Mësimet E Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi I Gjashtëdhjetë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Tet. 16, 2018, 1:31 a.m.

Ai do t’u japë miqve të tij ujë nga bazeni i Keutherit. Atëherë ujëdhënësi është i nderuari Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.). Ai do të largojë armiqtë e tij nga bazeni...

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

Ndjekës të nderuar ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju. Ja ku jemi sërish me ju në programin tonë të ri me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuiije” (Shfaqja e Imam Mehdiut) nga studiot e televizionit Keuther në Kum. Duke qenë se programi ynë po rastis me ditën në të cilën Imam Mehdiu (p.m.t.) është kurorëzuar me kurorën e imametit (prijësisë) ne duam t’iu urojmë “qoftë e bekuar dita juaj”. Gjithashtu në këtë ditë është përvjetori i vdekjes së Imam Hasan Askeriut (p.m.t.), i cili është imami i njëmbëdhjetë i Ehli Bejtit. Sërish në ditën e sotme ndonëse Imam Mehdiu (p.m.t.) ndonëse duke qëndruar në një gjendje të fshehtë ai është bërë imami i muslimanëve. Duam t’i urojmë mirëseardhjen Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hajdarit. Si fillim ju urojmë për ditën tuaj. Me këtë rast do t’iu vëmë veshin sqarimeve tuaja.

I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Para së gjithash dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij të Pastër dhe e shpejtoftë shfaqjen e tyre!

Ne kemi me qindra vite që jetojmë nën prijësinë, kujdestarinë dhe qeverisjen e imamit të dymbëdhjetë të Ehi Bejtit. Ne i lutemi Allahut të Madhëruar që të na dhurojë mirësi mbi pikën që të na bëjë nga ushtarët e tij, ndihmësit e tij dhe nga ata atë cilët bëjnë përgatitje për të.

Sepse besimi në shfaqjen e Imam Mehdiut (p.m.t.) është i themeluar mbi këtë përbërje. Ne kemi përsëritur me dhjetra herë se shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.) është mbështetur mbi tri shtylla.

Shtylla e parë: Prania e një ligji hyjnor. Ligji dhe rendi hyjnor janë vënë në jetë me zbritjen e Islamit dhe Kur’anit. Në këtë çast ligji hyjnor gjendet në duart tona.

Shtylla e dytë: Prania e qeverisjes hyjnore dhe imamit të cilët punojnë në vënien në zbatim të vërtetës së jetës së këtij ligji dhe rendi hyjnor. Ne besojmë se kjo është fshehur në mbarë botën në kuptimin e plotë të fjalës në praninë e “Bakijetullahut” (Allahut të Përjetshëm).

Shtylla e tretë: Prania e elementeve të lidhjes shoqërore dhe e atyre të cilët kanë marrë përsipër vënien në zbatim të këtij rendi hyjnor... Kjo shtyllë nuk është vënë në jetë deri më tani. Si rrjedhojë kjo duhet që të ndodhë. Ne i mbështesim sqarimet tona në urdhrin hyjnor i cili kalon në Suren Hadid. Ne kur i drejtohemi Sures Hadid vëmë re se Ai urdhëron si më poshtë: “Me të vërtetë Ne i kemi dërguar të dërguarit tanë me prova të qarta dhe Ne zbritëm për ata “Kitabin” (Librin) dhe “Mizanin” (Peshoren) që njerëzit të çojnë në vend drejtësinë. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka fuqi të madhe dhe dobi për njerëz. Këtë e bëmë për t’u bërë e ditur tek Allahu se ciliët janë ata të cilët e ndihmojnë Atë (udhën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. Nuk ka dyshim se Allahu është i fuqishëm, mbizotërues”. (Sure Hadid, Ajeti: 25)

Ashtu siç kuptohet nga ajeti të tërë të dërguarit janë dërguar me “bejjinat” (prova/argumente). Në në njëjtën mënyrë ajeti tregon se “Kitabi” (Libri) dhe “Mizani” (Peshorja) janë të dërguara nga ana e Allahut të Madhëruar. Gjëja e cila është patur për qëllim nga tërësia e këtyre lëvizjeve hyjnore është vendosja e drejtësisë. Pika e cila duhet patur kujdes është se në vend të pjesës “li jekumu’l-kista” (që të dërguarit të vendoin drejtësinë) ka shprehur thënien “li jekume’n-nasu bi’l-kisti” (që njerëzit të çojnë në vend drejtësinë). Domethënë ata të cilët do të çojnë në vend drejtësinë nuk janë të dërguarit por janë njerëzit. Atëherë themi se baza e tretë e lëvizjes së shfaqjes së Imam Mehdiut (p.m.t) është përgatitja e njerëzve për “ikametu/texhelu’l-adli’l-ilahi” (qëndrimin/shfaqjen e drejtësisë hyjnore). Njëra nga detyrat e njerëzve në epokën e “Gajbetu’l-Kubrasë” (Fshehjes së Madhe) është përgatitja e tyre dhe e shoqërive për “ikametu/texhelu’l-adli’l-ilahi” (qëndrimin/shfaqjen e drejtësisë hyjnore).

Ajo që ne kërkojmë dhe shpresojmë nga Allahu i Madhëruar në drejtimin e mendimit dhe besimit në këto programe është çuarja në vend të një funksioni bazik mbi pikën e shfaqjes së Imam Mehdiut (p.m.t.).

Prezantuesi: Zotëriu im, përgatitja e shfaqjes së natyrës së tij nuk mund të kufizohet vetëm me përhapjen në këndvështrimin e sasisë.

I ftuari: Sigurisht... Përgatitja e shfaqjes duhet të barttë dhe një përmasë kulturore.

