Analiza e fjalimit të Nasrallahut në lidhje me fjalimin e Ashures / Seidi goditi pikërisht aty ku dhemb më shumë

nga Bessam Abu Sherif | Publikuar në Tet. 18, 2017, 12:28 a.m.

Seid Hasan Nasrallah nuk është një personalitet që flet nisru nga pasioni dhe si t’i thotë mendja në moment, përkundrazi ai është një personalitet që flet duke u bazuar në infromacionin e gjërë që gëzon dhe mbështetur në përfundimet që arrin të nxjerrë nëpërmjet analizave të logjikshme të mbështetura në dijen e tij.

Disa persona mund t’i shohin mënyrën e fortë të cilën Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Seid Hasan Nasrallah përdor për të folur dhe mënyrën sesi i formëson kërcënimet e ashpra kundër armiqve të tij janë dy nga elementët që e bëjnë atë që të shpreh një qëndrim të palëkundshëm dhe që me lejen e Allahut dhe me ndihmën e popullit do të arrijë të korrë në fund fare fitore të mëdha. Pa dyshim që këto elementë luajnë një rol të rëndësishëm në realizimin e një fjalimi të ashpër dhe nxitës, megjithatë është e gabuar të mendohet se e gjithë kjo vjen nga ndikimi i këtyre faktorëve.

Fjalët e Hasan Nasrallahut, i cili është një lider frymëzues vijnë si rezultat i analizës shkencore që ai i bën duke u mbështetur në përmbledhjen e dijeve delikate dhe informacioneve të një sasie të nevojshme që ai gëzon në lidhje me një çështje të caktuar. Këto informacione dhe kjo analizë në të cilën mbështetet bëjnë të mundur që të ketë siguri në pikëpamjet që ai shpreh dhe në parashikimet që ai bën dhe gjithashtu bën të mundur që çështjet të mos devijojnë nga thelbi i tyre.

Ne këtu në Palestinë kemi mbetur të ekspozuar ngaj presionit të sionistëve racistë, ndaj shtypjes së forcave dhe ndaj mizorisë së këtij sistemi; ne i dimë në mënyrë të vërtetueshme se për çfarë përplasen brenda njëri-tjetrit udhëheqësit izraelitë, se cilat janë problemet që vërtetë shqetësojnë të ardhurit e vendosur në tokat e pushtuara si dhe problemet dhe shqetësimet që kanë pjesa tjetër e popullësisë izraelite. Po kështu, ne i dimë edhe arsyet që qëndrojnë pas faktit se pse Netanyahu po e shtyn qeverinë që drejton dhe udhëheqësit ushtarakë drejt një pikëpamjeve më të radikalizuara, planifikimeve të bërë, hapat që janë hedhur, ëndrrat që kanë thurur në lidhje me të ardhmen e tyre në Lindjen e Mesme dhe pse po hidhen me nxitim hapat që njerëzit e thjeshtë të mund t’i shohin këto me sytë e tyre këto zhvillime.

Në këtë artikull nuk do t’i analizojmë të gjitha çështjet për të cilat Seid Hasan Nasrallah ka folur gjatë fjalimit me rastin e Ashures, megjithatë do të prekim disa nga pjesët të cilat i janë kushtuar të vërtetave që ne jemi duke jetuar në Palestinë, informacioneve të detajuara në lidhje me planet e armikut tonë dhe këshillave sesei mund të veprojmë për t’i dalë kundër këtyre të vërtetave.

Më shumë se një herë gjatë fjalimit të tij, Seid Hasan Nasrallah iu drejtua qeverisë që armikut, personalisht kreut të qeverisë së armikut, Netanyahu, istitucioneve ushtarake dhe të shërbimeve të inteligjencës dhe së fundmi i dërgoi mesazhe edhe të gjithë popullit izraelit.

