Posti i Juristit Kujdestar Në Mendimin e Mullah Sadrasë Dhe Roli i Filozofisë Islame Në Zhvillimin e Shkencave Njerëzore

Publikuar në Gus. 9, 2017, 1:19 a.m.

Mullah Sadra, i cili njihet ndryshe dhe si Sadruddin Muhammed Ibn Ibrahim Shirazi Kauamiu, (jetoi mes viteve 980-1051 sipas kalendarit të mërgimit islam), është themeluesi i degës së filozofisë së“hikmetu’l-mutealijjes”, ose i urtësisë së përtejme, është një filozof i njohur dhe një intelektual i shquar, i cili ka krijuar një ndryshim të madh, në mendimin filozofik dhe intelektual. Kjo degë filozofike i ka dhënë shkas, zanafillës së një epoke të re, duke lënë kështu mënjanë, filozofinë islame 800 vjeçare.

Argumenti i Islamit Ataullah Irakijjani, duke cekur postin e jurisit kujdestar, në mendimin e Mullah Sadrasë ka thënë, se Imam Humejni (m.m.t.), e kishte cilësuar Mullah Sadranë si “mburrja e shiitëve” dhe në letrën e tij dërguar, ish kreut sovietik Mihail Gorbaçov, i kishte kërkuar këtij të fundit, hetimin e shkrimeve të Mullah Sadrasë, me qëllimin e kuptimit të mendimit islam.

Mullah Sadra, i cili njihet ndryshe dhe si Sadruddin Muhammed Ibn Ibrahim Shirazi Kauamiu, (jetoi mes viteve 980-1051 sipas kalendarit të mërgimit islam) është themeluesi i degës së filozofisë së“hikmetu’l-mutealijjes”, ose i urtësisë së përtejme, është një filozof i njohur dhe një intelektual i shquar, i cili ka krijuar një ndryshim të madh, në mendimin filozofik dhe intelektual. Kjo degë filozofike i ka dhënë shkas, zanafillës së një epoke të re, duke lënë kështu mënjanë, filozofinë islame 800 vjeçare.

Sadruddin Mutelihin Shiraziu, njihet si njeriu i cili i dha fund përplasjes 20 shekullore mes ndjekësve të filozofisë së Aristotelit dhe Platonit, (përplasjes tradicionale aristoteliano-platonike), si dhe ringjallësi i filozofisë islame.

Më datë 1 Hordad të çdo viti, sipas kalendarit iranian, festohet “Dita Përkujtimore e Mullah Sadrasë”. Për këtë arsye revista me titull“Oazi”, profesori i katedrës së dijes së oazit, Argumenti i Islamit Sejjid Ataullah Irakijjani, mbajti një fjalim me temën: “Drejtimi Sipas Mullah Sadrasë, Posti i Juristit Kujdestar në Mendimin e Mullah Sadrasë dhe Roli i Filozofisë Islame në Zhvillimin e Shkencave Njerëzore”.

Gazetari: Cila është ajo dukuri, që e ka bërë Mullah Sadranë kaq të njohur?! Vallë a rrjedh kjo gjendje e lartë, falë dhënies përgjigje të pyetjeve, që Mullah Sadra i ka dhënë në epokën e tij?!

Ataullah Irakijjani: Citoj se arsyeja që Sadruddin Mutelihini, shënon një pikë kthese, në historinë e mendimit islam dhe ajo dukuri që e ka bërë atë që është pra Mullah Sadra, është pikërisht këndvështrimi i tij veçantë në dijet islame, veçanërisht në fushën e apologjetikës, dijes dhe filozofisë. Kur kthejmë kokën pas në histori dhe vështrojmë kalvarin e gjatë, në udhëtimin e urtësisë, shohim se udhëtari i parë, i këtij udhëtimi ishte Aristoteli. Ky i fundit duke u mbështetur në mendjen e tij, ia doli mbanë që të hidhte, themelet e argumentimit shumë shekuj më parë.

Ndërsa Farabiu ishte njeriu i parë, i cili solli mendimin e Aristotelit në botën islame. Ibn Miskeujehi e solli etikën e arsyes së tij, në filozofinë e etikës islame. Kjo degë e filozofisë shumë shpejt, u emërtua si mendimi aristotelian, ndërsa filozofia e Aristotelit si “filozofia aristoteliane”.

