Tre Shtrembërimet e Ibn Tejmijjes, Për Ngjarjen e Ditës së Ashures

  • None
nga Muhammed Sihhati Serdurudi | Publikuar në Gus. 31, 2016, mesnatë

Lajmi: medyasafak.net

Autori: Muhammed Sihhati Serdurudi

Turqizoi: Ertuğrul Ertekin

Shqipëroi: Media e Lirë

“Kemi nderin të paraqisim, një kryeartikull të dijetarit shiit iranian, Muhammed Sihhati Serdurudiu, për lexuesit e dashur dhe ndjekësit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e këtij kryeartikulli, është nxjerrja në pah, e shtrembërimeve të Ibn Tejmijjes, për sa i përket ngjarjes së dhimbshme, të ndodhur në Ditën e Ashures. Pohojmë se Ibn Tejmijje, ka kryer të paktën tre shtrembërime kryesore, për sa i përket ngjarjes së dhimbshme, së Ditës së Ashures. Shtrembërimi i parë është, nënvlerësimi dhe përbuzja e kryengritjes, së Imam Husejnit (p.m.t.) duke e cilësuar këtë të fundit si të kotë dhe të panevojshme, shtrembërimi i dytë është, cilësimi si i pafajshëm, i mizorëve dhe i tiranëve emeuitë dhe shtrembërimi i tretë është, faturimi padrejtësisht, në njërën anë i vrasjes, së Imam Husejnit (p.m.t.), irakianëve të Kufes dhe shiitëve “mbështetësve dhe përkrahësve të tij” dhe në anën tjetër, fshehja e vrasësve të vërtetë, me në krye Jezid Ibn Muauijen dhe sirianët e Damaskut”.

“Në këtë kreyartikull, gjithashtu do të analizojmë dhe shqyrtojmë ngjarjen e dhimbshme, të Ditës së Ashures, në tre këndvështrime dhe versione të ndryshme (versioni emeuit, versioni abbasit dhe versioni aleuit. Më pas, do të sqarojmë në mënyrë të hollësishme, shtrembërimet e Ibn Tejmijjes. Më tej duke u mbështetur, në versionin aleuit, të kësaj ngjarjeje të dhimbshme, do të arrijmë në përfundimin, se vrasësit e vërtetë, të Imam Husejnit (p.m.t.), nuk janë irakianët e Kufes dhe shiitët “mbështetësit dhe përkrahësit e tij”, por janë sirianët e Damaskut, uthmanitët “hakmarrësit për vrasjen e Uthman Ibn Affanit” dhe harixhitët “përjashtuesit”.

Hyrje

“Para së gjithash, lejomëni t’iu bëjmë të ditur se, Ibn Tejmijje është një dijetar, i cili ka jetuar shumicën e jetës së tij, në qytetin libanez të Shamatit. Ibn Tejmijje lindi, në qytetin sirian, të Harranit dhe vdiq në kryeqytetin sirian të Damaskut. Gjithashtu Ibn Tejmijje, njihej si një mufti, me prirje të fuqishme, kundër doktrinës dhe shkollës së mendimit shiit dhe si një apologjet. Madje Ibn Tejmijje, jo vetëm që ka ngritur, hijen e dyshimit, por disa herë dhe ka kundërshtuar, mohuar, përbuzur dhe përçmuar, virtytet fisnike dhe vlerat e larta, të Imam Aliut (p.m.t.) dhe të Imam Husejnit (p.m.t.), mbi të cilat, dijetarët sunnitë dhe shiitë janë të njëzëri. Madje themi se Ibn Tejmijje, ka kryer të paktën tre shtrembërime kryesore, për sa i përket ngjarjes së dhimbshme, të Ditës së Ashures”.

“Shtrembërimi i parë, është se Ibn Tejmijje, e ka nënvlerësuar dhe përbuzur, kryengritjen e Imam Husejnit (p.m.t.) si të kotë dhe e panevojshme, duke shtuar se kjo e fundit, nuk kishte asnjë cilësi përmirësuese fetare. Për më tepër Ibn Tejmijje, ka theksuar se kryengritja, ndaj udhëheqësit mizor dhe tiran, është diçka e ndaluar, në gjirin e bashkësisë muslimane, sepse kryengritja do t’i hapte rrugë, dobësimit, përçarjes dhe trazirës, në mesin e bashkësisë muslimane”.

“Më pas Ibn Tejmijje, ka vijuar duke thënë, se kryengritja e Imam Husejnit (p.m.t.), ndaj despotit Jezid Ibn Muauije, ishte tërësisht e kotë dhe e panevojshme. Madje Ibn Tejmijje, i ka cilësuar si të pafajshëm, duke i çliruar nga çdo lloj përgjegjësie, nga vrasja e Imam Husejnit (p.m.t.), mizorët dhe udhëheqësit tiranë emeuitë, me në krye Jezid Ibn Muauijen dhe Ubejdullah Ibn Zijadin. Për më tepër Ibn Tejmijejje, i ka shpalosur njëri pas tjetrit, të tërë mendimet e tij, pa asnjë lloj ngurrimi, në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik)”. (1)

“Shtrembërimi i dytë i Ibn Tejmijjes, është mbulimi i krimit dhe i vrasjes së Imam Husejnit (p.m.t.) dhe anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), në qytetin irakian të Kerbelasë. Madje pafytyrësia e Ibn Tejmijjes, shkon deri në atë shkallë, sa ky i fundit, ka kundërshtuar dhe mohuar faktin kokëfortë, se ishte pikërisht Ubejdullah Ibn Zijadi, ai i cili pasi ka prerë kokën e bekuar të Imam Husejnit (p.m.t.), e ka dërguar dhe shëtitur, në rrugicat e kryeqytetit sirian të Damaskut. Për më tepër, pafytyrësia e Ibn Tejmijjes, arrin aq larg sa ky i fundit, pa pikën e turpit, ka hedhur poshtë dhe mohuar të tërë hadithët e vërtetë, të cilët kanë të bëjnë me prerjen, dërgimin dhe shëtitjen, e kokës së bekuar të Imam Husejnit (p.m.t.), nëpër rrugicat e kryeqytetit sirian të Damaskut, nga ana e Ubejdullah Ibn Zijadit”. (2)

“Lërmëni t’iu citoj se arsyeja kryesore, e mohimit të kësaj ngjarjeje të dhimbshme dhe turpëruese, është se Ibn Tejmijje, duke qenë se ishte nasibi “armik i Ehli Bejtit (p.m.t.)”, është orvatur me të tëra mjetet dhe mënyrat, me synimin e fshehjes, së kësaj të vërtete lakuriqe, pra të prerjes, dërgimit dhe shëtitjes, së kokës së bekuar të Imam Husejnit (p.m.t.), nëpër rrugicat e kryeqytetit sirian të Damaskut, nga ana e Ubejdullah Ibn Zijadit. Madje Ibn Tejmije, e ka shprehur në mënyrë të imtësishme, ngjarjen e prerjes së kokës së bekuar të Imam Husejnit (p.m.t.), në veprën e tij me titull: “Rasu’l-Husejni” (Koka e Husejnit). (3)

“Themi me bindje të plotë se Ibn Tejmijje, ka vepruar kështu i nxitur dhe i shtyrë, nga vendosmëria e tij e verbër, në drejtësinë e bashkëkohësve, ndjekësve dhe ndjekësve të ndjekësve të Muhammedit (p.q.m.t.)”. (4)

“Duke u mbështetur, në pohimet e lartpërmendura të Ibn Tejmijjes, arrijmë në përfundimin se, nëse Ibn Tejmijje, do të kishte akuzuar Jezid Ibn Muauijen, si vrasësin e vërtetë të Imam Husejnit (p.m.t.), ose më mirë le të themi, Muauije Ibn Ebi Sufjanin, ai do të kishte qortuar duke e nisur që nga ky i fundit, deri tek zgjedhësit e tij, si prijësit e bashkësisë muslimane, si kujdestarët, mbështetësit, nëpunësit, përkrahësit, prefektët dhe qeveritarët e tij, deri në qytetin libanez të Shamatës. Përkundrazi Ibn Tejmijje, jo vetëm ka qortuar, por më pas dhe ka dhënë një miratim, mbi ndalimin e leximit, të veprave me titull: “Maktelu’l-Husejni” (Vrasja e Husejnit). (5)

“Megjithatë fatmirësisht, të dyja këto shtrembërime, të Ibn Tejmijjes kanë dështuar plotësisht, sepse janë hedhur poshtë dhe kundërshtuar, në mesin e dijetarëve të hershëm dhe bashkëkohorë muslimanë”.

