Ekspozita Ndërkombtare e Kur’anit hapet në Teheran më 19 maj

Publikuar në Maj 9, 2018, 1:03 a.m.

Ekspozita e 26-të Ndërkombëtare  e Kur’anit të Shenjtë  në Teheran do të hapet  më 19 maj, ditën e tretë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Sipas organizatorëve, ceremonia e hapjes do të fillojë në orën 6 të mëngjesit në Mesxhidin ‘Imam Humejni (r.a.).

Edicioni i 26-të i ngjarjes ndërkombëtare Kur'anore do të zhvillohet për dy javë.

Ekspozita organizohet çdo vit nga Ministria e Kulturës dhe Udhëzimit Islamik  në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ajo ka për qëllim nxitjen e koncepteve Kur'anore dhe zhvillimin e aktiviteteve Kur'anore.

Ekspozita tregon arritjet e fundit Kur'anore në Iran, si dhe një shumëllojshmëri të produkteve të dedikuara për promovimin e Librit të Shenjtë.

Këtë vit, si tri vitet e mëparshme, Mesxhidi  ‘Imam Humeini’ (r.a.)  do të mirëpresë Ekspozitën Kur’anore Ndërkombëtare.



Burimi : IQNA