Presidenti ia ka përsëritur Papës ftesën për vizitë në Kosovë

Publikuar në Shta. 30, 2017, 3:22 a.m.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Papa Franceskun në një audiencë private në Vatikan. Kreut të Kishës Katolike Thaçi i ka treguar për shugurimin e Katedrales, dialogun me Serbinë, konferencën “Inter–Faith Kosova”. Po ashtu Presidenti ia ka përsëritur Papës ftesën për vizitë në Kosovë.

President i vendit Hashim Thaçi ka vizituar Selinë e Shenjtë ku ka takuar Papën të cilin e ka informuar për atë që po ndodhë ne vend. Vatikani ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Presidenti Thaçi ia ka përsëritur ftesën kreut të Kishës Katolike që të vijë në Kosovë duke e falënderuar për mbeshtetjen që ky shtet ia jep Kosovës.