“Shtrembërimi i tretë i Ibn Tejmijjes, është mbrojtja me mish e me shpirt, me të tëra mënyrat, e udhëheqësve mizorë dhe tiranë emeuitë, më saktësisht familjes së Jezid Ibn Muauijes, Muauije Ibn Ebi Sufjanit, madje dhe mbështetësve dhe përkrahësve të tyre, sirianëve të Damaskut, duke aluduar se këta të fundit, nuk kanë të bëjnë aspak, më ngjarjen e dhimbshme, të ndodhur në Ditën e Ashures, në të cilin u vra Imam Husejni (p.m.t.), së bashku më anëtarët e tjerë të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.). Duke u nisur nga pohimet e Ibn Tejmijjes, do të arrijmë në përfundimin e gabuar, se vrasësit e vërtetë, të Imam Husejnit (p.m.t.), ishin shiitët “ndjekësit e Imam Aliut (p.m.t.)”, të cilët i kishin dërguar letra ftuese, në qytetin irakian të Kufes dhe më pas ishin penduar dhe e kishin vrarë Imam Husejnin (p.m.t.)”.

“Megjithatë Ibn Tejmijje shton se pas ngjarjes së dhimbshme, në Ditën e Ashures, disa nga shiitët e sipërcituar, të qytetin irakian të Kufes, kishin ngritur krye dhe kishin ndëshkuar kështu, vrasësit e Imam Husejnit (p.m.t.) dhe të ndjekësve të tij, në shenjë hakmarrjeje. Më tej Ibn Tejmijje vijon se disa shiitë të tjerë, ishin ngritur dhe ishin hakmarrë, ndaj vrasësve të vrasësve të Imam Husejnit (p.m.t.). Tani me të drejtë ngrejmë pyetjen: “Vallë çfarë kuptimi mund të ketë, mbledhja dhe vrasja me njëri-tjetrin e shiitëve, vit për vit, në qytetin irakian të Kerbelasë, sipas pseudodijetarit uehhabist, me qasje emeusite Ibn Tejmijje?!”

“Duke u nisur nga faturimi i padrejtë, i vrasjes së Imam Husjenit (p.m.t.), nga Ibn Tejmijjes, arrijmë në përfundimin se ky i fundit, mban përgjegjës irakianët e Kufes, për të tëra vrasjet e kryera, në qytetin irakian të Kerbelasë. Lërmëni t’iu sqaroj se Ibn Tejmijje, me termin irakianët e Kufes, nënkupton besimtarët shiitë!” (6)

“Ndërsa tani, për his të së vërtetës, nënvizojmë faktin se, e vërteta nuk është aspak, ashtu siç pretendon Ibn Tejmijje. Pohojmë se është pjesërisht e vërtetë se, irakianët e qytetit të Kufes, nuk mundën as t’i dilnin zot, as ta mbronin, as të merrnin masat e duhura, për parandalimin e masakrimit të Imam Husjeni (p.m.t.) dhe anëtarëve të tjerë të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), sepse u frikësuan nga udhëheqësi despot emeuit, Jezid Ibn Muauije, madje për këtë historia do t’i kujtojë si njerëz fajtorë, të mallkuar dhe të qortuar, por duhet të theksojmë faktin, se kriminelët, mizorët dhe vrasësit e vërtetë, të Imam Husejnit (p.m.t.) dhe anëtarëve të bekuar të Ehli Bejti (p.m.t.), janë pikërisht Jezid Ibn Muauije, Muauije Ibn Ebi Sufjani, Ubejdullah Ibn Zijadi dhe mbështetësit dhe përkrahësit e tyre. Ja pra kjo do të jetë edhe çështja kryesore, që do të sqarojmë në kryeartikullin tonë”.

Vrasësit e Vërtetë të Imam Husejnit (p.m.t.) dhe Përgjigjia e Aludimit të Ibn Tejmijjes

“Lejomëni t’iu shpjegoj se, vrasësit e Imam Husejnit (p.m.t.) ndahen në tre kategori.

1.      Kategoria e Parë Janë Harixhitët “Përjashtuesit”

“Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur se, nga të treja kategoritë, harixhitët “përjashtuesit”, kanë luajtur rolin kyç, në vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.), në ngjarjen e dhimbshme, të Ditës së Ashures. Megjithatë këtu duhet të sqarojmë, se ndonëse kuptimi i përgjithshëm i termit harixhit “përjashtues”, është mbështetësit dhe përkrahësit e Imam Aliut (p.m.t.), të cilët janë ndarë nga ushtria dhe ndjekja e Imam Aliut (p.m.t.), menjëherë pas ngjarjes së “Caktimit të Gjyqtarëve” mes Imam Aliut (p.m.t.) dhe Muauije Ibn Ebi Sufjanit, në Luftën e Siffinit. Ky nuk është kuptimi i vërtetë i termit harixhit “përjashtues”, sepse prania e harixhitëve “përjashtuesve”, haset që në epokën e udhëheqesjes së prijësit të parë, të bashkësisë muslimane, përkatësisht Ebu Bekrit”.

“Arsyeja kryesore e kësaj pranie, është se shumica e kryengritësve, të cilët dezertuan dhe tradhtuan fenë islame, kundërshtuan dhënien e zekatit dhe luftuan kundër Ebu Bekrit, ishin harixhitë “përjashtues”. Këta të fundit ishin, një shoqëri ekstreme dhe fanatike, endacakësh shkretëtire arabësh, të cilët ishin gjaknxehtë dhe impulsivë, të cilët ndërronin besimin dhe mendimin papritur dhe pakujtuar dhe çdo mosmarrëveshje, e zgjidhnin duke derdhur gjak, pra me tehun e shpatës. Ndërsa për sa i përket veprimtarisë së tyre, pohojmë se harixhitët “përjashtuesit”, arritën kulim e krimit të tyre, kurr rrethuan dhe vranë brenda në shtëpi, prijësin e tretë të bashkësisë muslimane, pikërisht Uthman Ibn Affanin. Ja pra ashtu siç shihet haptazi dhe qartazi, shumica e vrasësve të prijësit të tretë të bashkësisë muslimane, Uthman Ibn Affanit, ishin harixhitë “përjashtues”.

“Ja pra të të njëjtit harixhitë “përjashtues”, luajtën një rol shumë të madh dhe në vrasjen e Imam Husjenit (p.m.t.) në Ditën e Ashures. Megjithatë dhe pas paraqitjes së këtyre, të vërtetave të pamohueshme, që në ditën e parë të pas ngjarjes së dhimbshme, të Ditës së Ashures, udhëheqësit despotë dhe tiranë emeuitë, ia dolën mbanë që të shpiknin dhe të shënonin hadithë të rremë, duke i futur në përmbledhjet e mëdha të hadithëve, mbi këtë ngjarje famëkeqe historike. Madje këta udhëheqës kriminelë dhe mizorë, nuk ngurruan që padrejtëëisht t’i cilësonin irakianët e Kufes, si përgjegjësit kryesorë, të kësaj masakre. Këtë e themi se ndonëse, ushtarët e vijës së zjarrit, ishin Sinan Ibn Enesi, Shebes Ibn Rabiu, Shimr Ibn Dhi’l-Xhueshejni dhe Umer Ibn Sa’di, në të vërtetë ishin udhëheqësit tiranë emeuitë, ata që qëndronin në prapaskenë, duke dhënë urdhrat kryesorë. Ja pra tani del në pah, se si njëri nga tre kategoritë, të cilët vranë Imam Husejnin (p.m.t.), së bashku me anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), ishin harixhitët “përjashtuesit”, sepse ne mesin e tyre, ishin Sinan Ibn Enesi dhe Shimr Ibn Dhi’l-Xheushejni”.

2. Kategoria e Dytë Janë Uthmanitët “Hakmarrësit e Vrasësve, të Prijësit të Tretë të Bashkësisë Muslimane, Uthman Ibn Affanit”

“Tani lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit se, kategoria e dytë, e cila mori pjesë aktive, në mënyrë fanatike, në vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.), në ngjarjen e dhimbshme të qytetit irakian të Kerbelsaë, ishin dhe hakmarrësit e vrasësve, të prijesit të tretë të bashkëisë muslimane, Uthman Ibn Affanit, të cilët besonin se ky i fundit, ishte vrarë padrejtësisht dhe se gjaku i tij duhej marrë me çdo kusht dhe duhej të përmbushnin shpagimin e vrasjes së tij. Kjo kategori langonjsh pandehte se, ishte pikërisht Imam Aliu (p.m.t.), ai i cili kishte lejuar shiitët e tij “mbështetësit dhe përkrahësit e tij” (Allahu (f.m.t.) na ruajttë!), në vrasjen e Uthman Ibn Affanit”.

