Imad Mugnije... Ra dëshmor por nuk ka vdekur (Pjesa e Dytë)

Publikuar në Prill 13, 2018, 3 a.m.

Pavarësisht faktit se izraelitët janë shumë mirë të vetëdjishëm se ishin ata qe e vranë Imad Mugnijen, po kështu e dinë shumë mirë se Imad Mugnije është kthyer tashë në një simbol. Metodologjia, aftësitë, zgjuarsia si dhe limiti i tij, qoftë si një individ më vete, qoftë si një grup Rezistence e vazhdojnë ekzistencën e tyre. Për këtë arsye, Imad Mugnije ra dëshmor, por nuk ka vdekur.

Pa dyshim që vrasësi i Imad Mugnijes është Izraeli. Po kështu, pa dyshim që Kryeministri i Izraelit gjatë periudhës që u mund nga Imad Mugnije dhe nga Rezistenca në vitin 2006, Ehud Olmert e ka kthyer këtë çështje në çështje krenarie personale. Mesa mund të parashikoj, mendohet se në momentin që ka marrë lajmin, Olmerti ndodhej në avion. Vendimi përfundimtar për kryerjen e atentatit kundrejt Imad Mugnijes është marrë nga instancat më të larta zyrtare të qeverisjes izraelite. Përveç Ehud Olmert dhe forcave të sigurisë kombëtare të paralajmëruar për planin e vrasjes së Imad Mugnijes, si përsa i përket planifikimit, po ashtu edhe vënjes në jetë të këtij plani ishin edhe Presidenti i asaj kohe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush si dhe CIA.

Sigurisht ekzistojnë edhe tregime të tjera që pretendojnë se operacioni i Izraelit për vrasjen e Imad Mugnijes është planifikuar në bashkëpunim edhe me CIA-n. Do të diskutojmë nëse ky pretendm i ngritur është i vërtetë apo jo. Megjithatë pika e përndësishme në këtë situatë është se ka qënë Izraeli që ka marrë vendimin e vrasjes ë Imad Mugnijes dhe se ka qënë Izraeli ai që e ka vënë në jetë këtë plan.

Izraeli, i cili deri më tani nuk ka pranuar zyrtarishr se është autor i vrasjes së Imad Mugnijes, në rrugë zyrtare ka mbajtur qëndrimin se jetës së Mugnijes i erdhi fundi si pasojë e një vrasje nga një autor i panjohur dhe nuk ka informacion për identitetin e tij apo për mënyrën sesi e ka kryer këtë vrasje. Ndërkohë që deklaratat zyrtare janë të këtilla, të gjithë janë të vetëdjijshëm për mënyrën sesi Izraeli mburret në lidhje me këtë operacion dhe sesi krenohen të ulur në karriget e tyre të pushtetit. Regjimi pushtues ndihet krenar që pas çerek shekulli arriti që të vriste Imad Mugnijen. Ndërkohë që televizionet izraelite, duke u nisur nga informacionet që kanë rrjedhur – apo që shërbimet e inteligjencës izraelite mund t’i kenë dhënë vetë – japin lajme të ndryshme. Pra, nëpërmjet këtyre lajmeve, MOSSAD-i kërkon të bëjë të ditur për të gjithë se ka qënë Izraeli ai që organizoi dhe vuri në jetë atentatin për vrasjen e Imad Mugnijes.

Në një ndër reportazhet e publikuara në mediat izraelite në lidhje me këtë çështje gjenden shkrime që përmbajnë pikë të rëndësishme që ia vlen të qëndrohet mbi to dhe të merren në konsideratë. Pa dyshim që Izraeli ndihet krenar për ato që ka arritur. Sipas tij, Fëmija i Mirë arriti të vërtetonte se çfarë mund të bënte. Megjithatë, në këtë raport nuk gjenden shumë infmacione që shpjegojnë brendësinë në lidhje me rolin e Izraelit: “Lajmi i keq qëndron në faktin se Imad Mugnije i sapoardhur ka filluar që të shëtisë nëpër sheshe. Megjithatë, vetëm ne nuk kemi pasur ende mundësinë që të njihemi me të.” Kjo është gjëja më e rëndësishme në lidhje me këtë situatë. Thënë në një mënyrë tjetër, pavarësisht faktit se izraelitët janë shumë mirë të vetëdjishëm se ishin ata qe e vranë Imad Mugnijen, po kështu e dinë shumë mirë se Imad Mugnije është kthyer tashë në një simbol. Metodologjia, aftësitë, zgjuarsia si dhe limiti i tij, qoftë si një individ më vete, qoftë si një grup Rezistence e vazhdojnë ekzistencën e tyre. Për këtë arsye, Imad Mugnije ra dëshmor, por nuk ka vdekur. Kjo vërtetë që është një pikë shumë e rëndësishme.