Prezantuesi: Ajo duhet të jetë në një mënyrë kulturore dhe të shëndoshë. Pra edhepse muslimanët janë të shumtë në këndvështrimin e sasisë bëjmë të ditur se është jashtëzakonisht për të ardhur keq se Islami thelbësor dhe i vërtetë nuk vihet në zbatim në shoqëritë tona muslimane. Me sa duket ky dhe programi tjetër do të ngarkohen me funksionin dhe thirrjen e vënies në zbatim të Islamit thelbësor të Muhammedit. Nëse do Allahu këto programet tona do të shërbejnë si një detyrë e përgatitjes së shfaqjes së Imam Huxhxhetit (Argumentit) (p.m.t.).

Prezantuesi: Zotëriu im, le t’i kthehemi rishtas çështjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Ne kemi arritur në pjesën e gjashtëdhjetë të Hadithit Thekalejn. Cila ishte pika më e rëndësishme në të cilën kemi arritur në programet e kaluara?

I ftuari: Ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen se ne cituam se njëra nga pjesët më të rëndësishme të Hadithit Thekalejn e cila ka dalë në mënyrë të prerë nga gjuha e bekuar e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) e cila është : “ue innehuma len jefterika hatta jerida alejje’l-haudi” (dhe ata nuk do të ndhen nga njëri-tjetri derisa të më arrijnë mua në krye të bazenit). Ne i kemi marrë dhe i kemi hetuar një për një të tëra fjalët e kësaj pjese. Më pas ne i kemi paraqitur ato në një mënyrë e cila mund të ishte në përputhje me shkallën e programit.

Pika në të cilën kemi arritur ishte të shprehurit se ky hadith ose kjo pjesë e hadithit si fillim se Kur’ani me “Farefisin” ose të paktën se në mes të barasvlefshmit me Kur’anit as që bëhet fjalë në mënyrë absolute dhe kategorike për ndarjen e tyre nga njëri-tjetri. Ndonëse në mësimet e shkuara ne kemi argumentuar se “Farefisi” është i barasvlefshmi i Kur’anit disa njerëz ende mund të kumtojnë se i barasvefshmi i tij është Sunneti. Kjo çështje do të vijë në të ardhmen. Në fakt ne kemi shqyrtuar nëse Sunneti është apo nuk është i vërtetë. Megjithatë edhe për këtë çështje do të flasim në të ardhmen.

Kjo fjalë duke filluar që nga çasti kur ka dalë nga gjuha e bekuar e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.), deri në të ditën në të cilën Allahu i Madhëruar do t’ua trashëgojë sipërfaqen tokësore, atyre të cilëve gjenden mbi sipërfaqen tokësore përsëris se në mes të barasvlefshmit dhe Kur’anit as që bëhet kurrë fjalë për ndarjen e tyre nga njëri-tjetri. Madje kjo pandashmëri në mes të Kur’anit dhe të baravlefshmit të Kur’anit -që kjo ashtu siç është bërë e fiksuar është “Farefisi”- do të zgjasë dhe në dehjen e vdekjes, sepse dhe dehja e vdekjes është njëra nga ndalesat e parathënies së Kijametit. Kjo pandashmëri do të vazhdojë dhe në “botën e berzahut” (jetës së varrit). Dhe ata përpara tyre kanë një pengesë deri në ditën kur do të ringjallen”. (Sure Muminun, Ajeti: 100) Për më tepër kjo pandashmëri do të vijojë dhe në “Hashru’l-Ekberi” (Ringjalljes së Madhe) dhe në vendet/ndalesat e përcaktuara të Kijametit. Se cilat janë këto ndalesa është një çështje më vete. Atëherë kjo pandashmëri ashtu siç na ka lajmëruar dhe hadithi fisnik do të vazhdojë deri krye të bazenit.

Prezantuesi: Ja pra kjo përbën çastin e shkëputjes.

I ftuari: Ky është një çast ndarjeje i tillë kur tanimë jeta e kësaj bote, jeta e varrit dhe ringjallja e madhe kanë marrë fund. Ky është çasti në të cilin ne do të ringjallemi përjetësisht. Më tej ose do të hyjmë përjetësisht në Xhennet ose do të hyjmë përjetësisht në Xhehennem Allahu na ruajttë. Kjo pjesë e hadithit nënvizon në mënyrë të qartë këtë të vërtetë.

Ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen se në programin e mëparshëm ne kemi shqyrtuar çështjen e bazenit. Ne kemi folur për disa minuta në kornizën e kësaj çështjeje. Çfarë nënkuptohet me bazenin?

Ndjekësit e mi të nderuar pohoj se gjenden çështje të ndryshme në lidhje me bazenin. Kjo çështje ka përmasa të gjëra. Për sa kohë që do të na lejojë koha programit tonë unë do të mundohem që të lexoj disa fragmente.

Çështja e parë në kornizën e bazenit; Bazeni përbën njërin nga vendet më të rëndësishme të Ditës së Kijametit. Pra nëse ne do t’i numërojmë vendet e Ditës së Kijametit bazeni na del përpara nesh si njëra nga ndalesat.

Çështja e dytë; Përsërisim se bazeni i Keutherit është i ndryshëm nga lumi i Keutherit. Ashtu siç kemi bërë të ditur në programin paraardhës burimi i lumit i Keutherit është në Xhennet. Në këtë program do të përpiqemi që të sqarojmë lumin e Keutherit. Por një e dy degë të këtij lumi derdhen jashtë Xhennetit në bazenin i cili është emërtuar i bazeni i Keutherit. Atëherë ne nuk duhet që të ngatërrojmë bazenin e Keutherit me lumin e Keutherit. Bazeni i Keutherit është më vete, lumi i Keutherit është më vete. Që të dy kanë veçori të ndryshme.

Çështja e tretë; Përcaktoj se njëra nga të vërtetat e rëndësishme është dhe se në Ditën e Kijametit çdo i dërguar do të ketë bazenin e tij. Tani le të mos krijohet menjëherë përshtypja se bazeni i Keutherit është një bazen i cili u përket të tërë popujve. Çdo i dërguar do të ketë një bazen të veçantë. Por bazeni më i gjërë dhe në krye të të cilit do të vijnë më shumë njerëz nga të tëra bashkësitë është bazeni i Keutherit i Vulës së Lajmëtarëve ai i të nderuarit Muhammed (p.q.m.t.). Në këtë çështje gjenden përcjellje të pranuara dhe të vërteta të përcjellura nga ana e të dyja degët kryesore.