“Kjo kategori hakmarrësish esktremistë dhe fanatikë, të nxitur dhe të shtyrë, nga armiqësia dhe urrejtja e thellë, ndaj Imam Aliut (p.m.t.) dhe familjes së tij, fillimisht asgjësuan, të birin e vëllait të Imam Aliut (p.m.t.), Muslim Ibn Akilin, në qytetin irakian të Kufes dhe më pas, luajtën një rol aktiv dhe në vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.), së bashku më anëtarët e bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), në qytetin irakian të Kerbelasë. Gjendja ishte aq e nderë dhe e tensionuar, sa në letrën e shkruar nga dora e Ubejdullah Ibn Zijadit, dërguar Umer Ibn Sa’dit, me anë të Shimr Ibn Dhi’l-Xheushejnit, shkruhej: “Husejn Ibn Aliu (p.m.t.) dhe bijtë e tij, duhet të vdesin të etur, ashtu siç vdiqën dy prijësit e fundit, të bashkësisë muslimane, Uthman Ibn Affani dhe Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), të cilët nuk arritën të pinin as ujë!” (7)

“Madje Shimr Ibn Dhi’l-Xheushejni, e cilësonte hapur  veten, si një uthmanit “ndjekës i Uthman Ibn Affanit” dhe vazhdimisht bënte propogandë të ndyrë, duke aluduar padrejtësisht, se vrasësit e Uthman Ibn Affanit, ishin nën mbrojtjen e Imam Aliut (p.m.t.) dhe një shoqëri muslimane i besonte kësaj përralle. Për më tepër, ushtarët e Umer Ibn Sa’dit, që kërkuan dyluftim, në Ditën e Ashures, sipas poezive që recitonin, e cilësonin vetveten, si uthmanitë, “ndjekësit e Uthman Ibn Afanit”. (8)

“Të tërë historianët dhe jetëshkruesit muslimanë, e dinë shumë mirë se uthmanitët, ishin kategoria e dytë vrasëse, e Imam Husejnit (p.m.t.). Madje askush nuk e vë në dyshim, rolin e padiskutueshëm të uthmanitëve, në vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.) dhe anëtarëve të tjerë të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t). Tani lejomëni t’iu shpjegoj, se uthmanitët nuk ishin as shiitë dhe as irakianë të Kufes. Muauije Ibn Ebi Sufjani, gjatë një epoke njëzet vjeçare, mes viteve 40 dhe 60 sipas mërgatës islame, (vitet 660- 680 sipas kalendarit gregorian), deri në rënien dëshmor të Imam Aliut (p.m.t.), i shkaktoi dëme shumë të mëdha, shumicës dërrmuese, të shiitëve “mbështesve dhe përkrahësve të Imam Aliut (p.m.t.)””.

“Muauije Ibn Ebi Sufjani, në njërën anë, i dëboi, i shpërndau dhe i shkatërroi vatrat familjare të farefiseve shiite, i plaçkit, i përvetësoi dhe i ndau pasuritë e tyre, madje shkoi deri aty, sa masakroi masivishit Huxhr Ibn Adiun dhe mbështetësit e rij. Ndërsa në anën tjetër Muajujie Ibn Ebi Sufjani, ndryshe nga sistemi urbanistik, i qytetit irakian i Basrës, kishte për synim kolonizimin, e qytetit tjetër irakian të Kufes, duke vendosur aty si kolonë, farefiset uthmanite. Ia vlen për t’u përmendur fakti se në atë epokë, arabët ende jetonin si endacakë shkretëtire, duke bredhur pas luginave dhe kullotave, verore dhe dimërore, sepse merreshin kryesisht me blegtori. Muauije Ibn Ebi Sufjani, i detyroi farefiset uthmanite, që të shpërnguleshin, nga shkretëtirat e pafundme arabe dhe të vendoseshin në qytetin irakian të Kufes, duke e kolonizuar masivisht këtë të fundit”. (9)

“Madje despoti Muauije Ibn Ebi Sufjani, ndoqi politika aq të ashpra, kundër shiitëve, sa shumica e irakianëve të Kufes, u detyrua që të largohej kolektivisht, nga ky i fundit, sepse frikësoheshin për marrjen padrejtësisht të jetëve të tyre. Madje disa nga këta shiitë, mërguan në trojet iraniane dhe njëri nga këta, kur dëgjoi se Huxhr Ibn Adiu, së bashku me familjarët e tij, ishin masakruar mizorisht, nga ushtria kriminele e despotit Muauije Ibn Ebi Sufjanit, shprehu keqardhjen duke mos e përmbajtur veten tha: “Ah sikur të mërgonte dhe ai së bashku me ne”. “Ja pra ashtu siç mund të kuptohet qartë, uthmanitët nuk ishin as shiitë dhe as irakianë të Kufes”.

3.      Kategoria e Tretë Janë Sirianët e Damaskut

“Kategoria e tretë, e cila luajti një rol të rëndësishëm, në vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.), në ngjarjen e dhimbshme, në Ditën e Ashures, ishin dhe ushtarët sirianë, të kryeqytetit sirian të Damaskut, të cilët u dergjën, nga ky i fundit dhe më pas gjatë rrugës u ndanë, një pjesë e ushtrisë shkoi, në qytetin irakian të Kufes, ndërsa pjesa tjetër shkoi, në qytetin irakian të Kerbelasë. Më vonë do ta trajtojmë më hollësisht, rolin e madh të këtyre ushtarëve sirianë, të ardhur nga kryeqyteti sirian i Damaskut”.

Tre Versionet Mbi Kryengritjen e Imam Husejnit (p.m.t.) dhe Ngjarjen e Ashures

“Ne si bashkësi dijetarësh shiitë, kemi botuar në mënyrë të përmirësuar veprën me titull: “Maktelu’l-Husejni” (Vrasja e Husejnit), e dijetarit të madh shiit, Shejh Sadukut. Ndërsa isha duke shkruar një vepër, papritur m’u zgjua mendimi, i mbledhjes së  drejtpërdrejtë së hadithëve aleuite, pa iu drejtuar burimeve të tjera, mbi ngjarjen e dhimbshme, të Ditës së Ashures dhe jetën e gjashtë muajvë të fundit të jetës së Imam Husejnit (p.m.t.). Kjo është arsyeja kryesore, e cila më dha shtysë, në mbledhlen e shënimeve, gjatë këtyre pesë viteve të jetës sime. Gjatë kryerjes së punimeve të mia, vura re diçka me të vertëtë të çuditëshme, sepse zbulova se gjenden tre versione të ndryshme, mbi rënien dëshmor të Imam Husejnit (p.m.t.) dhe bashkëkohësve të tij, përkatësisht versioni emeuit, abbasit dhe ai aleuit”.

a. Versioni Emeuit i Ngjarjes së Dhimbshme të Ditës së Ashures

“Pa humbur kohë, kalojmë në analizimin e versionit të parë, atij emeuit, i cili është ndërtuar plotësisht mbi burimet dhe veprat emeuite. Udhëheqësit despotë dhe tiranë emeuitë, fillimisht e kanë shpikur këtë version, më pas e kanë zyrtarizuar dhe në fund e kanë shënuar dhe përcjellur në analet e historisë dhe në përmbledhjet e mëdha të hadithëve. Më tej pohojmë se ky është mendimi i përgjithshëm i pranuar, pra se në epokën e shembjes, së dinastisë emeuite dhe me kalimin e udhëheqjes islame në duart e abbasitëve. Ata të cilët ndajnë këtë mendim nënvizojnë faktin se pas kalimit të udhëheqjes në duart e abbasitëve, emeuitët mërguan në Pllajën Andaluziane, ose në atë cilën në ditët e sotme, njihet si Gadishulli Iberik (Spanja dhe Portugalia). Në këto troje, mërgimtarët emeuitë, krijuan një qytetërim madhështor, duke shkruar me qindra vepra, një pjesë e të cilave gjenden dhe në duart tona. Në këtë qytetërim katërqindvjeçar, gjendeshin shumë historianë dhe jetëshkrues, të cilët punuan nën kontrollin dhe vëzhgimin  shtetit emeuit. Këtu mund të sjellim si shembull, Ibn Haldunin, autorin e veprës së njohur me titull: “Mukaddime” (Parathënia).

“Ibn Halduni në veprën e tij të mësipërme, shënon hadithë të kundërt, me atë të kryengritjes dhe masakrimit mizor të Imam Husejnit (p.m.t.). Këtu nuk mund të qëndrojmë pa përmendur, se kjo e fundit, me të vërtetë është, një dukuri e çuditshme dhe shqetësuese, për një historian, jetëshkrues, kronikan dhe sociolog i kalibrit të tij, i cili i ka shënuar ngjarjet e historisë islame, viti për vit, duke i renditur madje sipas rendit kronologjik”.