Ai iu drejtua kështu Netanyahut, qeverisë së tij dhe udhëheqësve të ushtrisë sioniste: “Në momentin që do të fillojë një luftë në të ardhmen, ju nuk mund ta dini si do të jetë kjo luftë, në cilat fronte dhe në cilat terrene do të zhvillohet ajo, cilat palë do të mund të marrin pjesë në këtë luftë dhe sesa kohë do të zgjasë një luftë e këtillë!” këto pyetje janë shumë të rëndësishme. Pikërisht për këtë arsye, këto pyetje janë domosdoshmërisht të pranishme për t’u përgjigjur në raportet periodike që përgatisin drejtorët e shërbimeve të inteligjencës izraelite për shkak të mundësisë së një lufte në të ardhmen dhe si pasojë e situatës vakante që është krijuar nga kushtet që lidhen me fillimin e një lufte.

Nga ana tjetër, Nasrallahu i ka bërë të ditur qeverisë së Izraelit dhe personalisht Netanyahut se informacionet që kanë rënë në duart e Hizbullahut veçanërisht në lidhje me raportin e shërbimeve të inteligjencës janë të vërteta; po kështu në këtë raport mbështeten edhe provuar se deri më tani Izraeli ka mbledhur informacione jo të vërteta dhe ka bërë vlerësime të gabuara. Megjithatë nuk mbetet me kaq. Përtej gjithë këtyre, Nasrallah i ka kërcënuar izraelitët se në rast të një lufte të mundshme në Palestinë duke filluar nga Nakura që gjendet në veri të kufirit me Libanin dhe  deri në Eilat që ndodhet në jug dhe se kështu të gjithë do të mbeten pa shërbimet thelbësore si shërbimet e ujit, elektricitetit etj.

Në Izrael është përhapur në gjithë vendin një pikëpamje në lidhje me Nasrallahun “se ai është një frikshëm, por që nuk gënjen, përkundrazi ai e bën atë të cilën thotë që do ta bëjë”. Për këtë arsye, fjalët e Seid Nasrallahut perceptohen si fjalë që mbajnë një fuqi të madhe të frikshme për të gjithë izraeltët racistë, pushtuesë dhe keqbërësve sidomos në lidhje me çështje që kanë potencialin për të paralizuar Aksin e Rezistencës të cilaat konsistojnë në nxjerrjen në pah se informacionet e Netanyahut të marra nga shërbimet e inteligjencës janë sipërfaqësore. Në këtë mënyrë, fjalët e Nasrallahut kanë bërë që izraelitët të ndihen të zhgënjyer dhe u janë shtuar shqetësimet. Zhgënjimet dhe shqetësimet janë shtuar gjithnjë e më shumë së fundmi duke qënë se kundër pushtuesve amerikanë dhe sionistë që luftojnë duke u paguar po korren fitore në Liban, Siri dhe Irak.

Pavarësisht masave që qeveria sioniste raciste, shërbimet e sigurisë dhe udhëhqësit ushtarakë kanë marrë veçanërisht në Jeruzalem dhe përreth tij duke marrë vendime që ushtrojnë presion  dhe masa paraprake radikale për të lehtësuar sa më shumë kërcënimin që vjen nga fjalët e Seid Nasrallahut, këto veprime kanë rritur edhe më shumë zhgënjimin si dhe ndjesinë e frikës në mesin e popullit.

