prijësit të parë. Shumica e murtedëve (dezertorëve) dhe njerëzve të dezertimit ishin nga kjo degë. Në të vërtetë harixhitët ishin një shoqëri e skajshme beduinësh (arabësh shkretëtire), të cilët reagonin shumë shpejt, nxirrnin menjëherë shpatën, hynin dhe dilnin nga një ngjyrë në tjetrën, ndërronin besim në një kohë shumë të shkurtër. Veprimtaritë e tyre shoqërore kishin arritur kulmin kur kishin sulmuar shtëpinë e prijësit të tretë Uthman Ibn Affanit dhe e kishin vrarë prijësin. Shumica e vrasësve të prijësit të tretë përbëheshin nga harixhitët. Ja pra këta harixhitët luajtën një rol të madh dhe në fatkeqësinë e Ashurasë. Megjithatë në burimet e historisë, gjenden përcjellje të cilat tregojnë se duke filluar që nga dita e parë, emeuitët ishin të prirur që t’i mbanin përgjegjës banorët e Kufes për krimet e Kerbelasë. Shumica e ushtarëve të spikatur në përleshje si Sinan Ibn Enesi, Shebes Ibn Rib’i, Shimr Ibn Dhi’l-Xheusheni, Umer Ibn Sadi ishin banorë të Kufes. Por në fakt vetë ata ishin vepruesit pas perdes. Sipas kësaj njëra nga bashkësitë e cila luajti një rol aktiv në vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.) ishin harixhitët. Këtë kemi mundësi që ta shikojmë në personalitetin e Shebes Ibn Rib’it dhe Shimr Ibn Dhi’l-Xheushenit.

b. Ata Të Cilët Kërkonin Hakmarrjen e Prijësit Të Tretë

Bashkësia e dytë e cila luajti një rol me një qëndrim fanatik në fatkeqësinë e Kerbelasë dhe në vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.), kur prijësi i tretë Uthman Ibn Affani u vra në mënyrë mizore, ishin ata të cilët besonin se gjaku i tij nuk duhet të lihej përtokë dhe ndaj vrarësve të tij duhej të zbatohej dëmshpërblimi. Madje ata ishin të mendimit se Imam Aliu (Allahu na ruajttë) i kishte ndezur dritën e gjelbër vrasjes së Uthmanit dhe se shiitët e tij ishin bërë palë pjesëmarrëse në vrasjen e prijësit të tretë. Hakmarrësit si pasojë e fanatizmave të tyre luajtën një rol aktiv si në vrasjen e Muslim Ibn Akilit në Kufe ashtu edhe në fatkeqësinë e Kerbelasë. Madje në letrën të cilën Ubejdullah Ibn Zijadi me anë të Shimr Ibn Dhi’l-Xheushenit ia kishte dërguar Umer Ibn Sadit i cili ishte i pranishëm në Kerbela ishin të shkruara këto fjalë: “Pengojini Husejn Ibn Aliun dhe bijtë e tij që të arrijnë ujin, që të vdesin të etur si prijësi i dhunuar”. (8) Këtë e kumtoj sepse vazhdimisht bëhej propagandë se Imam Aliu (p.m.t.) dhe ata të cilët ishin bashkë me të ishin vrasësit e Uthmanit dhe një palë i besonte kësaj. Madje ushtarët e Umer Ibn Sadit të cilët dolën në fushëbetejë dhe kërkuan dyluftim për t’u përleshur në Ditën e Ashurasë, në vjershat që ata lexuan e bënin të njohur veten si uthmanitë. (9) Secili që heton elegjitë e di se kjo është një e vërtetë e pamohueshme.

Shtoj se nuk ka diskutim se uthmanitët luajtën një rol në Kerbela. Uthmanitët jo vetëm që nuk ishin shiitë por nuk ishin as banorë të Kufes. Muauije Ibn Ebi Sufjani në epokën e sundimit të tij 20 vjeçare -mes viteve 40 dhe 60 të mërgimit- deri në harkun kohor të rënies dëshmor të Imam Aliut (p.m.t.) i dëmtoi me aq sa kishte mundësi indin shiit në Kufe. Ai i shpërndau farefiset të cilat ishin bërë të njohura me të qenit shiite, ua konfiskoi pasuritë e tyre, madje disa i vrau në mënyrë kolektive ashtu siç ndodhi në rastin e Huxhr Ibn Adiut dhe përkrahësve të tij. Nga ana tjetër Muauije Ibn Sufjani kishte thurur plane në drejtim të vendosjes për banim në Kufe të farefiseve nga qytetet fqinje dhe në veçanti anëtarë të doktrinave të ndryshme nga Basra dhe të farefiseve uthmanite. Në atë epokë arabët jetonin një jetë endacake në formën e farefiseve. Ata zotëronin kullota pranverore dhe dimërore. Ata merreshin me bagëti. Muauije Ibn Sufjani i bënte që të mërgonin farefiset uthmanite dhe i vendoste për banim në Kufe. (10) Muauije ndiqte politika aq të ashpra kundër shiitëve, sa shumica e popullit si pasojë e frikës për jetën mbetej e detyruar që të largohej nga qyteti. Në mesin e tyre kishte dhe nga ata të cilët mërguan në Iran. Njëri nga bashkëkohësit e njohur të Imam Aliut (p.m.t.) i cili ishte vendosur në Iran kur dëgjoi se Huxhr Ibn Adiu dhe të dashurit e tij isihin vrarë tha: “Ah sikur dhe ai së bashku me farefisin e tij të ishin ndarë nga Kufeja dhe të mos ishin vrarë në këtë mënyrë mizore”. Kështu që uthmanitët nuk ishin as shiitë dhe as banorë të Kufes.