“Më pas, në veprën  tij me titull: “Mukaddime” (Parathënia), Ibn Halduni bën fjalë për dërgimin e Muslim Ibn Akilit, në qytetin irakian të Kufes, në vitin 60, 61 të mërgatës islame (viti 680, 681 sipas kalendarit gregorian), megjithatë këtu ndërpritet rrëfimi i tij, sepse më pas pllakoset në një heshtje varri. Ndërsa në dorëshkrimin e tij me titull: “Tarihu’l-Ibni’l-Halduni” (Historia e Ibn Haldunit), Ibn Halduni, fillimisht ka nisur, shtjellimin e kësaj ngjarjeje të dhimbshme, duke lënë më pas disa faqe të bardha, por më vonë ngurroi, në vijimin e shtjellimit të ngjarjes, sepse ishte i frikësuar dhe i lëkundur”.

“Ndërsa më vonë Ibn Halduni, parapëlqeu të linte sqarimin e kësaj çështjeje në heshtje, pa patur guximin që t’i shkonte deri në fund kësaj të fundit, prandaj e la ashtu siç ishte, fletë të bardha, duke mos shkruar asgjë më shumë. Më pas kur rinisi shkrimin e veprës së tij, ai e nisi shkrimin e  historisë islame, shumë vite, madje shumë shekuj më vonë, pas ndodhjes së ngjarjes së dhimbshme, të ndodhur në Ditën e Ashures, përkatësisht në epokën e abbasitëve. Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur faktin, se Ibn Halduni nuk ka shkruar, shënuar dhe përcjellur asnjë hadith, i cili ka të bëjë më kryengritjen e Imam Husejnit (p.m.t.)”.

“Tani theksjojmë se Ibn Halduni, ishte një dijetar mençur dhe i zgjuar, i cili bëri zgjedhjen e duhur, në çastin dhe vendin e duhur, pra në njërën anë, ai nuk i shkroi, të vërtetat e pamohueshme, mbi këtë ngjarje të dhimbshme, sepse e dinte shumë mirë, se do të gjykohej dhe do të dënohej, ndërsa në anën tjetër, nëse ai do të kishte shtrembëruar këto të vërteta, ai do të kishtë humbur reputacionin e madh dhe do të paragjykohej për keq nga historia, koha dhe bashkësia muslimane pasardhëse. Kjo është arsyeja kryesore, se përse ai parapëlqeu, heshtjen e varrit, në vend të trajstimit të kësaj çështjeje. Megjithatë Ibn Halduni, nuk ngurroi që në veprën e tij me titull: “Mukkadime” (Parathënia), të kryente një analizë të gabuar, të ngjarjes së dhimbshme, të Ditës së Ashures, sipas shtrembërimeve dhe tjetërsimeve të dirigjuara të emeuitëve”.

“Një tjetër emër i rëndësishëm, i cili është orvatur ditë e natë, në shpikjen dhe shënimin e hadithëv të pabazar, të paqenë dhe rë rremë, në dobi të udhëheqësve despotë dhe tiranë emeuitë, është dhe autori i veprës me titull: “Auasim Mine’l-Kauasimi” (Kryeqytetët e të Betuarve), Ebu Bekr Ibn Arabiu. Tani lërmëni t’iu vë në dijeni, të faktit se ky i fundit njihej, me ofiqin “nasibi” (armik i Ehli Bejtit) dhe ishte një fanatik i egër dhe ektremist, nën urdhrat e udhëheqjes emeuite”.

“Në veprën e tij me titull: “Auasim Mine’l-Kauasimi” (Kryeqytetët e të Betuarve), Ebu Bekr Ibn Arabiu, në vend të vrasësit, Jezid Ibn Muauijes, ka qortuar rëndë, të vrarin Imam Husejnin (p.m.t.), duke përdorur fjalë me të vërtetë, ofenduese, sharëse, përçmuese dhe përbuzëse, kundrejt tij. Madje Eb Bekr Ibn Arabiu, ka mbajtur një qëndrim tejet të skajshëm, sa dhe vetë Ibn Halduni nuk ka mundur të fshehë çudinë dhe habinë e madhe, ndaj këtij të fundit, sepse për hir të së vërtetës, duhet të kumtojmë se Ibn Halduni, ishte pak më i ditur, në fushën e historisë islame se, sa Ebu Bekr Ibn Arabiu”.

“Në veprën e tij me titull: “Mukaddime” (Parathënia), Ibn Halduni sqaron në mënyrë të tërthortë, se thënia e Ebu Bekr Ibn Arabiut: “Husejn Ibn Aliu (p.m.t.), u vra nga shpata e gjyshit të tij (Muhammedit (p.q.m.t.), është tërësisht e pabazuar, e paqënë dhe e rremë”. “Kuptohet që nuk është shprehur saktësisht, në këtë mënyrë, por nga shpjegimi i hollësishëm i Ibn Haldunit, arrijmënë në këtë përfundim. Gjithashtu udhëheqësit despotë dhe tiranë emeuitë, kanë bërë gjithçka që kanë mundur, për ndalimin e leximit e Husejnijjes, “poezisë në lidhje më rënien dëshmor të Imam Husejnit (p.m.t.)”, në asnjë qytet andaluzian (spanjoll dhe portugez), si në Barsheluna “Barcelona”, Falensija “Valencia”, Grinada “Granada”, Lisbuna “Lisbona”, Saragusa “Zaragoza”, Siuilja “Sevilja”, Tulejtula “Toledoja” dhe Saragusa “Zaragoza” etj. Ja pra ky ishte qëndrimi dhe versioni i nterpretimit të dijetarëve emeuitë, të cilët u lindën dhe u rritën, në pllajën andaluziane, në Gadishullin Iberik (Spanjë dhe Portugali)”. (10)

b. Versioni Abbasit i Ngjares së Dhimbshme të Ditës së Ashures

“Versioni i dytë, në lidhje me vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.), është ai abbasit, por duke u nisur nga fakti se, është versioni më i gjatë nga të tre, ne do t’i biem shkurt, duke i bërë një përmbledhje. Ashtu siç e cekëm dhe me lart, udhëheqësit abbasitë, pasi morën në zotërim, udhëheqjen islame nga duart e emeuitëve, u orvatën më të tërë mënyrat, që ta rishkruanin historinë, ashtu siç do t’i kishte hije dhe ashtu siç i pëlqente atyre. Udhëheqësit abbasitë, nuk humbën aspak kohë, në shtrembërimin dhe tjetërsimin e ngjarjes se dhimbshme, të Ditës së Ashures”.

“Gjurmët e abbasitëve, rreth ngjarjes së dhimbshme, të Ditës së Ashures, mund t’i shikojmë lehtësisht, gjatë shfletimit të veprës me titull: “Tarihu’t-Taberi” (Historia e Taberiut), e Imam Taberiut. Në këtë vepër, Imam Taberiu ka përshkruar, ngjarjen e dhimbshme, të Ditës së Ashures, duke kopjuar fije për pe, versionin e veprës me titull: “Maktelu’l-Husejni” (Vrasja e Husejnit), e Ebu Mihnefit, e cila ka ndihmuar dhe në zyrtarizimin, e dinastisë së abbasitëve”.

“Kur marrim në dorë dhe shfletojmë, veprën e mësipërme, vërejmë se hadithët e shënuar në këtë të fundit, janë të ngjyrosur, me ngjyrën e politikës së kësaj dinasite. Gjatë leximit të veprës në fjalë, na del përpara syve, se si themeluesi i kësaj dinastie, përkatësisht Abdullah Ibn Abbasi, cilësohet si një njeri i mençur, i zgjuar, me horizont të gjërë dhe largpamës, i cili kishte aftësi për parashikimin e të ardhmes, madje dhe ngjarjen e dhimbshme, të Ditës së Ashures”.

“Ndërsa Husejn Ibn Aliu (p.m.t.), cilsohet si një beimtar i përkushtuar musliman, besnik, i drejtë i ndershëm, me një zemër të pastër, i sinqertë dhe naiv, i cili mendon se të tërë njerëzit, janë të drejtë dhe të ndershëm si ai dhe se nuk gënjejnë. Duke u nisur nga naiviteti i tij, Husejn Ibn Aliu (p.m.t.), gënjehet dhe mashtrohet lehtësisht, nga irakianët e Kufes dhe pasi i beson verbërisht atyre, shkon në qytetin tjetër irakian të Kerbelasë, ku dhe bie dëshmor. Pra ashtu siç mund të shihet dukshëm dhe qartë roli i Abdullah Ibn Abbasit, është zmadhuar dhe tepruar, në ngjarjen e Ditës së Ashures”.

“Sërish duke u mbështetur, në veprën “Tarihu’t-Taberi (Historia e Taberiut), e Imam Taberiut, arrijmë në përfundimin, se Abdullah Ibn Abbasi, duket si një njeri shpirtmadh e zemërgjërë, i cili e ka këshilluar dhe paralajmëruar, disa herë Imam Husejnin (p.m.t.) duke i thënë: “Mos shko në këtë rrugë sepse do të vritesh!”

