ERBAIN: Ky aktivitet fetar është çelsi i mundjes së ISIS-it

nga Seyid Mehdi el-Muderrisi | Publikuar në Nën. 7, 2017, 6:32 a.m.

Shiitë janë mësuar me kërcënimet për vrasjen e fëmijëve, prerjen e kokave dhe marrjen peng të grave. Shiitë janë të gatshëm që me thirrjen më të vogël të liderit fetar të luftojnë kundër terrorizmit dhe kjo është ajo që i ka bërë ata një shoqëri globale të përkushtuar të drejtë dhe larg konformitetit.

Revolucionet që kanë ndryshuar gjithçka në formën më radikale duhet të ndodhin kur sistemi i vlerave të një shoqërie ka ndryshuar rrënjësisht. Për shkak se regjimi i vjetër Baas në Irak ishte përfshirë në një prapambetje që kishte veshur gjithë politikën dhe masakrave të shfarosje etnike që nuk mund të shpjegohen me fjalë të ISIS dhe për shkak se çdo gjë që zë imagjinata është kthyer në realitet, në mënyrë që të gjitha këto dëme të paguhet nevojitet një tjetërsim moral.

Për këtë arsye ka filluar një revolucion shumë më autentik larg lente me të cilat shohin mediat e tabloidësve që reflektojnë vetëm sensacione. Ky është një revolucion i cili do të nxjerrë në pah vlerat e vërteta të cilat kanë mbetur të varrosura për një periudhë të gjatë që po mbizotërron e keqja dhe devijimi moral. Ky revolucion që i është dhënë emri Erbain ka krijuar një dallgë të veçantë ndikueshmërie në jetën e miliona njerëzve në kooridoret e udhëheqjeve dhe çdo vendi tjetër.

Ndikueshmëria më e afërt e Erbainit mund të mund të matet me përfaësimin që i bëri forcës më të madhe për të luftuar kundër ISIS-it dhe kundër grupimeve të tjera terroriste. Vitin e shkuar, kur në një periudhë dy javorëshe Kerbelanë e vizituan 24 milionë vizitorë u realizua vizita më e madhe ndonjëherë në gjithë botën për vendet e shenjta. Kjo ishte një furtunë njerëzore që i la pafjalë analistët dhe që i paralizoi qeveritë.

Ndryshe nga se besohet gjërësisht, Erbaini nuk ka filluar pas rënies së Saddamit. Ky ritual i shenjtë ka ekzistuar prej qindra vitesh tashmë dhe pas Luftës së Parë të Gjirit, regjimi i dobët me qëllim që të fokusohej më shumë në çështjet që përbënin më shumë presion për regjimin ikrijoi më shumë hapësirë ritualeve shiite që të zgjeroheshin edhe më shumë. Brenda një periudhe shumë të shkurtër, miliona irakienë e rigjallëruan këtë praktikë dhe ecnin me qindra milie për të përshëndetur udhëheqësit e tyre shpirtërorë. Madje, vetëm pak kohë më pas edhe diktatori rrëfeu se edhe ai vetë kishte bërë një gjë të këtillë. Duke hequr urdhrin që e ndalinte këtë ritual, Saddami i kishte hapur rrugën një lëvizjeje që edhe ai vetë nuk do të mund ta kontrollonte më vonë.

Duke pasur parasysh këtë, ai filloi të arrestonte të gjithë njerëzit që shiheshin të ndiqnn këtë ritual dhe madje u qëlluan të gjithë njerëzit që përdornin rrugë të tjera të ndaluara. Pavarësisht gjithë kësaj nuk arriti ta ndalonte furnunën e njerëzve që vërshonte dhe vazhdoi deri në fund t’i dilte kundër këtij vendi të shenjtë që që solli dëmtimin dhe dobësimin e regjimit të vjetër që do të merrte fund pas goditjes së vitit 2003. Pushtimi i drejtuar nga SHBA-ja rrëzoi një strukturë që tashmë ishte bosh duke qënë se ishte braktisur prej vitesh nga rezistenca popullore.

Tashmë që terrorizmi ka përfshirë gjithë botën dhe ndërkohë që në tyrezë parashtrohen shumë ‘zgjedhje’ u them se nga ky helm mund të shpërtojmë vetëm nëpërmjet një të vërtetë që mund të mbajë kundërhelmin: përcjellja e historisë së Hysejnit dhe Erbainit. Në vazhdim të artikullit gjenden të listuara disa veçori të cilat e bëjnë kaq të veçantë këtë peligrinazh të shenjtë.

