Imad Mugnije... Ra dëshmor por nuk vdiq

Publikuar në Mars 22, 2018, 1:54 a.m.

Nëse do të na duhet të jemi të sinqertë, Rezistenca ende vazhdon të udhëhiqet nga udhëheqës profesionalë dhe të talentuarë. Ata që thonë të kundërtën e kësaj, përpara se të godasin pasardhësit e Imadit, si fillim i kanë dalë kundër veteve të tyre. Luftrat që janë zhvilluar gjatë viteve të fundit e vërtetojnë atë që themi. Imad Mugnije ra dëshmor, por nuk ka vdekur

Pjesa e Parë

Janë thënë shumë gjëra në lidhje me Imad Mugnije dhe janë bërë shumë përkufizime të ndryshme. Ai ishte dëshmor i familjes së tij, atyre që e donin, Hizbullahut, Libanit, Palestinës, i Rezistencës Kombëtare dhe Islamike. Ai ishte dëshmor i popullit për të cilin, historinë e të cilit, mesazhit të të cilit duhet pasur respekt. Imad Mugnije është një dëshmor i njerëzimit i cili ka luftuar për njerëzimin me nder.

Janë thënë shumë gjëra në lidhje me personin e tij. Sigurisht mund të kenë edhe gjëra nga ato që thuhen që mund të mos jenë të vërteta. Historia e Imad Mugnijes është një histori e gjatë. Madje, kjo histori është edhe më e gjatë se vetë jeta e tij. Punët që ka bërë dhe sukseset që ka arritur. Edhe ne në këtë artikull do të shpjegojmëato që kemi dëgjuar dhe ato që kemi arritur të kuptojmë në lidhje me Imad Mugnijen. Ato që do të shpjegojmë mund të jenë gjëra që dihen, ose gjëra që janë perceptuar nga ato që dihen. Në çdo situatë, ne duhet të kryejmë detyrën ndaj atyre që të paktën e duan atë si mik, apo që kërkojnë ta njohin edhe më shumë.

Megjithatë, pikërisht sot (ditën e publikimit origjinal) kur përkon përvjetori i rënjes së tij dëshmor, është e pamundur që të mos mundohemi ta kuptojmë. A e kemi përdhosur ne simbolin e vërtetë të Imad Mugnijes? A i kanë përdhosur arabët e sotëm Imadin dhe të tjerët të ngjashëm me të? Këtu nuk flas vetëm në lidhje me trashëgiminë që la përsa i përket udhëheqjes ushtarake. Nëse do të na duhet të jemi të sinqertë, Rezistenca ende vazhdon të udhëhiqet nga udhëheqës profesionalë dhe të talentuarë. Ata që thonë të kundërtën e kësaj, përpara se të godasin pasardhësit e Imadit, si fillim i kanë dalë kundër veteve të tyre. Luftrat që janë zhvilluar gjatë viteve të fundit e vërtetojnë atë që themi. Imad Mugnije ra dëshmor, por nuk ka vdekur. Ndërkohë që Muhammed Dajfi, i cili është shndërruar në një simbol të Rezistencës Palestineze është një shembull i gjallë i kësaj të vërtete.

Këtu nuk flasim vetëm në lidhje me udhëheqjen e Hizbullahut përsa i përket shembullit të Imadit. Në të vërtetë, Hizbullahu është i mbushur me udhëheqës të organizatave të mëdha. Po kështu nuk flasim në mënyrë të shkëputur vetëm në lidhje me udhëheqjen politike dhe strategjike të Imad Mugnijes. Rezistenca udhëhiqet nga shumë lider që kanë një mendësi politike dhe strategjike. Ashtu siç kemi thënë edhe mësipër, nuk mund të mjaftohemi vetëm duhe thënë se Imadi nuk ishte vetëm një lider mediatik i përmendur nga mendiat luftarake dhe mediat profesionale, ai edhe në kohët e luftrave dhe kur ndodhej nën bombardim vazhdonte të mbetej jo vetëm një njeri me një sjellje të virtytshme por edhe një udhëheqës i mbushur me besim. Do të flasim në lidhje me luftën e korrikut 2006, megjithatë sërisht nuk do të mjaftohemi me kaq. Kur flasim në lidhje me Imad Mugnijen jemi duke folur për një lider që gëzon respekt në të gjitha aspektet dhe që është gjithëpërfshirës. Një model dhe një simbol i këtillë si Imad Mugnije dhe të tjerë të ngjashëm me atë për ne, historinë tonë dhe botën tonë është pikërisht ajo që bota myslimane aktuale ka nevojë për momentin.