Një tjetër çështje qëndron në faktin se Imad Mugnije është vrarë pikërisht në mes të Damaskut. Padyshim që ky ka qënë një rast shumë i mirë në duart e tyre për të realizuar një operacion të këtillë. Megjithatë, në këtë pikë të gjithëve na lind e drejta të ngremë pyetjen shumë të rëndësishme pse përgjatë çerek shekulli, Izraeli nuk e vrau më parë Imad Mugnijen në shtëpinë e tij, në shtratin e tij, në frontetet ku ndodhej në Bejrutin jugor, në Bejrut, në Liban, në Jug, në Bekka apo në çdo zonë tjetër të Libanit që dihet që Imad Mugnije i ka vizutuar. Përse Izraeli e vrau Mugnijen në Damask dhe nuk e vrau në Liban? Unë në këtë pikë nuk i nënvlerësoj kapacitetet e Izraelit. Në fund të fundit të gjithë e pranojmë të vërtetën e hapur se ka qënë Izraeli ai që e vuri në jetën operacionin për vrasjen e Mugnijes.

Megjithatë, ekziston edhe një e vërtetë tjetër e rëndësishme, Imad Mugnije është një burrë që ka arritur që t’i dalë kundër dhe t’i bëjë ballë Izraelit pavarësisht gjithë fuqive, kapaciteteve dhe shërbimeve të inteligjencës që Izraeli ka. Të mos harrojmë se Izraeli ka në këtë pikë në Liban një prezencë me ushtrinë Lahad, agjendët e tij dhe elementë të tjetrë. Madje thuhet se pas viteve 2000 në rrugët e Libanit shëtsnin pafund agjendë të Izraelit. Megjithatë, pavarësisht gjithë këtyre forcave, Izraeli nuk mundi që të hynte brenda instancave të Rezistencës dhe nuk mund për këtë arsye që të organionte një operacion për vrasjen e Imad Mugnijes. Kjo është një pikë fuqie të cilat as Hizbullahu dhe as shoqëria e Rezistencës nuk duhet ta harrojnë. Nuk është e mjaftueshme që vetëm të kujtohet se Imad Mugnije u vra nga MOSSAD-i. Po kështu në e vërtetë që duhet kujtuar është se MOSSAD-i, CIA dhe në një mënyrë apo një tjetër edhe shërbimet e inteligjencës arabe që kanë bashkë punuar për atentatin kundër Imad Mugnijes nuk kanë arritur as ta vrasin atë askund nëpër gjithë Libanin. Kjo është një pikë pozitive.

Pas lajmeve të transmetuara nga mediat izraelite tërheqin vëmendjen edhe lajmet e publikuara në mediat e SHBA-së në lidhje me këtë atentat. Ndërkohë, një artikull i publikuar në gazetën Washington Post në lidhje me këtë lajm na ka surprizuar të gjithëve.

Organizata Qëndrore Amerikane e Shërbimeve të Inteligjencës dhe MOSSAD-i e kanë vrarë Imad Mugnijen. Në një lajm që gazeta Washington Post ka publikuar më 30 janar të këtij viti ka përdorur këtë titull. Në brendësi të këtij shkrimi thuhet se:

“Më 12 shkurt të vitit 2008, komandanti i operacioneve ndërkombëtare të Hizbullahut pasi kishte ngrënë darkë diku afër, kishte vijuar të ecte nëpër rrugët e qeta të Damaskut. Ndërkohë që një grup prej shërbimeve të inteligjencës qëndrore të SHBA-së qëndronte jo shumë larg prej tij. Ata ndiqnin hapat dhe veprimet e Mugnijes. Në momentin që iu afrua makinës së tij, mbrapa makinës shpërtheu një bombë që ishte vendosur në gomën rezervë. Ky ishte momenti kur Mugnije menjëherë humbi jetën. MOSSAD-i i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me elementët e tjerë që gjendeshin në atë zonë e ka plasur bombën nëpërmjet telekomandës që nga Tel Avivi. Në momentin që plasi bomba që ishte vendosur për vrasjen e Imad Mugnijes u shpërndanë pjesët deri në një largësi prej gjashtë metrash, megjjithatë nuk është shënuar asnjë dëm rreth e rrotull. Zyrtarët pasi dolën nga restoranti kanë përdorur teknologji të identifikimit të fytyrës për të identifikuar se viktima ishte Mugnije. Amerika e cila ka kontribuar në prodhimin e bombës e ka bërë për shumë rradhë herë pas here provën e kësaj bombe në qendrën e CIA-s që gjenden në Karolina për të siguruar se bomba do të plaste me sukses.”