“Megjithatë Imam Husejni (p.m.t.), nuk i dëgjoi fjalët e Ibn Abbasit dhe u nis për rrugë derisa u ndal, kur të bërtiturat e të miturve, arritën kulmin në Ditën e Ashures. Në të cilën lebetitjet dhe lemzat e fëmijëvë arrijnë kulmin më as ndalet dhe të lutet: “Allahu (k.m.t.) e ruajjtë Ibn Abbasin! Me të vërtetë ka thënë të vërtetën!” Ai më kishte paralajmër disa herë, që nëse do të shkoja patjetër, duhet të shkoja i vetëm dhe të mos merrja dhe familjen në qafë! Por unë nuk i dëgjova fjalët e tij!” “Pra në këtë vepër, gjenden shumë hadithë, të cilët pretendojnë se Imam Husejni (p.m.t.), i ka vërtetuar me gojën e tij, parashikimet e Abdullah Ibn Abbasit dhe se ai nuk ua kishte vënë veshin, fjalëve të këtij të fundit”. (11)

“Ndërsa tani duam, që të kalojmë në një hadith tjetër, rishtas nga Imam Taberiu, në të cilin do të bëhet e njohur, se si është ndikuar nga dinastia abbasite. Në veprën e tij me titull: “Tarihu’t-Taberi” (Historia e Taberiut), Imam Taberiu shkruan se në vitin 203 të mërgatës islame (viti 818 sipas kalendarit gregorian), imami i tetë i pafajshëm i Ehli Bejtit (p.m.t.), pikërisht Imam Ali Ridai, kishte ndërruar jetë nga helmimi. Sipas Imam Taberiut, arsyeja kryesore, e vdekjes së Imam Ali Ridait (p.m.t.), ishte se ky i fundit, kishte ngrënë aq shumë rrush, së bashku me njërin nga udhëheqësit abbasitë të asaj epoke, derisa ishte sëmurur dhe kishte vdekur”. (12)

“Ashtu siç shihet haptazi dhe qartazi, Imam Taberiu pa shënuar dhe përcjellur, asnjë hadith tjetër, e ka lidhur vdekjen e Imam Ali Ridait (p.m.t.), me ngrënien e tepërt të rrushit, me sëmundjen dhe vdekjen e tij”.

c. Versioni i Aleuit i Ngjarjes së Dhimbshme të Ditës së Ashures

“Ndërsa tani, pas përmendjes së dy versioneve të lartpëmendura, atij emeuit dhe atij abbasit, do të kalojmë në versionin e tretë dhe të fundit, pra do të kalojmë në versionin aleuit, të ngjarjes së dhimbshme, të Ditës së Ashures. Por fatkeqësisht, ky version është zhdukur, pas rënies dëshmor të Imam Husejnit (p.m.t.) dhe anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.). Ky version është zhdukur qëllimisht, nga udhëhqeqësit emeuië dhe abbasitë, me synimin e ndalimit të mbërritjes, të përmbajtjes së këtij versioni, në duart tona, në ditët e sotme. Tani lërmëni t’iu citojmë, se gjendeshin mbi njëzet shkrime, të cilat bënin fjalë, për vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.), përpara veprës me titull: “Luhuf” (Vajtimi), së Ibn Tausit. Por për fat të keq, asnjëra nja këto shkrime, nuk ka mbërritur në ditët tona”.

“Tani vlen për t’u përmendur fakti, se autori i parë, i veprës së parë me titull: “Maktelu’l-Husejni” (Vrasja e Husejnit), është Esbag Ibn Nubate. Pas tij nxënësit e dalluar të imamit të pestë të pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.), Imam Muhammed Bakirit (m.m.t.) dhe imamit të gjashtë, Imam Xhafer Sadikut (m.m.t.), vijuan shkrimin e veprave të tjera me të njëjtin titull. Madje edhe Shejh Saduku, Shejh Tusiu, Imam Jakubiu dhe Shejh Mufidi, kanë shkruar vepra me titullin: “Maktelu’l-Husejni” (Vrasja e Husejnit). Por sërish fatkeqësisht, asnjëra nga këto vepra, nuk ia doli mbanë që t’i mbijetonte, dhunës së egër dhe ekstremiste, të udhëheqësve emueitë dhe abbasitë”.

“Ne pas shumë punimesh dhe orvatjesh, arritëm që të risillnim të plotë, vetëm veprën me titull: “Maktelu’l-Husejni be Riuajeti Shejh Saduk” (Vrasja e Husejnit, Sipas Transmetimit të Shejh Sadukut), e Shejh Sadukut. Ne gjithashtu mundësuam, që në këtë vepër të rëndësishme, t’i kushtonim vëmendjen e duhur, dyqind hadithëve të vërtetë, të shënuar dhe të përcjellur, nga imami i katërt i pafajshëm i Ehli Bejtit (p.m.t.), Imam Ali Zejnulabdiddinit (m.m.t.) dhe imamëve të tjerë të pafajshëm, të cilët përshkruajnë, për rënien dëshmor, të Imam Husejnit (p.m.t.), si dhe të ngjarjes e dhimbshme të Ditës së Ashures. Me që ra fjala, ne ende po vijojmë punimet, për mbledhjen dhe shënimin e tërësisë së hadithëve të vërtetë, të shënuar dhe përcjellur, nga burimet dhe veprat aleuite”.

“Lërmëni t’iu citoj se, duke u mbështetur, në versionin aleuit, të ngjarjes së dhimbshme të Ditës së Ashures, gjenden të paktën dy, deri në pesëmbëdhjetë pika të ndryshme, krahasuar me dy versionet e sipërcituara. Megjithatë fatkeqësisht, duam të nënvizojmë faktin, se dhe në ditët tona, mund të shihen shumë qartë, gjurmët e ndikimit emeuit dhe abbasit, në kremtimet dhe organizimet në xhamitë e mëdha, teqetë, në leximin e Husejnijjes, “poezisë kushtuar rënies dëshmor, të Imam Husejnit (p.m.t.)”, madje dhe në organet masmediatike, gjatë muajve të shenjtë islamë të Muharremit dhe Seferit. Megjithatë versioni aleuit, është i metë, sepse përmbajtja e këtij versioni është zhdukur. Kjo është arsyeja kryesore, se përse akademikët, intelektualët dhe profesorët shiitë, i drejtohen versionit abbasit, më saktësisht veprës me titull: “Tarihu’t-Taberi” (Historia e Imam Taberiut), e Imam Taberiut. Madje këta të fundit, i drejtohen dhe veprës me titull: “Muruxhu’dh-Dhehebi” (Parathënia e Dhehebiut), e dijetar Mesudit, “Tarihu’l-Jakubi” (Historia e Jakubit), e Jakubit dhe “Irshadi” (Udhëzimi), e Shejh Mufidit”.

Ndryshimet Kryesore, Mes Tre Versioneve, të Ngjares së Dhimbshme, të Ditës së Ashures.

“Para së gjithash, pohojmë se ndryshimi më i madh, mes versionit aleuit dhe atij emeuit dhe abbasit, për sa i përket ngjarjes së dhimbshme, të Ditës së Ahures, është se sipas këtij versioni, vrasësit e vërtetë, të Imam Husejnit (p.m.t.), ishin ushtarët sirianë, të Damaskut. Tani do të sjellim disa shembuj, për të ilustruar këtë pohim:

a. “Burimi i parë, është vepra me titull: “Usulu’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftimit), e Imam Kulejnit, në të cilën shënohet se imami i gjashtë, i pafajshëm i Ehli Bejtit (p.m.t.), Imam Xhafer Sadiku (m.m.t.) ka rrëfyer: “Imam Husejni (p.m.t.) dhe bashkëkohësit e tij, u rrethuan në qytetin e Kerbelasë, në ditën e Tasuasë. Në të njëjtën ditë, Umer Ibn Sa’di, mblodhi ushtrinë siriane dhe u mburr me numrin e madh të kësaj ushtrie”. (13)

“Ja pra ashtu siç shihet hapur, sipas këtij hadithi, ishin ushtarët dhe kalorësit sirianë, të Damaskut, ata të cilët masakruan, Imam Husejnin (p.m.t.) dhe bashkëkohësit e tij”.

b. “Burimi i dytë është, vepra me titull: “Emal” (Veprat), e Shejh Sadukut, në të cilët shpjegohet: “Armiqtë e Allahut (l.m.t.), Sinan Ibn Enes Ijadi dhe Shimr Ibn Dhi’l-Xheushejn Amiri, kishin kërkuar dyluftim, me Imam Husejnin (p.m.t.), përpara ushtarëve sirianë, të Damaskut”. (14)