Imad Mugnije ëshhtë një lider i madh ushtarak qëështë përballur me Izraelin dhe qëështë mundur. Imadi, i cili ka qëndruar përballë sulmeve të ndryshme të jashtme dhe miqve të tyre të bendshëm që i mbështesnin i ka dëbuar të gjithë ata nga vendi i tij. Imad, i cili përbëën shembullin perfekt që reflekton rezistencën nuk ka dhunuar askënd, nuk ka tradhëtuar askënd dhe nuk e ka ndryshuar pozicionin e tij më askënd. Ky dëshmor që nuk ka goditur pas shpine askënd gjatë rrugëtimit të tij, nuk ka qënë hipokrit kundrejt askujt, nuk ka shitur askënd, nuk ka sakrifikuar askënd dhe nuk ka klasifikuar askënd për asnjë karakteristikë të tij. Imad Mugnije, i cili nuk ka diskriminuar askënd as në lidhje me përkatësinë e tij fetare dhe as për përkatësinë kombëtare, nuk ka përbuzuar askënd as për racën, as për ngjyrën dhe as për prejardhjen e tyre.

Imad Mugnije i ka ushtruar prej dhjetra vitesh me rradhë aktivitetet e tij si të ishin një sekret, një kuti e mbyllur dhe një fshehtësi të plotë. Kjo është e vërtetë, megjithatë a ka qënë e mundur që Hizbullahu, Rezistenca, feja, ky shtet dhe palë të tjerat që kanë mundur ta njohin atë për shkak të këtyre aktiviteteve, kanë njohur emrrin e tij të vërtetë dhe strategjitë e tij të rezistencës t’i përcjellin edhe tek ne? A ekziston një njeri i vetëm që e ka njohur personalisht Imad Mugnijen që ta akuzojë se mund të ketë qënë kundërshtues i kauzës, ka bërë keq, ka ndihmuar armikun, është marr me therje njerëzish, me djegie njërëzish të gjallë, me varjen e një fëmije, që të godasë me gurë një femër, që të ndërmarrë aktivitete sadiste apo të ketë vrarë qoftë edhe një civil të vetëm? Ndërkohë që fatkeqësisht, në ditën e sotme shohim disa arabë të budallallepsur që ndërmarrin aktivitete të këtilla.

Me këto fjalë ne nuk i drejtohemi vetëm atyre terroristëve të përgjakshëm që vrasin në emër të fesë, që bëjnë keq në emër të Kur’anit dhe sheriatit, që do të hyjnë nëhistorinë dhe në kujtimet e njerëzve për veprat dhe mashtrimet e tyre që janë të ndaluara nga Allahu. Megjithatëështë e rëndësishme që të themi se, Imad Mugnije i cili i ka dalë kundër politikave armiqësore të Amerikës ishte një armik i palëve që përmendëm për shkak të pozicionit të tij dhe thellësisë së përfshirjes së tij në këtë pozicionim. Madje, ai nuk është gëzuar aspak as për ngjarjet terroriste që ndodhën në muajin shtator të vitit 2001 në kryeqendën e Amerikës në Uashington dhe nuk ka bërë nxitje të mëtejshme për thellimin e ngjarjeve tëngjashme terroriste. Ku shembull flet për urtësinë e tij dhe për një sjellje të goditur.

