Reagani ishte më i fuqishëm dhe më i mençur se Trumpi

Publikuar në Dhj. 29, 2017, 12:28 a.m.

Regani ishte më i fuqishëm dhe më i mençur se Trumpi, por edhe më i mirë në kërcënime, por nuk pati sukses, ka porositur udhëheqësi suprem iranian, imam Hamenei.

Lideri suprem iranian ajetullah Hamenei konsideron se presidenti amerikan Donald Trumpi nuk do të arrijë në qëndrimin e tij të ngurtë kundrejt Iranit dhe se Teherani tani është më i fuqishëm se në epokën e “të fuqishmit dhe të mençurit” të ish presidentit amerikan Ronald Reaganit.

“Reagani ishte më i fuqishëm dhe më i mençëm se Trumpi, por edhe më i mirë në kërcënime, ai ka shkuar kundër neve dhe na ka rrëzuar aeroplanin”, ka thënë ajetullah Hamenei në fjalimin e tij të cilën e ka përcjell televizioni shtetëror.

Avioni luftarak amerikan në vitin 1988 e ka rrëzuar avionin civil iranian mbi Gjirin Persik me ç’rast janë vrarë 290 udhëtar dhe anëtar të ekuipazhit në të cilin Washingtoni ka pranuar sulmin duke e arsyetuar veten se ka qenë gabimi fatal. Teherani ka thënë se ai kaq enë sulmi i qëllimshëm mbi Iranin i cili në atë kohë ishte në luftë me Irakun fqinjë.

“Por, tani Reagani nuk është më dhe sipas besimit tonë atë e ka arritur hakmarrja e Zotit, ndërsa Irani nga epoka e tij në krahasim me të tashmen ka përparuar në të gjitha fushat”, ka shtuar imam Hamenei.

“Trendi i tillë do të vazhdojë edhe gjatë kohës së presidentit të tanishëm amerikan dhe çdo shpresë nga ana e tij se Republika Islame e Iranit do të mund të tërhiqet apo të dobësohet është e kotë”, ka porositur ai.

Trumpi në tetor të këtij viti ka refuzuar të konfirmojë se Teherani ka plotësuar obligimet e t’ia nga marrëveshja e arritur në vitin 2015 me 6 fuqitë kryesore botërore dhe ka paralajmëruar se ai do të mund të tërhiqet nga marrëveshja.

Ka paralajmëruar edhe kthesë në politikën amerikane në fjalimin e tij në të cilin ka folur për qasjen agresive kundër Iranit për shkak të programit të tij nuklear dhe balistik dhe mbështetjes lëvizjeve të rezistencës në Lindjen e Afërt.



Burimi : Al Jazeera