Peter Kuznick: Historia e patreguar e krimeve amerikane të luftës (2)

nga Peter Kuznick | Publikuar në Korrik 21, 2018, 9:51 p.m.

Në luftën e Vietnamit, SHBA-ja ka hedhur mbi vjetnamin e vogël më shumë bomba sa janë hedhur në gjithë luftrat e shënuara në histori nga të gjitha palët pjesëmarrse në luftë dhe trefishin e të gjitha bombave që janë hedhur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është përdorur 19 milionë galon helm për tëë zhdukur jetën organike në pjesët periferike të vendit. Janë shkatërruae në mënyrë të konsiderueshme pyjet e dendura të bukura të Vietnamit. SHBA-ja ka zhdukur 9000 fshatra nga 15.000 që gjendeshin në jug të Vietnamit.

Edu Montesanti: Në librin tuaj, kapitullin që trajton Luftën e Vietnamit, është zbuluar se forcat e armatosura amerikane kanë hedhur në këtë shtet të vogël më shumë bomba se janë hedhur gjatë Luftës së Dytë Botërore. A mund ta shpjegoni këtë gjë më gjërësisht?Dhe nëse munt të dimë, pse mendoni se ka ndodhur një gjë e këtillë, profesor Kuznick?

Peter Kuzinick: Në luftën e Vietnamit, SHBA-ja ka hedhur mbi vjetnamin e vogël më shumë bomba sa janë hedhur në gjithë luftrat e shënuara në histori nga të gjitha palët pjesëmarrse në luftë dhe trefishin e të gjitha bombave që janë hedhur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është përdorur 19 milionë galon helm për tëë zhdukur jetën organike në pjesët periferike të vendit. Janë shkatërruae në mënyrë të konsiderueshme pyjet e dendura të bukura të Vietnamit. SHBA-ja ka zhdukur 9000 fshatra nga 15.000 që gjendeshin në jug të Vietnamit.

SHBA-ja shkatërroi tërësisht gjashtë qytetet industriale në veri si dhe 28 nga 30 qytetet provinciale si dhe 96 nga 116 qytezat e vendit. Po kështu, SHBA-ja kërcënoi të përdorte armë bërthamore në raste të shumta. Henry Kissinger  ishte një prej atyre që mbronte idenë se një gjë e këtillë ishte e nevojshme.Ish Sekretari i Mbrojtjes, Robert McNamara i ka treguar studentëve se ai besonte se në luftën Vietnamese mbetën të vrarë 3.8 milionë njerëz.

Thënë më shkurt, lufta në vetvete ishte me të vërtetë e tmerrshme dhe amerikanët nuk kanë paguar në asnjë moment asnjë çmim për këto vrasje. Henry Kissinger në vend që tëmerrte Çmimin Nobel të Paqes për përfundimin e luftës, duhet në fakt të dërgohet në Gjykatën e Hagës (Gjykatën Ndërkombëtaren Penale) për t’u hetuar në lidhje me krimet që ka kryer.

Edu Montesanti: A mund tëna tregoni në lidhje me përvojat tuaja në vitet 1960 në Vietnam, dhe pse SHBA-ja vendosi të përfshihet  në një luftë kundër këtij kombi?

Peter Kuznick: Oliver dhe unë i jemiqasur luftës nga perspektiva të ndryshme. Ai u largua nga studimet e tij në universitetit Yale dhe shkoi vullnetarisht për të luftuar në Vietnam. Ai u plagos dy herë dhe fitoi një medalje për luftën. Ndërsa unë nga ana tjetër e kam kundërshtuar ashpër pushtimin eSHBA-së në Vietnamit që nga fillimi i luftës.

Si një student i sapoardhur në universitet, krijova një grup kundër luftës. I organizova njerëzit në mënyrë aktive kundër luftës. E urreja luftën dhe i urreja njerëzit që janë përgjegjës për fillimin e tyre. Mendoja se ata ishin të gjithë kriminelë dhe ende vazhdoj të kem të njëjtin mendim. Kam marrë pjesë në protesta shumë marshime kundër luftës dhe kam folur shpesh në evenimente publike kundër saj. Kuptova se ashtu siç i pëlqente të thoshte mikuttim Daniel Ellsberg “nuk ishim në anën e gabuar”. Ne “ishim ana e gabuar”.