1. Në Erbain thyhen të gjitha barrierat sociale dhe etnike. Ky është një vend ku sigurohet bashkim dhe unitet dhe rruga e peligrinazhit të zgjedhur ngre në nivele të larta ndjesinë e vëllazërisë. Kjo është ndjesia e veçantë që krijon ky bashkim në unitet. Pavarësisht se është një vend jo shumë i përshtatshëm për vizitorë dhe nuk ka as kushtet më minimale, ata që vizitojnë Kerbelanë kanë një dashuri të pafundme për atë. Njerëzit që u shërbejnë vizitorëve të Kerbelasë duket si njerëzit që u shërbejnë me dashuri mbretërve të tyre.

2. Pasi qyteti i dytë më i madh i Irakut, një qytet që kishte një popullësi shumë të lartë si Mosuli u morr nën kontrollin e ISIS-it në një natë të vetme ishte e habitshme për analistët sesi nuk po mund të merrnin më tej kontrollin e vendeve të tjera. Vendi për të cilin bëhet fjalëështë një qytezë e vogël që gjendet në veriperëndim të vendit nën emrin Amirli. Amirli që u detyrua na ISIS-i të shkëpuste të gjitha kontaktet me pjesën tjetër të shtetit arriti të rezistonte për tre muaj. Burra e gra duke luftuar bashkë i bënë ballë ISIS-it dhe arritën të fitonin lirinë e tyre. Ndërkohë që Mosuli humbi betejën brenda disa orëve, si mundi Amirli të rezistonte dhe të mundte armikun? Dallimi qëndron në faktin se nga ana etnike popullësia e Amirlit është turkmene dhe besimi i tyre fetar është myslimanë shiitë. Ndërkohë që Mosuli i hapi praktikisht dyert ISIS-it, amirlilinjtë luftuan dhe rezistuan duke ndjekur shembullin e Hysejnit. Shiitë janë mësuar tashmë me kërcënimet për vrasjen e fëmijëve, prerjen e kokave dhe marrjen peng të grave. Ata i përbuzin këto metoda viktimë e të cilave kanë qënë për më shumë se njëmijë vite që në kohën e Hysejnit dhe ndjekësve të tij. Shiitë janë të gatshme që me thirrjen më të vogël të liderit fetar të luftojnë kundër terrorizmit dhe kjo është ajo që i ka bërë ata një global shoqëri të dedikuar drejt dhe larg konformitetit.

3. Ndërkohë që numri i refugjatëve të arratisur nga luftrat sa vjen e shtohet në mënyrë të konsiderueshme, vizitorët e Erbain dhe irakienët që i mirëpresin ata duhet të jenë një shembull për t’u ndjekur nga Perëndimi për zemërgjërësinë e tyre. E gjithë bota që ndodhet në këtë krizë duhet të shohë mikpritjen që i bëhet vizitorëve të Erbain dhe përqafimit që i bëhet të huajve siç nuk është parë kurrë më parë. Kjo është një luftë e hapur për liri kundër botës veriore që ka paralizuar viktimat e saj militantë të imperializmit në këtë fazë të zgjerimit të kapitalizmit. A nuk është ironike sesi të krishterë, suranitë, jedizët, sabii mandeistët dhe të gjithë pakicat e tjera jo myslimane prej vitesh tashmë janë bërë pjesë e këtij peligrinazhi dhe kontribonë çdo vit?

Lufta me ISIS-in nuk është një konflikt i brendshëm. Vetëm se kjo është dëshira e disa analistëve, specialistëve dhe politikanëve e gjithë kjo nuk mund të shfaqet si një luftë e brendshme. Kjo është një luftë mes Islamit të dërguar të ndjekur dhe të përvetësuar që nga fillimi i tij me Islamin e rremë që ka marrë formën e militantëve selefi. Ky Islam i dytë është një islam që në pamje të parë duket i vërtetë, që ka përvetësuar simbolizmat dhe sloganet por që nuk mban kurrësesi vlerat e vërteta të Islamit. Ky është një Islam që në pamje të parë çdo gjë e fillon me ajetin më të përmendur në Kuran “Në emër të Allahut Mëshiruesit dhe Mëshirëplotit” po që në veprimet e tyre nuk sheh kurrësesi as mëshirë dhe as dhembshuri.