Imad Mugnije, pavarësisht mundësive që kishte dhe faktit që binte ndesh me të tjerët i ka përqafuar gjithnjë palestinezët dhe ka ndjerë gjithnjë simpati për simbolet e tyre. Ai gjithnjë i ka ofruar një dorë ndihme rezistencës së tyre dhe nuk ka pranuar t’i lërë ata vetëm pavarësisht çdo presioni që i është ushtruar. Imadi i cili gjithnjë ka besuar në fitorën e Revolucionit të Popullit të Iranit dhe Republikës Islamike të cilat e kanë ngritur lart flamurin e Jeruzalemit dhe të Palestinës gjatë kohës së sulmeve, bllokatave dhe izolimit nuk ka zgjedhur dhe devijuar në asnjë rrugë tjetër veç rrugës së drejtë pavarësisht se ishte e vështirë dhe dukej deri diku e pamundurë. Si një shembull i shenjtë i Rezistencës, për shtetin e tij, popullin e tij, të tërë myslimanët dhe mbarë njerëzimin, Imad Mugnije e ka nderuar Rezistencën e Libanit. Ky është një simbol që ne duam t’ia paraqesim në këtë periudhë të ndotur të pranverës arabe, disa pjesëve të lëkundura që janë ende tëmagjepsur pas injorancës dhe mendje-madhësisë dhe që vazhojnë me keqbërjen e tyre.

Në përvjetorin e rënjes së tij dëshmor do t’ju parashtrojnë disa regjistrime të zërit të Imad Mugnijes, pamje të tij, fjalime të tij dhe të gjurmëve që ka lënë. Imad Mugnije, deri në momentin që ra dëshmor dhe iu bashkua caktimit të Allahut Teala, ka qëndruar gjithnjë në një front ku filloi lufta dhe ende nuk di të mbarojë. Atantati që i solli vdekjen ende vazhdon të jetë një sekret i thellë. Ky sekretdo të zbulohet dhe përsëri do të dalë nga duart e Uashingtonit. Këtë herë, në frontin e luftës gjendet dosja jonë.

Megjithatë kjo nismë e jonë do të shpjegojë pa fund shehidët, do të ishte e mangët nëse nuk do të linim vend për të përmendur edhe ato që kanë lënë mbrapa për t’u ndjekur. Babai i tij, Haxhi Faiz Ebu Imab dhe mamaja e tij Haxhije Ummu Imad, kur humbën djalin e tyre Imadin kanë derdhur lot lavdi duke bërë durim për vuajtjen e tyre. Imadi, pas Xhihadit dhe Fuadit ishte djali i tretë i shtëpisë së tyre që binte dëshmor. Ndërkohë që për nipin e tij, nëna e tij Haxhi Sada ende vazhdon që të derdhë lot. Edhe motra e tij Fatma dhe i vëllai Mustafa ende vazhdojnë të derdhin lot duke iu përulur caktimit të Allahut dhe duke mallkuar vrasësit e tij. Ata me besimin e tyre, vendosmërinë e tyre si dhe veprimtaritë e tyre vazdojnë të sakrifikojnë për hir të Rezistencës. Imadi ra dëshmor, megjithatë ai nuk ka vdekur.

Në këtë pjesë, ne do të mundohemi që të shpjegojmë sa më shumë humanitetin e Imad Mugnijes, luftën e tij dhe rezistencën e tij sado të jetë e mundshme si dhe do t’ju përcjellim lajme të ndryshme që kemi dëgjuar në lidhje me të dhe aq sa kemi arritur të kuptojmë. Për më tepër, një pjesë e artikullit do t’i përkushtohet pikëpamjeve e asaj kohe të Izraelit në lidhje me atentatin që është bërë kundër Imad Mugnijes si dhe pikëpamjet e reja që Amerika dhe Izraeli kanë krijuar aktualisht në lidhje me atentatin që i morri jetën Imadit si dhe informacione të kushtëzuara në lidhje me pjesën gjyqësore të çështjes që është hapur në lidhje me hetimin e kësaj ngjarjeje.

