Shiitët Dhe Pamundësia E Ndryshimit Të Kur’anit

nga Esedullah Rızayî | Publikuar në Maj 3, 2018, 1:15 a.m.

Disa shkrimtarë uehhabistë, duke i shndërruar kushtet aktuale në rast, kanë pretenduar disa mendime të cilat cënojnë madhështinë e librit hyjnor, ata kanë aluduar se Shkolla e Ehli Bejtit, shiitët kanë ndryshuar Kur’anin. Në këtë artikull brenda kornizës së dijetarëve shiitë do të mundohet që të rrëzohet ky aludim i uehhabistëve.

Kur’ani Famëlartë është më i veçanti në gjirin e librave qiellorë; Allahu ka dhënë fjalën se do ta ruajë atë. Për më tepër ai zotëron një vend të privilegjuar në mesin e librave qiellorë; lapsat në vend të thënieve që do të lindnin dyshime, kanë shkruar sqarime në drejtim të sqarimit të Kur’anit. Ndërsa në ditët e sotme disa shkrimtarë uehhabistë, duke i shndërruar kushtet aktuale në rast, kanë pretenduar disa mendime të cilat cënojnë madhështinë e librit hyjnor, ata kanë aluduar se Shkolla e Ehli Bejtit, shiitët kanë ndryshuar Kur’anin. Në këtë artikull brenda kornizës së dijetarëve shiitë do të mundohet që të rrëzohet ky aludim i uehhabistëve.

Hyrje

Kur’ani Famëlartë zë një vend të lartë në sytë e të tërë muslimanëve. Muslimanët nuk i mbyllin sytë, jo vetëm ndaj vetë librit të tyre, por nuk lejojnë që të mos respektohen as librat e jobesimtarëve. Sepse ata pranojnë se Kur’ani, falë mesazheve të tij kuptimplota dhe udhëzuese, do t’i mësojë njerëzve robërimin dhe stilin e drejtë të jetesës, është fjala e Allahut e zbritur ndaj të dërguarit besnik nga Xhibrili në mënyrë të sigurtë. Nga fillimi deri në fund një libër “mrekulli”, “udhëzim”, “dituri” dhe “urtësi” më tepër se një epokë një mijë e katër qind vjeçare, është duke sunduar shpirtin dhe trupin e muslimanëve. Krahas planeve të thurura brenda dhe jashtë Kur’ani ka zënë vend në zemrën e muslimanëve, qortimet e një njeriu ose shoqërie asnjëherë nuk ia ka dalë mbanë që të lërë në hije madhështinë dhe shpirtëroren e Kur’anit.

Dyshimi i ndryshimit, vjen në krye të qortimeve të drejtuara ndaj librit hyjnor. Një shoqëri në botën islame, e cilëson ndryshimin si njërin nga besimet fetare të shiitëve, për këtë arsye i qorton shiitët. Ne këtu do të shqyrtojmë këtë çështje në këndvështrimin e shkencave të historisë, të hadithit dhe komentimit do të hapim diskutimin dhe do të shtjellojmë këtë aludim të padrejtë.

Ihsan Ilahi Dhahiri autori i veprës me titull: “Shia ue’s-Sunnet” (Shiitët dhe Sunneti), duke pretenduar se besimi i shtrembërimit dhe i ndryshimit i Kur’anit Famëlartë, është njëri nga kredot e shiitëve ka shkruar kështu: “Shiitët nuk i besojnë Kur’anit që gjendet në duart e njerëzve dhe është i ruajtur nga ana e Allahut. Me këtë kredo ata zënë vend përballë Ehli Sunnetit. Si rrjedhojë shiitët i mohojnë të tëra hadithet e vërteta që janë përcjellur në lidhje me Kur’anin dhe Sunnetin”. (1)

Sipas Gaffariut (2) shkrimtari i parë Alusiu i cili ka shënuar kredon e ndryshimit të shiitëve së bashku me prova në librin e tij Alusiu ka shkruar si më poshtë: “Sipas kredos së shiitëve Uthmani, madje Ebu Bekri së bashku me Umerin, e kanë ndryshuar (Kur’anin), kanë nxjerrë shumicën e ajeteve dhe sureve të tij”. (3)

Gjithashtu edhe Muhibuddin Hatibi në kontekstin e prijësisë ia ka adresuar shiitëve besimin e ndryshimit të Kur’anit. (4) Bejjumi pasi ka aluduar se çështja më e kundërshtuar në gjirin e shiitëve dhe Ehli Sunnetit është ndryshimi i Kur’anit ka kumtuar si vijon: “Shiitët besojnë se Kur’ani Famëlartë ka pësuar ndryshim dhe shtrembërim; atij i janë shtuar dhe hequr një numër i madh ajetesh, Kur’ani aktual është i mangët”. (5)

Hetimi i Qortimit dhe Përgjigjia

Duke u mbështetur në thëniet e marra më lart arrijmë në përfundimin se besimi i shiitëve është ndërtuar mbi ndryshimin e Kur’anit Famëlartë, besimi se Kur’ani Famëlartë ka pësuar ndryshim dhe shtrembërim i ka dhënë formë sistemit të besimit të shiitëve. Ne do të fillojmë që të analizojmë këtë akuzim të madh duke hetuar konceptin e ndryshimit.

Koncepti i Ndryshimit

Fjala “tahrif” e cila rrjedh nga rrënja “h r f” (shumësi “ehruf”), në fjalor merr kuptimin e anës, cepit të një gjëje. (6) Sipas leksikografëve fjala “harf” ka tri rrënjë të ndryshme. Rrënja e parë e këtyre të trijave, fjala “inhiraf” merr kuptimin e shmangies nga një gjë (udul). Fjalia “inhiraf anhu” ka kuptim të njëjtë me fjalinë “adalet bihi anh” dhe ka kuptimin “shmangien nga një gjë. Ndërsa ndryshimi i fjalës bart kuptimin e shmangies në drejtim të fjalës. (7) Allahu i Madhëruar urdhëron kështu: “Ata i ndërrojnë vendet e fjalëve dhe i ndryshojnë”. (8) Fjala “tahrif” është përkufizuar edhe në kuptimet si ndryshoj, shndërroj, mbaj një anë. (9) Kur fjalëza “tahrif” përdoret në kontekstin Kur’anit, merr kuptimin e ndryshimit të kuptimit themelor të shkronjës dhe fjalës”. (10)

Kur fjalori i ka dhënë kuptim kësaj fjale, kur merren paraysh shënimet e “anës” dhe “shmangies” (11) së rënë fjala “tahrif” vjen në këtë kuptim: Shmangia e një gjëje nga vendi i saj autentik vendosja e saj në një vend tjetër duke shmangur atë. (12) Ndërsa ndryshimi i fjalës vjen në këtë kuptim: Ndërrimi i fjalës në një formë ku të përputhet me njërën nga mundësitë e saj dhe shmangia e saj. (13)

Kuptimi si term i ndryshimit është ky: Kur përdoret në kontekstin e Kur’anit fjalëza ndryshim përdoret në disa kuptime dhe disa nga nga këta kuptime janë të lejuara dhe disa të tjera nuk janë sipas njëzëshmërisë së muslimanëve janë jashtë logjikës dhe të kota. Fjala ndryshim përdoret në këto disa kuptime:

a- Ndryshimi në këndvështrimin e radhës (tertibit) zbritjes. Ky  ndodh duke mos marrë parsysh radhën e zbritjes së ajeteve të Kur’anit merr kuptimin e renditjes dhe nuk ka aspak diskutim që Kur’ani ka pësuar këtë ndryshim. (14)

b- Ndryshimi shpirtëror: Përdorimi i fjalëzës në një kuptim të kundërt me atë që ka për qëllim dhe kësaj i thuhet dhe “tefsiru’d-dirajet” (kometimi i kuptimit) dhe ky lloj i komentimit është ndaluar rreptësisht në sheriat. (15) Ai i cili përdor këtë ndryshim hyn në përfshirjen e ajetit që ka zbritur për çifutët: “Ata i ndërrojnë vendet e fjalëve dhe i ndryshojnë ato”.(16)

c- Ndryshimi i fjalëzës: Ky ndryshim mund të ndodhë në dy mënyra:

Këndimi: Një fjalë këndohet në kundërshtim me këndimin e njohur. Shembujt e këtij stili ndërrimi gjendet në Kur’anin Famëlartë. Shtatë ose dhjetë kendimet (të cilat i beson Ehli Sunneti) janë të këtij lloji. Shumica dërrmuese e dijetarëve shiitë nuk i pranojnë si të lejuara shtatë këndimet si pasojë e mungesës së qenies të fiksuara të përcjelljes në mënyrë të pashkëputur. (17)

Marrja para ose lënia pas: Lënia pas e një fjalëze e cila vjen para, ose marrja para e një fjalëze e cila vjen pas, nuk është e lejuar si pasojë e dëmtimit të oratorisë së Kur’anit. Fjala vjen fjala “poshtërim” e cila kalon në ajetin: “Mbi ta u vendos vula e poshtërimit dhe varfërisë” nuk është e lejuar që të kalohet përpara fjalëzës “varfëri”.

d- Ndryshimi me anë të shtimit ose pakësimit: Ky lloj ndryshimi mund të ndodhë në disa mënyra:

1- Ndryshimi i shkronjave ose i zanoreve të Kur’anit: Shtimi ose pakësimi i shkronjave ose ndryshimi i zanoreve të fjalëve, duke mos shkaktuar ndryshimin e kuptimit, ndonëse edhe ky është një lloj ndryshimi, gjendet në Kur’an. (18)

2- Ndryshimi i fjalëve të Kur’anit: Duke ruajtur trajtën origjinale, duke shtuar ose pakësuar një ose dy fjalë, duke mos besuar se fjalët e shtuara ose të pakësuara janë nga Kur’ani, nëse është vetëm me qëllimin e qartësimit të kuptimit është i lejuar. (19) Në epokën e hershme gjatë punimit të bashkimit të mushafëve nën kryesimin e Uthmanit është e vërtetë se ka ndodhur ky lloj ndryshimi. (20)

3- Besimi se Kur’ani është i mangët: Hipoteza se pas të dërguarit (p.q.m.t.) është hequr një ajet ose një sure me paramendim ose me harresë është e kotë dhe një mendim që nuk mund të pranohet sipas njëzëshmërisë së mbarë muslimanëve. (21)

4- Ndasia e mendimit mbi çështjen e besmelesë: Një pjesë e dijetarëve të Ehli Sunnetit janë të mendimit se besmeleja është një pjesë e sureve përveç Sures Teube; ndërsa një pjesë është e mendimit se nuk është. Sërish një pjesë e dijetarëve sunnitë besojnë se besmeleja është e ndarë nga sureja. Alusiu ka bërë fjalë se dijetarët sunnitë kanë pretenduar nëntë mendime të ndryshme mbi këtë çështje. (22) Dijetarët shiitë janë të njëzëri mbi çështjen se besmeleja është pjesë e të tëra sureve përveç Sures Teube. (23)

Shiitët dhe Mohimi i Ndryshimit

Duke qenë se kufijtë e çështjes sonë janë bërë të qarta mund të pyesim këtë pyetje: Me të vërtetë a besojnë ndjekësit e Ehli Bejtit (p.q.m.t.), ashtu siç kanë aluduar një pjesë e shkrimtarëve uehhabistë, në ndryshimin e Kur’anit dhe a është ky besim një pjesë e kredos së tyre? Përgjigjia e kësaj pyetjeje është negative në disa këndvështrime në fakt është një gënjeshtër dhe një mashtrim. Shiitët imamitë jo vetëm që nuk besojnë në ndryshimin e Kur’anit si pasojë e provave që do të shqyrtojmë më poshtë besojnë dhe se Kur’ani nuk do të ndryshohet.