c. Banorët e Damaskut

Bashkësia e tretë e cila ka një pjesë marramendëse në fatkeqësinë e Ashurasë dhe në vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.) janë ushtarët e dërguar si në Kufe ashtu dhe në Kerbela nga Damasku. Më vonë do ta cekim rishtas rolin e banorëve të Damaskut.

Kryengritja e Imam Husejnit Dhe Tri Përcjelljet Në Lidhje Me Ngjarjen e Ashurasë

Ne kemi botuar vite më parë botimin e vërtetuar të veprës me titull: “Maktelu’l-Husejni” (Elegjiae Husejnit) të Shejh Sadukut. Kur kemi punuar mbi këtë vepër në mendjentonë u zgjua mendimi i përmbledhjes së përcjelljeve të fatkeqësisë së Ashurasë dhe tëgjashtë muajve të fundit të jetës së Imam Husejnit (p.m.t.) drejtpërdejtë nga burimet aleuite dhe paiu drejtuar burimeve të tjera. Për këtë qëllimkampesëvite qëmbajshënime. Gjatë punimit tim ndodhinjëgjë e cila mëçuditi: “Unë vura re se gjenden tri përcjelje të ndryshme të cilatkanë të bëjnë me rënien dëshmor të Imam Husejnit (p.m.t.) dhe bashkëkohësve të tij!”

a. Përcjellja Emeuite

Një palë përcjellje me kuptimin e plotë të fjalës është një përcjellje me burim emeuit. Emeuitët e kanë shpikur këtë përcjellje, e kanë bërë zyrtare atë dhe ia kanë faturuar historisë. Mendimi i përgjithshëm është në drejtimin se shteti emeuit është shembur pas kryengritjes së abbasitëve. Sipas atyre të cilët ndajnë këtë mendim kur abbasitët shtinë në dorë prijësinë, emeuitët mërguan nga Shamati dhe u vendosën në Andaluzi, në atë tokë e cila sot njihet si Spanjë. Emeuitët e Andaluzisë të cilët shtrinë sundimin e tyre për më tepër se katër shekuj në Spanjë sollën në jetë një qytetërim për të cilin janë shkruar me qindra vepra në ditët e sotme. Në këtë epokë e cila zgjati më tepër se katër shekuj kishte historianë të cilët ishin nën kontrollin e shtetit. Këta historianë mblidhnin dhe shkruanin përcjelljet e historisë islame. Këtu mund të sjellim si shembull Ibn Haldunin i cili ështëautori i veprës me titull: “Mukaddime” (Parathënia). Në shtesë pikërisht në veprën e tij me titull: “Mukaddime” (Parathënia) Ibn Halduni përcjell përcjellje të cilat janë tërësisht në kundërshtim me të vërtetën e njohur për sa i përket qëndresës së Imam Husejnit (p.m.t.) dhe mbrojtjes së jetës së tij të dhunuar.

Kjo dukuri jo vetëm që është hidhëruese por ështënjë gjendje për t’u çuditur në këndvështrimin e një shkrimtari i cili e ka shtjelluar vit për vitdhe në një mënyrë kronologjikehistorinë islame. Kur ai shkon në vitin 60-61 të mërgimit ai bën fjalë për dërgimin e Muslim Ibn Akilit në Kufe; por ai nuk bën më fjalë dhe hesht pas vajtjes së Muslim Ibn Akilit në Kufe. Në kopjet e tij të dorëshkrimit të veprës me titull: “Tarih” (Historia) Ibn Halduni pasi ai ka bërë fjalë për këtë ngjarje ai i ka lënë plotësisht të bardha dhe të zbrazura vazhdimin e disa faqeve. Citojmë se Ibn Halduni i ka lënë të zbrazura këto faqe me synimin që më pas të merrte vendimin se çarë do të shkruante, ndërsa më vonë ai ka parapëlqyer që të mos shkruante asgjë. Në veprën e tij të lartpërmendur Ibn Halduni ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur shumë vite, madje shekuj pas jetësimit të fatkeqësisë sëAshurasë, pra që nga viti 61 i historisë islame. Megjithatë ai nuk ka folur aspak për qëndresën e Imam Husejnit (p.m.t.), ai nuk ka përcjellur qoftënjë përcjellje të vetme mbi këtëçështje. Nëse ai do të kishte hyrë në këtëçështje dhe nëse do të kishte shkruar të vërtetat atëherë ai do të merrej nën hetim. Nëse ai do të kishte dhënë të dhëna të gabuara, atëherë do të gjykohej nga historia. Për këtë arsye ai ka parapëlqyer që të heshtë. Krahas kësaj në veprën me titull: “Mukaddime” (Parathënia) të Ibn Haldunit gjendet një analizëe cila është e mbushur me ndryshime në atë mënyrë që të fitojë pëlqimin e emeuitëve mbi çështjen e Ashurasë.