Miku im i dashur të trajtuarit një për një i këtyre çështjeve do të marrë një kohë mjaft të gjatë.

Çështja e katërt; Minberi i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) do të vendoset mbi bazen në Ditën e Kijametit dhe në Ringjalljen e Madhe. Vendi i uljes së minberit të tij është mbi bazenin.

Çështja e pestë; Mbi këtë bazen do të vendosen enë sa është numri i yjeve në qiell.

Prezantuesi: Kjo nënkupton numrin e madh të atyre të cilët do të vijnë në krye të bazenit.

I ftuari: Kjo nënkupton se ai nuk ka fund, sepse dhe ata të cilët do të vijnë në krye të bazenit janë bashkësia e tij.

Çështja e gjashtë; Nuk gjendet ndonjë detyrim se çdo njeri i cili do të vijë në krye të bazenit do të pijë nga ky vend.

Prezantuesi: Megjithatë ata të cilët do të pinë janë të shumtë.

I ftuari: Pohojmë se nuk ka asnjë dyshim dhe shqetësim në lidhje me faktin se shumica do të pinë. Por çështja që duam të theksojmë është kjo: Në mendjen e askujt lë të mos krijohet mendimi se çdo njeri i cili do të vijë në krye të bazenit do të pijë nga bazeni, e përsërisim në mënyrë të prerë të mos krijohet mendimi se kjo është një gjë e detyrueshme. Shprehemi kështu sepse do të ketë dhe njerëz të cilët ndonëse do të vijnë në krye të bazenit dhe do të pengohen. Kjo çështje ka të bëjë me shtresat e njerëzve në Ditën e Kijametit. Sepse në Ditën e Kijametit disa njerëz të cilët pavarësisht se janë nga bashkësia e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) do të merren nga sheshi i ringjalljes dhe do të hidhen në drejt e në zjarrin e Xhehennemit. Këta janë ata të cilët nuk do të mund të vijnë aspak në krye të bazenit domethënë në ndalesën e fundit. Ose ata të cilët nuk do të mund të vijnë përpara vendeve të fundit në Ditën e Kijametit. E thënë ndryshe ata të cilët do të hidhen drejt e në zjarrin e Xhehennemit. Megjithatë disa njerëz do të vijnë në krye të bazenit por nuk do të mund të pinë, ndërsa disa njerëz do të vijnë në krye të bazenit dhe do të mund të pinë nga ai.

Në përcjellje thuhet: “Ai njeri i cili pi nga ai nuk do të ketë kurrë etje”.

Prezantuesi: “Dhe Zoti i tyre u jep që të pijnë pije të pastër”. (Sure Insan, Ajeti: 21).

I ftuari: Ne kemi qëndruar mbi këtë çështje. Atëherë përsërisim se ai njeri i cili pi nga bazeni i Keutherit nuk do të ketë kurrë etje. Në fakt gjendet dhe një çështje e cila ka lidhje me këtë çështje: “Cili është ai njeri i cili lejon ose nuk lejon që ata të pinë?” Ndonëse përcjelljet e kanë nënvizuar gjërë e gjatë këtë ata kanë cekur një pikë dhe kanë vënë ktheksin mbi të. Sipas përcjelljeve bëhet e ditur se njëra nga çështjet e cila është pengesë për të pirit e ujit nga bazeni i Keutherit është të shpikurit e risisë/risive në jetën e kësaj bote. Kjo sjellje është pengesë për të pirit e ujit të bazenit të Keutherit.

Prezantuesi: Njerëzit të cilët shpikin risi...

I ftuari: Ata të cilët shpikin risi. Ajo që është e rëndësishme është të shpikurit e risisë.

Prezantuesi: Ashtu siç keni përcjellur...

I ftuari: Sigurisht. Përcjelljet janë të qarta. Ai njeri i cili zbaton një gjë nga sjelljet e shpikura pengohet nga bazeni i Keutherit. Shtoj se në këtë çështje gjenden një numër tejet i tepërt përcjelljesh. Unë do t’i lexoj këto për miqtë e mi të nderuar.

Të them të drejtën pas mbetet dhe një çështje e fundit. Ja pra kjo është pikërisht koha e duhur për ta vënë në dukje dhe për ta prekur... Çështja është kjo: “Ata të cilët do të vijnë në krye të bazenit a do të mund të marrin enët dhe të pinë?”

Prezantuesi: Kjo ishte dhe pyetja të cilën doja ta drejtoja dhe unë. Pra cili është ujëdhënësi?

I ftuari: Përcjelljet në lidhje me çështjen janë në dy pjesë. Në këtë pjesë ujëdhënësi nuk është shënuar. Përcjelljet e përgjithshme të Ehli Sunnetit janë në këtë mënyrë. Ato nuk përmbajnë ndonjë shenjë se cili është ujëdhënësi. Në to nuk bëhet e ditur nëse ujëdhënësi është i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) apo ndonjë engjëll? Domethënë në to nuk gjendet përgjigja e pyetjes: “Cili është ujëdhënësi?

Prezantuesi: Apo cilët do të pinë nga bazeni i Keutherit?

I ftuari: Ose siç vutë në dukje se cilët do të pinë? Citoj se hadithet e Ehli Sunnetit nuk e prekin këtë çështje. Por hadithet e vërteta dhe të pranuara të përcjellura nga Shkolla e Ehli Bejtit përcaktojnë se ujëdhënësi është Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.). Ne do të përcjellim një frymëmarrje nga përcjelljet për aq kohë sa na lejon programi ynë.

