Duhet të Përqendrohemi në Vrasjet e SHBA-së

Publikuar në Mars 16, 2018, 2:06 a.m.

Në një takim ndërkombëtarë të zhvilluar në Liban, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hezbollah, Sheik Naim Kasim tha: “Pavarësisht nga të gjitha vendimet e SHBA-së, Jerusalemi do të mbetet kryeqyteti i përjetshëm i shtetit palestinez.”

Duke e kritikuar politikën rajonale të SHBA-së, Sheik Naim Kasim deklaroi: “Rekrutimi i terroristëve në rajon i bërë nga SHBA-ja, mbështetja e Arabisë Saudite në sulmet ndaj Jemenit dhe presioni ndaj popullit të Bahrainit e ka dëmtuar rajonin tonë.”

Sheik Naim Kasim vazhdoi kështu: SHBA-ja nuk ka asnjë zgjidhje për problemet në rajon. Kjo është arsyeja pse ne duhet të përqendrohemi në vrasjet e tyre në rajon.

Sheik Naim Kasim i cili u shpreh se: “Vendet që normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin nuk kanë të drejtën të qeverisin popullin e tyre", vlersoi se :“Nuk ka ndonë zgjidhje tjetër për kthimin e palestinezëve, përveç rezistencës së armatosur.”



Burimi : Welayet News