Ky është shembulli më i mirë i rastit kur vetë trupi sulmon vetëveten dhe fiton një lloj imuniteti ndaj këtij sulmi. Kjo nuk është që tjetër veçse shkatërrimi i Islamit duke përdorur Islamin. Sigurisht që ky nuk është një veprim që i shkon përshtat besim tonë. Oportunistët do të dalin në pah ndaj të vërtetëve dhe padyshim vlerat e vërteta do të prevalojnë mbi ato të pavërteta. Megjithatë, armiqtë si në shembullin tonë kanë filluar që në periudhën e Muhamedit (s.a.a) – kanë qënë hipokritët që dukeshin sikur i kishin besuar të dërguarit por qënë të vërtetë ishin në mohim të plotë. Një sure e plotë në Kuran i kushtohet pikërisht këtyre rreziqeve që sjellin pikërisht këta gënjeshtarë hipokritë që në pamje të parë e prezantojnë veten si myslimanë.

Pse duhet t’i kushtojë bota vëmendje kësaj gjëje? Sepse ngjarjet e Parisit janë vetëm një shfaqe e vogël e gjithëçkaje që janë në gjendje të bëjnë këta monstra. Në momentin që gjejnë një mundësi ata do të presin kokat e fëmijëve dhe do i varin ato në shpatat e tyre. Do t’i vrasin e presin meshkujt e do t’i masakrojnë femratt. Nga e dimë ne këtë? Sepse paraardhësit e tyre ideologjike ia kanë bëë këto gjëra vetë familjes së profetit tonë. Kur e vranë me gjakftohtësi nipin e profetit bërtisnin “Allahu Ekber”; islami u përdor veçse si një sllogan për idealet e tyre. Ata e prenë kokën e djalit të tij duke krijuar një kaos të vërtetë!

Në shekullin e dymbëdhjetë, një luftëtar me origjinë tikrit, Selahaddin arriti të çlironte Jeruzalemin, megjithatë, para se të arrinte në qytetn e romakëve ishin vrarë me qindra mijëra myslimanë shiitë në Egjipt dhe në Siri. Po kështu edhe sot, rruga për në Perëndimin e Krishterë kalon nëpërmjet gjakut të myslimanëve.

Vizitorët e Erbainit e kanë ekspozuar këtë rrezik edhe pse e kanë marrë parasysh rskun se mund të vriten. Miliona persona që ecin thonë të njëjtat thirrje që ne i kemi shprehur prej qindra vitesh. Vehabizmi është një djall që mundohet të pushtojë dhe marrë kontrollin duke përdorur emrin e Islamit që vuan pasojat. Nëse do të lihet i lirë do ta shkatërrojë botën sa hap e mbyll sytë. Pavarësisht se politikanët dinakë perëndimorë shprehen se janë “aleatët” e tyre, ata nuk janë veçse uqër që kanë hyrë nën gëzofin e deleve. Është e nevojshme që flamuri i Islamit të kalojë në duart e atyre që duhet dhe të kërkohet llogari për hipokritët.

Ngjarja e vrasjes së Hysejnit rreth 1400 vite më parë është aq e ndjeshme saqë qarkullon në gjithë aksin botëror. Në gjithë shtetet nga Aucklan – Zejlanda e Re, Vancouver – Kanada dhe gjithë shtetet në mesin e tyre... Masat njerëzore lasin për tragjedinë e tij dhe për ta përjetuar atë vizitojnë turben e tij duhe udhëtuar në vendin më të rrezikshëm në botë për momentin.

Ata nuk e bëjnë këtë për të dëmtuar ata që po vuajnë për një kohë të gjatë tashmë, por për t’u qëndruar atyre pranë, jo për të përjetuar traumën e humbjes por për ta lehtësuar atë dhe për të marrë mbrapsht atë që u takon. Për këtë arsye, sado i papërballueshëm të duket rreziku i ISIS-it, aq edhe më i madh është numri i vizitorëve në Kerbela. Vizitorët kanë shkruar aty një parullë që shkruan “Edhe nëse od të binte nga qielli ISIS-i, ne do të vazhdojmë të vizitojmë Hysenin.”

Miliona vizitorë ecin në të njëjtën rrugë, drejt të njëjtit destinacion me motivimin që vjen nga një çështje e përbashkë: edhe pse mund t’i kushtojë jetën të mundin imoralitetin dhe urrejtjen. Ashtu si Hysejni.  

Kjo është arsyeja pse unë jam i sigurtë që ISIS-i nuk do të fitojë kurrë.



Burimi : Huffington Post/ Medya Şafak