Media amerikane që ka gjetur rastin që të mbushë me informacion nën një titull të këtillë, ka bërë me dije se ende nuk dihet se kur shërbimet e inteligjencës amerikane kanë marrë informacionin se Imad Mugnije gjendej në Damask. Megjithatë, sipas lajmit bëhet me dije se vendnodhja e Imad Mugnijes dihej të paktën që një vit apo një vit e gjysëm përpara kryerjes së atentatit. Lajmi në gazetë vazhdon si më poshtë:

“Zyrtarët e CIA-s kanë zhvilluar punime të fshehta për të krijuar një ambjent pune diku në ndërtesën pranë vendit ku qëndrone Imadi.”

Në vazhdim të artikullit janë përdorur këto fjalë:

“Gjatë përgatitjeve për realizimin e këtij operacioni CIA dhe MOSSAD-i janë përballur edhe me shansin që të organizonin një atentat vrasës kundrejt Udhëheqësit për Jeruzalemin të Gardës së Revolucionit Iranian, Gjeneralit Kasim Sulejmani. Sepse sipas informacioneve që ka dhënë një ndër agjendët në terren, Mugnije dhe Sulejmani gjendeshin së bashku në të njëjtin ambjent dhe në të njëjtën rrugë. Për këtë arsye, ajo që mund të bënin ishte shumë e thjeshtë, thjesht të shtypnin butonin. Megjithatë, organet që kishin kushtetet e duhura për të kryer një operacion të këtillë nuk mund të gjenin një bazë ligjore të qëndrueshme. Pra, nuk kishin në dorë një direktivë të drejtë që të mund të kishte ardhur nga Presidenti.”

Sipas gazetës që e ka përmbyllur këtë artikull duke përfshirë edhe disa deklarata të ndryshme në lidhje me operacionin e vrasjes së Imadin bëhet me dije se një zyrtar i lartë i shërbimeve të inteligjencës izraelite ka deklaruar se “Ne kemi bërë atë që kishim për detyrë të bënim.”

Më datë 31 janar edhe gazeta amerikane Newsweek ka publikuar një artikull të gjatë nën titullin “Si e vrau CIA terroristin e Hizbullahut, Imad Mugnijen?”.në këtë artikull është publikuar informacionin se bomba e përdorur gjatë këtij operacioni është transefuar nga qendra e shëbimeve të inteligjencë amerikane për në Jordani dhe më pas është futur nga kufiri me Jordaninë brenda territoreve të Sirisë, kryeqytetin e Damaskut. Sipas këtij artikulli, bomba është kaluar në kufi në ditën e fundit të vitit 2007, pra një muaj e gjysëm përpara se të vihej në jetë operacioni.

Pas luftës së Korrikut 2006, Imad Mugnije gjendej përballë dy detyrave shumë thelbësore. Detyra e parë ishte që me zhvillimin e mëtejshme të aftësive ushtarake të zhvillohej edhe struktura e ushtarake dhe e sigurisë e Rezistencës. Ndërkohë që detyra e dytë konsistonte në faktin që t’i përcillte Rezistencës së Palestinës ekzisperiencën dhe aftësimin që kishte përftuar tashmë Rezistenca e Libanit. Thënë ndryshe, Imad Mugnije i vuri si detyrë vetes si dhe udhëheqjes ushtarake në Liban fillimisht detyrimin për t’u ngritur në këmbë, më pas ehe detyrë ne dytë për përcjelljen e përvojës së përftuar. Detyra e parë që në thelb konsiston në zhvillimin e strukturës themelore të Hizbullahut si dhe modernizmin e tij kishte për qëllim kryesor të mundësonte teknologjinë më të mirë që do të mund të kishte mundësi. Në këtë këndvështrim, Imad Mugnije e ka vërtetuar veten në të dyja këto pika. Megjithatë, më së shumti është fokusuar në pikën e dytë. Pra, është marrë personalisht me përcjelljen e aftësive të përftuara deri tek Rezistenca e Palestinës.