Kjo është një pjesë e zgjdhur e fjalimeve të Sejjid Hasan Nasrallahut në lidhje me këtë çështje:

Ata janë ushtarët e Allahut, të cilët edhe pse nuk njihen në tokë janë lartësuar në qiell. Ata nuk mbrojnë veten e tyre sepse i janë përkushtuar mbrojtjes së myslimanëve, kombit dhe kauzës së drejtë. Nuk presin lëvdata sepse ata janë të panjohurë. Nuk u përgjigjen keqbërjes dhe akuzave të rreme sepse ata qëndrojnë të fsehtë. Nuk e mbrojnë veten sepse ata nuk e shohin dot ekzistencën e tyre përtej sakrifikimit dhe luftës në emër të xhihadit.

Pjesë nga një regjistrim në audio i dëshmorit Imad Mugnije:

Ajo qëështë e rëndësishme për ne nuk është fakti që nuk jemi të paktë në numër, por që jemi mjaftueshëm. Sepse nuk është e rëndësishme sasia, por cilësia.

Pjesë e zgjdhur e fjalimeve të Sejjid Hasan Nasrallahut në lidhje me këtë çështje:

Përkujtimi i rënies dëshmor të Imad Mugnijes sot bëhet jo sepse kjo është një e drejtë që i përket tërësisht atij, por që myslimanët ta njohin, që myslimanët të mund të bëjnë një kategorizim dhe që shpirti i tij, mësimi i tij dhe lufta e tij e xhihadit të bëhen një burim për frymëzimin e myslimanëve.

Bugün şehit hacı İmad Muğniye'nin bu ümmet üzerine hakkı onu kendisi için değil ümmet için tanımamız, ümmet için sınıflandırmamız ve ruhunu, dersini ve cihadını ümmet için ilham kaynağı haline getirmemizdir.

Nëse gjaku i Sejid Abbasit është marrë në territoret që kanë qënë pushtuar nga armiku përveç fermave të Shebas, edhe gjaku i Imad Mugnijes do të merret me lejen e Allahut nga këto vene.

Dëshmori Imad Mugnije, deri në çasit e fundit të jetës së tij kur shkoi të paqëtohej pranë Allahut Teala është përqëndruar për t’u sjellë me sarkazëm në çështjen kundër izraelitëve. Veçanërisht ashtu siç shprehet edhe Sejjid Hasan Nasrallahu në lidhje me Rezistencën e Libanit, marrja e hakut të rënjes dëshmor të Imad Mugnijes është që të zhduket ekzistenca e Izraelit si entitet, i cili tregon se Imadi e kishte gjithnjë Izraelin si një mjet tallës. Në fakt ne zotërojmë edhe foto të cilat do të ishin të nevojshme për t’u paraqitur teksa flasim për Imadin. Megjithatë, unë nuk i drejtohem me këtë shkrim libanezëve, njerëzve të Imad Mugnijes, popullit të tij, familjes apo njerëzve që e rrethonin, por i drejtohem të gjithë arabëve. Zotërojmë pamje që tregojnë për Haxhi Imad Mugnije teksa lexonte suren Jasin. Megjithatë, duke ju kërkuar falje paraprakisht dëshiroj të prek pak këtë pikë. Është krijuar një perceptim i gabuar për leximin e vjershave për Kuranin. Kur flas në lidhje me këtë gjë nuk i drejtohem vetëm atyre që kanë përqafuar pikëpamjet shiite. Qarkullojnë thashethemnaja të ndryshme se shiitë lexojnë poezi të një mushafi tjetër përveç Kuranit Kerim. Thuhet se ky është Mushafi i Fatmës në emër të Kuranit.