Një emër tjetër i cili ka marrë përsipër përgjegjësinë e të shpikurit të përcjelljes emeuite të Ashurasëështë Ebu Bekr Ibn Arabiu autori i veprës me titull: “Auasim Mine’l-Kauasimi” (Kryeqytetet e Të Betuarve).Ibn Arabiu është një nasibi (armik i Ehli Bejtit) dhe një fanatik. Ai në veprën e tij të mësipërme me titull:“Auasim Mine’l-Kauasimi” (Kryeqytetet e Të Betuarve)qorton me thënie të rënda dhe të ashpra të vrarin në vend të vrasësit. Madje deri në atë pikë sa dhe Ibn Halduni ka mbetur i çuditur nga qëndrimi i tij, sepse sado pak të që të jetë Ibn Halduni ishte pak më i ditur se Ibn Arabiu.

Në veprën e tij me titull: “Mukaddime” (Parathënia) Ibn Halduni shkruan se fjalia e Ibn Arabiut: “Husejni u vra me shpatën e gjyshit të tij” nuk është një fjali e vërtetë. Sigurisht se Ibn Arabiu nuk e ka thënë fjalë për fjalë këtë, Ibn Halduni ka shprehur atë që ka kuptohet nga komenti i Ibn Arabiut.Ky koment është shfaqja e leximit të Ashurasë nga ana e emeuitëve. Kumtojmë se është e mundur që të përmendim shembuj të ngjashëm të shumtë të shkrimtarëve të cilët ekomentojnë në këtë mënyrë Ashuranë të cilët janë rritur në Andaluzi dhe në Sevilje.(11)

b. Përcjellja Abbasite

Përcjellja e dytë në lidhje me Ashuranë, është përcjellja abbasite të cilën do ta trajtojmë shkurtimisht,duke qenë se këtu do të na merrte një kohë shumëtë gjatë, nëse do të përcillnim të tëra përcjelljet për sa i përket çështjes në fjalë. Abbasitët pasi shtinë në zotërim prijësinë morën pranë vetes së tyre historianët të cilët shkruanin historinënë atë mënyrë që do t’i pëlqente atyre. Kjo ndodh kështu sepse gjithmonë atyre të cilëve iu drejtohen historitë zyrtare janë drejtuesit përpara popullit. Këta historianë i ngjyrosën me ngjyrën abbasite përcjelljet që kanë të bëjnë me Ashuranë ashtu siç do të kuptohet dhe nga një hulumtim i përciptë. Sqarojmë se është e mundur qëpërcjelljen abbasite të Ashurasë ta shikojmë në veprën me titull: “Tarih” (Historia)e Taberiut.

Në veprën e tij me titull: “Tarih” (Historia) Taberiut ka marrë aq shumë të dhëna nga vepra me titull: “Maktelu’l-Husejni” (Vrasja e Husejnit) e Ebu Mihnefit, deri në atë shkallë sa ka bërë të mundur që vepra e tij të fitojë statusin zyrtar në prijësinëabbasite. Kur lexojmë veprën me titull:“Tarih” (Historia) e Taberiut shikojmë se përcjelljet në kuptimin eplotë të fjalës janë në ngjyrosura me ngjyrën abbasite. Në përcjelljet e Ashurasë të veprës së lartpërmendur Abdullah Ibn Abbasi i ati i abbasitëve bëhet i njohur si një njeri largpamës; i cili shikon ato që do të ndodhin. Përballë tij Husejn Ibn Aliu (p.m.t.) bëhet i njohur si një njeri naiv, i sinqertë dhe me zemër të mirë dhe i cili i pandeh të tërë si vetja; ai nuk i jep mundësi që të tjerët të mund të thonë gënjeshtër. Për këtë arsye ai duke u mashtruar nga loja e banorëve të Kufesshkon në Kerbela dhe vritet atje.Abdullah Ibn Abbasi ka një rol të madh në leximin e Ashurasë të abbasitëve.