Izraeli po mundohet që këtë problematikë ta zgjidhi ‘duke përdorur qetësues dhimbjesh.’ Gjatë kësaj periudhe zgjerimi i vendbanimeve të të ardhurve ka përparuar, janë marrë pronat nga duar e palestinezëve dhe janë dëbuar palestiezë me dhunë nga shtëpitë dhe pronat etyre. Për më tepër janë nxjerrë rregullime ligjore që e kanë shpallur Shiritin Perëndimor si tokë hebraike dhe emrin ‘Hebraizimi dhe Samaria’, që detyrojnë palestinezët që jetojnë aty të marrin leje nga pronarët izraelitë për të vazhduar jetesën e tyre, që u japin të drejtë pushtuesve izraelitë që të mund t’i dëbojnë izraelitët kur të duan dhe që të mund t’i marrin dhe t’i përdorin pronat e tyre. Momentalisht, qeveria izraelite po mundohet që të risjellë entuziazmin brenda popullit izraelit duke i bërë ata të besojnë se referandumi i Kurdistanit do të sjellë krijimin e një shteti të ngjashëm me Izraelin në zemër të Irakut ku gjenden edhe burimet më të rëndësishme të naftës dhe kjo gjë i ka ledhatuar ndjenjat të gjitha atyre palëve të cilët përveç naftës dhe gazit natyror që kanë marrë nën kontroll në territoret e Palestinës dhe të Libanit, synojnë të marrin edhe kontrollin e naftës së Irakut. Gjatë gjithë këtyre zhvillimeve kanë vijuar edhe komentet artistike që janë bërë nga disa ministra të ndryshëm; për shembull, ministri izraelit,Yisrael Katz është shprehur se “Do ta rikthejmë Libanin përsëri në periudhën e gurit.”

Seid Nasrallah me zgjuarsinë e një njeriu intelekual vazhdon të shohë sesi izrelitet githnjë e më shumë janë larg ndjenjës së sigurisë dhe mbrojtjes dhe të ndjekë diskutimet që bëhen në mesin e atyre që tashmë dyshojnë në ushtrinë izraelite që më parë njihej si “Ushtria e Pamposhtëshme”. Nasrallahu duke goditur pikërisht në nyjen më delikate është shprehur kështu: “Kthehuni nga shtetet që keni ardhur.” Kjo thirrje e Seid Nasrallahut ndaj izraelitëve është thirrja e një personaliteti të fortë i cili është i vetëdijshëm për shkallën e lartë të debatit të nxehtë që do të shkaktojë një mesazh i këtillë. Pyetje të këtilla si “A jeni izraelitë, apo jeni nga të ardhurit” gjithnjë e më shumë po përhapen në fjaloret e shoqërisë së Izraelit dhe paralajmërojnë për konflikte të brendshme që po formësohen të cilat ne duhet t’i dimë dhe t’i kuptojmë.

Përtej ndryshimeve të ndryshme që kanë mes njëri-tjetrit, izraelitët kanë shtuar edhe një dallim në mesin e tyre në izraelitë vendas dhe në të ardhurit nga shtetet e tjera, në këtë këndvështrim izraelitët e ardhur fajësohen si problematikë, të paqëndrueshëm, shqetësues dhe arsye për të shkaktuar luftë! Kërkesa e Seid Nasrallahut e drejtuar për izraelitët që të kthehen nga vendet ku kanë ardhur do të luajë një rol të rëndësishëm në migrimin e mbrapshtë (kthimi nga Izraeli në vendet e origjinës) dhe një fjalim i këtillë nuk do të mbetet i paspikatur nga postet më formale të Izraelit.

Hapi i parë që kanë hedhur shërbimet e inteligjencës së Izraelit ka qënë që të gjejnë ku të munden hapësira tek pala e tyre kundërshtare. Ashtu siç ka ndodhur edhe në të shkuarën, aktualisht qeveria izraelite që po rrit gjithnjë e më shumë racizmin dhe mizorinë i ka dhënë akoma më shumë rëndësi spiunimit brenda Hizbullahut dhe forcave të rezistencës për dy arsye të forta. Qëllimi i parëështë që të mbledhë informacione në lidhje me llojin, sasinë dhe vendodhjet e depove ku gjenden armët dhe raketat e Hizbullahut dhe të Rezistencë. Ndërsa qëllimi i dytëështë që të ndjekë liderët e Hizbullahut dhe veçanërisht Nasrallahun. Sipas listës më të fundit të atyre që duhet të ndiqen, që u publikua së fundmi në televizion është shtuar në listën e të ndjekurve edhe një ndër komandantët në terren në Derizor të Hizbullahut, Abu Mustafa dhe zyra e spiunimit në Siri është urdhëruar që të ndjekë Abu Mustafanë në të njëjtën mënyrë siç ishin urdhëruar për të ndjekur Shehidin Imad Mugnije.