Lërmëni t’iu shpjegoj se Ibn Sina merr pjesë, brenda kësaj pjese në filozofinë islame. Ai thekson në mënyrë të veçantë mendjen dhe përfundimet e mendjes, si dhe u beson fuqishëm atyre. Megjithatë në filozofi, u kristalizua edhe një rrymë tjetër, e cila i kundërvihej rrymës së filozofisë aristoteliane dhe e cila i besonte verbërisht mendjes.

Kjo pjesë e cila e sheh këtë degë, si një lloj fëmije i cili është nisur, në udhëtimin e udhës së mendjes, sqaron se mendja është e metë, në zbulimin e të vërtetave dhe në zgjidhjen e problemeve. Kjo pjesë e cila është e besimit se mendja e vetme, nuk mund t’i gjente vetë të vërtetat dhe nuk mund t’i zgjidhte problemet e botës, mbrojti mendimin se mendjes, duhet t’i shtoheshin edhe elementët e “zbulimit” dhe “dëshmisë”.

Madje themeluesi i kësaj lëvizjeje, ishte filozofi i shquar musliman Suhreuerdiu, nga qyteti i rajonit të Zinxhanit, i cili ndryshe edhe si “Shejhu’l-Ishraki”, ose mësuesi i pjesëmarrjes. Si rrjedhojë edhe mendimi dhe filozofia islame, përgjatë një mijë viteve, nuk mund t’i qëndronte jashtë këtyre kornizave, të këyre dy mendimeve.

Secila nga këto dy mendime, mbronte verbërisht mendimin, se mendimi kundërshtar ishte i gabuar. Por duke filluar, që nga mijëvjeçari i dytë, sipas mërgimit islam, së bashku me daljen në skenën e filozofisë islame të Mulah Sadrasë, erdhi duke u sendërtuar një qasje e re.  Por duke iu bashkangjitur mendimit tuaj, mund të them me bindje të plotë, se me të vërtetë Mullah Sadra, kishte një dëshirë të madhe, për t’i dhënë përgjigje të tëra pyetjeve te epokës së tij.

Në mjedisin e qetë nën udhëheqjen safeuite dhe me mbështetjen e kësaj të fundit, ai krijoi një botëkuptim të ri në filozofi, me emrin “hikmetu’l-mutealijje” ose urtësia e përtejme. Ky botëkuptim i ri, njihet ndryshe dhe me emrin “hikmetu’s-Sadrai” urtësia sadraiste. Sipas këtij botëkuptimi Mullah Sadra, i bashkoi të dyja rrymat, pra ai bëri shkrirjen e argumentimit me dijen dhe të mendjes me zemrën, me synimin e zbulimit të vërtetave, ndryshe nga platonianët, të cilët ndanin mendimin se mendja ndihmonte pjesëmarrjen dhe në dallim nga aristotelianët, të cilët e shihnin mendjen, si autoritetin e vetëm në dhënien përgjigje të pyetjeve.

Sërish Mullah Sadra përdori elementin e dijes, në vendet ku mendja ishte e pamjaftueshme, për t’i dhënë zgjidhje probleme dhe përdori elementin e mendjes, në vendet ku sqarimi i dijes ishte i pamjaftueshëm. Miratoj se kjo është forma e përgjithshme.

Për sa i përket botëkuptimeve të veçanta... Ai i bëri të njohur në filozofinë islame, çështje si “lëvizja e substancës”, “bashkimi i mendjes me logjikën”, “thelbi i të pranishmes, qenia e lëndës”. Këtu vlen për t’u përmendur, se në filozofitë përpara tij, lëvizja e substancës shihej si e pamundur dhe se pranohej vetëm lëvizja dhe ndryshimi i materies.

Rishtas dua të sqaroj, se lëvizja e substancës, (me kuptimin e vërtetë të fjalës), është shtylla kurrizore e etikës islame. Kriteri i kësaj është lavdërimi dhe poshtërimi, i cili shërben për t’iu afruar Allahut të Madhëruar dhe largimit nga Ai. Ose për shembull ai ka bërë fjalë, për prejardhjen e qenies së parë, për sa i përket qenësisë dhe ai e ka pranuar konceptin e qenësisë, si konceptin më të hapur.