Imad Mugnije ka në mënyrë të vazhdueshme se Rezistenca duhet të dalë përtej kufinjve të mbrojtjes, në të njëjtën kohë ai shhprehej se Rezistenca duhet të dalë jashtë rrethit të përdorimit të armëve të rëmdomta si armë dore, bomba, pushkë, kallashnikov etj. Imad Mugnije ia ka shpjeguar për një kohë të gjatë këto qëllime Rezistencës së Palestinës me në krye fillimish HAMASIn dhe Lëvizjen e Xhihadit Islamik dhe më pas Brigadave të Kassam Izzedinit dhe Brigadave të Jeruzalemit.ai ka organizuar mbledhje të shumta të njëpasnjëshme për më shumë se dy vite rradhazi për t’i përcjellë Rezistencës Palestineze përvojën që kishte fituar Rezistenca Libaneze. Ndërkohë që shumica e këtyre mbledhjeve janë zhvilluar në Damask.

Sipa këtij këndvështrimi, Imadi kërkonte që ta nxirrte Rezistencën Palestineze nga Rezistencë Mbrojtëse në fuqi vepruese duke kaluar në zhvillimin e mëtejshëm të këtyre sistemeve. Ai kishte për qëllim që të vinte në jetë një sistem mbrojtës shumë të rëndësishëm të kapacteteve që do të parandalonte një përpjekje tjetër të Izraelit për të pushtuar Palestinën. Sepse ai mendonte se ky pushtim duhet të mbaronte dhe të mos kthehej më kurrë. Për këtë arsye, Damasku ishte stacioni i Imad Mugnijees. Në këtë çështje, pavarësisht se Damasku nuk ishte stacioni i parë, gjithsesi shumicën e mbledhjeve i ka zhvilluar aty. Megjithatë, në të shumtën e kohës kjo situatë nuk kishte të bënte vetëm me udhëheqësit palestinezë. Mua gjithnjë më ka pëlqyer të lem pak transparent. Në këtë mes ekzistonte edhe një detyrë tjetër e tretë tepër e rëndësishme. Imadi nuk kërkonte që ta përcillte përvojën e Rezistencës Libaneze vetëm tek Rezistenca Palestineze, por në të njëjtën kohë edhe tek Rezistenca Siriane. Thënë në një mënyrë tjetër, ekzistonte një mënyrë luftimi ushtarake, plane ushtarake dhe aftësime ushtarake të koordinuara mes ushtrisë siriane dhhe Rezistencës. Imad Mugnije ndërkohë që zhvillonte takime të vazhdueshme me udhëheqësit e Hizbullahut, zhvillonte takime edhe me udhëheqësit e Sirisë. Kjo është edhe një ndër arsyet se pse Imad Mugnije vizitonte në mënyrë të vzhdueshme dhe të shpeshtë Damaskun.

MOSSAD-i u kishte dhënë detyra agjendëve të tij vendas si sirianët në Siri, palestinezët, si dhe arabë të tjerë. Këta punonin për MOSSAD-in dhe CIA-n. Megjithatë, këta agjendë nuk ishin marrë për të kryer operacionin, ata kishin vetëm detyrën e të qënit ndërmjetësuesë. Pra, atyre u ishte dhënë urdhri që të plotësonin vetëm hapin e parë të operacionit duke përfshirë ndjekjen dhe vëzhgimin. Sigurisht që agjendët e kishin informacionin se në cilën zonë qëndronte Imad Mugnije. Ai ndodhej në zonën e Kafr Sousa, që gjendet në qendër të Damaskut dhe kjo zonë ishte një zonë mjaft e njohur. Aktualisht, media izraelite i referohet kësaj zone si “shtëpia e komandantëve”. Megjithatë, e vërteta nuk qëndorn tërësisht kështu. Kjo ishte një zonë që njihej shumë mirë në qendër të Damaskut. Zyrtarët e sigurisë si dhe një numër i caktuar komandantësh banonin në këtë zonë. Megjithatë, kjo ishte një zonë civile. Për këtë arsye, agjendët vendas kishin mundësi të bënin fotografi të detajuara dhe të çastit sidomos pikërisht në vendin u u krye edhe atentati.