Në veprën me titull: “Tarih” (Historia) e Taberiut ceket shumë shpesh emri i Abdullah Ibn Abbasit i cili i thotë kështu Imam Husejnit (p.m.t.): “Mos shko nga kjo rrugë se do të vritesh!”Por Imam Husejni (p.m.t.) nuk e dëgjon fjalën e Ibn Abbasit dhe vazhdon rrugën e tij deri në ditën e Ashurasë në të cilën u ngritën britmat e grave dhe fëmijëve nga çadrat. Kur Imam Husejni (p.m.t.) dëgjoi britmat dhe psherëtimat e grave dhe fëmijëve nëçadra thotë: “Allahu e ruajttë Ibn Abbasin!Me të vërtetë ka thënë të vërtetën!” Ai më kishte thënë: “Nëse do të shkosh shko i vetëm, mos e ço familjen tënde! Por unë nuk e dëgjova fjalën e tij”. Në vepër përcillet se nga gjuha e Imam Husejnit (p.qm.t.) dalin ato që ka parashikuar Ibn Abbasi, ndërsa vetë ai nuk e ka dëgjuar fjajën e tij. (12)

Në një tjetër shembull të cilin do ta përcjellim nga Taberiu do të kuptohet më mirë ngjyra e përcjelljes abbasite. Taberiu kur ishte duke shkruar historinë e vitit 203 të mërgimit prek ngjarjen e rënies dëshmor duke u helmuar të Imam Rizait (p.m.t.). Sipas Taberiut shaku i vdekjes së Imam Rizait (p.m.t.) është si më poshtë: “Ali Ibn Musa Rizai hëngri aq shumë rrush së bashku me prijësin abbasit sa qëu sëmur dhe vdiq nga të ngrënit e shumtë”. (13)

Ashtu siç shihet ai nuk ka përcjellur asnjë përcjellje tjetër dhe e ka lidhur vdekjen e Imam Rizait (p.m.t.) me të ngrënit e shumtë të rrushit!

c. Përcjellja Aleuite

Përveç dy leximeve të lartpërmendura të Ashurasë, pohojmë se gjendet dhe një lexim tjetër të cilit ne i kemi vënë emrin si përcjellja aleuite, ose leximi i familjes së Aliut (p.m.t.). Por për fattë keq tekstet të cilat do të mund të ndërtonin këtë përcjelljen e tretë kanë humbur pas rënies dëshmor të Imam Husejnit (p.m.t.) dhe bahkëkohësvetë tij; pra dikush ka penguar që këto tekste të arrinin tek ne. Përpara veprësme titull: “Lehuf” (Delikatesa) e Ibn Tausit, në shekullin e parë në duart e shiitëve gjendeshin më tepër se njëzetë elegji të Imam Husejnit (p.m.t.), asnjëra nga të cilat nuk ka arritur në ditët tona.

Themi seelegjinë e parë e ka shkruar Esbag Ibn Nubate. Më pas gjendeshin elegji të shkruaranga nxënësit e Imam Bakirit dhe Imam Sadikut (p.m.t.).

Gjithashtu dhe Shejh Saduku, Shejh Tusiu, Jakubi dhe Hsehj Mufidi kanë përpiluar nga një elegji.Por fatkeqësisht asnjë nga këtovepra nuk ka arritur në duart tona. Domethënë që ngaepoka e shekullit të parë dhe deri në shekullin egjashtë ata nuk kanë lejuar që elegjitë e shkruara të arrinin tek ne. Ata i kanë asgjësuar të tëra; pas kanë mbetur vetëm emrat. Ne pas shumë mundimeve të gjata ia dolëm mbanë që të ndërtonim nga e para brenda mundësisëvetëm elegjinë e Shejh Sadukut. Në punimin tonë me titull: “Maktelu’l-Husejni be Riuajet-i Shejh Saduki” (Elegjia e Husejnit Sipas Përcjelljes së Shejh Sadukut), kemi mbledhur dy qind përcjellje të përcjellura nga Imam Zejnulabdidini dhe nga imamët e tjerë të pafajshëm (p.m.t.) të cilat flasin për rënien dëshmor të Imam Husejnit (p.m.t.) dhe fatkeqësisë së Ashurasë. Tanimë u bënë pesë vite që kjo vepër është botuar. Aktualisht ne po vijojmë punimet tona për të mbledhur të tëra përcjelljet aleuite të cilat janë të përcjellura jashtë veprave të Shejh Sadukut.