SHBA-ja u përfshi në mënyrëgraduale në luftë. Në hapat e para financuan luftrat koloniale franceze dhe mës pas, pasi vietnamezët ishin duke i mundur francezët, u futën në luftë në mënyrë aktive. Presidenti Kennedy dërgoi në luftë16,000 ‘këshilltarë’, megjithatë e kishte kuptuar se lufta ishte e gabuar dhe planifikonte që t'i jepte fund kësaj lufte nëse nuk do të ishte vrarë. (Shënim i përkthyesit: Duhet tërhequr vëmendja në faktin se Garda e Revolucionit Islamik i quan forcat operacionale që ka dërguar në Irak dhe Siri si “këshilltar/trajnues” si një ironi për t’i kujtuar amerikanëve këtë moment.) Motivet e SHBA-së për t’u përfshirë në këtë luftë ishin të ndërlikuara. Ho Shi Minh nuk ishte vetëm nacionalist, ai ishte ehde komunist. Asnje udhëheqës amerikan nuk do të dëshironte të humbiste asnjë luftë për komunistët kudo qoftë në botë.

Një gjë e këtillë ishte veçanërisht e vërtetë pas fitores që komunistët arritën në Kinë në vitin 1949. Shumë prej tyre kishin frikë nga efekti domino, që do të thotë një fitore e komunistëve në Vietnam do të çonte në fitoret komuniste në të gjithë Azinë Juglindore. Kjo do ta linte Japoninë të izoluar dhe Japonia, gjithashtu, do të kthehej përfundimisht drejt bllokut komunist për aleatët dhe partnerët e saj tregtarë. Për këtë arsye, një nga motivet e përfshirjes në luftë ishte gjeopolitike.

Një tjetër motivim ishte motiv ekonomik. Udhëheqësit e SHBA-së nuk donin të humbnin fuqinë puntore që paguhej pak, lëndët e para të papërpunuara dhe tregjet në Indokinë. Një arsye tjetër ishte se kompleksi ushtarako-industrial në SHBA, industritë ‘mbrojtëse’ dhe udhëheqësit ushtarakë aleatë me ta do të pasuroheshin edhe më shumë nga lufta. Lufta ishte arsyeja që i lejonte këto industri të ekzistonin dhe ata përfitonin shumë nga lufta me anë të fitimeve ekonomike dhe promovimeve të fryra.

Për këtë arsye, të gjitha këto përbëjnë një kombinim të ruajtjes së hegjemonisë së SHBA-së në botë, mborojtjen dhe shfrytëzimiin e interesave ekonomike të SHBA-së, dhe të një mentaliteti antikomunist të theksuar dhe të papërkulshëm që donte t'i mposhte komunistët kudo që gjendeshin në botë.

Edu Montesanti: Cilat ishin arsyet e vërteta që fshihen pas shpalljes së Luftës së Ftohtë të SHBA-së me Bashkimin Sovjetik?

Peter Kuznick: Një ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, George Kennan, i cili ka parashtruar një arsyetimin teorik në lidhje me teorinë e kontrollit, ka parashtruar edhe motivet ekonomike që fshihen pas Luftës së Ftohtë në një dokumentacion shumë iluminues në vitin 1948, në të cilën ai shprehet: “Ne zotërojmë rreth 50 përqind të pasuria së gjithë botës, megjithatë përbëjmë vetëm 6.3 për qind të popullsisë së saj. Nuk ka mundësi qëne të mos përfundojmë të bëheni objekt i zilisë së pakënaqësisë në botë.Detyra jonë e vërtetë në periudhën e ardhshme është të hartojmë një marrëdhënie modelesh që do të na lejojë të ruajmë këtë pozicion të pabarazisë.”

Shtetet e Bashkuara ndoqën pikërisht këtë detyrë. Ndonjëherë një gjë e këtillë kërkonte mbështetjen e diktaturave brutale,ndërkohë që herë të tjera kërkonte mbështetjen e regjimeve demokratike. Luftatzhvilloheshin në sferat kulturore, politike, ideologjike si dhe ekonomike.

Në vitin 1941, Henry Luce, botuesi i revistës Time and Life, është shprehur se“shekulli i 20-të duhet të jetë Shekulli Amerikan.” SHBA-ja do të dominojnë botën. Shtetet e Bashkuara vendosën ta bënin një gjë të këtillë. Sovjetikët, pasi ranë pre dy herë e pushtimeve nëpër Evropën Lindore, kërkonin të kishin një zonë tampon ndërmjet tyre dhe Gjermanisë. Shtetet e Bashkuara e kundërshtuan krijimin e një zone të këtillë që do të kufizonte depërtimin në sferat të tilla si ekonomike dhe politike të SHBA-së.

Pavarësisht faktit se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik nuk shkuan kurrë në luftë, ata luftuan shumë luftëra të rrezikshme. Qeniet njerëzore janë me fat që kanë mbijetuar këtë epokë të mjerë të njerëzimit.



Burimi : Global Research / Medya Şafak