Lejomëni t’iu kujtoj se stili i përdorur tek vepra me titull: “Nihajetu’l-Hikme” (Fundi i Urtësisë) dhe “Bidajetu’l-Hikme” (Fillimi i Urtësisë), e dijetar Tabataiut është plotësisht stili i Mullah Sadrasë. Dijetar Hasanzade Amuliu, tregon se dijetar Tabataiu përcjell kështu: “Gjithçka që kemi mësuar ne, i detyrohemi Hoxhës sonë (Mullah Sadrasë)”.

Puna e Mullah Sadrasë, nuk ishte dhe aq e lehtë, sepse çdo gjetje e tij e re, sillte bashkë me të edhe sfidën e një kundërshtimi serioz dhe të veçantë. Për shembull nxënësi dhe dhëndri i tij Abdurrezak Lahaxhiu, ishte njeriu i parë, i cili qortoi filozofinë e tij. Ky i fundit nuk e pranonte lëvizjen e substancës dhe prejardhjen e qenies së parë. Për më tepër Mullah Sadraja, i kishte martuar të tria vajzat e tij me nxënësit e tij. Njëri nga dhëndurët e tij ishte Fejz Kashaniu. Me pak fjalë dukuria e jashtëzakonshme, që e ka bërë Mullah Sadranë, ai qëështëpra Mullah Sadra, ishin pikërisht këto gjetje dhe këto mendime të pashoqe.

Gazetari: Qëllimi kryesor i këtij fjalimi, është vlerësimi i mendimeve mbi temave, si drejtimi islam dhe veçanërisht ai i juristit kujdestar, nga ana e Mullah Sadrasë. Por si fillim dua të drejtoj pyetjen: Vallë a është ky filozofi i madh Mullah Sadra, për të cilin po flasim tani në këtë fjalim?! Ose e thënë më shkoqur, a është kjo një çështje që ka të bëjë, me filozofin e shquar Mullah Sadra. Pra a po flasim këtu, për një këndvështrimin edhe më të gjerë, për dijetarin e njohur fetar Mullah Sadranë, i cili ishte njohës i mirë i filozofisë dhe krahas saj, njihte dhe jurisprudencën, hadithin dhe komentimit e Kur’anit Famëlartë?!

Ataullah Irakijjani: Përpara së të kaloj, në dhënien përgjigje të pyetjes suaj, e shoh të domosdoshme sqarimin e disa pikave. Pika e parë ka të bëjë, me kuptimin e konceptit të kujdestarisë. Si fillim kujdestaria, përdoret me një kuptim ndryshe në jurisprudencë dhe me një tjetër kuptim në dije. Koncepti i kujdestarisë në jurisprudencë, merr kuptimin si përparësia në përdorim. Fjala vjen i ati ka të drejtën e përparësisë së përdorimit të pasurisë së të miturit. Ndërsa me konceptin e kujdestarisë së dhënë në dije, kuptojmë njërën nga shkallët e afërsisë me Allahun e Lavdëruar. Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe nuk duhet që të gabojmë, duke i ngatërruar këto dy koncepte me njëri-tjetrin.

Pika e dytë që duhet të bëj të ditur, është se termi “juristi kujdestar”, nuk gjendet në mesin e temave të trajtuara nga Mullah Sadra. Megjithatë kjo nuk nënkupton se ai nuk e ka pranuar udhëheqjen e juristit ose dijetarit. Megjithatë Mullah Sadra nuk ka thënë diçka të veçantë, në lidhje me çështjen që do të shqyrtojmë. Ai është themeluesi i një dege të re filozofike, e cila do të nxirrte shumë përfundime brenda saj.