Përcjellja aleuite shfaq ndryshueshmëri në të paktën pesëmbëdhjetë pika me dy përcjelljet e sqaruara më lart. Me hidhërim dua të shpreh se sot në mbledhjet e zhvilluara në xhami, teqe dhe në husejnijje në muajt Muharrem dhe Sefer, madje dhe në programet e zhvilluara me anë të medias, shkurtimisht në letërsinë e Ashurasë në ditët e sotme, shihet ndikimi i përcjelljeve emeuite dhe abbasite. Përcjellja aleuite është lënë mënjanë; sepse tekstet të cilat i përkasin asaj janë asgjësuar. Për këtë arsye shiitët iu janë drejtuar dy përcjelljeve të mëparshme, veçanërisht përcjelljes abbasite. Kur i drejtohemi akademisë së ditëve të sotme, vepra me titull: “Tarih” (Historia) e Taberiut thotë fjalën e fundit nga katedra e historisë. Ne jemi të privuar nga tekstet të cilat pasqyrojnë hollësitë, me kuptimin e plotë të fjalës shiite, të shkruara nga ana e shiitëve dhe të cilat na kanë arritur kështu. Ndonëse vepra me titull: “Muruxhu’dh-Dhehebi” (Autoritetet e Arit) e Mesudit dhe ajo me titull: “Tarih” (Historia) e Jakubit na japin përgjigje deri në një masë në thelb këto të dyja janë tekste të përmbledhura. Ndërsa vepra me titull: “Irshad” (Udhëzimi) e Shejh Mufidit mbështetet në përcjelljet e Taberiut dhe të qenit kështu ka arsyet e saj politiko-shoqërore.

Ndryshimet Mes Tri Përcjelljeve Në Përcjelljen e Ngjarjes Së Ashurasë

Dallimi i më i madh mes përcjelljes aleuite me dy përcjelljet e mëparshme, është bërja e ditur e banorëve të Damaskut si vrasësit e Imam Husejnit (p.m.t.). Sipas kësaj përcjelljeje Imam Husejnin (p.m.t.) e kanë vrarë ushtarët e ardhur nga Damasku. Ne do të përcjellim disa shembuj mbi këtë çështje:

a. Në veprën me titull: “Kafi” (Mjaftuesi) Imam Kulejni përcjell kështu nga Imam Sadiku (p.m.t.): “Dita e Tasuasë është dita në të cilën Imam Husejni (p.m.t.) dhe bashkëkohësit e tij u rrethuan. Në atë ditë u mblodh ushtria e Damaskut dhe Umer Ibn Sadi u mburr me numrin e shumtë të ushtarëve të tij”. (14)

Në këtë përcjellje Imam Sadiku (p.m.t.) bën të ditur qartësisht se ushtria dhe kalorësit e Damaskut rrethuan Imam Husejnin (p.m.t.) dhe bashkëkohësit e tij.

b. Shembullin e dytë e kemi marrë nga nga vepra me titull: “Emali” (Veprat) e Shejh Dadukut mbi të cilën kemi ndërtuar veprën me titull: “Maktelu’l-Husejni” (Elegjia e Husejnit): “Armiku i Allahut Sinan Ibn Enes Ijadi dhe Shimr Ibn Dhi’l-Xheushen Amiri kishin dalë në mesin e ushtarëve të Damaskut”. (15)

Kjo përcjellje përshkruan se këta të dy kishin dalë përpara me qëllimin për të vrarë Imam Husejnin (p.m.t.).

c. Nga Imam Sadiku (p.m.t.) përcillet kështu: “Nuk ka dyshim se bijtë e Umejjes dhebanorët e Damaskut dhe ata të cilët dhanë ndihmesënë vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.) eshpallën si festë ditën në të cilën u vra Husejni dhe përkushtuan flijime për të mbajtur agjërimi e falenderimit në atë ditë”. (16)

ç. Përcjellja e shembullit të tretë le ta përcjellim nga Ibn Sadi i cili është shkrimtari i veprës me titull: “Uakidi” (Uakidiu):“Një burrë nga banorët e Damaskut i tha Ali Ekberit të birit të Imam Husejnit (p.m.t.): “Ti ke lidhje farefisnore me Jezid Ibn Muauijen; nëna jote është nga të bijtë e Umejjes dhe farefisi i saj mbështetet tek farefisi i tyre. Për këtë arsye do të të japim siguri për t’u ndarë nga yt atë dhe për të shkuar në vendin që do”. (17)

Në këtë përcjellje kalon thënia: “Një burrë nga banorët e Damaskut” dhe nuk ka dyshim se propozimi i sigurisë, besnikërisë është kryer në Kerbela. Shembulli më i qartë i të tërë këtyre përcjelljeve është përcjellja e shembullit të parë që kemi përcjellur këtu.I ndjeri Fethali Kazuini ka vënë këtë shënim në lidhje me përcjelljen e Kulejnit: “Përcjellja bën të ditur qartësisht se banorët e Damaskut janë mbledhur në Kerbela. Ashtu siç kemi përcjellur kur kemi shkruar gjendjen e përkthye të Muslim Ibn Akilit një ditë pas rënies dëshmor të Muslim Ibn Akilit dhjetra mijra ushtarë të Damaskut hynë në Kufe. Kjo çështje është përmendur në veprën e Taberiut dhe në burimet e tjera.

