Dhjetë vite rresht Trusti ndau paga të majme 6000 euroshe nga buxheti i Kosovës së varfër

Publikuar në Qershor 26, 2018, 2:33 a.m.

Dhjetë vite me radhë në Kosovën e varfër që paga mesatare numrohet të jenë 300 euro në muaj, ndodhën këto edhe pse popullata ngritën zërin e tyre për këtë padrejtësi . Këto ditë në Kosovë u vendosën që pagat e menaxhmentit të Trustit që deri sot ishin 6.000 mijë euro, e të cilat sipas këtij komisioni ishin jo proporcionale me rendin institucional në vend, prandaj kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kanë arritur që të zvogëlojnë pagat e menaxhmentit të Trustit.


Ai ka njoftuar se sot ka pranuar njoftimin e Bordit të Trustit që konfirmon se pagat e tyre janë nivelizuar me ato të BQK-së, me kërkesë të Komisionit që udhëheq.

 Shkrimi i plotë i Abdixhikut:

Siç ju kam paralajmëruar më parë, pas iniciativës të Komisionit që udhëheq, pagat e menaxhmentit të TRUST-it përfundimisht – pas 10 viteve debat – nivelizohen me ato të BQK-së.

Sot pranova njoftimom e Bordit t ë Trustit që konfirmon këtë ndryshim e zvogëlim. Jam i lumtur për këtë. Kemi konsideruar vazhdimisht se pagat prej 6000 eurove ishin jo proporcionale me rendin institucional në vend dhe me nivelin ekonomik në Kosovë.

Natyrisht, do të ishte mirë që shembulli i tille të ndiqej edhe nga qeveria e institucionet tjera në vend, që fatkeqësisht, tani për tani, kanë zgjedhur rrugë krejt tjetër.