Ceremonia e diplomimit u mbajt për 120- nxënësit e Kur'anit në Homs të Sirisë

Publikuar në Shta. 1, 2017, 12:18 a.m.

Një ceremoni u mbajt në provincën Homs të Sirisë për të nderuar ata që përfunduan kurset e mësimit të Kur'anit në degët e Qendrës së Kur'anit.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Sirisë, SANA, fshati Dabin në Homs organizoi ceremoninë, ku morën pjesë nxënës 120 nxënës që përfunduan kurset Kur’anore.

Një numër i zyrtarëve lokalë dhe figura fetare ishin të pranishëm në këtë ngjarje. 

Muslih al-Salih, një zyrtar lokal, në një fjalim në ceremoni theksoi nevojën për mbajtjen e më shumë kurse të Kur'anit dhe promovimin e mësimeve dhe vlerave të vërteta të Islamit që ftojnë në vëllazëri, tolerancë dhe miqësi.

Ai gjithashtu theksoi nevojën e popullit të Sirisë për bashkim që të kundërshton   terroristët tekfiristë që  po përdhosin vlerat islamike dhe njerëzore.

Shejh Muhammed Abdul Kerim, një zyrtar i Qendrës Kur'anore Asad, në fjalën e tij tha se kurse Kur'anore të qendrës kanë për qëllim promovimin e vlerave dhe kulturës Kur'anore.

Aktivitetet dhe programet Kur'anore vazhdojnë në Siri pavarësisht nga lufta civile në vend që zhvillohet nga grupet terroriste tekfiriste të mbështetura nga jashtë si Daesh (ISIL ose ISIS).



Burimi : IQNA