I ndjeri Kazuini arrin në këtë përfundim: “Citojmë se ai i cili mohon praninë e atjeshme të ushtrisë së Damaskut nuk ka njohuri rreth historisë”. Si rrjedhojë në veprën me titull: “Menakib” (Rrëfimet) (18)(të Ibn Shehrashubit është e shkruar se Shimr Ibn Dhi’l-Xheusheni u ka prirë ushtrisë së përbërë nga katër mijë ushtarë të ardhur nga Damasku. (19)

Edhe në elegjitë shkruan se Kasim Ibn Hasani është përleshur gjoks më gjoks me një ushtar të ardhur nga Damasku me emrin Erzak në fushëbetejën e Kerbelasë.

Në veprën e tij me titull: “Menakib” (Rrëfimet) Ibn Shehrashubi shënon si vijon: “Njeriu me të cilin u përlesh Kasim Ibn Hasani ishte një ushtar i ardhur nga Damasku. Kur ky  fundit pa se Husejn Ibn Aliu nipi i tij doli tërë zemërim nga çadra për t’iu përgjigjur thirrjes për ndihmë e sulmoi dhe kërkoi ndihmë nga ai duke bërtitur: “Ndihmomëni. Po vjen Husejn Ibn Aliu!” Pas kësaj një njësit u nda nga ushtria e Umer Ibn Sadit dhe u orvat që ta shpëtonte nga duart e Husejn Ibn Aliut këtë ushtar të ardhur nga Damasku i cili po përleshej me Kasim Ibn Hasanin. (20)

Pra ashtu siç shihet dhe në këtë përcjellje bëhet fjalë për banorët e Damaskut.

Nëse do të hetojmë konjekturat politike dhe shoqërore, vëmë re se emeuitët dhe abbasitët zotërojnëshumë arsye për të nxirë banorët e Kufes. Irakianët dhe në veçanti banorët e Kufes gjithmonë ishin duke pritur me shpatat e tyretë nxjerra nga milli kundër prijësit. As në epokën e emeuitëve dhe as në epokën e abbasitëve banorët e Kufes nuk ishin të qetë; Kryengritja e Kufes kishte zënë fill veçanërisht me Lëvizjen e Teuuabinëve (tëtë Penduarve) pas fatkeqësisësë Ashurasë dhe kishte vijuar deri në kryengritjene bijve të Hasanit kundër abbasitëve. Duke qenë se gjendja ishte kështu në pallatin mbretëror të Muauije Ibn Sufjanit filloi aventura e të shpikurit hadithe kundër popullit të Kufes dhe vijoi në pallatet mbretërore abbasite. Kjo ndodhi kështu sepse banorët e Kufes gjithmonë ishin një turmë e cila nuk e donte prijësinë. Madje dhekryengritësit zejditë dhe të vrarët në fatkeqësinë e Fehut ishin me prejardhje nga Kufeja.

Nga ana tjetër nga Imam Aliu (p.m.t.) janë përcjellur dhe hadithe të cilat qortojnë banorët e Kufes. Fjala vjen në veprën e tij me titull: “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë) Imam Aliu (p.m.t.) kumton kështu duke iu drejtuar banorëve të Kufes: “O ju burrecë të cilët nuk mundët që të bëheshit burra!”

Pra në këtë dhe në fjalime të ngjashme me të atyre të cilëve iu drejtohet Imam Aliu (p.m.t.) janë uthmanitët dhe harixhitët. Kur ne bashkojmë hadithet të cilat lavdërojnë banorët e Kufes, të përcjellura nga Imam Aliu (p.m.t.) dhe nga imamët e tjerë të pafajshëm (p.m.t.) vëmë numri i tyre është i shumtë. Vlera e këtyre haditheve është e paktë kundrejt haditheve, të cilat bëjnëfjalë me lavdërim për banorët e Kufes, ashtu siç janë përcjelljet si hutbeja e njohur e të nderuarës Zejnebe (p.m.t.) të cilat janë të pranishme tek ne. Fjala vjen ashtu si në një përcjellje Mekkeja është cilësuar si haremi i Allahut (f.m.t.), Medineja si haremi i të nderuarit të dërguar (p.m.t.) ashtu dhe Kufeja është quajtur si haremi i Imam Aliut (p.m.t.). Këto përcjellje janë aq të pasura sa nuk mund të diskutohennë këndvështrimin e zinxhirit të tyre.(21) Ndaj përballë këtyre haditheve zbehet ngjyra e haditheve të cilat qortojnë banorët e Kufes. Sipas kësaj nuk është e drejtë që i tërë faji të hidhet në shpatullat e shiitëve të Kufes. Shiitët e Kufes përbënin një pjesë të popullit të Kufes. Në fakt shiitët e Kufes qëndruan pas xhihadit dhe duke heshtur i dhanë guxim armikut kundrejt Imam Husejnit (p.m.t.).Më pas kur e kuptuan gabimin etyre ata ranë dëshmorë në kryengritjet e njëpasnjëshme.