“Ndërsa sipas këtij hadithi, duket qartë, se ishin pikërisht Sinan Ibn Enes Amiri dhe Shimr Ibn Dhi’l-Xheushejn Amiri, ata të cilët kishin më tepër dëshirë, për të masakruar Imam Husejnin (p.m.t.)

c. “Burimi i tretë është, përsëri vepra me titull: “Emal” (Veprat), e Shejh Sadukut, në të cilën përshkruhet: “Me të vërtetë bijtë e Umejjes “emeuitët”, sirianët e Damaskut dhe ndihmësit e tyre, pas masakrimit të Husejn Ibn Aliut (p.m.t.), e shpallën ditë feste këtë ditë dhe madje flijuan shtazë, me synimin e përmbushjes së agjërimit të falenderimit”. (15)

ç. “Burimi i katërt është, Ibn Sa’di, shkruesi i Uakidiut, i cili shkruan: “Në Ditën e Ashures njëri nga ushtarët sirianë, pasi iu afrua të birit të Husejn Ibn Aliut (p.m.t.), Ali Ekberit i kumtoi: “Ti ke lidhje farefisnore me Jezid Ibn Muajijen, sepse nëna jote, është nga farefisi i të bijve të Umejjes “emeuite”. Për këtë arsye ne do të sigurojmë, ndarjen dhe largimin tënd, nga yt atë Husejn Ibn Aliu (p.m.t.), për të shkuar në vendin që dëshiron”. (16)

“Duke u mbështetur, në hadithin e lartpërmendur, arrijmë në përfundimin se, propozimi i ushtarit sirian, drejtuar Ali Ekberit, për largimin nga i ati, dërgimin në vendin e dëshiruar dhe shpëtimin e jetës së tij, u bë në qytetin irakian të Kerbelasë. Shembulli më i qartë, nga këta katër shembuj, është padyshim ai i pari i Imam Kulejnit, për të cilin Fet’hali Kazuini ka shpjeguar: “Duke u nisur nga hadithi i sipërcituar, theksojmë se ushtarët sirianë, të ardhur nga kryeqyteti sirian i Damaskut, ishin mbledhur, me qëllimin e luftimit, kundër ushtrisë së Imam Husejnit (p.m.t.), në qytetin irakian të Kerbelasë. Për më tepër, në ditën e nesërme, menjëherë pas rënies deshmor të Muslim Ibn Akilit, me dhjetra ushtarë të tjerë sirianë, kishin mbërriur sërish në këtë qytet. Kjo e vërtetë e pamohueshme, kalon dhe në veprën e njohur me titull: “Tarihu’t-Taberi” (Historia e Taberiut), e Imam Taberiut dhe historianëve dhe kronikanëve të tjerë”.

“I ndjeri dijetar Fet’hali Kazuiniu shton: “Ai i cili, mohon praninë e ushtarëve sirianë, në qytetin irakian të Kerbelasë, nuk e njeh aspak historinë. (17)

“Si rrjedhojë, në veprën e tij me titull: “Menakib” (Rrëfenjat), Ibn Sherahshubiu citon: “Armiku i Allahut (f.m.t.), Shimr Ibn Dhi’l-Xheushejni, në ngjarjen e dhimbshme, të Ditës së Ashures, ishte komandanti i ushtrisë siriane, të përbërë prej katërmbëdhjetëmijë vetë”. (18)

“Madje në veprat e shquara me titull: “Maktelu’l-Husejni” (Vrasja e Husejnit), vlen për t’u përmendur fakti kokëfortë, se Kasim Ibn Hasani (p.m.t.), ishte ndeshur trup me trup, me një sirian të quajtur Erzak”.

“Gjithashtu në veprën e tij me titull: “Menakib” (Rrëfenjat), Ibn Sherahshubiu vijon: “Në Ditën e Ashures, nipi i Husejn Ibn Aliut (p.m.t.), Kasim Ibn Hasani (p.m.t.), u përlesh trup me trup me një sirian. Kur ky i fundit, e pa veten ngushtë, sepse Kasim Ibn Hasani (p.m.t.), po e vinte përfundi, atëherë i frikësuar, kërkoi ndihmë duke bërtitur, me sa zë kishte në kokë: “Ndihmomëni sepse Husejn Ibn Aliu (p.m.t.) po vjen!” “Disa ushtarë ushtarë sirianë, nën komandën e Umer Ibn Sa’dit, sapo e dëgjuan këtë thirrje, vrapuan kundrejt tij, për ta shpëtuar nga duart e Husejn Ibn Alit (p.m.t.)”. (19)

“Ndërsa tani pas paraqitjes, së disa nga argumentët, hadithët, faktet kokëfortë dhe të vërtetat e pamohueshme, e ndiejmë si një detyrë morale dhe të ndërgjies sonë, vënien në dijeni të lexuesve tanë të dashur dhe ndjekësvë tanë të nderuar të faktit kokëfortë, se si udhëheqësit kriminelë dhe mizorë, të dinastisë së bijve të Umejjes “emeuitët” dhe asaj të bijve të Abbasit “abbasitët”, janë orvatur lart e poshtë, ditë e natë, duke përdorur, të tëra mënyrat dhe mjetet, me synimin e nxirjes së figurës heroike, të irakianëve të Kufes dhe atyre të Kerbelasë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, sepse shpatat e irakianëve, veçanërisht ato të qytetarëve të Kufes dhe të Kerbelasë, ishin gjithmonë të zhveshura dhe të kundërvena, kundër këtyre udhëheqësve despotë dhe tiranë!”

“Tani lërmëni t’iu shpjegoj se, qytetarët e Kufes dhe të Kerbelasë, asnjëherë nuk reshtën së ngrituri krye, kundër dinastisë emeuite dhe më pas asaj abbasite. Këtu nuk mund të lëmë, pa iu rukujtuar të vërtetën e pamohueshme, se pas ngjajes së dhimbshme, të Ditës së Ashures, në qytetin irakian të Kufes, nisi organizimi i të ashtuquajturëve teuuabijjin “të penduarve”, të cilët vijuan deri në kryengritjen e përgjithshme, të bijve të Hasanit (p.m.t.) “hasanitëve”, kundër udhëheqësve kriminelë dhe vrasës abbasitë”.

“Kjo ishte dhe arsyja kryesore, se përse aventura e shpikjes dhe faurimit, të hadithëve të rremë në kurriz të irakianëve të Kufes, zuri fill në pallatin mbretëror, të Muauije Ibn Ebi Sufjanit dhe vijoi dhe në pallatët mbretërore, të dinastisë se abbasitëve. Asyeja ishte e thjeshtë, irakianët e Kufes gjithmonë, ishin të nënçmuar dhe të përçmuar, në sytë e këtyre udhëheqësve dhe si të tillë gjithmonë, vuajtën pasoja të papërfytyrueshme, sepse në fund të fundit, si të vrarët në ngjarjen e dhimbshme, të Ditës së Ashures, si kryengritësit zejditë “ndjekësit e Zejd Ibn Erkamit”, si dhe të vrarët e ngjarjes së dhimbshme, të Fehut ishin irakianët  e Kufes”.

“Këtu mund të përmendim dhe hadithin e rremë, i cili i faturohet Imam Aliut (p.m.t.), nga ana e udhëheqësve emeuitë, i cili ëshë si vijon: “O ju burrecët e Kufes, të cilët nuk u bëtë kurrë burra!” Hadithi në fjalë, kalon në veprën me titull: “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë), e Sejjid Radiut”.

“Megjithatë ne e ndiejmë, si detyrë të moralit dhe ndërgjegjies sonë, të sqarojmë së Imam Aliu (p.m.t.), me këto fjalë iu është drejtuar gjithmonë, harixhitëve “përjashtuesve” dhe uthmanitëve “ndjekësve të Uthaman Ibn Affanit”. E themi këtë sepse, nëse i sjellim së bashku, të tërë hadithët e Imam Aliut (p.m.t.), së bashku me ata të imamëvë të tjërë të pafajshëm të Ehli Bejtit (p.m.t.), do të arrijmë në përfundimin se këta të fundit, i kanë lavdëruar irakianët e Kufes”.