Atëherë duke u nisur nga shtatë ose tetë pika në të cilat kemi bërë me shenjë mund të ngrihet një pyetje e tillë: “Zotëriu im vallë a gjenden përcjellje që kanë të bëjnë më këto pika të cilat i keni shënuar?” Ndjekësit e mi të nderuar ne do të lexojmë disa përcjellje në përputhje me kohën tonë në mënyrë të përmbledhur dhe të shpejtuar. Ne do të mjaftohemi me burimet më të rëndësishme në këndvështrimin e dijetarëve të Ehli Sunnetit.

Le të fillojmë duke lexuar disa përcjellje për ju nga vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut). Gjithashtu ne do të orvatemi që dhe të vëmë shënim dhe të vlerësojmë me sq sa do të kemi mundësi.

I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ka urdhëruar kështu: “Bazeni im është i gjërë sa largësia e një ecjeje të një muaji. Uji i tij është më i bardhë se sa qumështi, era e tij është më e këndshme se sa ajo e miskut. Ndërsa gotat e tij janë të shumta si yjet në qiell. Ai i cili pi nga ai nuk do të mund të ketë më etje”. (1)

Pra gotat të cilat gjenden pranë bazenit tim janë të shumta sa numri i yjeve në qiell. Çështjet të cilat i kemi shënuar kalojnë qartazi në këtë hadith.

Përcjellja e dytë është si më poshtë: “Largësia e bazenit tim është sa largësia mes Ejles me qytetin Sana’a në Jemen. Në atë bazenin tim gjenden gota sa është numri i yjeve në qiell”. (2)

Përcjellja e tretë është si vijon; Enesi përcjell kështu nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.): “Në Ditën e Kijamtiti Një pjesë njerëzish nga bashkëkohësit e mi do të vijë në krye të lumit -në bazenin e Keutherit (Hajdari)-. Unë do t’i njoh ata por ata do të merren dhe do të çohen. Ndërsa unë përballë kësaj gjendjeje do të them: “Ata janë bashkëkohësit e mi”. Ndërsa Allahu i Madhëruar do të më thotë kështu: “Ti nuk e di se çfarë kanë shpikur ata pas teje”. (3)

Në këtë hadith i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka përdorur fjalën “bashkëkohësit e mi” në vend të fjalës “bashkësia ime.”

Prezantuesi: Atëherë këta janë ata të cilët do të pengohen.

I ftuari: Ju lumtë! Një tjetër përcjellje është kështu: Sipas përcjelljes së Sehl Ibn Sa’dit i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) ka thënë: “Unë do t’iu pres ju në krye të bazenit. Ai i cili vjen atje, pi nga ai. Ai i cili pi nga ai, nuk do të mund të ketë etje. Edhe disa njerëz më vijnë mua aty, unë i njoh ata edhe ata më njohin mua. Megjithatë mes meje dhe tyre hyn një pengesë, ata nuk mund të më arrijnë mua”.

Tani një njeri mund të shtrojë këtë pyetje: “Zotëriu im kjo përcjellje nuk ka të bëjë me bashkëkohësit”.

Ndonëse thënia: “Unë i njoh ata dhe ata më njohin mua” mund të ketë ka lajmëruar për këtë kjo nuk është e rëndësishme. Sepse në përcjelljen e parë ceket thënia “bashkëkohësit e mi”.

Përcjellja e tretë është i më poshtë: Sipas përcjelljes së Ebu Hurejres i nderuari i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë: “Mua do të më sjellin disa nga bashkëkohësit e mi në krye të bazenit. Ata do të pengohen nga bazeni. Kur unë do të them: “O Zoti im! Ata janë bashkëkohësit e mi ata...” Mua do të më thuhet: “Ti nuk e di se si vepruan ata pas teje. Ata u kthyen pas e më pas me thembrat e tyre”. (4)

Dhe përcjellje të tjera...

Prezantuesi: Kuptohet se këta janë të parët e një populli.

I ftuari: Atëherë themi se një palë e të parëve të bashkëkohësve ndonëse do të vijnë në krye të bazenit por nuk do t’u jipet leje e të pirit.

Lejomëni që t’iu them se gjendet dhe një përcjellje dhe më e qartë se sa kjo. Edhe kjo përcjellje në të njëjtën mënyrë ceket në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) e Buhariut. Përcjellja i përket Ibn Abbasit. Ky i fundit përcjell se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka cituar si më poshtë: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) lexoi ajetin: “O njerëz! Nuk ka dyshim se ju do të ringjalleni këmbëzbathur, pa veshje dhe të pa bërë synet në praninë e Allahut. Në ditën në cilën do të mbështjellim qiellin si libër; ashtu siç kemi zënë fill krijimin herën e parë, ne do ta krijojmë sërish atë si një premtim i dhënë nga prania jonë. Me të vërtetë Ne e bëjmë këtë”. Dijeni këtë se njeriut të parë të cilit do t’i vishet veshje në Ditën e Kijametit është Ibrahimi (p.m.t.)... Sërish disa njerëz nga bashkëkohësit e mi do të kapen dhe do të çohen në anën e majtë (në anën e Xhehennemit) në Ditën e Kijametit. Menjeherë unë do të bëj zë: “Ata janë bashkëkohësit e mi”, (lërini) mua do të më jepet përgjigja: “O Muhammed (p.q.m.t.)! Të jesh i bindur se që nga koha kur ti je larguar nga këta, ata janë dezertorë të cilët janë kthyer pas duke shkelur mbi thembrat e tyre. Edhe unë do të them njëlloj siç ka thënë robi i mirë dhe i dërguari i Allahut (i nderuari Isa Ibn Merjem): “O Zoti im! Unë isha dëshmitar për ta për aq kohë sa jetova në mesin e tyre. Kur Ti bëre që unë të ndërroja jetë Ti u bërë vëzhguesi i vetëm mbi ta. Nuk ka dyshim se Ti je dëshmitar i çdo gjëje!” (5)

Atëherë përmbledh se ky dezertim ka ndodhur. Këtu dua të përmend ajetin: “Tani nëse vdisni ose vriteni a do të ktheheni pas?” (Sure Ali Imran Ajeti 144). Përcjellja në mënyrë të hapur dhe të qartë na lajmëron se një palë nga bashkëkohësit e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) janë kthyer pas e më pas pas, pas ndarjes së tij nga gjiri i tyre. Për këtë arsye në programin e mëparshëm ne kemi lexuar një përcjellje në këtë mënyrë: “Gjendet një palë bashkëkohësish të cilët pasi janë ndarë nga unë nuk do të mund të më shikojnë mua”.