Siç dihet tanshmë, shiitë akuzohet se në të njëjtën kohë bëjnë edhe takijje. Pra, pretendohet se ata i fshehin vizionet dhe objektivat e tyre dhe se paraqiten ndryshe nga sa janë në të vërtetë. Kur një njeri lexon ajetet e Kur’anit Kerim, mes tij dhe Allahut nuk mund të futet askush. Nuk ka asnjë grup shoqëror, njeri apo poopull arab që ta ketë dëgjuar atë. Thjesht është marrë për e mirëqenë se ky njeri ka qënë një hipokrit. Sepse Kur’ani që ai lexonte ishte pikërisht Kur’ani që lexojnë të gjithë myslimanët. Unë dëshiroj që të flas me pendesë por me qartësi të plotë në lidhje me këtë çështje. Në vitin 2015 kemi parë sesi shumë jursitë të sheriatit, dijetarë, alimë, bashkëkombasë dhe madje edhe intelektualë të ndryshëm filluan të vetëquheshin bijë të lëvizjeve të ndryshme islamike. Njerëz të këtillë, që prej atij momenti dhe deri më tani vazhdojnë ende të shprehen dhe të shpërndajnë të pavërteta të këtilla si për shembull, Kur’ani që lexojnë besimtarët shia është i ndryshëm nga Kur’ani i vërtetëqë lexojnë të gjithë myslimanët në mbarë botën. Kjo është një shpifje shumë e madhe të cilës duhet t’i qëndrojmë përballë dhe ta kundërshtojmë. Çdokush që dëshiron të diskutojë në lidhje me një çështje, duhet të lërë mënjanë shpifjet dhe të diskutojë pa humbur nderin dhe integritetin e tij.

Disa foto që janë publikuar gjatë kohëve të fundit dhe ndoshta vetëm një foto përmban pamje kur duket se i ndjeri Imad Mugnije dhe ish kryeministri i Libanit, Sulejman Faranxhije qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. Këto informacione nuk kanë qënë asnjëherë të fshehura. Një herë, gjatë një bisede të tij Sulejman Faranxhije është shprehur se ai e njihte Imad Mugnijen personalisht. Është një informacion i njhur tashmë se në vitin 2005, ndërkohë që Faranxhije shërbente si Ministër i Brendshëm, ai priti një vizitë të Haxhiu Vekif Safa dhe në bisedën e tyre u diskutua në lidhje me një mundësi që ai të vizitonte frontin e Rezistencës. Pas kësaj vizite, Faranxhije shkoi të vizitonte frontin e Rezistencës dhe kur mbërriti atje ishte pritur nga një person identitetin e të cilit nuk e dinte. Kryeministri Sulejman Faranxhije nuk ishte i vetëdijshëm se ai që e kishte pritur në frontin jugor ishte në fakt Imad Mugnije. Ky është gjithë informacioni që kemi në lidhje me këtë foto e cila na ka mbetur që pas atentatit që i morri jetën Imad Mugnjes.

Sipas atyre që ka treguar kryeministri Sulejman Faranxhije, i ndjeri Imad Mugnije e kishte vizituar atë vetë personalisht më shumë se njëherë, megjithatë në asnjëherë prej këtyre rradhëve kryeministri nuk kishte arritur që ta njihte as me emrin Imad Mugnije dhe as me emrin tjetër të njohur edhe më shumë Haxhi Ridvani. Sepse Imad Mugnije i ishte prezantuar kryeministrit me emrin Xhihad.