Disa nga këto përfundime ai i ka nxjerrë vetë, ndërsa për nxjerrjen e të tjerave, nuk i ka mjaftuar jetëgjatësia. Për këtë arsye nxënësit e tij, e kanë zgjeruar degën e tij. E thënë ndryshe, kur ne themi filozofia sadrasiste, ose “hikmetu’l-mutealijje”, pra urtësia e përtejme, nuk kemi për qëllim se të tëra këto filozofi, i përkasin Mullah Sadrasë. Këto janë prodhimet e mendimeve të tij, ose të dijetarëvë sadraistë, të cilët kanë ardhur pas tij.

Pohoj se ai ishte themeluesi i kësaj dege dhe njëra nga ofiqet e kësaj dege ishte “udhëheqja e dijetarit”. Atij i përket kjo thënie: “dijetari i është mbreti i botërave; nëse e doni pranojeni nëse doni mohojeni”. Ka gjasa që kjo thënie ka të bëjë, me përcjelljen e tij të hadithit që fillon: “dijetari është mbreti...”

Megjithatë ai nuk e ka shtjelluar, në mënyrë të veçantë, çështjen e juristit kujdestar. Por duke u mbështetur në fjalët e tij, mund ta shpalosim botëkuptimin e tij. Madje sërish duke u nisur nga thëniet e tij, mund të sqarojmë dhe “sijasetu’l-mutealijje”, ose politikën e përtejme dhe mund t’i bashkojmë dhe mendimet e tij politike. Për ta ilustruar sa më mirë këtë, po pasqyroj një shembull të miqve të mi nga oazi i dijes, i cili ka shkruar një seri librash me titullin: “Mendimi Politik i Ibn Miskeuejhit”, “Mendimi Politik i Mullah Muhammed Mehdi Nirakut” etj. Shtoj se mbi këtë çështje mund të kryhen dhe kërkime.

Pikë së treti, saktësoj se gjendet një rregull që thotë: “shtëmba derdh jashtë atë që ka brenda”. Ose “nga gruri del gruri dhe nga elbi del elb”. Ja pra dukuria brenda kornizës së këtij rregulli, bën që Mullah Sadra të jetë ai që është Mullah Sadra, si komentuesi Sadru’l-Mutelihini, ashtu edhe filozofi Sadru’l-Mutelihini. Burimi i tij i mendimeve mbi komentin, dijen, filozofinë dhe politikën është i njëjti. Nëse ai ka një mendim në filozofi, atëherë ne mund ta cilësojmë atë lehtësisht edhe si një botëkuptimin e tij në komentimin e Kur’anit Fisnik. Me fjalë të tjera theksojmë, se ne mund ta shohim atë, si një dijetar të gjithanshëm tek i cili, mbretërojnë argumentët e mendjes, përcjelljes dhe zemrës.

Sërish duke ecur sipas këtij komenti, mund të thuhet se ai i besonte jurstit kujdestar dhe dijetarit kujdestar, sepse ai besonte se njerëzit, zotëronin shkallë të larmishme. Allahu i Lartësuar zgjedh si të dërguarin e Tij, njeriun i cili qëndron në shkallën më të lartë. Mullah Sadra ishte i mendimit se njerëzit, nuk mund t’i drejtojnë vetë punët e tyre dhe se duhet të kenë patjetër një drejtues, përveç vetes për ta bërë këtë.

Lërmëni t’iu bëj të ditur se ky mendim, është kundër mendimit humanist, i cili vendos njeriun në qendër të gjithçkaje. Fjala vjen në librin e tij me titull: “Esfaru’l-Erbaa” (Katër Udhëtarët), ai vë në pah se ne duhet t’i kushtojmë rëndësi, udhëtimit të këtyre katër udhëtarëve. Si rrjedhojë dua të nënvizoj se dija dhe jurisprudenca, janë një kusht shumë i hapur, për kryerjen e këtij udhëtimi.

Lejomëni t’iu them se një pikë tjetër, e cila ia vlen të përmendet, është fakti se nuk është i nevojshëm një përcjellje, një argument i padiskutueshëm fetar, ose një mendim i cili është cilësuar si i pranuar, me qëllimin e vërtetimit të postit të juristit kujdestar, sepse ky i fundit është një parim shumë i qartë. Për këtë parim Imam Aliu (p.m.t.) është shprehur si më poshtë: “Innehu labud linnasi emiru birr ue faxhiru”, ose njerëzit e kanë të domosdoshme praninë e një udhëheqësi të mirë ose mëkatar.