Në këtë kornizë pask pak do të lexoj një fragment nga veprat e njërit nga dijetarët bashkëkohorë të lidhur me shkollën e Muhammed Ibn Abduluehhabit. Shkrimtari pasi përcjell përcjelljet në lidhje me çështjen në veprën me titull: “Sherhu’l-Lumati’l-Itikadi” (Sqarimi i Thelbit të Besimit) e Shejh Salih Ibn Abdulazizit citon si më poshtë: “Disa gjëra do të bëhen të mëdha në Sheshin e Ringjalljes në Ditën e Kijametit. Njëra nga këto është bazeni i zotëriut tonë të dërguar”. (6)

Në pjesën e fundit të hadithit i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) na lajmëron për një dëshmi të cilën do ta bëjë në Ditën e Kijametit: “Për sa kohë që unë isha në mesin e tyre nuk ndodhi një gjë e tillë por pas meje ata dezertuan shpikën risitë”.

Këtu shkrimtari përcjell dy mendime në lidhje me bazenin të të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Sipas mendimit të parë ngjarja e Bazenit është etapa e parë e Ditës së Kijametit. Sipas mendimit të dytë është etapa më e fundit e cila do të ndodhë pas kalimit të Siratu’l-Mustekimit në Ditën e Kijametit. Domethënë këmba e atij njeriu i cili do të bjerë në zjarrin e Xhehhenmit rrëshqet dhe ai bie në zjarrin e Xhehennemit. Më pas një pjesë të atyre të cilëve e kalojnë urën e Siratit u jepet leje për të pirë, ndërsa një pjese nuk u jepet leje për të pirë. Pra këtu bëhet fjalë për ata të cilët kanë arritur në etapën e fundit të Ditës së Kijametit.

Ndërsa disa njerëz të tjerë ndonëse do të arrijnë në ndalesën e fundit do të pengohen për të pirë nga Bazeni i Keutherit.

Në vazhdim ai shprehet kështu: “Ashtu siç preket në shumë një numër të madh hadithesh uji i bazenit të të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) vjen Lumi i Keutherit. Bazeni merr ujë nga dy ulluqe të cilat vijnë nga Xhenneti. Allahu i Madhëruar urdhëron: “Nuk ka dyshim se ne ta dhamë ty Keutherin”. Keutheri është njëri nga lumenjtë në Xhennet.

Një palë dijetarësh kanë kumtuar se ballafaqimi me bazenin do të përjetohet pas urës së Siratit. Çdo i dërguar ka një bazen. Në disa hadithe kjo çështje përmendet në mënyrë të qartë. Megjithatë një palë e madhe dijetarësh thonë se gjenden dy lumenj, një për të dërguarin tonë dhe një tjetër për të dërguarit e tjerë. Shtoj se gjenden disa veçori të bazenit të zotëriut tonë të dërguar. Njëra nga këto është prania më e tepërt e atyre njerëzve të cilët do të vijnë në krye të bazenit në krahasim me numrin e njerëzve të cilët do të vijnë në krye të bazenit/bazeneve të tjera. Një pjesë e njerëzve do të vijnë në krye të bazenit ndërsa një pjesë do të pengohen që të arrijnë bazenin. Uji i tij është më i bardhë se sa qumështi, më i ëmbël se sa mjalti. Enët e tij janë sa numri i yjeve në qiell. Gjatësia dhe gjerësia janë sa largësia e një muaji udhëtim. Ata të cilët nuk shpikin risi në fe do të përfitojnë nga ky ujë. (7)

Tani dua të bëj të ditur se gjenden hadithe për sa i përket dy ulluqeve në fjalë. Si rrjedhojë dhe ne kemi sqaruar bazeni dhe lumi janë dy gjëra të ndryshme. Mendimi i drejtë është se bazeni është pas urës së Siratit. Edhe dëshmitarët e mbështesin këtë mendim. Ndonëse ka disa probleme në zinxhirët e përcjelljes për të cilat ka folur shkrimtari këto hadithe janë të pranuara.

Prezantuesi: Kuptohet se ata të cilët do të pinë nga ky ujë kanë një veçori e cila është të mosqenit shpikës risish...

I ftuari: Goditje e saktë. Ata të cilët do të pinë nga ky bazen nuk duhet të jenë shpikës risish gjatë jetës së kësaj bote. Atij njeriu të cilit do t’i jepet leje që të pijë një pëllëmbë nga ky ujë nuk do të ketë më etje përjetësisht.

Prezantuesi: Deri në atë pikë sa sikur të kalojnë një mijë ndalesa të Ditës së Kijametit.