Sulejman Faranxhije është shprehur se ky njeri ishte shumë i kujdesshëm kur fliste për luftën, artin e luftës, planet ushtarake dhe strategjike dhe se ai ishte shumë i informuar jo vetëm në lidhje me këto çështje por kishte informacione të detajuaranë lidhje me çdo gjë. Madje, Sulejman Faranxhije shkon deri aty sa të thotë se ishte mahnitur nga kjo gjë. Ne e dimë se ky burrë i madh shteti është shumë i apasionuar pas fotografisë, artit të fotografisë dhe se gjithashtu është edhe shumë i talentuar përsa i përket kësaj fushe. Sulejman Faranxhije na ka treguar një kujtim të tij në lidhje me këtë fakt: “Jam ende i befasuar sesi një zyrtar i lartë i Rezistencës dhe i Hizbullahut kishte informacione deri në pjesët më të detajuara të aparateve fotografike moderne.” Sulejman Faranxhije, kur kishte zhvilluar vizitën e tij të parë në frontin jugor të Rezistencës kishte marrë me vete edhe një aparat fotografik modern të tipit të fundit. Pra ishte kamera më e mirë e asaj kohe. Kur kryeministri ia kishte treguar kamerën Imadit, kishte arritur ta kuptonte se ai e njihte si aparat. Kjo është arsyeja pse edhe në fillim të artikullit jemi shprehur se Imad Mugnije ishte shumë i talentuar në të njëjtën kohë ppërsa i përket e temës së mediave.

Kemi dëshmuar pamje të Imad Mugnijes teksa qëndronte nën tendën e tij dhe hante lubë libaneze. Në atë video Imadi shfaqej teksa hante me gjalp bukën e gatuar sipas zakonit arab. Kjo ka qënë një nga vaktet që Imad Mugnije dhe të rintë e Rezistencës mund të hanin gjatë kohës së luftës. Kjo ishte një pamje mëse e zakonshme. Këto pamje ishin filmuar pas operacionit të Aramte.

Kemi parë disa fotografi në të cilat shfaqen së bashku Imad Mugnije dhe Sejjid Hasan Nasrallahu. Ekzistojnë fotografi të Haxhi Imam Mugnijes dhe të Sejjid Nasrallahut të bërë gjatë ditës të cilat duket se janë bërë përpara vitit 2006, pra përpara luftës së Korrikut. Siç mund të shihet në një formë mëse të qartë edhe nga vetë fotot duket qartë se mes tyre ka ekzistuar një marrëdhënie e jashtëzakonshme mes tyre. Nasrallahu është padyshim njeriu i parë dhe më i rëndësishme që mund të flasë në lidhje me këtë marrëdhënie mes dëshmorit Imad Mugnije dhe Sejjid Nasallahut. Megjithatë, një ndër kushurinjte e dëshmorit Imad shprehet kështu në lidhje me këtë çështje. Njëherë, ndërsa nuk kishte përreth askënd që të mund ta dëgjonte teksa fliste në lidhje me Sejjid Hasan Nasrallahun, duke e ngritur shumë pak zërin e tij është shprehur s “Ai është udhëheqësi im, familja ime, mentori im si dhe mësuesi im.” Pasi kishte folur në këtë formë, Imadi kishte shtuar se Sejjid Nasrallahu është vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës një shembull për t’u imituar. Padyshim që marrëdhënia mes këtyre dy burrave ishte e jashtëzakonshme.

Pa dyshim se Imad Mugnije është një lider për të cilin është e nevojshme të shkruhen shumë lajme, romane dhe histori të ndryshme. Këto histori nuk do të shterojë përsa kohë vazhdojnë që të tregohen dhe fillimisht jemi shprehur se jemi kureshtarë të shohim se me çfarë syri e shihte Izraeli atë.