Gjithashtu edhe Imam Humejni (m.m.t.) e ka vlerësuar, postin e juristit kujdetar, si një parim të hapur dhe ka urdhëruar si vijon: “Nëse juristi kujdestar, përfytyrohet në mënyrë të saktë atëherë ai vërtetohet”. Në shkencën e logjikës ky post, emërtohet si “Kadajatu’l-Euuelijjati”, ose Gjykimet e Fillimeve. Ndërsa Mullah Sadra ka thënë: “Dijetari është mbret (udhëheqës), ndonëse këtë populli,ose mund ta pranojë, ose mund ta mohojë”. Si për shembull Zejdi, është një elektroaut, ose një teknik automjetesh, pra nuk ka rëndësi nëse unë e pranoj ose e mohoj, ai sërish mbetet një elektroaut, pra një ndreqës dhe një ekspert i automjeteve. Këtë kuptim bart dhe juristi kujdestar.

Gazetari: A do të kishit mirësinë që ta na shjegonit, se cili është kuptimi i postit të juristit kujdestar, në mendimin e Mullah Sadrasë, duke u mbështetur në çëshjet e trajtuara deri më tani?! Pra cilin kuptim përftojmë, kur i hetojmë konceptet kujdestar dhe jurist?!

Ataullah Irakijjani: Ashtu siç e theksova edhe më lart, koncepti i “juristit kujdestar”, i shqiptuar fjalë për fjalë, nuk kalon në veprat e Mullah Sadrasë. Por me këtë koncept, pra me konceptin e kujdestarisë së dhënë në dije, njërën nga shkallët e afërsisë me Allahun e Madhëruar. Megjithatë kur shohim tek themelet e mendimit të tij, vëmë re udhëheqjen absolute të tij si një dijetar dhe si një jurist.

Gazetari: Kur në hedhim vështrimin tek dija, për të cilën ka folur i ndjeri Mullah Sadra, ose “hikmetu’l-mutealijje”, pra dija e përtejme, ne kuptojmë se Mullah Sadra, e ka vendosur dijen e tij, në kategorinë e qenies. Nisur nga ky këndvështrim, pra nga këndvështrimi i shkallës së qenies, Mullah Sadraështë një njeri, i cili e sheh njeriun më të lartë si udhëheqësin e shoqërisë.  Në këtë gjendje, a mund të arrijmë në këtë përfundim, natyrisht duke marrë parasysh dhe shpjegimet tuaja?!

Sipas këndvështrimit të Mullah Sadrasë, pra sipas këndvështrimit të shkallës së qenies më të lartë, ky është udhëheqësi i shoqërisë, i mishëruar në trupin e një njeriu. Nëse shoqëria shkon pas tij, atëherë citojmë se udhëheqja e tij bëhet një fakt i kryer dhe i zbatueshëm në shoqëri. Por në rast se shoqëria nuk i vete pas tij, këtë herë themi se ndonëse atij natyrisht i përket ky post, megjithatë udhëheqja e tij, nuk është e zbatueshme në shoqëri.

Ataullah Irakijjani: Sigurisht që më duhet të miratoj, se në fillim njeriu lind, mbi një natyrë kafshërore dhe më pas ai gjatë ecurisë drejt substancës së tij, ai lëviz në drejtim të përsosjes së tij. Sërish duhet të pohoj se përosja e tij është afërsia me Allahun. Kjo afërsi arrihet vetëm me mposhtjen e natyrës kafshërore të njeriut, pra mbi natyrën e tij të parë. Duke përmendur këtu shprehjen e djetarëve, kumtoj se filozofia e etikës, përafrimi, vegimi i shpirtit, epshi dhe dënimi i tij me të tëra fuqitë e tij, mposhtet vetëm me nën inspektimin dhe drejtimin e mendjes.