“Si rrjedhojë, përballë këtij lumi të madh, hadithësh të vërtetë, përmbajtja e të cilëve, është kaq e pasur, më shprehje dhe thënie lavdëruese, për irakianët e Kufes, themi se hadithët  e rremë, të shpikur nga udhëheqësit abbasitë dhe emeuitë, mbete tërësisht në hije. Këtu vlen të përmendet, fjalimi i jazhtëzakonshëm, i së bijës së nderuar, të Muhammedit (p.q.m.t.), Zejnebe Bint Muhammedit, i cili ëshë si vijon: “Ashtu siç Krijuesi i Gjithësisë, Allahu (k.m.t.) zgjodhi, qytetin e bekuar arab të Mekkës së Nderuar, ashtu siç i dërguari i Tij, Muhammedi (p.m.t.), zgjodhi qytetin tjetër arab të Medinës së Ndriçuar, ashtu dhe prijësi i katërt, i bashkësisë muslimane, Imam Aliu (p.m.t.), zgjodhi qytetin irakian të Kufes”. (20)

“Themi se përballë këtyre hadithëve të vërtetë, me zinxhirë transmetimi të vërtëtë, errësojnë plotësisht hadithët e shpikur, nga emeuitët dhe abbasitët. Për hir të së vërtetës, shtojmë se orvatjet e tyre të dështuara, për të hedhur mbi supet, e irakianëve të Kufes, fajin e vrasjes së Imam Husejnit (p.m.t.), dështuan tërësisht, sepse në fillim irakianët e Kufes, u frikësuan nga udhëheqja e despotëve dhe tiranëve emeuitë dhe abbasitë, kështu që dashje pa dashje, i dhanë guxim armiqve të Imam Aliut (p.m.t.) dhe më pas dhe Imam Husejnit (p.m.t.), ndonëse përbënin vetëm një pakicë të këtj qyteti. Por më pas, irakianët e Kufes dhe të Kerbelasë, e kuptuan gabimin e tyre, u penduan sinqerisht tek Allahu (l.m.t.), e mblodhën vetveten dhe luftuan të paepur, si luanë me kryengritje të njëpasnjëshme, derisa ranë dëshmorë, epope të cilat, janë shkruar me shkronja të arta, në faqet e historisë”.

Vlerësimi Fundit

“Besoj se tanimë, në fund të kryeartikullit tonë, jam mëse i bindur se lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, e kanë kuptuar tanimë, se pseudoijetari uehhabist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijje është orvatur në cilësimin si të pafajshëm, duke i çliruar nga përgjegjësia e vrasjes së Imam Aliut (p.m.t.) dhe më pas Imam Husejnit (p.m.t.), udhëheqësit emeuitë, por ka dështuar”.

“Madje në veprën e tij me titull: “Rasu’l-Husejni” (Koka e Husejnit), Ibn Tejmijje, pa iu skuqur dhe pa iu zverdhur fytyra aspak, aludon se të bijtë e Umejjes “emeuitët”, nuk kanë vrarë asnjë bir të Hashimit “hashimit”. Gjithashtu Ibn Tejmijje, me të njëjtin arsyetim të çalë dhe të metë, është orvatur në cilësimin si i pafjashëm, duke e shfajësuar nga të tëra krimet mizore, përbindëshin emeuit, Haxhaxh Ibn Jusuf Thekafiun, por kur vjen puna, për të përshkruar kryengrjen, e Zejd Ibn Aliut (p.m.t.), atëherë ai shpërthen duke u shndërruar, në një bishë të egër dhe të tërbuar, e cila derdh vetëm helm e vrer kundër tij!” (21)

“Megjithatë pseudodijetari uehhabist, me qasje emeuiste, i cili ka dhe ofiqin nasibi “armiku i Ehli Bejtit”, Ibn Tejmijje jo vetëm që ka mohuar, rolin kyç dhe thelbësor, të bijve të Umejjes “emeuitëve”, në vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.), por ka mohuar dhe rolin aktiv, të ushtrisë siriane të Damaskut, sepse në rast të kundërt, do të lëkundej besimi i tij i patundur, në drejtësinë  e bashkëkohësve, ndjekësve dhe ndjekësve të ndjekësve të Muhammedit (p.q.m.t.)”.

“Kjo do të nënkuptonte akuzimin dhe fajësimin, e drejtpërdrejtë të despotit, Jezid Ibn Muauije, gjë që do të nënkuptonte dhe akuzimin e drejtëprejtë, të uzurpuesit të udhehëqjes islame, Muauije Ibn Ebi Sufjanit, nga duatr e Imam Aliut (p.m.t.). Ja pra që të mos shkojë puna deri këtu, Ibn Tejmijje, ka parapëlqyer mbrojtjen e të tërë emeuitëve, duke i shfajësuar. Për më tepër, pseudodijetari uehhabist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijje nuk e ka lënë me kaq, por ka shkuar aq larg, sa i ka cilësuar si të pafajshëm, si Jezid Ibn Muauijen, si të atin e tij, Muaiuje Ibn Ebi Sufjanin dhe të tërë bijtë e Umejjes dhe Meruanit (të tërë emeuitët në përgjithësi), duke ia faturuar përgjegjësinë e vrasjes, së Imam Husejnit, mbi supet e irakianëve të Kufes”.

“Ndërsa tani në mbyllje të kryeartikullit tonë, pohojmë me bindje të pltë se, kjo është një qasje e pamëshirshme, e cila as mbështetet dhe as pëpruthet fare, me të vërtetat e pamohueshme historike. Sipas versionit aleuit, arrijmë në përfundimin, se vrasësit e vërtetë, të Imam Husejnit (p.m.t.), në ngjarjen e dhimbshme, të Ditës së Ashures, janë pikërisht bijtë e Umejjes “emeuitët” dhe sirianët e Damaskut. Kjo e vërtetë tanimë ka dalë në shesh, ndonëse këta të fundit janë orvatur, që t’ia hedhin fajin përsipër, duke ia faturuar padrejtësisht, besimtarëve shiitë vrajen e Imam Husejnit (p.m.t.). Megjithatë nëse vështrojmë me kujdes e me vëmendje dhe versionet emeuite dhe abbasite, do të arrijmë lehtësisht, në të njëtat të vërteta të pamohueshme fetare dhe historike”.

 

Burimet e Përgjithshme të Referuara Për Këtë Artikull:

1.      Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 2, fq. 241, 242; Ibn Tejmijje, “Uasijetu’l-Kubra” (Testamenti i Madh), fq. 54.

2.      Në Veprën Me Titull: “Tarihu’l-Imami’l-Husejni” (Historia e Imam Husejnit), vëll. 6, fq. 183-902, Gjenden Shumë Hadithë Historikë. Disa Nga Këta Burime Janë: Imam Taberiu, “Tarihu’t-Taberi” (Historia e Taberiut); Ibn Asimi, “Futuhu’l-Buldani” (Çlirimi i Qytetëve); Ibn Habbani, “Thikat” (Besueshmëria); Harezmi, “Maktelu’l-Imami’l-Husejni” (Vrasja e Imam Husejnit); Ibn Ethiri, “Kamil Fi’t-Tarihi” (Plotësimi i Historisë); Biruni, “Asaru’l-Bakijje” (Çështjet e Përjetshme); Himjeriu, “Kurbu’l-Esnadi” (Afrimiteti i Zinxhirëve të Transmetimit); Ibn Abdurabbihi, “Ikdul-Feridi” (Akti i Individit); Shejh Saduku, “Emal” (Veprat); Imam Taberiu, “Xhamiu’l-Bejani Fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani” (Përmbledhja e Shpjegimit në Komentimin e Kur’anit); Ibn Batriku, “Umde” (Mbështetja); Imam Beladhuri, “Ensabu’l-Eshrafi” (Farefiset më të Nderuara); Ibn Sa’di, “Tabakatu’l-Kubra” (Klasifikimi i Madh); Imam Dineueriu, “Ahbaru’t-Tiuali” (Lajmet e Gjata); Imam Jakubiu, “Tarihu’l-Jakubi” (Historia e Jakubit); Ebu Ferexh Isfahani, “Makatilu’t-Talibijjini” (Vrasjet e Kërkuesve); Zubejri, “Nesebu’l-Kurejshi” (Farefisi i Kurejshëve); Ibn Xheuziu, “Red Ala’l-Mutaassibi’l-Anidi” (Kundërshtimi i Fanatizmit Verbërues).

3.      Ibn Tejmijje, “Rasu’l-Husejni” (Koka e Husejnit), fq. 199.

4.      Ibn Tejmijje, “Rasu’l-Husejni” (Koka e Husejnit), fq. 205, 206, 207.

5.      Ibn Tejmijje, “Xhamiu’l-Mesaili” (Përmbledhja e Çështjeve), Përmbledhja e Katërt, fq. 93.

6.      Ibn Tejmijje, “Rasu’l-Husejni” (Koka e Husejnit), fq. 207; Ibn Tejmijje, “Dairetu’l-Mearifi’l-Budurgi’l-Islami” (Kreu i Dijes së në Islam), vëll. 3, fq. 173.

7.      Imam Taberiu, “Tarihu’t-Taberi” (Historia e Taberiut), vëll. 8, fq. 412; Harezmi, “Maktelu’l-Imami’l-Husejni” (Vrasja e Imam Husejnit), fq. 240, 244.

8.      Imam Taberiu, “Tarihu’t-Taberi” (Historia e Taberiut), vëll. 5, fq. 435; Shej Mufidi, “Irshad” (Udhëzimi), vëll. 2, fq. 103.