 

Vlerësim

 

Ibn Tejmijje kërkon që t’i shfajësojë emeuitët. Madje deri në atë masë sa në veprën e tij me titull: “Ra’sul’l-Husejni” (Koka e Husejnit) pretendon se asnjë njeri nga emeuitët nuk ka vrarë asnjë njeri nga bijtë e Hashimit. Me të njëjtin qëndrim pretendues ai mbron edhe Haxhxhaxh Ibn Jusuf Thekafiun. Vetëm kur bëhet fjalë për kryengritjen e Zejd Ibn Aliut ai bëhet i ashpër. (22)Ibn Tejmijje nuk mjaftohet vetëm me mohimin e rolit e banorëve të Damaskut në fatkeqësinë e Ashurasë, por ai shkon më tej duke pretenduar se emeuitët nuk kanë patur asnjë lloj roli në këtë fatkeqësi, sepse të menduarit e kundërt është në kundërshtim me besimin e drejtësisë së bashkëkohësve. Dënimi i Jezid Ibn Muauijes do të thotë edhe dënimin e të atit të të tij Muauijes i cili e caktoi atë si prijës në vendin e tij dhe të atyre që i dhanë rastin Muauijes për t’u bërë prijës. Ja pra Ibn Tejmijje për të penguar të arriturit e punës në këtë përmasë i shfajëson mbarë emeuitët. Për më tepër duke përmendur dhe emrin e Jezid Ibn Muaujije dhe të bijve të Meruanit ai i cilëson ata si të pafajshëm dhe fajëson vetëm shiitët.

 

Pohoj se kjo është një qasje e pamëshirshme dhe nuk përputhet me të vërtetat historike. Kur e vlerësojmë këtë me përcjelljen aleuite del në shesh roli kryesor i banorëve të Damaskut dhe emeuitëve në fatkeqësinë e Ashurasë. Në fakt sa do që këto përcjellje janë shpikur me qëllimin e fajësimit të banorëve të Kufes (shiitëve), kur përcjelljet emeuite dhe abbasite hetohen në mënyrë të kujdesshme dhe kjo e vërtetë kuptohet.

 

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

 

