BOTOHET NË GJUHËN SHQIPE LIBRI: “101 Porosi për lumturinë bashkëshortore” i Liderit suprem Sejjid Ali Khamenei

Publikuar në Mars 31, 2018, 1:46 a.m.

Në vazhdën e veprimtarive të saj në fushën e botimeve, Shoqata Flladi sjell në duart e lexuesve librin e saj të ri me titull: “101 Porosi për lumturinë bashkëshortore”, i Liderit suprem Sejjid Ali Khamenei (Allahu ia shtoftë jetgjatësinë!).

Imam Ali Khamenei thotë: “Mënyra e martesës në Islam është ndër më të mirat se çdo mënyrë që gjendet në te popujt dhe te fetë e tjera, qoftë në premisat e saj, apo në parimet e saj apo në vazhdimësinë e saj. Të gjitha këto janë caktuar sipas interesit dhe dobisë së njeriut.

Ndër të tjera në këtë libër do të lexoni:

Martesa është një nga vlerat e Islamit

Formimi i familjes është urdhër i Zotit

Allahu i Madhëruar nuk e aprovon beqarinë

Lehtësojini problemet, Allahu ju mjafton

Lehtësimi i çështjes së martesës

Prika është simboli i dashurisë

Prika e lartë është ofendim

Martesa është qetësi për shpirtin

Formimi i familjes

Siguria e bashkësisë është siguri e familjes...etj.

Shoqata Flladi falënderon të gjithë bashkëpunëtorët në përgatitjen dhe botimin e këtij libri. Allahu i shpërbleftë me të mirat e Tij të pafundme! Allahu na i pranoftë punët dhe përpjekjet!

Librin e gjeni edhe në bibliotekën elektronike të shoqatës Flladi: www.dritaeehlibejtit.com.