Megjithatë, nëse do të na duhet të flasim hapur, izraeltët, palët e tjera dhe madje edhe gazetarët flasin në lidhje me këtë ngjarje si një  atentat kuartet. Megjithatë, ajo nuk ishte një zonë e sigurisë së veçantë. Sepse zona që kishte boshllëqe thelbësore në fushën e sigurisë nuk ishte e mbyllur dhe e sigurtë. Hyrjet dhe daljet në këtë zonë ishin të hapura për të gjithë dhe të gjithë ishin të vetëdijshëm për këtë gjë. Në këtë zonë nuk jetonin komandantë të sigurisë së veçantë as nga rradhët e organeve siriane dhe as nga zyrtarët e Hizbullahut. Nuk gjendeshin në asnjë pikë, as në sheshe, as në parkingje, as nëpër ndërtesa kamera të veçanta që të bënin përndjekjen e kalimtarëve. Veçanërisht në ndërtesën ku qëndronte Imad Mugnije dhe aq më tepër në katin e dytë ku ndodhej apartamenti i tij nuk kishte asnjë kamer sigurie. Në katin ku Imad Mugnije qëndronte në pjesën më të madhe të rasteve dhe ku organizonte mbledhje të ndryshme nuk gjendej asnjë kamër sigurie. Në fund të fundit, MOSSAD-i dhe bashkëpuntorët e tij duke përftuar nga kjo situatë për faktin se në këto ambjente hynin nerëz pafund, kanë përdorur mangësitë në këtë aspekt për të fotografuar çdo moment të mundshëm.

Është e rëndësishme që përpara se të flasin më lidhje me elementët që kanë bërë të mundur kryerjen e operacionit të Imad Mugnijes duhet t’i rikthehemi edhe njëherë raporteve të përgatitura nga gazetarët e Washington Post dhe Newsweek. Fillimisht, artikulli i publikuar në gazetën Washington Post është publikuar më 30 janar, pra diku tre javë përpara kryerjes së atentatit. Ndërkohë qëNewsweek ka publikuar lajmin menjëherë një ditë pas atentatit, ku ka dhënë të gjitha detajet në lidhje me këtë ngjarje. Fillimisht përsa i përket momenteve të publikimit të këtyre artikujve janë ngritur shumë pyetje se pse u publikua një artikull i këtillë vetëm dy javë përpara kryerjes së atentatit të Imad Mugnies. Kjo gjë mund të ketë ndoshta një lidhje me operacionin e vrasjes së Xhihad Mugnjes dhe me ushtarët e Rezistencës që patën rënë dëshmotë në Kunajtra. Disa të tjerë mund të shprehen se kjo ka të bëjë me proçesin e fshehjes që ngjarjeve që kishin ndodhur gjatë këtij operacioni. E vërteta qëndoren se, autorët e këtij artikulli lënë të kuptohet se ata janë marrë përgjatë nëntë muajve të fundit për të shkuar këtë artikull. Nga ana tjetër, mund të jetë normale që ky artikull u publikua në përjetorin e shtatë të vdekjes së Haxh Imad Mugnijes.

Megjithatë, në këtë artikull si dhe në lajmet e Newsweek ekzistojnë disa gabime që i kemi listuar. Pikë së pari, autori i artikullit i referohet Imad Mugnijes si udhëheqësi i operacioneve ndërkombëtare për Hizbullahun. Megjithatë një etiketim i këtillë nuk është absolutisht i vërtetë. Imad Mugnije nuk ka qënëudhëheqësi i operacioneve ndërkombëtare, ai ka qënë Kryetari i Bazës Ushtarake të Hizbullahut. Nëse nuk është e vërtetë, përse është përdorur ky etiketim? Sepse ata kërkonin që të theksonin në mënyrë thelbësore dhe të përhapnin gjërë fakin se Imad Mugnije nuk ishte udhëheqësi ushtarak i gjithë Rezistencës. Sipas kësaj mendësie Imad Mugnije ishte një terrorist, sepse terrorizmi kryhet nëpërmjet operacioneve të armatosura dhe ngjarjeve të dhunshme. Sipa këndvështrimit të tyre, edhe Imad  Mugnije organizonte operacione që dilnin përtej kufinjve të konfiktit reciprok që ekzistonte me Rezistencës dhe forcave pushtuesse. Në këtë mënyrë, duke e etiketuar Imad Mugnijen si udhëheqësi i operacioneve ndërkombëtare tregohet qartë qëllimi i këtij artikulli. Kjo gjë në mënyrë të drejtpërdrejtë na jep të drejtën që të ngremë dyshime në lidhje me identitetin si dhe me qëllimet e autorit të këtij artikulli. Pavarësisht se ne këtu prej vitesh i jemi referuar Imad Mugnijës se udhëheqës të Rezistencës dhe si Kryetar i Bazës Ushtarake të Hizbullahut, del dikush pas disa vite dhe me këmbëngulje shprehet se Imad Mugnije ishte udhëheqësi i operacioneve ndërkombëtare gjë që na jep të drejtën që të ngremë një dyshim të madh.