9.      Muhammed Rida Hidajetpenahu, “Baztab Tefekkur Uthmani der Uakia Kerbela” (Roli i Meditimit të Uthmanitëve në Ngjarjen e Kerbelasë), fq. 65.

10.  Ju Lutemi Shfletoni Veprën me Titull: “Ashura Pejuhi” (Ngjarja e Ashures), fq. 170-176 dhe 202-220, e Muhammed Sihhati Serdurudit, Për të Mësuar Më Shumë Mbi Hadithët dhe Shtrembërimet, e Ibn Arabiut dhe Ibn Haldunit.

11.  Imam Taberiu, “Tarihu’t-Taberi” (Historia e Taberiut), vëll. 5, fq. 424; Për më Tepër Drejtohuni Veprës me Titull: “Makatilu’t-Talibijjini” (Vrasjet e Kërkuesve), e Ebu Ferexh Isfahanit, fq. 110.

12.  Imam Taberiu, “Tarihu’t-Taberi” (Historia e Taberiut), vëll. 9, fq. 92.

13.  Imam Kulejni, “Usulu’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftimit), fq. 1247, Hadithi Nr: 7.

14.  Muhammed Sihhati Serdurudi, “Maktelu’l-Husejni be Riuajeti Shejh Saduk” (Vrasja e Husejnit, Sipas Transmetimit të Shejh Sadukut), fq. 168.

15.  Shejh Saduku, “Emali” (Veprat), vëll. 667, Hadithi Nr: 1397.

16.  Ibn Sa’di, “Tabakatu’l-Kubra” (Klasifikimi i Madh), vëll. 6, fq. 439.

17.  Ibn Shehrashubiu, “Menakib Ali Ibn Ebi Talibi” (Rrëfenjat e Ali Ibn Ebi Talibit), vëll. 4, fq. 98.

18.  Fet’hali Kazuiniu, “Imam Husejni ue As’habuhu” (Imam Husejni dhe Bashkëkohësit Tij), vëll. 1, fq. 253, 254.

19.  Ibn Shehrashubiu, “Menakib Ali Ibn Ebi Talibi” (Rrëfenjat e Ali Ibn Ebi Talibit), vëll. 4, fq. 109.

20.  Ibn Kulauejhi, “Kamilu’z-Zijarati” (Plotësimi i Vizitave), fq. 30; Shejh Tusiu, “Tehdhibu’l-Ahkami” (Afrimi i i Gjykimeve), vëll 6, fq. 31-39; Shejh Hur Amiliu, “Uesailu’sh-Shia” (Ndërmjetësimet e Shiitëve), vëll. 10, fq. 282; Muhaddith Nuriu, “Mustedreku’l-Uesaili” (Perceptimi i Ndërmjetësimeve), vëll. 10, fq. 202-208; Sejjid Husejn Beraki Nexhefiu, “Tarihu’l-Kufe” (Historia e Kufes), fq. 80-90; Eshari Kummiu, “Tarihu’l-Kumi” (Historia e Kummit), fq. 266, 267.

21.  Ibn Tejmijje, “Rasu’l-Husejni” (Koka e Husejnit), fq 208.

 

Burimet e Përgjithshme të Referuara Për Këtë Artikull:

1.      Ebu Ferexh Isfahani, “Makatilu’t-Talibijjini” (Vrasjet e Kërkuesve), Botues Sejjid Ahmed Thekari, Bejrut, Liban, 1427.

2.      Ebu Xhafer Muhammed Ibn Xherir Taberiu, “Tarihu’t-Taberi” (Historia e Taberiut), Botues Muhammed Ebu Fadl Ibrahimi, Bejrut, Liban. 1967.

3.      Hasan Ibn Muhammed Ibn Hasan Eshari Kummiu, “Tarihu’l-Kumi” (Historia e Kummit), Përktheu në Persisht: “Taxhuddin Hasan Ibn Bahaudin Ali Ibn Hasan Kummiu, Botues: “Muhammed Rida Ensari Kummiu, Kum, Republika Islame Iraniane, 1385.

4.      Ibn Kulauejhi, “Kamilu’z-Zijarati” (Plotësimi i Vizitave), Vërtetues Dijetar Emini, Botues Gulamrida Irfanijani, Nexhef, Kari Irak, 1356.

5.      Ibn Shehrashub Mazenderaniu, “Menakib Ali Ibn Ebi Talibi” (Rrëfenjat e Ali Ibn Ebi Talibit), Botues Sejjid Hashim Resuli Muhalati, Kum, Republika Islame Iraniane, 1379.

6.      Ibn Tejmijje, “Xhamiu’l-Mesaili” (Përmbledhja e Çështjeve), Botues Muhammed Aziz Shemsiu, Bejrut, Liban, 1422.

7.      Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Bejrut, Liban.

8.      Ibn Tejmijje, “Rasu’l-Husejni” (Koka e Husejnit), Botues Sejjid Xhemiliu, Bejrut, Liban, 1408.

9.      Ibn Tejmijje, “Uasijetu’l-Kubra” (Testamenti i Madh), Botues Ajadullah Abdul’latif Ibrahimi, Bagdad, 1995.

10.  Mirza Husejn Nuri Tabersiu, “Mustedreku’l-Uesaili” (Perceptimi i Ndërmjetësimeve), Kum, Republika Islame Iraniane, 1407.

11.  Muhammed Ibn Jakub Kulejni, “Usulu’l-Kafi” (Metodologjia e Mjaftimit), Botues Ali Ekber Gaffariu, Teheran, Republika Islame Iraniane, 1365.

12.  Muhammed Rida Hidajetpenahu, “Baztab Tefekkur Uthmani der Uakia Kerbela” (Roli i Meditimit të Uthmanitëve në Ngjarjen e Kerbelasë), Kum, Republika Islame Iraniane, 1388.

13.  Muhammed Sihhati Serdurudiu, “Ashura Pejuhi be Rujkeuerdi be Tahrifu’sh-Shinasi, Tarihu’l-Imami’l-Husejni” (Ngjarja e Ashures Sipas Rujkeuerdiut dhe Ndryshimit të Shinasiut, Historia e Imam Husejnit), Kum, Republika Islame Iraniane, 1389.

14.  Muhammed Sihhati Serdurudiu, “Maktelu’l-Husejni be Riuajeti Shejh Saduk” (Vrasja e Husejnit, Sipas Transmetimit të Shejh Sadukut), Teheran, Republika Islame Iraniane, 1384.

15.  Muhammed Sihati Serdurudiu, “Shehid Fatih der Ajine Endishe” (Dëshmori Çlirues i së Njëjtës Shqetësim), Kum, Republika Islame Iraniane, 1381.

16.  Muuaffak Ibn Ahmed Harezmiu, “Maktelu’l-Husejni” (Vrasja e Husejnit), Botues Muhammed Semauiu, Kum, Republika Islame Iraniane, 1948.

17.  Sejjid Husej Beraki Nexhefiu, “Tarihu’l-Kufe” (Historia e Kufes), Përktheu në Persisht Said Radrahimi, Meshhed 1388.

18.  Sejjid Radiu, “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë), Përktheu në Persisht Muhammed Sihhati Serdurudiu, Kum, Republika Islame Iraniane, 1391.

19.  Shejh Hur Amiliu, “Uesailu’sh-Shia” (Ndërmjetësimet e Shiitëve), Botues Abdurrahim Rabbani Shiraziu, Teheran, Republika Islame Iraniane, 1403.

20.  Shejh Mufidi, “Emali” (Veprat), Botues Ali Ekber Gaffari Husejn Ustadh Ueliu, Kum, Republika Islame Iraniane, 1418.

21.  Shejh Mufidi, “Irshadi Fi’l-Mearifeti’l-Huxhxhetullahi Ala’l-Ibadi” (Udhëzimi i Dijes së Argumentëve të Allahut Mbi Robërit), Kum, Repblika Islame Iraniane, 1416.

22.  Shejh Tusiu, “Tehdhibu’l-Ahkami” (Afrimi i Gjykimeve), Bejrut, Liban, 1401.

23.  Tarihu’l-Imami’l-Husejni” (Historia e Imam Husejnit), Teheran, Republika Islame Iraniane, 1387.

 

Sqarime të Nevojshme:

 

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(m.m.t.) - mëshira mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

 

“Ky Kryeartikull me Titull: “Tahrife Ibn Tejmijje ez Uakia Ashure” (Shtrembërimet e Ibn Tejmijjes Për Ngjarjen e Ashures), Është Shkëputur Nga Revista e Teologjike me Titull: “Siraxhu’l-Muniri” (Udha e Ndriçuar), Numri 7, 8, (viti i botimit 1391 sipas kalendarit të mërgatës islame / viti 1971 sipas kalendarit gregorian), Pajid, Dhimmistan, Republika Islame Iraniane”.