Njeriu më i mençur dhe më i ditur është më afër përsosjes dhe Qenies Absolute. Si parim derisa njeriu të mos arrijë këtë post, atëherë nuk do të arrijë as afrimin. Si rrjedhojë ajo që thoni ju është plotësisht i vërtetë. Një pikë tjetër është, sigurimi i mbështetjes dhe i pranimit të popullit është një kusht i rëndësishëm. Shprehja e Mullah Sadrasë se “dijetari është mbret, ndonëse këtë populli, ose mund ta pranojë, ose mund ta mohojë”, është e lidhur drejtpërdrejtë me thelbin e kësaj të vërtetë.

Megjithatë për të vënë në zbatim këtë mbretërim, është i domosdoshëm mbështetja dhe pranimi i popullit, përndryshe udhëheqja e tij, nuk jetësohet në gjirin e shoqërisë. Ne tërë ne e dimë shumë mirë faktin, se Imam Aliu (p.m.t.), ishte prijësi i katërt i bashkësisë muslimane, por meqë ai nuk ia arriti, që të jetësonte mbështetjen e tij, gjatë 25 viteve në shoqëri, ai nuk ia doli mbanë që të vinte në zbatim udhëheqjen e tij. Gjithashtu edhe i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk ia doli mbanë. Thuhet se kjo është arsyeja kryesore e fshehtësisë.

Populli deri në një masë të caktuar duhet të arrijë në mendimin se është i nevojitet medja dhe mendimi i imamit. Pohoj se në çastin kur të shfaqet imami i fundit, përkatësisht Imam Mehdiu (p.m.t.), në rast se atyre sërish do t’u mugojë kjo ndjenjë, kjo etje atëherë ata nuk do t’ia dinë vlerën as këtij imami, pikërisht ashtu siç nuk ia kanë ditur vlerën, as etërve të pastër të tij.

Gazetari: Në veprën e tij me titull: “Kesru’l-Esnami’l-Xhahilijje” (Thyerja e Idhujve të Padijes), Mullah Sadra pasi thekson, se ne duhet t’i përdorim fjalët në mënyrë të duhur shpjegon: “Juristi me kuptimin e termit të fjalës, nuk është zotërues i kujdestarisë, por jurisprudenca është kujdestari. Pra “juristi” si në jurisprudencën e vogël, ashtu edhe në atë të madhe, (në dijen e veprës dhe të besimit), duhet të jetë një zotërues i mendimit”. Ju lutem që të na e hapni më tej këtë çështje dhe a mund të themi, se sistemi i mendimit i Mullah Sadrasë, i kristalizuar në fomën “njeriu i plotë është zotërues i kujdestarisë”, është qasur ndaj çështjes, me këtë lexim dhe vlerësim të dijes?!

Ataullah Irakijjani: Përsëris se përdorimi i fjalëve luan një rol kyç. Shtoj se fjalët shërbejnë, për përcjelljen e koncepteve dhe se çdo fjalë ashtu siç ka, një argument për të shkoqitur, gjithashtu ka edhe një synim përdorimi. Lërmëni t’iu rikujtoj se dijetarët, duhet t’i kenë parasysh shprehjet në këtë çështje. Për ta ilustruar sa më mirë këtë shmbull, shpalos se duke u mbështetur në disa hadithë, miratoj se profesioni i kasapit, pra i atij që ther mishin është i qortuar, sepse ky profesion ka të bëjë, me copëtimin dhe prerjen e mishit. Megjithatë në këta hadithë është përdorur termi “selahi” dhe jo “xhedhdhari” ose kasapi. Me termin “selahi”, kuptojmë atë që pret kokën e kafshës pra veprimi i tij është i qortuar.

Kjo është arsyeja kryesore, që në shkrimin e artikujve dhe tezave të ditëve të sotme, përdoren shpjegimet e fjalëve dhe fjalët kyçe, së bashku me sqarimet e tyre përkatëse. Në këtë mënyrë del në dritë, përdorimi i fjalëve të shkrimtarit dhe qëndrimi i tij, përballë këtyre fjalëve.