E meta e dytë që vihet re në lajmin e publikuar në gazetën amerikane është pretendimi se Imad Mugnije ishte duk ecur në një rrugë të qetë. Pra, sipas këtij këtij lajmi udhëheqësi i operacioneve ndërkombëtare të Hizbullahut ishte duke ecur në rrugët e heshtura të Damaskut. Ndërkohë që në të vërtetë ajo nuk ka qënë një rrugë e qetë dhe pa zhurmë, ka qënë një rrugë e zakonshme me ngarkesë të zakonshme. Në vazhdim të këtij lajmi, gazeta amerikane bën me dije se Imad Mugnije gjendej aty sepse kishte ngrënë darkë në një prej restorantve rreth e rrotull, ndëkohë që atë natë ai kishte qënë në shtëpinë ku banonte. Nuk kishte qënë fare në restorant. Madje sipas informacioneve që trasmetojnë mediat izraelite, Imadi ka qënë vetëm brenda ambjenteve të ndërtesës ku kishte apartamentin e tij. Në momentin që ka lëvizur nga ndërtesa ia kanë hedhur makinën në erë. Kështu që, Imad Mugnije nuk kishte qënë në asnjë restorant as afër dhe as larg vendit të atentatit. Edhe kjo ka qënë një tjetër e metë që vihet re në artikullin për të cilin ishin bërë 9 muaj kërkime përpara se të publikohej. Ata që e lexojnë këtë artikull mendojnë vërtetë se çështja ka të bëjë me Imad Mugnijen. Megjithatë, në momentin që fillon të analizosh me kujdes, duket qartë sse artikulli nuk ka të bëjë me Imad Mugnijen dhe se është një mesazh për dkë tjetër. Do t’i qasemi përsëri më vonë kësaj çështjeje.

Thuhet se agjendët e MOSSAD-it e kanë kryer këtë operacion duke e komanduar bombën me telekomandë që nga Tel Avivi. Sipas kërkimeve të bëra bëhet me dije se operacioni nuk është zhvilluar që nga Tel Avivi. Me anë të këtyre gënjeshtave kanë për qëllim që të tregojnë se sionistët e kanë zhvilluar këtë operacion pa u gjendur pranë kësaj zone dhe se kanë arritur ta kryejnë vrasjen vetëm nëpërmjet obzervuesve që kishin dërguar. Një tjetër pikë konsiton në faktin se, nëse organet e shërbimeve të inteligjencës dhe agjendët e tyre arrijnë të përdorin këtë rrugë për të hyrë në vend, do të thotë që në Damask duhet të ekzistojë një strukturë sigurie shumë e madhe dhe e rëndësishme që bën të mundur një gjë të këtillë. Sionistët në të njëjtën kohë po mundohen edhe të krijojnë perceptimin se nëse bomba ka plasur me drejtim nga larg, do të thotë që ka qënë e mundur që mes drejtuesve të vërtetë të operacionit nga larg dhe vëzhguesve që gjendeshin në terren ka qënë e mundur të krijohet një lidhje mes antevave. Pra ata po mundohen të të krijojnë perceptiminse vëzhguesit që gjendeshin pranë Imad Mugnijes kanë pasur të mundur që të kontaktojnë mes ata që gendeshin në dhomën e operacioneve ose nëpërmjet valëve satelitore ose nëpërmjet telefonit. Megjithatë, kërkimet e bëra për ngjarjen tregojnë se ky variant nuk qëndron. Në të vërtetë, ata që kanë zhvilluar operacionin gjendeshin pikërisht në atë zonë dhe të gjitha mundësitë e komunikmit me jashtë kanë qënë të bllokuara.

