Dar ul Ifta e Egjiptit thekson: Nevojën e rritjes së bashkëpunimit kundër terrorizmit

Publikuar në Gus. 23, 2017, 11:56 a.m.

Dar ul Ifta e  Egjiptit dënoi  sulmin e fundit terrorist në Kenia duke paralajmëruar kundër zgjerimit të tekfirizmit

Qendra e Studimit për Fetva të Tekfirizmit dhe ideologjitë ekstremiste në Dar ul Ifta në Egjipt ka dënuar sulmin e fundit terrorist nga militantët e Al Shebaab në Kenia për sulmin në disa ndërtesa rezidenciale dhe rreshtimin e civilëve, njoftoi Agjencia e Lajmeve Taqrib News Agency (TNA).

Dar ul Ifta theksoi, "Sulmet terroriste nga lëvizjet që pretendojnë të jenë    Islamike  nuk kanë lidhje me fenë e shenjtë Islame, pasi Sheriati Islamik ndalon masakërat, shkatërrimet."

Dar ul Ifta gjithashtu theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit global për t'u ballafaquar me organizatat terroriste anembanë botës dhe gjithashtu për të vendosur për një strategji të caktuar për t'u ballafaquar me terrorizmin ndërkombëtar si dhe çrrënjosjen e mbështetjeve ideologjike, financiare dhe shpirtërore për lëvizjen.

Grupi militant i dyshuar somalez islamik, Al-Shabaab,  i preu kokat  tre vetëve dhe dogji disa shtëpi në sulmet e fundit gjatë natës në zonën bregdetare të Kenisë në Lamu.

Disa zona në Kenian verilindore që kufizohen me Somalinë kanë qenë objekt i terroristëve të Al-Shabaab që kanë vrarë qytetarë të pafajshëm që kur ushtarët kenianë hynë në Somali në vitin 2011 për të siguruar kufirin e përbashkët të të dy vendeve. 



Burimi : Taqrib News Agency (TNA)