I ftuari: Goditje në shenjë... Ai njeri i cili në asnjë mënyrë nuk është një shpikës risish në fe do të vijë në krye të bazenit. Në mesin e atyre të cilët do të vijnë do të ketë dhe ata të cilët do të pengohen nga bazeni i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) do të thotë: “Ata janë bashkëkohësit e mi” -sipas një përcjelljeje kalon “bashkësia ime, bashkësia ime”- por atij do t’i thuhet: “Ti nuk e di se çfarë kanë bërë ata pas teje”. Për këtë arsye një palë dijetarësh kanë thënë se njëra nga arsyet e pamundësisë së arritjes dhe pengimit nga bazeni i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) janë risitë. Ai i cili shpik një risi në fushën e fesë ose ai i cili strehon një njeri i cili ka shpikur risi do të pengohet nga të pirit e ujit nga bazeni i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). (8) Kjo thënie i përket Shejh Salih Ibn Abdulazizit i cili është njërit nga nipërit e Shejh Muhammed Ibn Abduluehhabit. Ahtu siç shihet nuk është përcaktuar se cili është ujëdhënësi. Por ashtu siç bëtë të ditur dhe ju kjo çështje ka nevojë për këtë pyetje. Cili ëhtë ujëdhënësi i bazenit të Keutherit? A është ujëdhënësi i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) apo njerëzit do të pinë vetë nga bazeni? Nëse ata do të pinë vetë cili është ai i cili do t’i pengojë? Atëherë përmbledh se duhet të gjendet një njeri i cili do t’u japë ujë atyre në bazenin e Keutherit.

Prezantuesi: Cili është paraqitësi dhe penguesi?

I ftuari: Ndjekësit e mi të nderuar, lërnani që t’iu vëmë në dijeni se këto çështje të cilat i kemi vënë shenjën nga përcjelljet të cilat i kemi lexuar zënë vend në burimin më të rëndësishëm të Ehli Sunnetit në veprën: “Sahihu’l-Buhari” (Përmblerdhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut). Tani me qëllim që ndjekësit tanë të nderuar të kuptojnë se kjo çështje nuk i përket vetëm muslimanëve dhe burimeve të Ehli Sunnetit duhe të përcaktoj se gjenden disa shtesa të cilat nuk janë të pranishme në burimet e Ehli Sunnetit. Për më tepër nënvizoj se përcjelljet e Ehli Sunnetet preken dhe në burimet tona.

Përcjellja ceket në veprën me titull: “Tertibu’l-Emali” (Ndreqja e Veprave) e Muhammed Xheuad Mahmudit. Ne kemi bërë të qartë se vepra të tilla me titull si këto: “Emali” (Veprat) kanë shkruar dhe Shejh Tusiu, Shejh Saduku, Shejh Mufidi (m.m.t.).

Përcjellja përcillet nga Ibn Abbasi. Ai përcjell se i nderuari idërguar i Allahut (p.qm.t.) ka thënë kështu: “Unë jam zotëriu i lajmëtarëve dhe i të dërguarve. Unë jam më i virtytshëm se “Melaiketu’l-Mukarrebinët” (Engjëjt më të Afërt). Trashëgimtarët e mi janë zotërinjtë e trashëgimtarëve të lajmëtarëve dhe të dërguarve. Rruga ime është rruga më e virtytshme e lajmëtarëve”. (9)

Tani sqaroj se trashëgimtarët e tij janë dymbëdhjetë halifët (prijësit). Këta janë ata njerëz me të cilët Islami ka fituar nderin. Si të mos jetë rruga e tij rruga më e virtytshme e lajmëtarëve?! Allahu i Madhëruar urdhëron: Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë ndyrësinë e mëkateve nga ju (o Ehli Bejti) dhe t’iu pastrojë tërësisht”. (Sure Ahzab, Ajeti: 33) Unë nuk mund të di nëse Allahu i Madhëruar nuk ka përdorur këto thënie këto sqarime dhe këtë pastrim në lidhje me rrugën e asnjë të dërguari tjetër në Kur’anin Fisnik.

Prezantuesi: Ai në këtë mënyrë iu ka pastruar tërësisht.

I ftuari: Ky është besimi ynë. Askush të mos na akuzojë se ne nuk i respektojmë bashkëkohësit sepse kjo fjalë dhe ky pretendim janë të kota. Librat tonë janë të shpalosur në shesh.

Në vijim i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) thotë kështu: “Bashkëkohësit e mi të cilët ndjekin metodën time është më e vitytshmja e bashkëkohësve të lajmëtarëve dhe të dërguarve”. (10) Domethënë i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) e përdor duke e kufizuar fjalën bashkëkohës e cila është në mënyrë absolute. Shtoj se përcjelljet mbi këtë çështje janë të qarta dhe në burimet e Ehli Sunnetit. E thënë ndryshe një palë e bashkëkohësve si pasojë e shpikjes së risive pas të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) janë penguar nga të pirit ujë nga bazeni i Keutherit. Askush nuk mund të thotë se ky mendim bie ndesh me metodën e Ehli Sunnetit. Ja pra këta janë burimet e Ehli Sunnetit... Atëherë vë theksin se mendimi të cilin e kemi përmendur është mendimi i drejtë.

“E bija ime Fatimeja është zonja e grave të botës. Ato të cilat janë të pastra nga bashkëshortet e mia janë nënat e besimtarëve”. (11) Askush të mos na akuzojë se po shfaqim mosrespektim. Nënat e besimtarëve janë të respektuara. Por i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) citon: “Ato të cilat janë të pastra nga bashkëshortet e mia”.

Prezantuesi: Kjo thënia “teb’id” (duke iu adresuar disave) të frymëzon në një gjë tjetër.

I ftuari: Atëherë them se të akuzuarit në mënyrën: “Shiitët thonë se bashkëkohësit kanë dezertuar”. Ne i bëjmë vlerësimet sipas kritereve. Le t’i lexojmë kriteret. “Bashkësia ime është bashkësia më e mirë e cila ëshët nxjerrur në gjirin e njerëzve. Unë jam i dërguari të cilit do t’i nënshtrohet më shumë në Ditën e Kijametit. Unë kam një bazen. Gjërësia e bazenit tim është sa largësia mes Busrasë dhe Sana’asë. Në të gjenden shtamba aq sa ëshët numri i yjeve në qiell”. (12) Atëherë përsëris së çdo i dërguar ka një bazen. Busra është emri i një fshati në rrethinat e Damaskut. Ndërsa Sana’a është kryeqyteti i Jemenit. Sqarimet që janë bërë deri më tani janë në gjendje njëzëshmërie me Ehli Sunnetin. Pas kësaj bëhet fjalë për ujëdhënësin. Ne shikojmë se fragmentet të cilat bëjnë fjalë për ujëdhënësin janë hequr nga argumentet fetare.