E vërteta rreth kësaj çështje, është se me termin juristi, kuptojmë një njeri, i cili zotëron një dije të thellë, në çështjet e fesë dhe njohurive të përgjithshme. Në atë epokë ky term përdorej, në kuptimin e njeriut, i cili njihte mendimet e dijetarëve. Kjo përkthehet se ai ishte ndryshe, nga dhënësi i miratimeve, i cili me përpjekjen dhe punën e tij, nxirrte gjykimin nga argumentët, të cilëve u përkisnin ndodhitë dhe hollësitë. E thënë ndryshe, me togfjalëshin “juristi kujdestar”, me termin jurist ne kuptojmë në njëfarë mënrë edhe dhënësin e miratimeve, i cili në disa hadithë është emërtuar dhe është shprehur edhe si “përcjellësi”.

Kumtoj se jurisprudenca është kushti i detyrueshëm i miratimit. Si rrjedhojë iu vë në dijeni të faktit, se mendimi i Imam Humejnit (m.m.t.) dhe termi i juristit kujdestar i pranishëm në këtë mendim, nuk bie ndesh me përkufizimin e pasqyruar, nga ana e Mullah Sadrasë. Megjithatë ne duhet të tregohemi të kujdesshëm, për sa i përket kuptimit të fjalëve, me kusht që ato të jenë në përputhje me fjalorin, fjalët duhet të shpjegohen për biseduesin dhe duhet të sqarohen, sipas qëllimit dhe dëshirës së përdorimit.

Gazetari: Vallë a mund të cilësohet filozofia islame, ose më saktë le të themi togfjalëshi “hikmetu’l-mutealijje”, pra urtësia e përtejme, si njëri nga faktorët kryesorë, në ndryshimin e shkencave njerëzore?!

Ataullah Irakijjani: Eh po në fakt këtu qëndron problemi. Kjo është arsyeja që disa njerëz, kanë dalë kundër filozofisë, duke filluar që çastin, kur kjo e fundit hyri në botën islame. Them se nëse filozofia, shndërrohet në filozofi islame, atëherë kjo është një nga faktorët thelbësorë, në ndryshimin e shkencave njerëzore. Por filozofia e përhapur, në mesin e muslimanëve, më saktësisht ajo e Ibn Sinasë,Ibn Farabiut, Ibn Rushdiut, Kindiut dhe shpjegimet e filozofëve të tjerë muslimanë, nuk është filozofia e Islamit, porështë filozofia e muslimanëve.Lërmëni t’iu freskoj kujtesën me këtë thënie të njohur: “Kur muslimanët ranë në kontakt me filozofinë, kjo e fundit kishte 70 çështje, ndërsa këta i shumëfishuan këtoderi në 700 çështje”.

Gjithashtu filozofia deri në epokën e Mullah Sadrasë,deri në disa vende, nuk ishte e klasifikuar me mësimet islame, por ai ia doli mbanë me këtë, duke zbatuar teorinë e urtësisë së përtejme. Madje thuhet se çështjet e lëna të pazgjidhura nga Ibn Sinaja, kanë gjetur zgjidhje me filozofinë e Mullah Sadrasë. Sërish dua t’iu sjell në mendje, se gjatë epokës së dëbimit të Mullah Sadrasë në Kehenk, si pasojë e opinionit publik, ai e shfrytëzoi këtë kohë, duke qenë i zënë, me analizimin e qakullimit të gjakut në zemër. Për më tepër punimet e tij shkencore dhe themelimi i filozofisë sadraiste mori jetë në Kehenk. Më tej me ndërmjetësimin e Allahverdi Hanit, ai u dërgua në Medresenë e Hanit në qytetin Shirazit. Dijetar Tabatauiu e sheh filozofinë e Mullah Sadrasë më afër të vërtetës. 

Argumenti i Islamit Ataullah Irakijjani, duke cekur postin e jurisit kujdestar, në mendimin e Mullah Sadrasë ka thënë, se Imam Humejni (m.m.t.), e kishte cilësuar Mullah Sadranë si “mburrja e shiitëve” dhe në letrën e tij dërguar, ish kreut sovietik Mihail Gorbaçov, i kishte kërkuar këtij të fundit, hetimin e shkrimeve të Mullah Sadrasë, me qëllimin e kuptimit të mendimit islam.Në këtë këndvështrim, mund të them se filozofia, e cila është orvatja e ne të tërëve, mund të përdoret në ndryshimin e shkencave njerëzore.



Burimi : Medya Şafak