Putin: Anijet luftarake të ngarkuara me raketat Kalibër do të vëzhgojnë 7/24 në Mesdhe

Publikuar në Maj 18, 2018, 2:56 a.m.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se për shkak të kërcënimit terrorist në Siri, anijet luftarake ruse të pajisura me raketat Kalibër, do të vëzhgojnë pa ndërprerje në Mesdhe.

Duke folur në një takim lidhur me aktivitetet e prodhimit ushtarak në Soçi, Putini u shpreh: “Për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm të rrezikut nga sulmet e terroristëve ndërkombëtarë në Siri, anijet tona të pajisura me raketat Kalibër, do të funksionojnë pa ndërprerje në Mesdhe.”

‘ËSHTË ZGJERUAR GJEOGRAFIA KU ËSHTË E PRANISHME MARINA RUSE’

Putin vuri në dukje se në vitet e fundit, është zgjeruar ndjeshëm gjeografia ku është e pranishme marina ruse, veçanërishtë në Mesdhe, në Atlantikun e Veriut dhe në Azinë e Paqësorit. Udhëheqësi rus theksoi se niveli i lartë i gaditshmërisë së marinës për luftë dhe efektiviteti i saj, janë faktori më i rëndësishëm për nga pikëpamja e sigurimit të sigurisë ekonomike të vendit dhe rujtjes së barazisë strategjike si dhe një mjet kritik për nga pikëpamja e mbikëqyrjes së interesave kombëtare.

‘DO TA SHTOJMË ROLIN PARANDALUES BËRTHAMOR TË MARINËS’

Ndërkohë, Putin tha se forcat bërthamore strategjike do të vazhdojnë të forcojnë komponentët detare të marinës ruse në mënyrë që të rrisin rolin e saj në parandalimin bërthamor. Putin theksoi se për këtë qëllim, ata do të vazhdojnë të pajisin marinën me sistemet më të fundit të armëve, ndërlidhjes, inteligjencës dhe zbulimit.



Burimi : Sputnik News