Prova e Parë: Ajetet e Kur’anit

Ajetet e Kur’anit janë provat më të sigurta që bëjnë të qartë se aludimi i ndryshimit të tij është i pabazë. Kur’ani Famëlartë me një gjuhë të qartë shpreh kështu: “Nëse ju dyshoni ju në atë (Kur’anin) që ia kemi dërguar robit tonë (Muhammedit), atëherë hartoni një sure të ngjashme si ajo që ia kemi shpallur atij dhe nëse jeni të drejtë thirrni dëshmitarët tuaj, (zotërat që i adhuroni), përveç Allahut”. (24)

Kur’ani është një libër për të cilin Allahu ka dhënë fjalën se është i ruajtur nga çdo lloj ndryshimi: “Me të vërtetë Ne e kemi zbritur Përmendjen (Kur’anin) dhe me të vërtetë Ne do ta ruajmë atë”. (25)

Kujt mund t’i mjaftojë fuqia për të ndryshuar Kur’anin? Besimi në ndryshimin dhe shndërrimin e një libri a mund të përputhet me atë se Alahu është zotëruesi i fuqisë së pakufishme dhe nuk do ta mbajë fjalën e tij, duke cilësuar fjalët: “Me të vërtetë, ata që e kanë mohuar Këshillën (Kur’anin), kur u ka ardhur atyre (do të dënohen). Me të vërtetë, ai (Kur’ani), është Libër i madhërishëm, të cilit nuk mund t’i vije gënjeshtra, nga asnjëra anë (as përpara, as pas). Kjo është shpallja prej të Gjithëdishmit, të Falenderuarit”. (26) dhe me dhjetra ajete të tjera si: “Ky Kur’an nuk është i trilluar nga askush, por vetëm është shpallur nga Allahu, për të vërtetuar shpalljet e mëparshme, dhe të shpjegojë ligjet; në të s’ka dyshim (se ka zbritur) nga Zoti i gjithësisë!”(27) Vallë a nuk janë të mjaftueshme vetëm këto dy ajete për të argumentuar çdo lloj ndryshimi që mund të bjerë ndesh me shenjtërinë dhe madhështinë e Kur’anit? Në fakt duhet të hetohet besimi i atyre që besojnë në lidhje me fuqinë e pakufishme të Allahut se Kur’ani mund të ndryshohet. Sepse ata nuk janë duke i besuar dhënies së fjalës së prerë të Allahut: “Me të vërtetë Ne e kemi zbritur Përmendjen (Kur’anin) dhe me të vërtetë Ne do ta ruajmë atë” dhe fuqisë së gjërë të Allahut. Në rast të kundërt ata nuk do ta hidhnin këtë aludim.

Prova e Dytë: Imamët e Ehli Bejtit (p.m.t.) dhe Kur’ani i Pranishëm

Shiitët të tëra bazat i kanë mësuar nga imamët e Ehli Bejtit (p.m.t.), ndërsa imamët e Ehli Bejtit (p.m.t.), i kanë mësuar nga i dërguari (p.q.m.t.). (28) Imamët e Ehli Bejtit janë të treguar të kujdesshëm ndaj Kur’anit të pranishëm dhe i kanë drejtuar ndjekësit e tyre për tek Kur’ani, ata e kanë pranuar atë si udhëheqësin shpëtimtar të njerëzimit. Për t’i shprehur sa më qartë ato që cituam ne do të përcjellim shembuj nga fjalët e imamëve të Ehli Bejtit (p.m.t.) të cilët një për një janë yje të udhëzimit:

1- Prijësi i Besimtarëve Ali (p.m.t.)

Imam Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.) ishte njeriu më i afërt i të dërguarit (p.q.m.t.); si rrjedhojë Imam Aliu (p.m.t.) e ka shprehur me këto fjalë afrimitetin me të dërguarin (p.q.m.t.): “Unë isha gjithmonë së bashku me të dërguarin. I dërguari çdo vit (disa muaj) i kalonte në Shpellën e Hirasë. Unë isha i vetmi që e shikoja atë atje; askush tjetër përveç meje nuk mund ta shikonte atë. Unë isha dëshmitar kur të dërguarit i zbriste zbulesa, drita e zbulesës dhe shpalljes unë nuhasja barbarozën e profetësisë, unë dëgjoja zërin që nxirrte shejtani gjatë çasteve të zbritjes së zbulesës”. (29)

Ibn Ebi Hadidi shkruan kështu: “Ashtu siç të tërë kanë rënë njëzëri në kohën e të dërguarit Aliu e mësonte përmendësh Kur’anin; nuk kishte askush tjetër që e mësonte atë përmedësh. Më pas ishte sërish ai i cili e solli së bashku dhe e mblodhi për herë të parë Kur’anin”. (30)

Muauije kur shijoi humbjen në Siffin, duke zbatuar hilenë e Amr Ibn Asit, me qëllimin e mashtrimit të ushtarëve të Imam Aliut (p.m.t.), kur vendosi Kur’anin në majat e ushtave, Imam Aliu (p.m.t.) kumtoi kështu në lidhje me Kur’anin: “Unë luftoj me ta për sundimin e këtij libri. Ata ngritën krye kundër urdhrave brenda (librit të) Allahut dhe i harruan zotimet e tyre e lanë mënjanë librin (e Allahut)”.(31)

2- Imam Hasan Muxhtebaja (p.m.t.)

Imam Hasan Ibn Aliu (p.m.t.) e ka sqaruar në këtë mënyrë të vërtetën e Kur’anit: “Nuk ka dyshim se në Kur’an gjenden qirinj drite dhe ato janë shërim për zemrat. Atëherë ai i cili do që të ndriçojë (zemrën  tij) le ta ndriçojë atë më dritën e tij”. (32)

Në një fjalë tjetër ai ka cituar kështu: “Në këtë botë çfarë tjetër ka mbetur pas këtij Ku’anit. E merrni atë si udhëheqës. Më i miri i njerëzve është ai që punon me Kur’anin, jo ai që e mëson atë përmendësh”. (33)

Sërish ai ka shprehur kështu: “Në Kur’an ka dituri të hollësishme për çdo gjë. Para tij dhe pas tij nuk mund të futet e kota. Ai është mbështetje në çdo gjë. Ne nuk mund të gabohemi në komentimin e tij. E kundërta ne i bëjmë të prera të vërtetat e tij. Duke qenë se është kështu binduni ndaj nesh. Sepse bindja ndaj nesh është detyrë duke qenë se është zbatuar së bashku me Allahun, të dërguarin dhe autoritet madhor”. (34)

Në nenin e parë të tekstit të marrëveshjes së nënshkruar nga Imam Hasani me Muauijen i vuri kusht atij që të vepronte sipas Librit të Allahut dhe sunnetit të të dërguarit (p.q.m.t.). (35)

3- Imam Husejni (p.m.t.)

Imam Husejn Ibn Aliu (p.m.t.) i cili flijoi qenien e tij, me synimin e zhdukjes së harresës së Kur’anit deri kur shkoi nga Mekkeja në Kerbela (36) derisa ra dëshmor në Kerbela madje edhe pas rënies dëshmor (37) në fjalimet dhe paralajmërimet e tij ka lexuar pjesë nga Kur’ani i pranishëm. (38) Imam Husejni në një fjalë të tijën i ka ndarë në katër pjesë ajetet e Kur’anit.

“Libri i Allahut është themeluar mbi katër gjëra: “Thënie, shenja, hollësi dhe të vërteta. Thëniet janë për njerëzit e rëndomtë, shenjat janë për njerëzit e veçantë, hollësitë janë për kujdestarët, ndërsa të vërtetat janë për lajmëtarët”. (39)

Nëse Kur’ani i pranishëm do të ishte i mangët këtë e themi duke i u mbështetur Allahut se Imam Husejni (p.m.t.) do ta kishte bërë me shenjë këtë gjendje në fjalët e tij. Megjithatë ai ka cituar kështu në lidhje me shpërblimin e leximit të Kur’anit: “Ai i cili lexon një ajet të Kur’anit gjatë qëndrimit në këmbë, Allahu do t’i shkruajë atij një qind të mira për çdo shkronjë që ka lexuar dhe dhjetë të mira tij që ka lexuar jashtë namazit. Ndërsa atij që dëgjon Kur’anin i shkruhet një e mirë”. (40)

4- Imam Zejnulabdiddni (p.m.t.)

Imam Ali Ibn Husejni (p.m.t.) gjatë lutjeve të tij, e ka cilësuar Kur’anin e pranishëm me fjalët dritë, dëshmitar mbi të tërë librat, masë ndarëse e të vërtetës nga e kota, sqarues ndaj robërve i gjykimeve hyjnore, libër që iu është zbritur të dërguarit (p.q.m.t.). (41) Pas Ngjarjes së Ashurasë kur ishte në gjendjen e robërisë ka lexuar vazhdimisht ajetet e Kur’anit. Kur Ubejdullah Ibn Zijadi e mësoi se Imam Zejnulabdiddini ishte Ali Ibn Husejni duke ia ngulur sytë e pyeti: “Vallë a nuk u vra në Kerbela Ali Ibn Husejni?” Ai ia ktheu: “Unë kisha një vëlla me emrin Ali atë e vranë”, pas dhënies së kësaj përgjigjie Më pas ai ia lexoi këtë ajet Ubejdullah Ibn Zijadit (42) i cili u zemërua tej mase nga dhënia e kësaj përgjigjieje: “Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes, por dhe atyre që nuk kanë vdekur e janë në gjumë, e Ai ndal shpirtin e atij që i është caktuar vdekja, e të tjerëve ua kthen shpirtërat deri në kohën e caktuar”. (43)

Kur Imam Zejnulabdiddini mbeti i ekspozuar ndaj fyerjeve të një njeriu në Damask i cili i tha: “Falenderimi i takon Allahut i cili iu shkatërroi!” (44) i lexoi ajetin e dashurisë (45), një të pestës (46) dhe të pastrimit. (47)

Ndërsa kur Imam Zejnulabididdinin e nxorrën përpara Jezidit, ai ia lexoi atij ajetet 22-23 të Sures Hadid, ajetin 30 të Sures Shura dhe ajetin 49 të Sures Bekare, ai ia bëri të ditur se në këto ajete bëhej fjalë për veten dhe për Ehli Bejtin. (48)

5- Imam Muhammed Bakiri (p.m.t.)

Imam Muhammed Bakir Ibn Aliu (p.m.t.) kur e mori lajmin se Katadeja kishte komentuar Kur’anin shprehu se komentimi i tij ishte i gabuar dhe citoi kështu: “O Katade! Nëse e ke komentuar Kur’anin duke u mbëshetur në mendimet e tua do të shkatërrosh edhe të tjerët ashtu siç ke shkatërruar veten. Nëse e ke komentuar duke u mbështetur në mendimet e njerëzvetëtjerë sërish ke shkatërruar si veten ashtu edhe të tjerët. O Katade! Turp të qoftë! Kur’anin e dinë vetëm biseduesi i tij”. (49)

6- Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.)

Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.) e ka bërë të njohur kështu Kur’anin e pranishëm:“Ja pra në këtë Kur’an gjenden pishtarët e udhëzimit dhe kandili i natës së errët. Çdo njeri që kërkon le ta kthejë shikimin tek ai dhe le të hapë sytë për të marrë dritë nga ai. Sepse meditimi është jeta e zemrës që shikon; (ai i cili mediton) i shëmbëllën atij që ecën në ndriçimin e dritës së natës së errët”. (50)

Në një tjetër hadith ai citon: “Nuk ka dyshim se Kur’ani është ndalues dhe urdhërues. Ai urdhëron për Xhennetin dhe të ruan nga Xhhennemi”. (51)

Më pas imamët e Ehli Bejtit kanë shtuar se Kur’ani i pranishëm është Libri i Allahut dhe është burimi i udhëzimit. Nëse ky Kur’an - i mbështetemi Allahut - do të ishte i ndryshuar nuk do të mund të ishte udhëzues.

Nga hadithet e imamëve te pafajshëm, si fillim kuptohet se ata e kanë pranuar Kur’anin aktual, me cilësitë e epokës së të dërguarit si Librin e Allahut dhe se kanë punuar me të. Pikë së dyti leximi i tyre i ajeteve nga Kur’ani i pranishëm, shfaqja si provë dhe mbrojtja e tyre e këtyre ajeteve, tregon se ata e kanë pranuar atë si të njëjtë me Kur’anin e epokës së të dërguarit dhe se ky është dëshmitar se Kur’ani nuk ka pësuar ndryshime (atij nuk iu është shtuar ose atij nuk iu është hequr asgjë). Nëse ai do të kishte pësuar ndryshim ata nuk do ta kishin lavdëruar në këtë mënyrë.

