Në Iran fillon zbatimi i vizës E

Publikuar në Nën. 25, 2018, 4:04 a.m.

Me metodën e filluar në Iran, turistët do të kenë mundësi ta vizitojnë vendin më me lehtësi.

Kryetari i Organizatës Kulturore të Trashëgimisë, Artizanatit dhe Turizmit të Iranit, Ali Asgar Munisan tha se turistët e huaj që do të vizitojnë Iranin nuk do të vendosin më etiketa dhe pulla në pasaportat e tyre. Ai njoftoi se turistët e huaj tashmë do të kenë mundësi të hyjnë në Iran me vizë elektronike të marrë në aeroport.

Munisan u shpreh se me metodën e filluar dje, do të lehtësohet udhëtimi për në Iran dhe do të përshpejtohen procedurat administrative, si dhe shtoi se shpreson se kjo metodë do të ketë një ndikim të madh në rritjen e numrit të turistëve.

Me ligjin e sjellur më parë, presidenti i SHBA-së Donald Trump kishte futur kufizime të vizave për turistët që udhëtojnë nëpër disa vende, përfshirë edhe Iranin.

Thuhet se me këtë lëvizje të re, qeveria e Teheranit synon të lehtësoj procedurat e turistëve që udhëtojnë për në Iran.

 

https://e_visa.mfa.ir/en/



Burimi : Sputnik News