Për të kaluar tashmë tek gabimi i katërt, në artikull thuhet se Amerika ka ndihmuar në prodhimin e bombës, ky informacion mund të jetë i vërtetë dhe ndoshta mund të jetë një informacion që në asnjë mënyrë nuk shkakton ndonjë habi të madhe. Sigurisht, qëllimi im këtu nuk është që të nxjerr me duar të pastra Amerikën apo CIA-n. Në fund të fundit, unë nuk jam një hetuas dhe nuk mbaj në duar ndonjë dosje hetimi. Megjithatë, këtu kam arritur në përfundimin se përfshirja e CIA-s në këtë çështje me MOSSADIN-n nuk është një e vërtetë e sigurtë dhe e pa kundërshtueshme. Sepse aktualisht thuhet se ambasada i ka dhënë të drejtën e mbrojtjes të gjithë atyre që kanë provuar, drejtuar dhe vënë në jetë operacionin e CIA-s. natyrisht një gjë e këtillë mund të jetë e vërtetë. Megjithatë, me kapacitetet, aftësitë dhe profesionalizmin e SHBA-së është normale të kuptohet se kjo bombë është prodhuar në Amerikë.

Një pikë tjetër e rëndësishme që ia vlen të fokusohemi dhe që tërheq vëmendje është se vë në dukje qëllimin e papastër të kolegëve tanë që kanë shkruar artikuj të këtillë. Në artikullin e publikuar në gazetën Washington Post përdoren shprehje të këtilla: “Zyrtarët amerikanë kanë punuar për vite të tëra me rradhë duke përdorur të gjitha rrugët dhe skenaret e mundshme për të arrestuar Mugnijen.” Kjo është një gjë normale. Madje, Amerika e shihte për një kohë Imad Mugnijen si një prej armiqve të saj më krysorë që ishte kokëfortë dhe i fuqishëm. Artikulli vazhdon më tej duke u shprehur se: “Këto skenare i bëjnë vitet në vijim pas sulmeve të 11 shtatorit edhe më të rëndësishme.” Shikoni se çfarë dinakërie është përdorur në këtë kontekst. Në fillim është thënë se Imad Mugnije ishte udhëheqës i operacioneve ndërkombëtare, pra jo një udhëheqës i Rezistencës që po mbronte atdheun dhe territoret e vendit të tij kundër forcave pushtuese të arkmiut, pra se ai ishte një terrorist që zhvillonte aktivitete të dhunshme jashtë shtetit të tij. Ndërkohë që në këtë pikë, nëpërmjet këtij etiketimi janë munduar që të krijojnë një lidhje me faktin që Amerika kishte të drejtë të përndiqte Imad Mugnijen. Po megjithatë, prej sa kohësh? Ngjarjet lidhen me periudhën pas 11 shtatorit. Ky operacion terrorist që u krye në Amerikë nuk është mjaftuar vetëm me plagët që ka shkaktuar, në të njëjtën kohë e ka bërë Amerikën që të kaplohet në vetminë e saj me ndjesi histerike. Kjo lidhje e cila e vetme ka mundur të nxjerrë në pah qëllimet e këqija, për ne si analistë të fushës na bën të kuptojmë qëllimin e vërtetë të këtij vendimi. Parë nga ky këndvështrim, ky artikull nuk ka për qëllim që të nxjerrë në dritë se kush e ka oganizuar operacionin për vrasjen e Imad Mugnijes, por ka për qëllim që të nxjerrë një tjetër përfundim. Sipas informacioneve që dimë, që në fillim, Imad Mugnije është shprehur se ka qënë një kundërshtues i ngjarjve të 11 shtatorit. Kjo është një e vërtë dhe një gjë e drejtë. Imadi besonte se operacioneve të këtilla u mungonte humanizmi, rezistenca dhe integriteti. Sepse këto operacione u bënë shkak për humbjen e jetës së më shumë se 2 mijë civilëve të pafajshëm në qendër të New Yorkut. Imad Mugnije e ka shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe shumë herë këtë qëndrim të tij si me antarët brenda Rezistencës, po ashtu edhe jashtë saj. Kjo është një tjetër e vërtetë që nuk i është dhënë hapësirë në këtë artikull.

