Ambasadorja amerikane Niki Hejl kërcënon shtetet e botës

Publikuar në Dhj. 21, 2017, 1:13 a.m.

Ambasadorja amerikane në Këshillin e Sigurimit Niki Hejli, para votimit në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet të enjten se: “Në KS prej neve kërkohet të bëjmë më shumë dhe të japim më shumë. Kur ne sjellim një vendim sipas dëshirës së popullit amerikan, lidhur me atë se ku do të vendoset një ambasadë e jona, nuk presim nga ata që i kemi ndihmuar të na sulmojnë. Të gjithë ata do të regjistrohen”, ka porosit Niki Hejli në Twiter.

SHBA-të të hënën kanë vënë veton në KS të KB-së në rezolutën me të cilin kërkohet tërheqja e vendimit të presidentit amerikan Donald Trumpit  që Jerusalemin të njoh për kryeqytet të Izraelit, gjersa 14 shtetet tjera kanë votuar për rezolutën. Me këtë veprim SHBA-të edhe më shumë janë izoluar kur është fjala për vendimin kontestuese të Trumpit . Ambasadorja amerikane në KS Niki Hejli ka thënë se ka vënë veto në rezolutë të KS të KB-së” në shenjë mbrojtjeje të sovranitetit amerikan dhe rolit të Amerikës në procesin paqësor të Lindjes së Afërt”.

“Asnjë shtet nuk do të tregon SHBA-së se ku duhet të vendos ajo ambasadën e vet”, ka thënë Niki Hejli Këshillit të sigurimit pasi që ka vendos veton e parë amerikane në Këshillin e Sigurimit pas gjashtë vitesh”. Niki Hejli ka cek se Trumpi” po mban shumë llogari që në asnjë mënyrë të mos prejudikojë rezultatin e bisedimeve për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit izraelito-palestinez”.

Ambasadorja amerikane poashtu ka akuzuar disa shtete, të cilat nuk i ka emërtuar”për përpjekje të shtrembërimit të vendimit të presidentit Trump në dobi të agjendave të tyre vetanake”, duke theksuar se qëndrimi i SHBA-ve ”janë plotësisht në përputhje me rezolutat e mëhershme të Këshillit të Sigurimit”.

Niki Hejli ka cek se SHBA-të kanë dhënë Palestinezëve më shumë se pesë miliard dollar nga viti 1994, që është më shumës se çdo vend tjetër që ka dhënë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurrë nuk kanë qenë më të përkushtuar paqes në Lindjen e Afërt”. Ka përfunduar:” se ky është edhe një shembull se Kombet e Bashkuara më shumë sjellin dëme se dobi në zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestineze”.



Burimi : b92