Evropa e sheh pozitive pranimin e emigrantëve sirianë në Shqipëri

Publikuar në Qershor 30, 2018, 6:29 a.m.

Deputeti i CDU-së, Johann Wadephul,  kumton për Dojçe Velle se: “Nuk është Gjermania dhe as Austria që kërkon të sjellë refugjatë në Shqipëri, por është qeveria e drejtuar nga Edi Rama që kërkon ti marrë ata, për të ja hequr këtë hall Europës.”  Duke folur për këtë çështje, ai e sheh pozitive ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

DW : Në javët e fundit ndërkohë që përgatitej ky vendim kishte diskutime e zëra kritikë mjaft konkretë brenda CDU-së, ndërkohë që Partia Socialdemokrate ndoqi një kurs më të butë. Si e shihni këtë?

Ne ndjekim të njëjtat norma. Edhe në rastin e Maqedonisë, kur qeveriste partia partnere, VMRO-DPMNE ne kemi vendosur po ashtu kritere të qarta se çfarë duhej të bëhej në Maqedoni. Të njëjtat kritere europiane vlejnë edhe për Shqipërinë e këto kërkojmë që të zbatohen, pavarësisht se kush është në qeveri.