Pikë së treti prijësi i besimtarëve Aliu (p.m.t.) nuk shprehu: “Ky Kur’an është i ndryshuar, unë nuk e pranoj këtë!”, kur Kur’ani u vendos në majat e heshtave; dhe Imam Husejni (p.m.t.) i cili qëndroi përballë të kotës, nuk bëri fjalë për ndryshimin e Kur’anit, i cili mund të ishte shembulli më i qartë i të kotës, por ai kumtoi se Kur’ani është lënë, se nuk është punuar me të, (52) ai dha jetën e tij në këtë udhë. Në këtë këndvështrim Ai është dëshmitari më i qartë i pamundësisë së ndryshimit të Kur’anit.

Prova e Tretë: Mendimet e Dijetarëve Shiitë

Dijetarët imamitë shiitë kanë dalur rreptësisht kundër aludimit të ndryshimit të Kur’anit dhe një numër hadithesh të cilat nënkuptojnë ndryshimin e tij i kanë pranuar se bien ndesh me kredon e doktrinës imamite. Më poshtë do të shqyrtojmë mendimet e dijetarëve më mbresëlënës në historinë e mendimit shiit.

1- Ibn Babuejh Kummi (v.v. 381 m.i.)

Ibn Babuejhi në librin e tij që sqaron kredon shiite citon kështu: “Sipas kredos sonë Kur’ani i cili i ka zbritur Muhammedit (p.q.m.t.) të dërguarit të Allahut, ai i cili qakullon në duart e njerëzve është i njëjti Kur’an; jo më tepër. Numri i sureve është një qind e katërmbëdhjetë. Disa nga fjalët e tjera të disa njerëzve të adresuara ndaj nesh janë gënjeshtra”. (53)

2- Shejh Mufidi (v.v. 413 m.i.)

Shejh Mufidi në disa në veprat e tij e ka cekur çështjen e ndryshimit. Fjala vjen në një vend pyetjes: “A është Kur’ani i cili qarkullon në duart e njerëzve i njëjtë me Kur’anin”, ai i ka dhënë përgjigjien: “Nuk ka dyshim se Kur’ani i cili ndodhet mes dy kapakëve është plotësisht fjala e Allahut”. (54)

Ndërsa mbi aludimin se Kur’ani është i mangët ai ka shkruar si vijon: “Ndonëse është e pamundur nga ana e mendjes, në diskutimet e mia të gjata me mutezilitët dhe të tjerët, nuk kam mundur që të gjej një provë bindëse mbi mangësinë e Kur’anit. Një pjesë e dijetarëve imamitë janë të mendimit se asnjë fjalë, asnjë ajet ose asnjë sure e Kur’anit nuk është hequr. Krahas kësaj janë hequr disa pjesë të interpretimeve dhe komentimeve, të cilat nuk cilësohen si Fjala e Allahut nga mus’hafi (fletët e Kur’anit) e prijësit të besimtarëve Aliut. Megjithatë ky mendim, sipas meje, duket si një aludim mbi mangësinë e Kur’anit dhe jo si interpretim. Unë përvetësoj këtë mendim (mendimin se Kur’ani nuk është ndryshuar)”. (55)

Ndërsa në lidhje me mendimin se Kur’anit të pranishëm i janë bërë shtime ai citon: “Nëse me qëllimin e shumimit është shtimi i një sureje në Kur’an atëherë ky mendim është i gabuar prerazi; sepse kjo bie ndesh me “tahaddin” (sfidimin e çështjes mbi sjelljen e një të ngjashmi si Kur’ani). Por nëse me këtë është për qëllim shtimi i një ose dy fjalëve ose i një ose dy shkronjave unë dal dhe kundër kësaj. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, Kur’ani ka mbetur i shëndoshë”. (56)

3-  Alem Huda (v.v. 436 m.i.)

Alem Huda ka shënuar kështu për sa i përket çështjes së shtimit ose të pakësimit të Kur’anit: “Dituria mbi shëndetin e Kur’anit, është si dituria mbi qytetet dhe ngjarjet e mëdha, mbi librat e shquar. Ka patur një interesim të madh në drejtim të përcjelljes dhe ruajtjes së Kur’anit; sepse Kur’ani është burimi i mrekullisë së profetësisë, diturive sheriatike dhe gjykimeve hyjnore. Dijetarët muslimanë janë munduar shumë për të mësuar përmendësh dhe për të ruajtur Kur’anin. Dhe ky mund është shkaku i ndasive të mendimit në vënien e zanoreve, leximin, shkronjat dhe ajetet. Krahas këtyre ndihmave dhe ruajtjeve të shumta si është e mundur që të mendohet se Kur’ani ka ndryshuar osë është pakësuar?” (57)

4- Shejh Tusi (v.v. 460 m.i.)

Shejh Tusi i cili ka lënë më tepër mbresa mbi historinë e mendimit shiit ka shkruar si më poshtë: “Fjalët mbi qenien i tepërt ose i mangët i Kur’anit nuk i kanë hije Kur’anit. Ka një njëzëshmëri mbi çështjen se asgjë nuk i është shtuar Kur’anit, mendimi ndryshe është i kotë. Për sa i përket qenies së mangët të Kur’anit; pohoj se nuk ka një mendim kundër në mesin e muslimanëve (se është i mangët). Ky është besimi i vërtetë në doktrinën tonë. Dhe Sejjid Murtedai është në këtë mendim”. (58)

5- Alame Hili (v.v. 726 m.i.)

Alame Hili në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’l-Kerame” (Udha e Mrekullisë) krahas ilustrimit të provave nga Kur’ani i pranishëm pyetjes: “A ka tepricë ose mangësi në Kur’an, a ka ndodhur një ndryshim në përpilimin e tij” i ka dhënë këtë përgjigjie: “Me të vërtetë në të (në Kur’anin e pranishëm) as që bëhet fjalë për ndonjë ndryshim, për vënien më pas ose për vënien më para (të ajeteve të tij). Nuk ka dyshim se në të nuk gjendet ndonjë tepricë ose ndonjë mangësi. Ne i mbështetemi Allahut nga besimi në një gjë të tillë. Kjo kredo e tillë dëmton kredon se Kur’ani që është i fiksuar me anë të pashkëputur është mrekullia e të dërguarit”. (59)

6- Ebu Ali Tabersiu (v.v. 548 m.i.)

Ebu Ali Tabersiu në parathënien e librit të tij: Tefsir” (Komentimi)përshkruan si vijon: “Kumtoj se është e pavend që të bëhet fjalë se Kur’ani është i mangët dhe i tepërt. Më duhet të them vetëm këtë se ka njëzëshmëri mbi aludimin se në Kur’an ka tepricë është i kotë. Për sa i përket audimit se Kur’ani është i mangët; edhepse disa nga bashkëkohësit tanë dhe një palë e nga dega hasheuijje e Ehli Sunnetit kanë pretenduar se Kur’ani ka ndryshuar dhe është i mangët, mendimi i vërtetë brenda imamitëve është i kundërti i saj”. (60)

7- Ali Ibn Junus Bejadi (v.v. 877 m.i.)

Ali Ibn Junus Bejadika shkruar këto: “Tërësia dhe studimi i Kur’anit njihet si i domosdoshëm dhe janë bërë shumë përpjekje të mëdha në udhën e ruajtjes së tij; deri në atë pikë sa bashkëkohësit kanë patur mosmarrëveshje madje dhe në emërtimin e sureve. Një shoqëri e madhe ka punuar për ruajtjen e Kur’anit, ata kanë menduar mbi kuptimin dhe gykimet e tij. Nëse në të do të kishte një tepricë ose një mangësi natyrisht se do të ishte kuptuar. Për këtë nuk ishte e nevojshme që ata të ishin hafidhë Kur’ani; sepse shtimet dhe pakësimet si do që të ishte do të binin ndesh me oratorinë dhe stilin e Kur’anit”. (61)

8- Muhakkik Erdebili (v.v. 993 m.i.)

Juristi i madh shiit Muhakkik Erdebiliu beson se në çdo namaz duhet të lexohet një sure e plotë dhe sureja e lexuar duhet të jetë e fiksuar nga Kur’ani e ardhur në mënyrë të pashkëputur dhe më pas shton: “Nuk ka dyshim se Kur’ani është i fiksuar në mënyrë të pashkëputur, nuk ka asnjë përzierje ose ndryshim. Në anën tjetër Kur’ai është shënuar në libra, madje i janë numëruar dhe shkronjat dhe zanoret, është përcaktuar dhe mënyra e shkrimit”. (62)

9- Fejd Kashani (v.v. 1091 m.i.)

Fejd Kashani i cili është muhaddith, komentues dhe apologjet pasi ka përcjellur hadithe që zgjojnë hipotezën e ndryshimit të Kur’anit shënon si më poshtë: “Këto hadithe nxjerrin në shesh këtë problem. Nëse do të marrim për bazë, hipotezën e ndryshimit të Kur’anit, në këtë gjendje nuk mbetet me asnjë besim tek Kur’ani dhe ajetet e Kur’anit dhe si përfundim duke qenë se çdo ajet është zbritur nga ana e Allahut, do të bëhej fjalë për çështjen e mundësisë së daljes jashtë mënyrës ose ndryshimit, do të hiqte cilësinë e të qenit provë të Kur’anit.

Ndërsa ne jemi të urdhëruar që t’i bindemi Kur’anit dhe në ajetet si vijon: “Me të vërtetë, ai (Kur’ani), është Libër i madhërishëm, të cilit nuk mund t’i vije gënjeshtra, nga asnjëra anë (as përpara, as pas). Kjo është shpallja prej të Gjithëdishmit, të Falenderuarit”. “Me të vërtetë Ne e kemi zbritur Përmendjen (Kur’anin) dhe me të vërtetë Ne do ta ruajmë atë” dhe ka bërë të ditur dhe në hadithet e dobishme është udhëruar që hadithet t’i paraqiten Kur’anit. Në këtë gjendje si mund të mendohet se Kur’ani ka pësuar ndryshime ose ndërrime?” (63)

10-  Shejh Hur Amili (v.v. 1104 m.i.)

Shejh Hur Amili i cili është muhaddith shkruan kështu në një kundërshtim që ia ka shkruar dorëshkrimit të një dijetari të tij bashkëkohor mbi Kur’anin: “Çdo njeri i cili heton hadithet, historinë dhe burimet e tyre e di shumë mirë se Kur’ani është në shkallën më të lartë të pashkëputshmërisë; me mijra bashkëkohës e kanë mësuar atë përmendësh dhe e kanë përcjellur dhe ai është mbledhur në epokën e të dërguarit dhe është bërë një i tërë”. (64)

11- Shejh Xhafer Kashifulgita (v.v. 1228 m.i.)

Kashifulgita një tjetër dijetar i cili ka lënë mbresa shpreh se besimi se Kur’ani nuk ka ndryshuar është pjesë e metodës së doktrinës shiite dhe mbi aludimin se Kur’ani ka pësuar shtime shkruan si më poshtë: “Për sa i përket aludmit se Kur’anit iu është shtuar një sure, një ajet, një besmele dhe të ngjashme apo një fjalë ose një shkronjë; nënvizoj se besimi se ajo që gjendet mes dy kapakëve është fjala e Allahut është pjesë e doktrinës (shiite), madje nga detyrat e fesë. Rishtas dhe njëzëshmëria e muslimanëve, hadithet e të dërguarit (p.q.m.t.) dhe imamëve të pafajshëm janë në këtë drejtim”.

Ndërsa për sa ka të bëjë me qenien e mangët të Kur’anit ai shkruan këto: “Nuk ka dyshim se Kur’ani është i ruajtur nga mangësitë; “Maliku’d-Dejjani” (Ai i cili i jep shpërblimin çdo njeriu për punën e tij) e ka ruajtur atë. Si rrjedhojë ashtu siç Kur’ani e ka provuar këtë qartësisht dhe miratimi i dijetarëve të çdo epoke është në këtë drejtim”. (65)

12- Dijetar Muhammed Husejn Ali Kashifulgita (v.v. 1372 m.i.)

Dijetar Muhammed Husejn Ali Kashifulgita citon si më poshtë: “Nuk ka dyshim se Libri i pranishëm që është në duart e njerëzve, është Libri të cilin Allahu e ka zbritur me anë të mrekullisë dhe dhe duke sfiduar njerëzit. Me të bëhen të ditura gjykimet, bëhet e qartë e lejuara dhe e ndaluara. Nuk ka aspak dyshim se në të nuk ka as mangësi, as që bëhet fjalë për ndonjë ndryshim dhe as i janë bërë shtime. Kështu është njëzëshmëria e dijetarëve”. (66)

13- Sejjid Muhsin Emini (v.v. 1371 m.i.)

Autori i Enciklopedisë Shiite Sejjid Muhsin Emini e përmbledh kështu kredon e imamitëve: “Duke nisur që nga e shkuara dhe deri në ditët e sotme asnjë dijetar shiit nuk ka shprehur se Kur’ani ka pësuar pak ose shumë shtime. Shumica dërrmuese e dijetarëve madje të tërë kanë arritur njëzëshmërinë se atij nuk iu është shtuar ndonjë gjë. Nga ana tjetër sërish dijetarët shiitë janë të mendimi se Kur’anit nuk iu është hequr ndonjë gjë”. (67)

14- Abdulhusejn Sherefuddini (v.v. 1381 m.i.)

Abdulhusejn Sherefuddini i cili ka bërë më shumë dialogje me dijetarët e Ehli Sunnetit, i ka kushtuar më tepër rëndësi çështjes së ndryshimit të Kur’anit, në krahasim me dijetarët e tjerët shiitë. Dijetar Sherefuddini pasi ka hapur fjalën për dyshimin mbi këtë çështje shkruan si vijon: “Unë i mbështetem Allahut mbi besimin se Kur’ani ka ndryshuar dhe ankohem tek Allahu për paditurinë mbi këtë çështje. Ai i cili është nga doktrina jonë dhe pretendon se i beson ndryshimit të Kur’anit nuk ka asnjë dituri mbi çështjen e doktrinës dhe shpif. Sepse Kur’ani i Madh nuk ka dyshim se të tëra ajetet, fjalët, shkronjat, zanoret dhe të pazëshmet e Kur’anit të Madh, kanë arritur tek ne në mënyrë të prerë të pashkëputur, nga i dërguari dhe Allahu me anën e imamëve të pafajshëm (p.m.t.)”. (68)

Dijetar Sherefuddinimendimin e tij e ka provuar në këtë mënyrë: “Ana e jashtme e Kur’anit është argumenti më i qartë i Allahut. Si një nevojë e besimit të doktrinës (shiite) hadithet duhet t’i paraqiten Kur’anit. Sipas doktrinës të tëra fjalët, shkronjat janë sjellur bashkë dhe janë ndrequr pa ndodhur ndonjë mangësi ose tepricë. Për më tepër në namazet e detyruara duhet të lexohet një sure e plotë pas Sures Fatiha. Kur’ani i pranishëm iu është lexuar të dërguarit nga ana e bashkëkohësve”. (69)

15- Dijetar Belagiu (v.v. 1352 m.i.)

Dijetar Belagiu e ka shtjelluar në një mënyrë gjithëpërfshirëse çështjen e ndryshimit, duke përcjellur mendimet e një pjese të madhe të dijetarëve shiitë, ka shpalosur se aludimi se Kur’ani ka pësuar ndryshim është i pabazë”. (70)

16- Shejh Bahaiu (v.v. 1031 m.i.)

Shejh Bahaiu shkruan kështu: “Mendimi i vërtetë është se Kur’ani i Madh është i mbrojtur nga ndryshimi. Në të nuk ka asnjë tepricë dhe asnjë mangësi. Fjala e Allahut të Madhëruar: “Me të vërtetë Ne do ta ruajmë atë” e argumenton këtë”. (71)

17- Dijetar Eminiu (v.v. 1349 m.i.)

Autori i veprës me titull: “Gadir” (Gadiri)Dijetar Eminiu në pjesë të ndryshme të librit të tij, në veçanti në pjesën ku ka trajtuar fajësimet e Ibn Hazmit, pasi ka përcjellur mendimet e dijetarëve më të spikatur shiitë mbi çështjen e ndryshimit shkruan si më poshtë: “Më të spikaturit e imamitëve janë të një mendimit se ajo që gjendet mes dy kapakëve (Kur’ani i pranishëm) është një libër “i cili nuk ka dyshim””. (72)

18- Dijetar Muhammed Husejn Tabatabaiu (v.v. 1402 m.i.)

Dijetar Tabatabaiu kur ka komentuar ajetin: “Me të vërtetë Ne e kemi zbriturPërmendjen (Kur’anin) dhe me të vërtetë Ne do ta ruajmë atë” ka shqyrtuar në një mënyrë gjithëpërfshirëse çështjen e qenies së ruajtur nga ndryshimi i Kur’anit. Dijetar Tabatabaiu shpreh se Kur’ani është njëra nga domosdoshmëritë e historisë i cili iu është zbritur të dërguarit katërmbëdhjetë shekuj më parë dhe është cilësuar si mrekullia e të dërguarit. Më pas ai shton se i dërguari (p.q.m.t.) ka lëshuar sfidën me këtë Kur’an, dhe se nuk ka dyshim se Kur’ani i pranishëm është ky Kur’an, asnjë nuk do të marrë mundimin për ta mohuar këtë përveç atij që është dritëshkurtër në botëkuptim”. (73)

19- Imam Humejni (v.v. 1368 m.i.)

Imam Humejni pasi ka rrëzuar aludimet e ahbaritëve se ana e jashtme e Kur’anit nuk mund të cilësohet si argument si pasojë e ndryshimit, ka shqyrtuar përkujdesjen e muslimanëve në drejtim të mbledhjes dhe ruajtjes së Kur’anit dhe ka shprehur se ky cilësohet se është argumenti më i madh se ai nuk ka pësuar ndryshim.

Imam Humejni për më tepër shkruan se hadithet që bëjnë fjalë për ndryshimin, ose janë të dobëta ose janë të shpikura, ose i komenton përmbajtjet e tyre si interpretimi i Kur’anit ose komentimi i tij. Imam Humejni i përmbledh në këtë mënyrë mendimet e tij: “Ashtu siç kemi sqaruar ky libër (Kur’ani) është njëlloj në mes të dy kapakëve. Mosmarrëveshja mes lexuesve nuk është një gjë e re dhe këto diskutime nuk kanë të bëjnë me atë që iu është zbritur në zemrën e Zotëriut të të Dërguarve nga ana e Shpirtit Besnik”. (74)

20-  Ajetullah Hoji (v.v. 1371 m.i.)

Ajetullah Hoji pasi ka argumentuar se muslimanët nuk e kanë ndryshuar librin qiellor citon këto: “Ashtu siç kuptohet dhe nga sa u shprehën më lart, aludimi i atij që aludon se Kur’ani ka ndryshuar është i kotë. Ky aludim i njeriu të tillë, është një aludim në kundërshtim me provat e qarta dhe mendjen”. (75)

Tani besojmë se është e dobishme që të kujtojmë këto dy çështje në kornizën e mendimeve të dijetarëve më të spikatur në historinë shiite.

E para një pjesë e shkrimtarëve uehhabistë jo vetëm që kanë aluduar se shiitët e kanë ndryshuar Kur’anin, por ata kanë ngritur dhe një tjetër akuzim ndaj shiitëve. Autori i veprës me titull: “Shia ue’l-Kur’ani” (Shiitët dhe Kur’ani) pasi ka përmendur emrin e katër dijetarëve shiitë (76)(sipas tij njëri nga dijetarë është përmbledhësi i veprës me titull: “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë) Sejjid Murtedai) (77) kumton kështu: “Unë hetova librat e shkruar të hadithit, komentimit dhe të kredos së imamitëve që nga shekulli i katërt i mërgimit islam deri në shekullin e tetë dhe përveç këtyre katër dijetarëve nuk pashë se asnjë tjetër kishin besuar ndryshimit të Kur’anit. Nuk është e mundur që këtyre katër dijetarëve t’i shtojmë dhe një tjetër”. (78)

Një tjetër dijetar, njëlloj si shkrimtari i mëparshëm duke shkruar se përmbledhësi i veprës me titull:“Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë) është Sherif Murtedai shkruan kështu: “Si përfundim i hulumtimit tim përveç këtyre katër dijetarëve pashë se shumica e dijetarëve të tjerë shiitë në të kaluarën i kishin besuar ndryshimit të Ku’anit”. (79)

Edhe Dr. Gaffariu i përsërit të njëjtat fjalë (80) dhe shkruan se nga dijetarët shiitë në shkuarën vetëm auori i veprës me titull: “Aslu’sh-Shia ue Usuliha” (Thelbi i Shiitëve dhe Metoda e Tyre) Muhammed Husejn Ali Kashifulgitai, autori i veprës “Nakdu’l-Ueshia ue Ajanu’sh-Shia” (Kapja e Shiitëve dhe të Spikaturit e Shiitëve) Sejjid Muhsin Emini dhe autori i veprës “Bejan” (Sqarimi) Ajetullah Huji i kishin besuar mosndryshimit të Kur’anit. (81)

Megjithatë pas Shejh Sadukut ai nuk e ka pranuar mendimin e bërë të ditur nga dijetarët shiitë për sa i përket çështjes së ndryshimit të Kur’anit. Citimi i këtyre dy shkrimtarëve i disa nga emrat e dijetarëve është një shfaqje e diturive jo të mjaftueshme të tyre në lidhje me mendimet e dijetarëve shiitë. Në veçanti ata kanë mbetur të ekspozuar ndaj kundërshtimit të Gaffariut, ndaj autorit të veprës me titull: “Shia ue’l-Kur’ani” (Shiitët dhe Kur’ani), i cili ka aluduar se të tërë dijetarët shiitë janë të mendimit se Kur’ani ka pësuar ndryshim. (82)

E dyta: Autorët të cilët aludojnë me këmbëngulje se ndjekësit e Ehli Bejtit i besojnë ndryshimit të Kur’anit, (83) shfaqin si argument emrat e katër dijetarët e lartpërmendur (Shejh Sadukut, Sherif Murtedait, Shejh Tusiut dhe Tabersiut), se nuk i paskan kushtuar rëndësi fjalëve të imamëve të pafajshëm dhe dijetarëve të brezave të mëparshëm. (84) Pohojmë se është për të ardhur keq se ata i shpalosin mendimet e tyre tërë padituri dhe fanatizëm në këtë mënyrë: “Çdo njeri i cili ka pak mend e di se ndryshimi është njëri nga parimet e kredos së shiitëve. Atë të cilët e mohojnë këtë, e bëjnë si pasojë e takijjes (fshehjes), dyfytyrësisë dhe thënies së gënjeshtrës; ata kanë frikë se mos cilësohen si mohues nga ana e “firkatu’n-naxhijjes” (pala e shpëtuar) që është Ehli Sunneti. Si pasojë e këtyre kredove shiitët kanë një fe tjetër nga Islami”. (85)

Si një përgjigjie ndaj këtij akuzimi duhen thënë këto: “Si fillim argumenti i parë i se Kur’ani nuk ka ndryshuar është vetë Kur’ani.

Vallë a mund të ketë një argument më të shëndoshë dhe më të qartë se Kur’ani i cili me një gjuhë të qartë urdhëron dhe sfidon (86) si më poshtë: “Me të vërtetë, ai (Kur’ani), është Libër i madhërishëm, të cilit nuk mund t’i vije gënjeshtra, nga asnjëra anë (as përpara, as pas). Kjo është shpallja prej të Gjithëdishmit, të Falenderuarit”. (87) “Me të vërtetë Ne e kemi zbritur Përmendjen (Kur’anin) dhe me të vërtetë Ne do ta ruajmë atë”. (88)

Pikë së dyti, të tërë dijetarët të cilët kanë bërë të ditur mendimin e tyre mbi këtë çështje, i kanë pranuar si argumente ajetet, të cilat bëjnë të ditur se Kur’ani është i ruajtur. Shejh Saduku iu është mbështetur ajeteve të Allahut, të cilat bëjnë të ditur se Kur’ani Fisnik është i ruajtur dhe ka kundërshtuar aludimin mbi ndryshimin, duke përgënjeshtruar përcjelljet që bëjnë fjalë për ndryshimin. Ndonëse Shejh Saduku nuk e ka shqyrtuar çështjen në një mënyrë gjithëpërfshirëse shumë dijetarë të tjerë kanë shpalosur agumente të shëndosha mbi këtë çështje. Shejh Mufidi ka shprehur se Kur’ani i vërtetë është ai libër i cili gjendet mes dy kapakëve, ndërsa përcjelljet që bëjnë fjalë për ndryshimin i ka cilësuar si të shpikura dhe ka treguar si argument se Kur’ani nuk ka ndryshuar, duke qenë se sipas jurisprudencës shiite në namazin e detyruar duhet të lexohet një sure e plotë; (89)

Shejh Tusiu i ka kundërshtuar përcjelljet historike që kanë të bëjnë me njëzëshmërinë e shiitëve në lidhje me mangësinë e Kur’anit; (90) Sherif Murtedai ka cituar se Kur’ani është një mrekulli dhe se është ruajtur nga ana e dijetarëve gjatë historisë; (91) Alame Hili ka shkruar se Kur’ani është një libër mrekulli dhe i pashkëputur; (92) Bejadi dhe Muhakkik Erdebili kanë bërë fjalë për përpjekjet e bashkëkohësve me qëllimin e ruajtjes së Kur’anit; (93) Fejd Kashani krahas përkujtimit të ajeteve të cilat bëjnë të ditur se Kur’ani është i ruajtur, ka përkujtuar rregullin se hadithet duhet t’i paraqiten Kur’anit; (94) Hur Amiliu ka përkujtuar pashkëputshmërinë e bashkëkohësve dhe mbledhjen e Kur’anit si një i tërë në epokën e të dërguarit (95); Kashifulgita krahas ajeteve ka treguar si argument njëzëshmërinë e dijetarëve të çdo shekulli (96); Sejjid Muhsin Emini ka treguar njëzëshmërinë si argument se Kur’ani nuk ka ndryshuar (97); Sejjid Sherefuddini ka treguar pashkëputshmërinë si argument madje të shkronjave dhe zanoreve të Kur’anit (98).

Pavarësisht të tërë këtyre fakteve shkrimtarët e veprave me titull: “Shia ue’l-Kur’ani”(Shiitët dhe Kur’ani), “Intisaru’l-Hakki” (Shpalosja e të Vërtetës) dhe “Hakikatu’sh-Shia” (E Vërteta e Shiitëve) ngrejnë një aludim të paqenë! Dijetarët në fjalë duke gënjyer kur thonë se juristët shiitë e mohojnë aludimin se Kur’ani ka ndryshuar, pretendojnë sikur janë në zotërim të diturisë së të fshehtës, sikur janë në zotërim të aftësisë së leximit të nijetit, që është mëse e qartë se një gjë e tillë është e pamundur.

Nga ana tjetër duke marrë për bazë fjalët e dijetarëve ata veprojnë në kundërshtim me të zotët e mendjes që japin gjykime. Nuk ka dyshim se duke zbatuar këtë mënyrë ata i bartin vetë fjalët e tyre jashtë parimit të qenies një argument i jashtëm. Si përfundim ata e kanë hedhur aludimin se shiitët i besojnë ndryshimit vetëm për të kënaqur drejtuesit mizorë të cilët i shikojnë shiitët si një kërcënim për ta. Sepse nëse dijetarët shiitë do ta kishin mohuar ndryshimin me synimin e vetëm për të gjetur shpëtim nga frika dhe cilësimi si mohues - që kjo nuk është aspak e vërtetë - atëherë akuzimi këmbëngulës i këtyre dijetarëve do t’i shërbente vetëm të zotërve të fuqisë dhe qëndrimet e tyre do të cilësoheshin si një qëndrim i pamëshirshëm, nuk do të ishin të zotët e vlerës së diturisë.

Pikë së treti, shkrimtarët në fjalë aludojnë se dijetarët shiitë nuk i kanë kushtuar rëndësi fjalëve të imamëve të pafajshëm, në kontekstin e argumentimit se nuk ka ndryshim, përkundrazi ata kanë përcjellur nga ata një numër të madh përcjelljesh në lidhje me ndryshimin. (99)

Këtij aludimi i mungon dhe shpirti i hulumtimit; sepse ata e kanë ngatërruar me njëra-tjetrën çështjen e kredos me çështjen jo të kredos. Përcjelljet që nënkuptojnë ndryshimin nuk kanë ndknjë lidhje me kredon. Sepse besimi në ndryshimin është një çështje tjetër dhe përcjelljet e dobëta të përcjellura në librat e hadithit dhe komentimit nuk mund të cilësohen si një shfaqje e kredove të shkrimtarëve. Argumenti i kësaj fjalës sonë janë fjalët e dijetarëve mbresëlënës të imamitëve të cilat i kemi përcjellur më lart. Si përfundim shiitët nuk besojnë se Kur’ani ka ndryshuar dhe duke përdorur këtu thënien e Shejh Sadukut pohojmë se ai i cili shtron një aludim ndryshe nga ky është gënjeshtar. (100)

Pikë së katërti: Në burimet e pranuara nga uehhabistët gjenden përcjellje të cilat shpalosin qartë se Kur’ani ka pësuar ndryshim dhe se është e qatë se këto janë përcjellje të shpikura. Ne në artikullin tonë do të japim vetëm dy shembuj në lidhje me këtë çështje.

1- Heqja Nga Kur’ani e Ajetit Të“Rexhmit” (Gurëzimit)

Ibn Abbasi përcjell se Umeri ka thënë kështu kur ishte në minber: “Allahu zgjodhi Muhammedin (p.q.m.t.) dhe i zbriti Kur’anin atij. Njëri nga ajetet që i zbriti atij ishte dhe ajeti i gurëzimit. Ne e lexonim ajetin e gurëzimit, e dinim atë përmendësh dhe e kuptonim se çfarë donte të thonte. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e zbatonte gurëzimin; dhe ne e zbatuam gurëzimin pas tij. Kam frikë se me kalimin e kohës do të dalë njëri dhe do të thotë: “Betohem në Allahun se ne nuk mund ta gjenim ajetin e gurëzimit në Kur’an!” Populli do të shkojë në shmangie si pasojë e lënies së këtij detyrimi. Ndërsa dënimi i gurëzimit, sipas Librit të Allahut, meriton që të jepet për çdo burrë dhe grua i cili ka shkelur kurorën (i martuar i/e cili/a me prova apo me mbetjen shtatzënë të një gruaje, ose i argumentuar me anë të rrëfimit)”. (101)

Sujuti (v.v. 911 m.i.) shkruan këto në lidhje për mbledhjen si një i tërë i Kur’anit nga ana e Ebu Bekrit: “Zejd Ibn Thabitit iu urdhërua që të pranonte me dy dëshmitarë dhe të shkruante atë ajet ose atë sure e cila ishte sjellur nga një njeri. Umeri solli ajetin e gurëzimit; duke qenë se erdhi vetëm ajeti nuk u pranua”. (102)

2- Heqja e Sureve Hafad dhe Hal

Sujuti sipas disa njerëzve është pranuar si i vërtetë (103) me disa udhë (104) se Umeri ka përcjllur se lexonte dy sure me emrin Hafad dhe Hal në namazin e kunutit, të shënuara në mus’hafet (fletët e Kur’anit të Ibn Abbasit, Ibn Mes’udit dhe Ubejj Ibn Kabit. Sujuti në librin e tij ka përcjellur dhe tekstet e sureve”. (105)

Në burimet e Ehli Sunnetit gjenden me dhjetra burime të tjera të cilat tregojnë për ndryshimin. Ne këtu nuk mund t’u japim vend të tëra përcjelljeve.

Kadi Abdulxhebbari (v.v. 415 m.i.) e rrëzon aludimin e andryshimit dhe shkruan kështu: “Si është e mundur që të ketë ndryshim? Nëse do të kishte patur ndryshim atëherë përse prijësi i besimtarëve Aliu (p.m.t.) nuk e mohoi Kur’anin e pranishëm? Ndonëse në fillim ai nuk e kishte fuqinë për t’u përballur me këtë përse nuk e bëri këtë gjatë kohës së prijësisë? Të tërë ne e dimë se kushtimi rëndësi ndaj Kur’anit vjen në krye të urdhrave të fesë. Për këtë arsye zotëriu ynë Aliu e kishte për detyrë që të bënte një orvatje mbi këtë çështje. Sepse ngatërresa që do të shfaqej me ndryshimin e Kur’anit, ishte shumë më e madhe, se sa ngatërresa që do të ishte shfaqur nga ana e Muauijes dhe rikthimi në zbatimin e thelbit të Kur’anit dhe përmirësimi e tij ishte shumë më e rëndësishëm se sa përmirësimi i Muauijes”. (106)

Shmangia nga Ngatërrimi me Diskutimet e Ndryshimit i Interpretimit dhe Komentimit

Në epokën e imamëve të Ehli Bejtit, në krye të diskutimeve më serioze të epokës, vinte çështja e interpretimit (107) dhe komentimit të Kur’anit. Si rrjedhojë në burimet e Ehli Sunnetit dhe shiitëve ne ndeshim shpesh herë në përcjellje që kanë të bëjnë me interpretimin dhe komentimin e Kur’anit. Kur hetojmë pjesët e komentimit të veprave me titull: “Sahih” (Përmbledhja) e Buhariut (v.v. 231 m.i.) dhe Muslimit (v.v. 261 m.i.), veprën “Tefsir” (Komentimi) dhe “Durru’l-Mensuri” (Sqarimi i Mensurit) e Taberiut (v.v. 310 m.i.) në burimet e Ehli Sunnetit; përcjelljet në lidhje me “Usulu’l-Kafi” (Metoda e Mjaftimit) në burimet shiite, veprën “Tefsiru’l-Furati” (Komentimi i Eufratit), “Tibjan fi Tefsiri’l-Kur’ani” (Sqarimi i Komentimit të Kur’anit), “Tefsiru Ebi’l-Futuhi’r-Radi” (Komentimi i të Atit të Çlirimeve Radiut), mund të shikojmë se cilat diskutime ishin në rend të ditës në epokën e tabiinëve.

Çështja e diskutimit të dytë të rëndësishëm të epokës, ishte çështja apologjetike nëse Kur’ani është apo nuk është i krijuar. Ky diskutim i cili u ndez në kohën e prijësit abbasit Memun, ishte në rend të ditës në veçanti mes doktrinave hanbelite dhe mutezilite. (108) Duke qenë se Memuni mbronte mutezilitët u shfaq një sprovë e madhe në mesin e muslimanëve; besimi tyre u inspektua. Madje me dëbimin e Ibn Hanbelit mendimi i se Kurani është i krijuar, mendimi se Kur’ani është i përhershëm nisi të sulmohej. (109)

Puna shkoi deri në atë pikë sa shejhulislami i pallatit mbretëror abbasit Ibn Ebi Daudi, u cilësua si mohues nga ana e Ibn Hanbelit. Kur Ibn Hanbeli u pyet: “Cili është gjykimi i atij të cilit beson se Kur’ani është i krijuar?” ai dha përgjigjien: “Betohem në Allahun se ai është mohues”. (110) Për këtë arsye Kadi Abdulxhebbari nisi të shkruante një libër me titull: “Halku’l-Kur’ani” (Krijimi i Kur’anit) (dhe vetë besonte se Kur’ani ishte  i krijuar) dhe në librin e tij shqyrtoi mendimet e dijetarëve të cilin kishin mendime mbi këtë çështje. (111) Si rrjedhojë deri në epokën e fshehjes së madhe nuk është diskutuar më mbi ndryshimin dhe ndërrimin e Kur’anit, as imamët e pafajshëm nuk kanë bërë të ditur ndonjë mendim mbi këtë çështje.

Përfundim

Duke filluar që nga shekulli i pestë i mërgimit islam, ndjekësit e Ehli Bejtit janë akuzuar se i besojnë ndryshimit të Kur’anit. Besimi i ndryshimit të Kur’anit është shfaqur sikur të ishte njëri nga parimet e besimit të shiitëve. Ky akuzim është zënë me gojë më shumë nga ana e uehhabistëve në vitet e fundit. Megjithatë besimi se Kurani është i mangët, jo vetëm që bie në kundërshtim me me përmbajtjen e këtij libri qiellor dhe me mendjen e njeriut, por nuk përputhet as me hadithet e imamëve të pafajshëm. Shumica e dërrmuese e dijetarëve shiitë të cilët kanë bërë të ditur mendimin e tyre mbi këtë çështje nuk e kanë pranuar këtë akuzim dhe kanë shprehur se Libri i Allahut është i pastër nga këto lloj shpifjesh.

Burimet e Referuara:

1- Xhelaluddin Sujuti, “Itkan fi Ulumi’l-Kur’ani” (Mundësia e Diturive të Kur’anit), Saktësues: Muhammed Salim Hashimi, Kum 1429.

2- Alame Hili, Xhemaluddin Ebu Mensur Hasan Ibn Jusuf Ibn Mutahhari, “Exhuibetu’l-Methaili’l-Mehnaijje” (Përgjigjet e Çështjeve të Sprovuara) Kum, 1401.

3- Abdulhusejn Sherefuddini, “Exhuibe’l-Methaili’l-Xharullahi” (Përgjigjet e Çështjeve të Xharullahit), Sajda 1953.

4- Ibn Arabi, Muhammed Ibn Abdullah, Saktësues: Ali Muhammed Bexhaui, Bejrut (pa datë botimi).

5- Muhammed Husejn Ali Kashifulgita, “Aslu’sh-Shia ue Usuliha” (Thelbi i Shiitëve dhe Metoda e Tyre), Bejrut 1410.

6- Imam Kulejni, Muhammed Ibn Jakubi, “Usulu Kafi” (Metoda e Mjaftimit), Saktësues: Ali Ekber Gaffari, Kum 1365.

7- Nasir Ibn Abdullah Gaffari, “Usulu’l-Medhhebi’sh-Shiati’l-Imamijje” (Metoda e Doktrinës Shiite të Imamitëve), Xhejze (pa datë botimi).

8- Mahmud Ebu Rejje, “Edua Ala’s-Sunneti’l-Muhammedijje eu Defa Ani’l-Hadithi” (Lutjet Mbi Sunnetin e Muhammedit ose Nga Hadithi), Kum 1427.

9- Shejh Saduku, “Itikadat fi Dini’l-Imamijje” (Kredot Në Fenë e Imamitëve), Saktësues: Gulamrdza Mazenderani, Kum 1412.

10-Alame Hidaje, “Imam Bakiri” (Imam Bakiri), Shtëpia Botuese: “Mexhmuatu’l-Alemi Li’l-Ehli’l-Bejti” (Përmledhja Botërore Për Ehli Bejtin), Kum 1422.

11- Alame Hidaje, “Imam Hasan Muxhteba” (Imam Hasan Muxhtebaja), Shtëpia Botuese: “Mexhmuatu’l-Alemi Li’l-Ehli’l-Bejti” (Përmbledhja Botërore Për Ehli Bejtin), Kum 1422.

12- Alame Hidaje, “Imam Zejnelabiddin” (Imam Zejnulabdiddini), Shtëpia Botuese: “Mexhmuatu’l-Alemi Li’l-Ehli’l-Bejti” (Përmledhja Botërore Për Ehli Bejtin), Kum 1422.

13- Sejjid Muhsin Emini, “Ajanu’sh-Shia” (Të Spikaturit e Shiitëve) Saktësues: Hasan Emin, Bejrut 1403.

14- Ihsan Ilahi Dhahiri, “Shia ue’s-Sunneti” (Shiitët dhe Sunneti), Lahor (pa datë botimi).

15- Mexhdi Ali Muhammed Ali, “Intisaru’l-Hakki” (Shpalosja e të Vërtetës), Rijad 1418.

16- Martin J. Mc Dermott, “Endisheha-ji Kelami-i Shejh Mufidi” (Shqetësimi i Apologjetikës së Shejh Mufidit), Përkhyes në Persisht: Ahmed Arami, Teheran 1363.

17- Musa Mirza Tebrizi, “Eutheku’l-Uesaili fi Sherhi’r-Resaili” (Mjetet më të Fuqishme në Sqarimin e Shpalljeve), Kum (pa datë botimi).

18- Sejjid Ali Fani Isfahani, “Ara Kaule’l-Kur’ani” (Sqarimi i Fjalës së Kur’anit), Bejrut 1411.

19- Bakilani, Abdullah Muhammed Ramadani, “Bakilani ue Arauhu’l-Kelamijje” (Bakilani dhe Sqarimi i Apologjetikës), Bagdad 1986.

20- Ibn Kethiri, Ebu Fida Ismaili, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), Saktësues: Ali Shiri, Bejrut 1408.

21- Ajetullah Huji, Sejjid Ebu Kasimi, “Bejan fi Tefsiri’l-Kur’ani” (Sqarimi në Komentimin e Kur’anit), Përkthyes në Persisht: Sejjid Xhafer Husejni, Kum 1384.

22- Dhebidiu, Sejjid Muhammed Murteda, “Taxhu’l-Arusi min Xheuahiri’l-Kamusi” (Kurora e Dhëndrrit nga Gurët e Çmuar të Fjalorit), Saktësues: Ali Shiri, Bejrut 1414.

23- Taberiu, Muhammed Ibn Xheriri, “Tarih” (Historia), Bejrut (pa datë botimi).

24- Hatib Bagdadi, Ebu Bekr Ahmed Ibn Ali, “Tarihu’l-Bagdadi eu Medinetu’s-Selami (Historia e Bagdadit ose Qytetit të Paqes), Bejrut (pa datë botimi).

25- Shejh Tusiu, Ebu Xhafer Muhammed Ibn Hasani, “Tibjan fi Tefsiri’l-Kur’ani” (Sqarimi në Komentimin e Kur’anit), Bejrut (pa datë botimi).

26- Hasan Mustafauiu, “Tahkik fi Kelimati’l-Kur’ani” (Vërtetimi në Fjalët e Kur’anit), Teherani 1368.

27- Fejd Kashani, “Tefsiru’s-Safi” (Komentimi i Pastër), Saktësuesi: Hasan Alemiu, Meshhed (pa datë botimi).

28- Muhammed Xheuad Mugnijje, “Tefsiru’l-Kashifi” (Komentimi i Zbuluesit), Bejrut 1968.

29- Ebu Kasim Ibn Ibrahim Furat Kufiu, “Tefsiru’l-Furati’l-Kufi” (Komentimi i Eufrat Kufiut), Saktësues: Muhammed Kadhimi, Bejrut 1420.

30- Taberiu, “Tesfiru’t-Taberi Musemma Xhamiu’l-Bejani fi Teuili’l-Kur’ani” (Komentimi i Taberiut i Emërtuar si Përmbledhja e Sqarimit në Interpretimin e Kur’anit), Bejrut 1420.

31- Imam Humejni, “Tehdhibu’l-Usuli” (Afrimi i Metodës), Përsëritës: Xhafer Subhani, Kum 1405.

32- Beladhuriu, “Ensabu’l-Eshrafi” (Farefiset me të Nderuara), Botues: Suhejl Dhekkari, Bejrut 1417.

33- Muhammed Bejjumi, “Hakikatu’sh-Shia” (E Vërteta e Shiitëve), Kajro 1427.

34- Muhammed Ali Mualimi, “Hakikatu’l-Madhlume” (E Vërteta e Dhunuar), (pa vend botimi) 1418.

35- Rauendiu, Kutbuddini, “Haraixh ue’l-Xheraih” (Të Jashtmit dhe të Brendshmit), Kum 1409.

36- Muhabuddin Hatibi, “Hututu’l-Arida” (Hapat e të Metës), Jordan 1420.

37- Sujuti, “Durru’l-Mensuri” (Sqarimi e Mensurit), Bejrut 1403.

38- Samir Hashim Habibullah Umejdiu, “Defa ani’l-Kafi” (Mbrojtja e Mjaftimit), Kum 1416.

39- Alusiu, Shihabuddin Sejjid Mahmudi, “Ruhu’l-Meani fi Tefsiri’l-Kur’ani ue Seba’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit dhe Shtatëshja Përsëritëse), Bejrut (pa datë botimi).

40- Nishaburiu, Husejn Ibn Ali Ibn Muhammed Ibn Ahmedi, “Raudatu’l-Xhinani ue Ruhu’l-Xhinani fi Tefsiri’l-Kur’ani” (Kopështi i Xhenneteve dhe Shpirti i Xhenneteve në Komentimin e Kur’anit), Redaktues: Muhammed Xhafer Jahakkiu, Meshhed 1368.

41- Ibn Tausi, “Zindegani-i Eba Abdilah” (Jetëshkrimi i Ebu Abdullahut), Përkthyes në Persisht: Sejjid Muhammed Sahfiu, Kum 1373.

42- Sixhistani, Sulejman Ibn Eshasi, “Sunenu Ebi Daudi” (Sunnetet e Ebu Daudit), Saktësues: Said Muhammed Lehami, Bejrut 1410.

43- Kadi Abdulxhebbari, “Sherhu’l-Usuli’l-Hamse” (Sqarimi i Metodës së Pestë), Përshtatës: Ahmed Ibn Husejn Ibn Ebi Hashimi, Saktësues: Abdulkerim Uthmani, Kajro 1408.

44- Ibn Ebi Hadidi, “Sherhu’n-Nahxhi’l-Belaga” (Sqarimi i Artit të Oratorisë), Saktësues: Ebu Fadl Ibrahimi, Bejrut 1380.

45- Muhammed Xheuad Mugnijje, “Shia fi’l-Mizani” (Shiitët në Peshore), Bejrut (pa datë botimi).

46- Komisioni, “Shia ue’l-Kur’ani” (Shiitët dhe Kur’ani), Pakistan (pa datë botimi).

47- Buhariu, “Sahih” (Përmbledhja), Shpjegues: Mustafa Dejbu’l-Bigai, Bejrut-Damask, 1414.

48- Muslimi, “Sahih” (Përmbledhja), Saktësues: Muhammed Fuad Abdulbakiu, Bejrut 1398.

49- Imam Zejnelabiddini, “Sahife-i Sexhxhadijje” (Faqja e Sexhxhadit), Përkthyes në Persisht: Ali Rida Rexhaiu, Teheran 1381.

50- Bejadiu, Zejnelabiddin Ebu Muhammed Ibn Jusuf Amili, “Siratu’l-Mustekimi”(Udha më e Drejtë), Saktësues: Muhammed Bakir Behjudiu, (pa vend botimi) 1384.

51- Muhammed Hadi Marifeti, “Sijanetu’l-Kur’ani mine’t-Tahrifi (Ruajtja e Kur’anit nga Ndryshimi), Kum 1428.

52- Ibn Sadi, “Tabakatu’l-Kubra” (Klasifikimi i Madh), Bejrut 1405.

53- Dijetar Emini, “Gadir fi’l-Kitabi ue’s-Sunneti ue’l-Edebi” (Gadiri në Librin dhe Sunnetin dhe Edukatën), Bejrut 1408.

54- Abdulkahir Ibn Tahir Bagdadiu, “Fark bejne’l-Firaki” (Ndryshimi në mesin e Ndryshimeve), Bejrut 1408.

55- Komisioni, “Ferheng-i Suhanan-i Husejn Ibn Ali (a.s.)” (Analiza e Jetëshkrimit e Husejn Ibn Aliut (p.m.t.)), Kum 1383.

56- Ibn Hazmi, Ebu Muhammed Ali Ibn Ahmedi, “Fasl fi’l-Milel ue’l-Ehua ue’n-Nihali” (Kreu në Kombet dhe Shpirtrat e Fundit), Saktësues: Muhammed Ibrahim Nasri - Abdurrahman Amire, Bejrut 1405.

57- Shejh Xhafer Kashifulgita, “Keshfu’l-Gita an Mubhemati’sh-Sheriati” (Zbulimi i Gitait nga Paqartësitë e Kur’anit), Kum 1422.

58- Tabersiu, Ebu Ali Fadl Ibn Hasani, “Mexhmuatu’l-Bejani” (Përmbledhja e Sqarimit), Bejrut 1415.

59- Erdebili, Meula Ahmedi, “Mexhmuatu’l-Faide fi Sherhi’l-Irshadi ue’l-Ezhani” (Përmbledhja e Dobishme në Sqarimin e Udhëzimit dhe Sqarime), Kum 1403.

60- Ismail Ibn Ibadi, “Muhitu’l-Lugati” (Oqeani i Gjuhës), Saktësues: Muhammed Hasan Al-i Jasini, Bejrut 1414.

61- Abdulhusejn Sherefuddini, “Muraxhaat” (Lutje), Teheran 1425.

62- Ibn Hanbeli, “Musned” (Zinxhiri), Saktësues: Sidki Muhammed Xhelilu’l-Attari, Bejrut 1414.

63- Shejh Mufidi, “Musannefat” (Klasifikimet), Kum 1413.

64- Ebu Fadl Islami, “Maa ed-Doktor el-Gaffari fi Usuli’l-Medhhebihi haule’l-Kur’ani’l-Kerim ue’t-Teshejju” (Çfarë Është Doktor Gaffariu në Metodën e Doktrinës së tij rreth Kur’anit Fisnik dhe Shiizmit), Kum 1428.

65- Ibn Farisi, “Muxhemu’l-Mekajisi’l-Lugati” (Përmbledhja e Krahasimit të Fjalorit), Saktësues: Abdusselam Muhammed Haruni, Teheran 1404.

66- Kadi Abdulxhebbari, “Mugni an Ebuabi’t-Teuhidi ue’l-Adli” (Ndihma e Dyerve të Njëshmërisë dhe Drejtësisë), Saktësues: Emin Haulu, (pa vend botimi), (pa datë botimi).

67- Ragib Isfahani, Husejn Ibn Muhammedi, “Mufredat” (Lëndët Mësimore), Bejrut 1428.

68- Eshariu, Ebu Hasan Ali Ibn Ismaili, “Makalatu’l-Islamijjini ue Ihtilafu’l-Musalini” (Artikuj Islamë dhe Mosmarrëveshja e Falësve të Namazit), Saktësues: Muhammed Muhjiddin Abdulhamidi, Bejrut 1419.

69- Abdulhusejn Sherefuddini, “Meudua Imam Sejjid Abdulhusejn Sherefuddini” (Çështja e Imam Sejjid Abdulhusejn Sherefuddinit), Bejrut 1427.

70- Muhammed Xheuad Belagiu, “Meudua Alame Belagi” (Çështja e Dijetar Belagiut), Saktësues: Latif Muradi - Abbas Muhammedi, Kum 1428.

71- DijetarTabatabaiu, Sejjid Muhammed Husejni, “Mizan fi Tefsiri’l-Kur’ani” (Peshorja Në Komentimin e Kur’anit), Përkthyes në Persisht: Sejjid Bakir Museuiu, Kum 1366.

72- Sejjid Muhsin Emini, “Nakdu’l-Ueshia eu Shia bejne’l-Hakaiki ue’l-Euhami” (Kapja e Shiitëve në mesin e të Vërtetave dhe Akuzimeve), Bejrut 1403.

73- Sejjid Radiu, “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë), Botues: Fejd Islami, Teheran 1365.

74- Nexhah Taiu, “Uehhabijjun: Hauarixh eu Sunnet” (Uehhabistët: Hauarixhë apo Sunneti), Bejrut 1422.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Ihsan Ilahi Dhahiri, “Shia ue’s-Sunneti” (Shiitët dhe Sunneti), fq. 61.

2- Nasir Ibn Abdullah Ibn Ali Gafariu, “Usulu’l-Medhhebi’sh-Shia: Imamijjetu’l-Ithna Asherijje” (Metoda e Doktrinës së Shiitëve: Dymbëdhjetë Imamët), vëll. 1, fq. 257.

3- Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi Tefsiri’l-Kur’ani’l-Adhimi ue’s-Seba’l-Methani” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin e Kur’anit dhe Shtatëshja Përsëritëse), Bejrut (pa datë botimi). vëll. 1, fq. 23.

4- Sipas Hatib Bagdadit shiitët, besojnë se ajeti i kujdestarisë është hequr nga Kur’ani. Sejjid Muhibuddin Hatibi, “Hututu’l-Arida” (Hapat e të Metës), fq. 16-17.

5- Bejjumi, “Hakikatu’sh-Shia” (E Vërteta e Shiitëve), fq. 238.

6- Ragib Isfahani, “Mufredat” (Lëndët Shkollore), Artikulli: “Shkronja”.

7- Ibn Farisi, Mu’xhemu’l-Mekajisi’l-Luga” (Përmbledhja e Krahasimit të Gjuhës), Artikulli: “Harf” (Shkronja).

8- Sure Maide, Ajeti: 13.

9- Ebu Kasim Ismail Ibn Abbad Ibn Abbas Talekani Sahib Ibn Abbadi, “Muhit fi’l-Luga” (Oqeani i Gjuhës), vëll. 3, fq. 82.

10- Dhebidiu, “Taxhu’l-Arusi min Xheuahiri’l-Kamusi” (Kurora e Dhëndrrit Nga Gurët e Çmuar të Fjalorit), vëll. 12, fq. 136.

11- Hasan Mustafauiu, “Tahkik fi Kelimati’l-Kur’ani’l-Kerimi” (Saktësimi në Fjalët e Kur’anit Fisnik), vëll. 2, fq. 198.

12- Hasan Mustafauiu, e njëjta vepër, i njëjti vend.

13- Ragib Isfahani, e njëjta vepër, fq. 119.

14- Amidi, “Defa ani’l-Kafi” (Mbrojtja e Mjaftimit), vëll. 2, fq. 220. Një ajet ose një sure e cila ka zbritur në Mekkë duke zënë vend në krye, është vendosur në fund të Kur’anit. Muhammed Hadi Marifeti, “Sijatetu’l-Kur’ani mine’t-Tahrifi” (Politika e Kur’anit nga Ndryshimi), fq. 16.

15- Ajetullah Hoji, “Bejan fi Tefsiri’l-Kur’ani” (Sqarimi i Komentimit të Kur’anit), fq. 263-264; Muhammed Hadi Marifeti, e njëjta vepër, fq. 16.

16- Sure Maide, Ajeti: 13.

17- Amidi, e njëjta vepër, vëll. 2, fq. 220; Muhammed Hadi Marifet, e njëjta vepër, fq. 17.

18- Ajetullah Hoji, e njëjta vepër, fq. 244.

19- Muhammed Hadi Marifeti, e njëjta vepër, fq. 18; Amidi, e njëjta vepër, vëll 2, fq. 265.

20- Ajetullah Hoji, e njëjta vepër, fq. 265.

21- Ajetullah Hoji, e njëjta vepër, fq. 265; Amidi, e njëjta vepër, vëll. 2, fq. 221; Muhammed Hadi Marifeti, e njëjta vepër, fq. 19.

22- Alusiu, e njëjta vepër, vëll. 1, fq. 39; Muhammed Xheuad Mugnijje, “Tefsiru’l-Kashifi” (Komentimi i Zbuluesit), vëll. 1, fq. 25; Ibn Arabiu, “Ahkamu’l-Kur’ani” (Gjykimet e Kur’anit), vëll. 1, fq. 2-3.

23- Ajetullah Hoji, e njëjta vepër, fq. 266-267; Muhammed Xheuad Mugnijje, “Tefsiru’l-Kashifi” (Komentimi i Zbuluesit), vëll. 1, fq. 25.

24- Sure Bekare, Ajeti: 23.

25- Sure Hixhr, Ajeti: 9.

26- Sure Fussilet, Ajeti: 41-42.

27- Sure Junus, Ajeti 37; Sure Zumer, Ajeti: 28; Sure Ali Imran, Ajeti: 3; Sure Nisa, Ajeti: 105; Sure Sexhde, Ajeti: 2; Sure Nahl, Ajeti: 89.

28- Sherefuddin Amiliu, “Muraxhaat” (Lutje), fq. 64.

29- Sejjid Radiu, “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë), Hutbe Nr: 234.

30- Ibn Ebi Hadidi, “Sherhu’n-Nahxhi’l-Belaga” (Sqarimi i Artit të Oratorisë), vëll. 1, fq. 27.

31- Taberiu, “Tarih” (Historia), vëll. 4, fq. 34.

32- Alame Huda, “Imam Hasan Muxhteba (a.s.) (Imam Hasan Muxhtebaja (p.m.t.))”, fq. 196.

33- E njëjta vepër, fq. 196.

34- E njëjta vepër, fq. 196.

35- Beladhuriu, “Ensabu’l-Eshrafi” (Farefiset më të Nderuara), vëll. 3, fq. 287; Taberiu, e njëjta vepër, vëll. 4, fq. 123.

36- Kur Imam Husejni (p.m.t.) mori lajmin e rënies dëshmor të Muslim Ibn Akilit ka lexuar ajetin: “Ndër besimtarë ka njerëz që e kanë mbajtur fjalën e dhënë ndaj Allahut. Disa nga ata kanë vdekur, e disa nga ata janë duk e pritur atë. Ata nuk kanë ndryshuar asgjë në fjalët e tyre”. (Sure Ahzab, Ajeti: 23). (Shikoni Ibn Kethirin: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 5, fq. 188). Në natën e Ashurasë bashkëkohësve të tij u ka lexuar ajetin: “Le të mos pandehin aspak mohuesit, që për ata është mirë ajo që u zgjasim jetën”. (Sure Ali Imran, Ajeti: 178). (Shikoni Ibn Kethirin, e njëjta vepër, vëll 5, fq. 195). Më pas ai ka lexuar ajetin: “Tregoji historinë e Nuhut! Kur ai popullit të tij i tha:“O populli im nëse iu vjenrëndë qëndrimi im në mesin tuajdhe këshillat e mia me argumentin e Allahut, unë i jam mbështetur vetëm Allahut. Atëherë ju së bashku me ortakët(idhujt) tuaj, vendosni për mua dhe vendimi juaj le të mos fshihet. Bëjeni për mua dhe mos prisni”. (Sure Junus, Ajeti: 71). (Shikoni Ibn Kethirin, e njëjta vepër vëll. 5, fq. 193)

37- Në disa vende, shkutimisht përmendet se koka e prerë e Imam Husejnit (p.m.t.) në Damask ka lexuar ajetin: “Vallë a pandeh ti se banorët Shpellës dhe Rekimit (vendbanimit) është një nga argumentet Tona?!” (Sure Kehf, Ajeti: 9). (Shikoni Kutbuddin Rauendiun, “Haraixh ue’l-Xheraihi”(Të Jashtmit dhe të Brendshmit.), vëll. 2, fq. 577).

38- Sikoni Komisionin, “Ferheng-i Suhanan-i Husejn Ibn Ali (a.s.)” (Analiza e Jetëshkrimit të Husjn Ibn Aliut (p.m.t.)).

39- Alame Huda, “Imam Husejn Ibn Ali (a.s.)” (Imam Husejn Ibn Aliu (p.m.t.), fq. 217.

40- Imam Kulejni, “Usulu Kafi” (Metoda e Mjaftimit), vëll. 2, fq. 611; Alamu Huda, fq. 217.

41- “Sahifetu’s-Sexhxhadijje” (Faqja e Sexhxhadit), Lutja: 42. “O Allahu im! Nuk ka aspak dyshim se unë ia dola mbanë që të përfundoj librin tënd me ndihmën tënde. Ti e ke zbritur atë si një dritë; Ti e ke bërë atë si ruajtësin/inspektuesin e librave që ke dërguar më parë, e ke bërë më të lartin e fjalëve që ke treguar. Ti e ke cilësuar atë si Furkan i cili ndan të lejuarën nga e ndaluara, si Kur’an i cili sqaron gjykime dhe ligjet, si Libër i cili sqaron ajetet për robërit e tu dhe si Zbulesë për ë dërguarin tënd Muhammedin (p.q.m.t.)”.