Prezantuesi: Ujëdhënësi nuk është shënuar...

I ftuari: Sigurisht. Disa argumente fetare kanë shënuar identitetin e ujëdhënësit. Megjithatë ne duhet të vërtetojm nëse zinxhiri i përcjlljes është apo nuk është i vërtetë. Këtu citojmë hadithin: “Prijësi im në krye të bazenit është prijësi im në këtë botë” “O i dërguari i Allahut! Cili është ky?” Ai tha kështu: “Imami i muslimanëve, prijësi i besimtarëve, zotëriu i tyre pas meje Ali Ibn Ebi Talibi. Ai do t’u japë miqve të tij uji nga bazeni. Ai do t’i pengojë armiqtë e tij nga bazeni”. (13)

Ai njeri i cili do të qëndrojë në krye të bazenit është prijësi i cili kam lënë pas meje në këtë botë.

Prezantuesi: Me fjalën “zotëriu i tij” ai bën me shenjë për tek hadithi: “Men kuntu meulahu fe hadha Alijjun meulahu” (Ai i cili më ka mua zotëriu edhe ky Aliu është zotëriu i tij).

I ftuari: Sigurisht. Ai do t’u japë miqve të tij ujë nga bazeni. Atëherë ujëdhënësi është Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.). Ai do të largojë armiqtë e tij nga bazeni sepse atë njeri të cilin ai e pengon është dyfytyrësh. Hadithi fisnik urdhëron: “Ty të do vetëm besimtari. Ty të përbuz vetëm dyfytyrëshi”. Pra bëhet fjalë për ata njerëz të cilët kanë sa një grimcë dyfytyrësi dhe ushqejnë armiqësi në zemër ndaj Aliut dhe të bijve të Aliut.

Në vazhdim ai thotë kështu: “Ashtu siç dikush nga ju pengon devenë e tij nga uji edhe ai do t’i pengojë armiqtë e tij nga uji. Ai i cili e do Aliun (p.m.t.) dhe ai i cili i bindet për sa kohë ai është në jetën e kësaj bote ai arrin pranë meje nesër ne krye të bazenit dhe bëhet së bashku me mua në Xhennet. Ai i cili i ngre krye atij në këtë botë nuk mund të më shikojë mua në Ditën e Kijametit. Ai do të pengohet ngaunë. Ai do të merret në anën e majtë dhe do të çohet në Xhehennem”. (14)

Sepse i nderuari i dërguari i Allahut urdhëron si më poshtë: “Ai i cili të bindet ty më është bindur mua. Edhe ai i cili më bindet mua iu është bindur Allahu të Madhëruar. Ai i cili të ngre ty krye më ka ngritur mua krye. Edhe ai i cili më ka ngritur mua krye i ka ngritur krye Allahut të Madhëruar. Ai i cili të do ty më ka dashur mua. Edhe ai i cili më do mua ka dashur Allahun e Madhëruar. Ai i cili të përbuz ty më ka përbuzur mua. Edhe ai i cili më ka përbuzur mua ka përbuzur Allahun e Madhëruar. Ai cili të fyen ty më ka fyer mua. Edhe ai i cili më ka fyer mua ka fyer Allahun e Madhëruar”. Ndjekësit e mi të nderuar ne i kemi lexuar me dhjetra herë këto thënie.

Prezantuesi: Çështja është e qartë...

I ftuari: Tejet e qartë, ajo nuk ka nevojë për sqarim. Atëherë askush të mos na drejtojë pyetjen: “Zotëriu im ku i sollët këto?” Ne i kemi lexuar dhe më parë këto argumente fetare. “Ata do të pengohen nga unë. Ata do të merren nga ana e majtë dhe do të çohen në Xhehennem”. Ne lexuam se e njëjta thënie ceket në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) e Buhariut.

Prezantuesi: Në fakt mësimet e Ehli Bejtit janë të qarta dhe janë të lidhura me njëra-tjetrën.

I ftuari: Si matematikë...

Prezantuesi: Domethënë ato janë të llojit dy dhe dy bëjnë katër. Por e shikoni se në shkollat e tjera dy dhe dy bëjnë dhjetë.

I ftuari: Ju lumtë. Le ta lexojmë dhe njëherë thënien e cila preket në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut) e Buhariut: “Disa njerëz nga bashkëkohësit e mi do të kapen dhe do të çohen në anën e majtë (në anën e Xhehennemit) në Ditën e Kijametit. Unë i njoh ata. Por mes meje dhe mes tyre hyn një pengesë, ata nuk do të mund të më arrijnë mua”. (15)

Atëherë përmbledh se përcjelljet janë të qarta. Ndërsa çështjen që ka të bëjë me shpikësit e risive le ta lëmë në programin e ardhshëm.

Tani unë dua që t’u përgjigjem njërës nga pyetjet të cilat na kanë ardhur. Ajo që dua të them se mendimi i përfolur se lufta e Aliut (p.m.t.) mes kundërshtarëve të tij është një luftë politike është një mendim jashtëzakonisht i lig. Nëse do Allahu ne do të hetojmë vlerësimin e shembujve të dhënë në programin pasardhës. Ne do të shohim në kornizën e urdhrave të të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) përgjigje e pyetjes nëse luftrat që u zhvilluan mes të nderuarit Ali (p.m.t.) dhe kundërshtarëve të tij në Xhemel, Siffin dhe Nehreuan ishin luftra të natyrës politike apo fetare.