  1. Muhammed Sihhati Serdurudi, Oazi i Diturisë së Kumit. تحریف‌های ابن‌تیمیه از واقعه عاشورا / Tahrifha-ji Ibn Tejmiye ez Uakia-i Ashura” (Ndryshimi e Ashurasë të Ibn Tejmijjes), Përktheu në Turqisht: Ertuğrul Ertekin, Revista me Titull: “Siraxh-i Muniri” (Udha e Ndriçuar), Numri: 7-8, Vendi i Botimit Pajiz-Zimistan, viti i botimit 1391 i mërgimitislam / viti 1971 i kalendarit gregorian).
  2. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit), vëll. 2, fq. 241-242; Ibn Tejmijje, “Uasijetu’l-Kubra” (Testamenti i Madh), fq. 54.
  3. Shikoni veprën me titull: “Tarih-i Imam Husejni” (Historia e Imam Husejnit), vëll. 6, fq. 183-902. Këtu janë përcjellur përcjellje të cilat zënë vend në dhjetra burime të historisë. Disa nga këto burime janë: vepra me titull: “Tarih” (Historia) e Taberiut; vepra me titull: “Futuh” (Çlirimet) e Ibn A’semit; vepra me titull: “Thikat” (Besnikëria) e Ibn Hibbanit; vepra me titull: “Maktelu’l-Husejni” (Elegjia e Husejnit) e Ebu Muejjed Muuaffak Ibn Ahmed Mekki Ahtab Harizmit; vepra me titull: “Kamil fi’t-Tarihi” (Plotësuesi i Historisë) e Ibn Ethirit; vepra me titull: “Asaru’l-Bakijje” (Pishtarët e Përjetshëm) e Birunit; vepra me titull: “Kurbu’l-Isnadi” (Afrimiteti i Zinxhirit) e Ebu Abbas Muhammed Ibn Abdullah Ibn Xhafer Himjeriut; vepra me titull: “Ikdu’l-Feridi” (Marrëveshja e Veçuesit) e Ibn Abdurabbihit; “Emali” (Veprat) e Shejh Sadukut; “Xhamiu’l-Bejani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Përmbledhësi i Sqarimit në Komentimin e Kur’anit) e Taberiut; “Umdetu’l-Ujuni’s-Sihahu’l-Ahbari” (Shtylla e Burimeve Të Lajmeve Të Vërteta) e Ibn Bitrikut; vepra me titull: “Ensabu’l-Eshrafi” (Farefiset Më Të Nderuara) e Beladhuriut; vepra me titull: “Tabakatu’l-Kubra” (Klasifikimet e Mëdha) e Ibn Sadit; “Ahbaru’t-Tiuali” (Lajmet e Gjata) e Ebu Hanife Dineuerit; vepra me titull: “Tarih” (Historia) e Jakubit; vepra me titull: “Mekatilu’t-Talibijjini” (Elegjitë e Nxënësve) e Ebu Ferexh Isfahanit; vepra me titull: “Kitabu’n-Nesebi’l-Kurejshi” (Libri i Farefisit Kurejsh) e Zubejrit; vepra me titull: “Reddu ale’l-Mutaassibi’l-Anidi” (Kundërshtimi i Fanatizmit të Skajshëm) e Ebu Ferexh Ibn Xheuziut.
  4. Ibn Tejmijje, “Ra’su’l-Husejni” (Koka e Husejnit), fq. 199.
  5. Ibn Tejmijje, “Ra’su’l-Husejni” (Koka e Husejnit), fq. 205-207.
  6. Ibn Tejmijje, “Xhamiu’r-Resaili” (Përmbledhësi i Dorëshkrimeve),“Mexhmuatu’th-Thalithe” (Përmbledhja e Tretë), fq. 93.
  7. Ibn Tejmijje, “Ra’su’l-Husejni” (Koka e Husejnit), fq. 207.
  8. Taberiu, “Tarih” (Historia), vëll. 8, fq. 412; Harizmi, “Kamil fi’t-Tarihi” (Plotësuesi i Historisë, s. 240, 244.
  9. Taberiu, “Tarih” (Historia), vëll. 5, fq. 435; Shejh Mufidi, “Irshadi” (Udhëzimi), vëll. 2, fq. 103.
  10. Muhammed Riza Hidajetpenahu, “Baztab-i Tefekkur-i Uthmani der Uakia-i Kerbela” (Reflektimi i Meditimit Uthmanit Në Ngjarjen e Kerbelasë), fq. 65.
  11. Për më tepër të dhëna për përcjelljet dhe ndryshimet e Ibn Arabiut dhe Ibn Haldunit shikoni Muhammed Sihhati Serdurudi, “Ashura-ji Pejuhi” (Fatkeqësia e Ashurasë), fq. 170-176, 202-220.
  12. Taberiu, “Tarih” (Historia), vëll. 5, fq. 424. Për më tepër shikoni Ebu Ferexh Isfahanin, “Reddu ale’l-Mutaassibi’l-Anidi” (Kundërshtimi i Fanatizmit Të Skajshëm), fq. 110. Ka gjsa që e ka përcjellur nga Taberiu.
  13. Taberiu, “Tarih” (Historia), vëll. 9, fq. 92.
  14. Imam Kulejni, “Kafi” (Mjaftuesi), vëll. 4, fq. 1247, Hadithi Nr: 7.
  15. Shikoni Muhammed Sihhati Serdurudi, “Maktelu’l-Husejni be Riuajet-i Shejh Saduku” (Elegjia e Husejnit Sipas Përcjelljes Së Shejh Sadukut), fq. 168.
  16. Shejh Saduku, “Maktelu’l-Husejni be Riuajet-i Shejh Saduku” (Elegjia e Husejnit Sipas Përcjelljes Së Shejh Sadukut)., vëll. 667, Hadithi Nr: 1397.
  17. Ibn Sadi, “Tabakatu’l-Kubra” (Klasifikimet e Mëdha), vëll. 6, fq. 439.
  18. Ibn Shehrashubi, “Menakibu Ali Ibn Ebi Talibi” (Rrëfimet e Ali Ibn Ebi Talibit), vëll. 4, fq. 98.
  19. Fethali Kazuini, “Imam Husejn ue Ashabuhu” (Imam Husejni Dhe Bashkëkohësit e Tij), vëll. 1, fq. 253-254.
  20. Ibn Shehrashubi, “Menakibu Ali Ibn Ebi Talibi” (Rrëfimet e Ali Ibn Ebi Talibit), vëll. 4, fq. 109.
  21. Ibn Kauleuejhi, “Kamilu’z-Zijarati” (Plotësuesi i Vizitave), fq. 30; Shejh Tusiu, “Tehdhibu’l-Ahkami” (Afrimi i Gjykimeve), vëll. 6, fq. 31-39; Shejh Hur Amili, “Uesailu’sh-Shia” (Ndërmjetësimet e Shiitëve), vëll. 10, fq. 282; Muhaddith Nuriu, “Mustedreku’l-Uesaili” (Perceptimi i Ndërmjetësimeve), vëll. 10, fq. 202-208; Sejjid Husejn Beraki Nexhefiu, “Tarihu’l-Kufe” (Historia e Kufes), fq. 80-90; Eshari Kummiu, “Tarihu’l-Kumi” (Historia e Kummit), fq. 266-267.
  22. Ibn Tejmijje, “Ra’su’l-Husejni” (Koka e Husejnit), fq.208.


Burimi : Medya Şafak