Çdo vit në Afrikë 20 mijë njerëz vdesin nga tërbimi

Publikuar në Shta. 30, 2018, 11:58 p.m.

Çdo vit në Afrikë, të paktën 20 mijë njerëz vdesin nga infeksioni i tërbimit.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), më shumë se 20 mijë njerëz vdesin çdo vit në kontinentin afrikan, si pasoj e kafshimeve të marra nga kafshë të ndryshme, veçanërisht nga qentë. Dihet se vdekjet në fjalë shkaktohen nga mungesa e vaksinimit kundër tërbimit.

Vdekjet më të shumta si pasoj e tërbimit janë vërejtur në Kenia.

Në kuadër të luftës kundër sëmundjës së tërbimit, OBSH organizon çdo vit fushatë për vaksinim. Raportohet se në kuadër të luftës kundër tërbimit, deri më tani në mbarë botën janë shpenzuar rreth 8.6 miliardë dollarë.

OBSH synon që deri në vitin 2030, të eliminoj vdekjet e shkaktuara nga tërbimi.



Burimi : Sputnik News