Shejhu i Bahrejnit u lirua pas dy vjet burgim

  • Shejh Abdulzahraa Al-Mubasher
Publikuar në Tet. 22, 2017, 11:32 p.m.

Autoritetet e sigurimit të Bahrejnit e lëshuan të enjten (19 tetor 2017) hoxhën musliman shia, Shejh Abdulzahraa Al-Mubasher pas dy vjet arrestim me akuzat për nxitje të urrejtjes kundër regjimit.
Autoritetet e akuzuan  Shejh Al-Mubasherin (37 vjeçar) për nxitje për të mbajtur protesta dhe fyerje të një personi që lavdohet nga një sekti tjetër (Muaviheh Bin Abi Sufjan), në sfondin e një predikimi që ai i mbajti në ditën e Ashures, në një xhami në Nuwaidirat.
Prokuroria publike akuzoi  Shejh Al-Mubasherin për nxitjen publike të urrejtjes ndaj një sekt më 17 tetor 2015, duke mos ndjekur rregullat, duke fyer publikisht fuqinë ekzekutive, duke fyer një figurë tqë lavdërohet nga një sekt tjetër dhe duke bërë thirrje për të mbajtur protesta dhe tubime.
Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi atë më 10 dhjetor 2015  me 2 vjet burg dhe Gjykata e Apelit mbështeti vendimin e dhënë kundër tij më 28 mars 2016.



Burimi : Bahrain Mirror