Prezantuesi: Ndjekës të nderuar ne erdhëm në fund të programit tonë. Ne ju falenderojmë Zotëri Ajetullah Sejjid Kemal Hajdari. Ju falenderojmë edhe ju ndjekësit tanë të nderuar dhe po iu lëmë në mbrojtjen e Allahut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Imam Buhariu,“Xhamiu’s-Sahihi’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut), vëll. 4, fq. 562, Kreu me Titull: “Kitabu’r-Rikaki” (Libri i Vëzhgimit), “Babun fi’l-Haudi” (Kreu i Bazenit), Kreu 53, Hadithi Numër: 6585 Vërtetimi Nga Alame Shuajb Arnauti dhe Adil Murshidi.

2- Imam Buhariu,“Xhamiu’s-Sahihi’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut), vëll. 4, fq. 562, Kreu me Titull: “Kitabu’r-Rikaki” (Libri i Vëzhgimit), “Babun fi’l-Haudi” (Kreu i Bazenit), Kreu 53, Hadithi Numër: 6585 Vërtetimi Nga Alame Shuajb Arnauti dhe Adil Murshidi.

3- Imam Buhariu,“Xhamiu’s-Sahihi’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut), vëll. 4, fq. 562, Kreu me Titull: “Kitabu’r-Rikaki” (Libri i Vëzhgimit), “Babun fi’l-Haudi” (Kreu i Bazenit), Kreu 53, Hadithi Numër: 6585 Vërtetimi Nga Alame Shuajb Arnauti dhe Adil Murshidi.

4- Imam Buhariu,“Xhamiu’s-Sahihi’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut), vëll. 4, fq. 562, Kreu me Titull: “Kitabu’r-Rikaki” (Libri i Vëzhgimit), “Babun fi’l-Haudi” (Kreu i Bazenit), Kreu 53, Hadithi Numër: 6585 Vërtetimi Nga Alame Shuajb Arnauti dhe Adil Murshidi.

5- Imam Buhariu,“Xhamiu’s-Sahihi’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut), vëll. 3, fq. 20, Kreu me Titull: “Kitabu’l-Ehadithi’l-Enbija” (Libri i Haditheve të Lajmëtarëve), Kreu 8, Kreu: “Allahu Teala Xheale Halile Ibrahime” (Allahu i Madhëruar Bëri Mik Ibrahimin), Hadithi Numër: 3349 Vërtetimi Nga Alame Shuajb Arnauti dhe Adil Murshidi.

6- Shejh Salih Ibn Abdulazizi, “Mealu’sh-Shejhi Salih Ibn Abdulaziz Ibn Muhammed Ali’sh-Shejhi, Sherhu’l-Lumati’l-Itikadi’l-Hadi ile’s-Sebili’r-Reshadi” (Interpretimet e Shejh Salih Ibn Abdulaziz Ibn muhammed Ali Shejhut, Sqarimi i Thelbit të Besimit të Udhëzuesit në Udhën e Pjekurisë), fq. 135, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Minhaxhi” (Vendi i Metodologjisë).

7- Shejh Salih Ibn Abdulazizi, “Mealu’sh-Shejhi Salih Ibn Abdulaziz Ibn Muhammed Ali’sh-Shejhi, Sherhu’l-Lumati’l-Itikadi’l-Hadi ile’s-Sebili’r-Reshadi” (Interpretimet e Shejh Salih Ibn Abdulaziz Ibn Muhammed Ali Shejhut, Sqarimi i Thelbit të Besimit të Udhëzuesit në Udhën e Pjekurisë), fq. 135, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Minhaxhi” (Vendi i Metodologjisë).

8- Shejh Salih Ibn Abdulazizi, “Mealu’sh-Shejh Salih Ibn Abdulaziz Ibn Muhammed Ali’sh-Shejhi, Sherhu’l-Lumati’l-Itikadi’l-Hadi ile’s-Sebili’r-Reshadi” (Interpretimet e Shejh Salih Ibn Abdulaziz Ibn Muhammed Ali Shejhut, Sqarimi i Thelbit të Besimit të Udhëzuesit në Udhën e Pjekurisë), fq. 135, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Minhaxhi” (Vendi i Metodologjisë).

9- Muhammed Xheuad Mahmudi, “Tertibu’l-Emali” (Ndreqja e Veprave), fq 49, Takimi: 12, Hadis. Shtëpia Botuese: “Muessesetu’l-Mearifi’l-Islamijje” (Institucioni i Diturisë Islame).

10- Muhammed Xheuad Mahmudi, “Tertibu’l-Emali” (Ndreqja e Veprave), fq 49, Takimi: 12, Hadis. Shtëpia Botuese: “Muessesetu’l-Mearifi’l-Islamijje” (Institucioni i Diturisë Islame).

11- Muhammed Xheuad Mahmudi, “Tertibu’l-Emali” (Ndreqja e Veprave), Takimi: 49, Hadithi: 12, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’l-Mearifi’l-Islamijje” (Institucioni i Diturisë Islame).

12- Muhammed Xheuad Mahmudi, “Tertibu’l-Emali” (Ndreqja e Veprave), Takimi: 49, Hadithi: 12, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’l-Mearifi’l-Islamijje” (Institucioni i Diturisë Islame).

13- Muhammed Xheuad Mahmudi, “Tertibu’l-Emali” (Ndreqja e Veprave), Takimi: 49, Hadithi: 12, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’l-Mearifi’l-Islamijje” (Institucioni i Diturisë Islame).

14- Muhammed Xheuad Mahmudi, “Tertibu’l-Emali” (Ndreqja e Veprave), Takimi: 49, Hadithi; 12, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’l-Mearifi’l-Islamijje” (Institucioni i Diturisë Islame).

15- Imam Buhariu,“Xhamiu’s-Sahihi’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta të Buhariut), vëll. 3, fq. 20, Kreu me Titull: “Kitabu’l-Ehadithi’l-Enbija” (Libri i Haditheve të Lajmëtarëve), Kreu 8, Kreu: “Allahu i Madhëruar Bëri Mik Ibrahimin), Hadithi Numër: 3349 Vërtetimi Nga Alame Shuajb Arnauti dhe Adil Murshidi.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak