“Panairi i punës” Kosova me mundësi të reja

Publikuar në Maj 6, 2018, 1:23 a.m.

Me datën 04.05.2018 u hap Panairi i Punës i organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, GIZ dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Kompani të vendeve të huaja gjithashtu janë pjesmarrës në këtë panair, të cilat ofrojnë mundësi pune të ndryshme. Kompanitë që marrin pjesë janë nga Kosova, Gjermania, Austria dhe Zvicra.

Panairi i Punës është një mundësi unike për të takuar punëdhënës potencial nga Kosova dhe diaspora. Në panairin i cili u hap në ora 10:00, në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, do të marrë pjesë edhe ministri i MPMS-së, Skender Reçica.