42- Ibn Sadi, “Tabakatu’l-Kubra” (Klasifikimi i Madh), vëll. 5, fq. 212.

43- Sure Zumer, Ajeti: 42.

44- “Për këtë nuk kërkoj asnjë shpërblim tjetër nga ju përveç dashurisë ndaj farefisit tim (Ehli Bejtit tim)”. (Sure Shura, Ajeti: 23).

45- “Dijeni se çfarëdo që të fitoni në luftë, një e pesta i takon Allahut, të dërguarit  Tij dhe farefisit të tij, bonjakëve, të varfërve dhe udhëtarit (që ka ngelur në rrugë)”. (Sure Enfal, Ajeti: 41).

46- “Me të vërtetë Allahu ka për qëllim që ju o familje (e Ehli Bejtit të Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”.(Sure Ahzab, Ajeti: 33).

47- Alame Huda, “Imam Zejnulabdiddin (a.s.)” (Imam Zejnulabdiddini (p.m.t.)), fq. 61-64.

48- Ibn Sadi, e njëjta vepër, vëll. 5, fq. 219; Beladhuriu, e njëjta vepër, vëll. 3, fq. 419.

49- Alame Huda, “Imam Bakir” (Imam Bakiri), fq. 215.

50- Imam Kulejni, e njëjta vepër, vëll. 2, fq. 600.

51- Imam Kulejni, e njëjta vepër, vëll. 2, fq. 600.

52- Komisioni, “Ferheng-i Suhanan-i Husejn Ibn Ali” (Jetëshkrimi i Husejn Ibn Aliut), fq. 479.

53- Ibn Babuejhi, “Itikadat” (Kredot), fq. 59.

54- “Musannefatu’sh-Shejh Mufidi” (Klasifikimet e Shejh Mufidit), vëll. 7, fq. 78.

55- E njëjta vepër, vëll. 4, fq. 81.

56- Muhammed Hadi Marifeti, e njëjta vepër. fq. 60-61.

57- Tabersiu, “Mexhmuatu’l-Bejani” (Pëmbledhja e Sqarimit), vëll. 1, fq. 42; Fejd Kashani, “Tefsiru’s-Safi” (Tefsiri i Plotë), vëll. 1, fq. 47; Muhammed Hadi Marifeti, e njëjta vepër, fq. 62.

58- Shejh Tusiu, “Tibjan fi Tefsiri’l-Kur’ani” (Sqarimi në Komentimin e Kur’anit) vëll. 1, fq. 3-4.

59- Alame Hili, “Exhuibetu’l-Methaili” (Përgjigjiet e Çështjeve), fq. 121.

60- Tabersiu, “Mexhmuatu’l-Bejani” (Përmbledhja e Sqarimit), vëll. 2, fq. 42.

61- Bejadi, “Siratu’l-Mustekimi ile Mustehakki’t-Takdimi” (Udha më e Drejtë në Paraqitjen më të Merituar), vëll. 1, fq. 45.

62- Muhakkik Erdebili, “Mexhmuatu’l-Faide” (Përmbledhja e Dobishme), vëll. 2, fq. 218.

63- Fejd Kashani, “Tefsiru’s-Safi” (Komentimi i Plotë), vëll. 1, fq. 46; Fejd Kashani, “Ilmu’l-Jakini fi Usuli’d-Dini” (Dituria e Prerë në Metodën e Fesë), vëll. 1, fq. 465.

64- “Meudua Imam Sejjid Abdulhusejn Sherefuddini” (Çështja e Imam Sejjid Abdulhusejn Sherefuddinit), vëll. 3, fq. 1160.

65- Shejh Xhafer Kashifulgita, “Keshfu’l-Gita” (Zbulimi i Gitasë), vëll. 3, fq. 453; Shejh Xhafer Kashifulgita, “Kitabu’l-Kur’ani” (Libri i Kur’anit), Çështja: 7-8.

66- Dijetar Muhammed Husejn Ali Kashifulgita, “Aslu’sh-Shia ue Usuliha”, (Thelbi i Shiitëve dhe Metoda e Tyre), fq. 143.

67- Sejjid Muhsin Emini, “Ajanu’sh-Shia” (Të Spikaturit e Shiitëve), vëll. 1, fq. 41; Sejjid Muhsin Emini, “Nakdu’l-Ueshia ue Shia bejne’l-Hakaiki ue’l-Euhami” (Kapja e Shiitëve në mesin e të Vërtetave dhe Akuzimeve), fq. 160.

68- Abdulhusejn Sherefuddini, Exhuibetu’l-Methaili’-Xharullahi” (Përgjigjiet e Çështjeve të Xharullahut)), fq. 23.

69- Abdulhusejn Sherefuddini, e njëjta vepër, fq. 23-36.

70- “Meuduatu’l-Alame’l-Belagi” (Çështja e Dijetar Belagiut), vëll. 1, fq. 59-68.

71- E njëjta vepër, fq. 61; Muhammed Hadi Marifeti, e njëjta vepër, fq. 67.

72- Dijetar Emini, “Gadir” (Gadiri), vëll. 3, fq. 116, 135.

73- Dijetar Tabatabaiu, “Mizan” (Peshorja), vëll. 12, fq. 150.

74- Imam Humejni, “Tehdhibu’l-Usuli” (Afrimi i Metodës), vëll. 2, fq. 96.

75- Ajetullah Hoji, e njëjta vepër, fq. 299.

76- Shejh Saduku, Sherif Murtedai, Shejh Tusiu dhe Ebu Ali Tabersiu.

77- Ai i cili ka përmbledhur vepën me titull: “Nahxhu’l-Belaga” (Arti i Oratorisë) është Sejjid Radiu, nuk është Sherif Murtedai!

78- Komisioni, “Shia ue’l-Kur’ani” (Shiitët dhe Kur’ani), fq. 64.

79- Muhammed Bejjumi, “Hakikatu’sh-Shia” (E Vërteta e Shiitëve), fq. 240.

80- Nasir Ibn Abdullah Gaffariu, “Usulu’l-Medhhebi’sh-Shia” (Metoda e Doktrinës së Shiitëve), vëll. 1, fq. 338.

81- Nasir Ibn Abdullah Gaffariu, e njëjta vepër, vëll. 1, fq. 305.

82- Nasir Ibn Abdullah Gaffariu, e njëjta vepër, vëll. 1, fq. 245.

83- Komisioni, “Shia ue’l-Kur’ani” (Shiitët dhe Kur’ani), fq. 64.

84- Muhammed Bejjumi, e njëjta vepër, s. 240; Mexhdi Ali Muhammed Aliu, “Intisaru’l-Hakki” (Shpalosja e të Vërtetës), fq. 134.

85- Mexhdi Ali Muhammed Aliu, e njëjta vepër, fq. 135; Komisioni, “Shia ue’l-Kur’ani” (Shittët dhe Kur’ani), fq. 65.

86- Sure Fussilet, Ajeti: 41-42.

87- Sure Hixhr, Ajeti: 9.

88- Sure Bekare, Ajeti: 23; Sure Junus, Ajeti: 38; Sure Hud, Ajeti: 13.

89- Shejh Mufidi, e njëjta vepër, vëll. 7, fq. 78-81.

90- Shejh Tusiu, “Tibjan fi Tefsiri’l-Kur’ani” (Sqarimi në Komentimin e Kur’anit), vëll. 1, fq. 3.

91- Tabersiu, “Mexhmuatu’l-Bejani” (Përmbledhja e Sqarimit), vëll. 1, fq. 42.

92- Alame Hili, “Exhuibetu’l-Methaili” (Përgjigjiet e Çështjeve), fq. 121.

93- Bejadiu, e njëjta vepër, vëll. 1, fq. 45; Muhakkik Erdebili, e njëjta vepër, vëll. 2, fq. 218.

94- Fejd Kashani, “Tefsiru’s-Safi” (Komentimi i Plotë), vëll. 1, fq. 46.

95- “Meuduatu’l-Imami Sejjid Sherefuddini” (Çështja e Imam Sejjid Sherefuddinit), vëll. 3, fq. 1160.

96- Shejh Xhafer Kashifulgita, e njëjta vepër, vëll. 3, fq. 453; Shejh Xhafer Kashifulgita, “Kitabu’l-Kur’ani” (Libri i Kur’anit), Çështja: 7-8.

97- Sejjid Muhsin Emini, “Ajanu’sh-Shia” (Të Spikaturit e Shiitëve), vëll. 1,fq. 41.

98- Sejjid Sherefuddini, e njëjta vepër, fq. 23.

99- Komisioni, “Shia ue’l-Kur’ani” (Shiitët dhe Kur’ani) fq. 64; Mexhdi Ali Muhammed Aliu, e njëjta vepër, fq. 135; Muhammed Bejjumi, e njëjta vepër, fq. 240.

100- Shejh Saduku, “Itikadat fi Dini’l-Imamijje” (Kredot e Fesë së Imamitëve), fq. 59.

101- Buhariu, “Sahih” (Përmbledhja), vëll. 6, fq. 25; Muslimi, “Sahih” (Përmbledhja), vëll. 3, fq. 1317; Sixhistani, “Sunenu Ebi Daudi” (Sunnetet e Ebu Daudit), vëll. 2, fq. 343; Ibn Hanbeli, “Musnedi” (Zinxhiri), vëll. 1, fq. 23; Taberiu, “Tarih” (Historia), vëll. 3, fq. 204; Muhammed Ali Mualimi, “Hakikatu’l-Madhlume” (E Vërteta e Dhunuar), fq. 99; Nexhah Taiu, “Uehhabijjun: Hauarixh eu Sunnet” (Uehhabistët: Hauarixhë apo Sunneti), fq. 263. Bejrut 1422.

102- Sujuti, “Itkan fi Ulumi’l-Kur’ani” (Mundësia e Diturive të Kur’anit), vëll. 1, fq. 118.

103- Taberaniu e ka përcjellur me zinxhir të vërtetë nga Ibn Ishaku.

104- Ubejd Ibn Umeri e ka përcjellur nga Umer Ibn Hattabi; Abdullah Ibn Abdurrahmani nga i ati me zinxhirët e Ibn Xhurejhit dhe Ibn Mesudit.

105- Sujuti, e njëjta vepër, vëll. 1, fq. 130-131; Muhammed Ali Mualimi, e njëjta vepër, fq. 103.

106- Kadi Abdulxhebbari, “Mugni” (Ndihma), fq. 385.

107- Në atë epokë në vend të konceptit “tefsir” (komentim) më shumë përdorej koncepti “teuil” (interpretim); si rrjedhojë Taberiu komentimin e tij e ka emërtuar si “Xhamiu’l-Bejan fi Teuili’l-Kur’ani” (Përmbledhja e Sqarimit në Interpretimin e Kur’anit). Në librin e tij kalon shpesh thënia: “Është thënë kështu në interpretimin e kësaj fjale të Allahut”...

108- Imamitët janë të besimit se Kur’ani është i krijuar. Shikoni Muhammed Xheuad Mugnijjen, e njëjta vepër, fq. 315. Eshariu shkruan se imamitët i kanë të dyja mendimet: Mendimi i parë është ai Hisham Ibn Hakemit që thotë se Kur’ani nuk është as i krijuar dhe as krijues. Ndërsa mendimi i dytë është në drejtim se Kur’ani është i krijuar. Shikoni Eshariun, “Makalatu’l-Islamijjini ue Ihtilafu’l-Musalini” (Artikuj Islamë dhe Mosmarrëveshja e Falësve të Namazit), vëll. 1, fq. 114.

109- Hatib Bagdadi, “Tarihu’l-Bagdadi” (Historia e Bagdadit), vëll. 4, fq. 142.

110- Hatib Bagdadi, e njëjta vepër, vëll. 4, fq. 153.

111- Kadi Abdulxhebbari, “Sherhu’l-Usuli’l-Hamse” (Sqarimi i Metodës së Pestë), fq. 527-530.

Burimi: Revista: “Siraxhun Muniri” (Udha e Ndriçuar), Verë 1391, Numri: 5.



Burimi : Medya Şafak