Për më tepër, ky artikull bën me dije se Imad Mugnije e kishte vendbanimin e tij në Damask. Megjithatë, kjo gjë nuk është e vërtetë sepse Imad Mugnje e kishte vendqëndrimin e tij jo në Damask por në Bejrut dhe qëndronte në bataljonin e Jugut. Ndërkohë që në Damask vetëm sa shkonte e vinte. Gazeta Washington Post bën me dije se agjencia e shërbimeve të inteligjencës – pra CIA – kishte në dorë një infrastrukturë të nevojshme në Damask që mund të përdorej nga Izraeli. Është e vertetë, jo vetëm në Damask, por me siguri CIA ka infrostruktura të mëdha që mund t’i përdorë papërjashtim në çdo kryeqytetet arab. Cili është mesazhi i vërtetë në këtë mes? Sigurisht, pas artikullit të gazetës Washington Post, këtë ngjarje filloi ta ndiqte Newsweek, që ka shtuar se:

 “Xhorxh W. Bushi ka qënë ndër ata persona që ka marrë vendimin për vrasjen e Imad Mugnijes. Bomba e përdorur gjatë këtij operacioni është transefuar nga qendra e shëbimeve të inteligjencë amerikane, CIA për në Jordani dhe më pas gjatë festave të fundvitit është futur në Siri.”

Kjo situatë mund të jetë e vërtetë. Në çdo situatë ishte një gjë e mitë për ata që një fakt i këtillë u bë i njohur për të gjithë. Gjatë fundvitit, jordanezët dhe sirianët mund të vizitojnë njëri-tjetrin. Kjo nuk është ndonjë situatë e jashtëzakonshme. Ajë që ka rëndësi është që nga ky kryeqytet arab ka rritur të hyjë në Siri si bomba ashtu edhe agjendët.

Megjithatë, në mendimin tim, qëllimi i këtij artikulli nuk ka qënë që të nxjerr në pah në mënyrë transparente dhe të plotë se kush e vrau Imad Mugnijen, apo e kundërta të fshehë atentatin e kryer kundrejt Xhihad Mugnijen. Në fund të fundit ky artikull është shkruar përpara se Hizbullahu të jepte përgjigjen e tij. Dëshiroj që t’i citoj fjalë për fjalë ato që gazeta Washington Post shkuran në këtë artikull: Sepse kjo që është e shkallës më të lartë të rëndësisë dhe është thelbi i çështjes:

“Organizata e Qendrës së Lajmit të SHBA-së dhe MOSSAD-i janë përballur edhe me shansin që të organizonin një atentat vrasës kundrejt Udhëheqësit për Jeruzalemin të Gardës së Revolucionit Iranian, Gjeneralit Kasim Sulejmani. Sepse sipas informacioneve që ka dhënë një ndër agjendët në terren, Mugnije dhe Sulejmani gjendeshin së bashku në të njëjtin ambjent dhe në të njëjtën rrugë. Për këtë arsye, ajo që mund të bënin ishte shumë e thjeshtë, thjesht të shtypnin butonin. Megjithatë, organet që kishin kushtetet e duhura për të kryer një operacion të këtillë nuk mund të gjenin një bazë ligjore të qëndrueshme. Pra, nuk kishin në dorë një direktivë të drejtë që të mund të kishte ardhur nga Presidenti.”

Kush është presidenti? Presidenti Amerikan... Aktualisht i gjithë artikulli na tregon se operacionin nuk e ka drejtuar vetë Olmerti apo edhe MOSSAD-i, por ka qënëGeorge W. Bush dhe CIA që e kanë drejtuar në bashkëpunim edhe me MOSSAD-in. Kjo mund të jetë e vërtetë. Megjithatë ne nuk do të vazhdojmë të flasim duke u mbështetur në këtë fakt.

Si përfundim, ishte e nevojshme që të bashkoheshin bashkë organet më të rëndësishme të shërbimeve më të mëdha të inteligjencës në botë për të organizuar një atentat për vrasjen e një njeriu si Imad Mugnije që me madhështinë e tij, aftësitë e tij si dhe me zgjuarsinë e tij kishte arritur qëta fshihte veten për një çerek shekulli. Në këtë mënyrë shërbimet e inteligjencës i CIA, MOSSAD-i dhe shërbimet arabe janë përfshirë bashkë në ndjekjen dhe zbulimin e vend-qëndrimit të Haxh Imad Mugnijes.

 



Burimi : İntizar.web