Janë gjetur trupat e 39 punëtorëve indianë të rrëmbyer nga ISIS në Irak katër vjet më parë

Publikuar në Mars 22, 2018, 1:30 a.m.

Qeveria indiane njoftoi se janë gjetur trupat e 39 punëtorëve indianë të rrëmbyer 4 vjet më parë nga militantët e ISIS-it në qytetin e irakut, Mosul.

Sipas raportit të BBC turqisht, Ministresha e Jashtme indiane, Sushma Swaraj tha se ADN-ja e 39 punëtorëve u përputh me trupat në një varr masiv.

Sushma Swaraj deklaroi se është gjetur edhe trupi i punëtorit tjerër dhe se janë përputhur 70 për qind e mostrave të ADN-së në trup.

Në një fjalim të mbajtur vitin e kaluar në parlament, Swaraj kishte thënë se nuk është gjetur asnjë provë se punëtorët janë vrarë nga ISIS-i.

Zyrtarët qeveritarë në Indi theksojnë se punëtorët kanë gjenë të gjallë që nga rrëmbimi i tyre në vitin 2014 dhe deri më tani.

‘NJU DELHI PATI KËRKUAR NDIHMË NGA IRAKU’

Qeveria e Nju Delhit është përpjekur shumë për të shpëtuar punëtorët dhe pas tërheqjes së Mosulit nga ISIS-i vitin e kaluar pati kërkuar ndihmë nga Iraku.

31 nga punëtorët e vrarë janë nga Pencapi i veriut të vendit, ndërsa të tjerët nga Himaçal Pradesh dhe Bihar i veriut si dhe Bengali Perëndimor.

Qeveria indiane në vitin 2014 i pati këshilluar qytetarët e vet që të mos shkojnë në Irak dhe ata të cilët janë në shtet të largohen nga aty.

Ndërsa, 14 infermiere indiane të cilat në korrik të vitit 2014 kishin mbetur të bllokuara për një javë, u liruan nga ISIS-i.



Burimi : Sputnik News