Një e vërtetë që shumë pak persona e dinëështë se gjatë luftës së korrikut, ashtu si edhe Sejjid Hasan Nasrallahu, Imad Mugnije gjatë gjithë kohës që ka zgjatur lufta ka argjëruar çdo ditë. Njëherë, Imad Mugnije dëshironte të që shkonte pranë djalit të ti që ndodhej diku tjetër, pranë djalit të tij gjendeshin edhe disa djem të rinj. I biri e dinte që babai i tij ishte duke argjëruar dhe kjo ishte një mundësi për atë që t’i përgatiste iftarin. Sigurisht që po flasim për kohën që ishim ende gjatë zhvillimit të luftës së korrikut dhe nuk mund të shtrohej ndonjë gjë e jashtëzakonshme, megjithatë flasim për të shtuar një sofër të madhe për të gjithë. Gjatë asaj periudhe ushqimi më i mirë që mund të gjeje ishte pulë, doner pule apo zgarë pule. Pra, ushqime që në të vërtetë janë tashme nga ushqimet më ordinere që mund të gjenden në çdo restorant apo rrugë të rëndomë të Libanit dhe të Bejrutit. Megjithatë, djali i tij dëshironte që t’i ofronte ushqim babait të tij Imadit. Megjithatë, gjatë atyre ditëve Imam Mugnije refuzonte që të fuste qoftë edhe një kafshatë të vogël mishi në gojë. Duke kujtuar se ishin ende në luftë ai shprehej se “Kur jam në bataljon, qoftë në frontin e Jugut apo ,cdo front tjetër ku është hapur lufta jan veçse një luftëtar. Çfarëdo që do të hanë ushtarët e tjerë aq do të ha edhe unë.”

Izraeli e vrau Imad Mugnijen. Megjithatë, është mëse e qartë se Izraeli nuk e ka nënvlerësuar asnjëherë Imad Mugnijen dhe nuk është munduar kurrësesi që ta bëjë atë objekt loje. Ata nuk mund të talleshin me aftësitë e Imadit dhe nuk mund të nënverësonin asgjë që kishte lidhje me të. Ata e respektonin talentin e tij dhe i referoheshin si “gjeni”. Ata nuk e shihnin Imad Mugnijen si një nga anëtarët e bijëve të revolucioneve arabe dhe grupimeve xhihadiste. Ata e shihnin atë me plot fjalën si një armik he kundërshtar të fortë, të talentuar dhe të vendosur.

Duke u pikënusur nga ato që tregohen në lidhje me Imad Mugnijen gjatë vitit 2006, dëshiroj që të prek edhe çështjen e luftës së Korrikut. Imad Mugnije vërtetë që kishte një memorie shumë të fuqishme. Ndoshta ai nuk donte ta vinte në dukje faktin se arrinte që të regjistronte në mendjen e tij gjithçka që arrinte të dëgjonte. Me siguri në mendjen e tij kishte formuar një sistem kodifikimi për ruajtjen e memories. Edhe në momentin që i duhej të kujtonte diçka përpiqej të përdorte këto kodifikime. Herë pas here shkruante me dorën në ajër në rradhë alfabetike. Ndoshta personat që kanë pasur shancet që të rrijnë herë pas here me të kanë arritur të kuptojnë një gjë të këtillë. Para se të përmendja këtë urtësi të tij, isha duke folur në lidhje me luftën e Korrikut. Kjo ka qënë një luftë që është drejtuar nga detajet më të vogla. Madje Sejjid Hasan Nasrallahu, në vitin 2006 përpara se të jepte një intervistë televizive i kishte zgjedhur vetë vendin e zhvillimit të intervistës, mënyrën si do të zhvillohej, çfarë do të kishte përreth dhe cila do të ishte kadro që do ta shoqëronte.

Edhe Imad Mugnije ndërhynte shumë për çdo detaj të mundshëm dhe i analizonte me kujdes të gjitha detajet më të imta. Edhe kur bëhej fjalë për ndërtesat e rrënuara madje ishte i kujdesshëm që të mos i shpëtonte ngaa sytë asnjë detaj. Gjithnjë siguronte informacionin se cila ndërtesë ishte shkatërruar dhe se ku ishte hedhur ekzaktësisht bomba. Thënë ndryshe, ai nuk e bënte një gjë të këtillë vetëm për hir të zhvillimit të luftës dhe informacionit të shkatërrimit të ndërtesave. Ai në këtë mënyrë krijonte një plan për mbrojtje duke studjuar dhe analizuar mënyrën që përdorte Izraeli për të hedhur bomba.