Nuk ka asnjë dyshim më të vogël në faktin se Aksi i Rezistencës ka dijeni në lidhje me këto lëvizje, megjithatëështë e nevojshme ta përmendim edhe në këtë artikull. Izraelitët po planifikojnë që të godasin forcat iraniane me raketa dhe armë të gatshme për t’u pëdorur. Kjo gjë nuk është një sekret dhe mjafton vetëm të përmendim fjalët e Netanyahut për të rikujtuar këtë gjë.

Në të vërtetë, në botën e tij të brendshme Netanyahu është një njeri delikat dhe i ndjeshëm. Duke marrë këto vendime radikale, të dhunshme dhe shkatërruese po mundohet të mbulojë ndjeshmërinë e tij dhe po mundohet të mbrojë fuqinë ndikuese tek votat gjatë zgjedhjeve. Megjithatë, gjatë këtyre përpjekjeve në dukje të forta dhe mëndjemadhe për të mbuluar personalitetin e brendshëm të thyer dhe të friksuar, në gabimin e parë që do të bëjë shkatërrimi do të ishte i pashmangshëm. Nëse nuk më besoni mua, pyesni familjen e tij: Pse ka refuzuar që të punojë në ushtri, pse nëna dhe babai i tij nuk pranojnë të flasin dhe takohen me atë kur u amerikanizua dhe pse ata kanë preferuar të rrinin anë vëllait të tij Xhonatan, i cili ka vdekur në Ugandë.

Herën e parë kur Benjamin Netanyahu u zgjodh si kryeministër, unë publikova një libër në lidhje me atë nën titullin “Netanyahu: Ngritja dhe Ulja e tij”. Ende vazhdoj që t’i mbështes ato pikëpamje që kam ndarë në atë kohë në libër. Ai ka qënë një fëmijë i llastuar i një familjeje të pasur amerikane hebreje, që ndërkohë që jetonte në Amerika nuk i pushonte goja duke përdorur terma shëprndarës malli, apo manaxher. Si të ishte ende një fëmijë i vogël i asaj familjeje të pasur, ai vazhdon të flasë dhe të sillet në të njëjtën mënyrë. Megjithatë edhe llastimi e ka një kufi të fundëm.

Në momentin kur hebrenjtë të kuptojnë sesa probleme i ka shkaktuar Netanyahu atyre si rezultat i zbatimit të metodave të këtilla si raciste, ekstremiste, të dhunshme që përfshinj madje edhe vrasjen e fëmijëve. Pikërisht këtu qëndron edhe thirrja që i bën Seid Hasan Nasrallahu të gjithë izraelitëve për të mos u kthyer në drunjtë që do t’i djegë Netanyahu për të arritur ngritjen dhe përmbushjen e tij personale.

(*) Shënim i përkthyesit në turqisht: Bessam Abu Sherif është një ndër emrat më të rëndësishëm tëOrganizatës së Çlirimit të Palestinës. Ai është një ndër krijuesit e Frontit të Çlirimit Popullor të Palestinës – FÇPP dhe ka qënë antar i saj edhe në Komitetin Qendror. Në një antentat me bombë të MOSSAD-it në Bejrut ai humbi katër gishta dhe shikimin në njërin sy, po kështu pothuajse ka humbur tërësisht aftësinë për të dëgjuar. Në vitin 1987, për shkak të mospërputhjes së këndvështrimeve me udhëheqësit e FÇPP u largua nga kjo organizatë dhe për një kohë të gjatë ka shërbyer si këshilltar personal i Jaser Arafatit. Thuhet se ai ka qënë nga nismëtarët e “Procesit të Paqes së Oslos”.



Burimi : Medya Şafak