Në momentin që filluan të zbuloheshin informacione të ndryshme në lidhje me luftën e korrikut është mësuar se Haxhi Imadi ka shkuar hera pas here që të takonte të shoqen e tij që ishte një misionare e madhe, Haxheshë Sada. Një situatë e këtillë duket tërsisht si një ngjarje jo e zakonshme duke marrë parasysh kushtet në të cilat po zhvillohej lufta. Madje herë pas here ai përdorte edhe mjete të ndryshme të trasportit përveç makinës për të ardhur pranë të shoqes. Pak më parë kemi folur në lidhje me marrëdhënien e ngushtë që kishte me Sejjid Hasan Nasrallahun. Një prej antërëve të Rezzistencës, që kam përshtypjen se i përket njësive të sigurisë dhe që e njihte Imadin më ka treguar se: “Njëherë, pasi të gjithë së bashku kishim falur namazin në një prej mesxhideve që gjendej në fshatrat përreth, të gjithë dolën, megjithatë Imadi vazhdoi të qëndronte brenda në xhami i vetëm. Pra, pasi të gjithë ata që kishi falur namazin në xhami ishin larguar, Imadi ende vazhdonte të qëndronte brenda. Kjo gjë i tërhoqi vëmendjen një prej antarëve të rinj të Imad Mugnijes dhe vendosti të shkonte dhe qëndronte pranë tij. Kur Imadi e ftoi që t’i afrohej dhe të ulej atye, ai gjeti rastin ta pyete se pse nuk po dilte jashtë. Imad Mugnije i ishte përgjigjur se ishte duke pritur dikë. Ky komandant i Rezistencës, Imad Mugnije po i përgjigjej një e nga një këtyre pyetjeve të këtij të riu. Ky i ri e kishte mësuar më vonë se personi që rrinte vetëm në xhami dhe që ai e kishte pyetur pse po bënte një gjë të këtillë kishte qënë një ndër komandantët zyrtarë më të lartë të Rezistencës. Kur më pas i kishte shkuar t’i ppërkonte falje për pyetjet e tij, Imad mugnije i ishte përgjigjur kështu: ‘Ti e ke përmbushur detyrën tënde për të kërkuar në lidhje me mua. Edhe unë e përmbusha detyrën time duke iu përgjigjur pyetjeve të tua në lidhje me këtë kërkim. Pra ky ishte një zhvillim tepër normal i një ngjarjeje.’”

I njëjti djalë i ri, njëherë kishte qënë duke bërë xhiro me motorçikletën e tij në njërën prej zonave të rajonit jugor. Në atë moment i kishte tërhequr vëmendjen një burrë i cili qëndronte i vetëm ulur poshtë një peme. Kur e pa me vëmendje se çfarë kishte veshur, kuptoi se e njihte kapalen që ai mbante mbi kokë. Djali që bënte xhiro me motorçikletë ishte siguruar se ai zotëria që rrinte nën pemë ishte vetë Imad Mugnije. Më pas kishte mësuar se, Imadi që qëndronte nën atë pemë i ulur kishte qënë duke pritur një prej udhëheqësve të Rezistencës.

Ekzistojnë shumë hitori të mëdha si dhe shumë detaje të tjera në lidhje me dëshmorin Imad Mugnije për të cilat do të flasim në vazhdimësi të artikujve. Megjithatë, çfarëështë më e rëndësishme do të flasim me detaje në lidhje me atentatin që i organizoi Izraeli dhe që e bëri atë të binte dëshmor.

Vazhdon ...



Burimi : İntizar.web