Si mund ta ndihmojnë amerikanët paqen në botë?

  • None
nga Finian Cunningham | Publikuar në Prill 3, 2014, mesnatë

Finian Cunningham

Njëhap i parë për paqën në botëështë që populli amerikan ta ndalojë qeverinë e vet të papërgjegjshme nga skena ndërkombëtare dhe ta ndalojë atë nga shkaktimi i mjerimit për shumë njerëz.

Amerikanët kanë nevojë për qeveri demokratike, ashtu si pjesa tjetër ka nevojë qëtë heqë qafe policinë botërore të Uashingtonit.

Kjo mund të jetë një tronditje për shumë amerikanë të zakonshëm, të cilët mendojnë se vendi i tyrëështë tashmë fanari ndriçues i demokracisë në botë, falë të gjitha mirësive ndaj të tjerëve. Ky mashtrim i “amerikës sëveçantë” duhet të marrë fund. Amerika është e veçantë vetëm në kuptimin negativ. Ajo luan një rol kyç  në nxitjen e konflikteve në pothuajse çdo skenar që ne shohim.

Ne e shohim këtë rol të poshtër të SHBA-ve në shtrembërimin e pafund të atij që njihet si “procesi i paqes” mes Izraelit dhe Paestinës. Në realitet, ky proces është vetëm një dritë e gjelbër e vazhdueshme për regjimin e Izraelit që të kryejë shkelje masive të ligjeve ndërkombëtare kundër popullit të shumëvuajtur palestinez.

Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerri këtë javë nxitoi te regjimi i Izraelit me pretendimin për t’i kërkuar kryeministrit Benjamin Netanjahut që të angazhohet me palestinezët. Për shumë amerikanë, siç u thuhet nga mediat e tyre, Uashingtoni është duke vepruar si një ndërmjetës për paqen ndërmjet dy kundërshtarëve të paepur. Gabim!

Amerina po kënaq, si gjithmonë, në mënyrë sistematike, një regjim  zraelit kriminel, i cili vazhdon të ndërtojë vendabanime të paligjshme në kundërshtim me parimet e Gjenevës dhe Nurembergut, dhe i cili po pengon angazhimet e fundit për lirimin e mijërave të burgosurve palestinezë si pjesë e Marrëveshjes së Oslos të nënshkruar më shumë se 20 vjet më parë.

Uashingtoni nuk bën anbsolutisht asgjë për të ndaluar këtë fyerje të njërezimit nga Izraeli. Në fakt, SHBA-të janë plotësisht bashkëpunëtorë në këto krime kundër njerëzimit, duke e financuar regjimin e Izraelit me mbi 3 miliard dollarë në vit.

Ky servilizëm i Uashingtonit u nënvizua këtë javëedhe nga shefi i ushtrisë amerikane Martin Dempsey, i cili vizitoi homologun e tij izraelit Benny Gantz. Fotografitë e dy bosëve duke qeshur, vetëm disa ditë pasi Izraelit vrau disa civilë në sulmet ajrore në Gaza, flasin për marrëdhënien e vërtetë dhe tregon pa mëdyshje se në cilën anëështë Uashingtoni në lidhje me këtë dekadë vuajtjesh në masë. Kurrë nuk do të ketë paqe në Palestinë – për shkak të Uashingtonit.

Ndërkohë, ne shohim gjithashtu rolin armiqëson të SHBA-ve në një shpërthim të ri të konfliktit mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut. Të dy vendet këtë javë kanë shkëmbyer zjarr të drejtëpërdrejtë përtej kufirit të tyre detar, të shoqëruar me paralajmërime për një luftë të hapur. Përsëri, SHBA-të këtu paraqiten si një lloj “ndërmjetësi i ndërshëm” i paqës në mes të palëve ndërluftuese.

Megjithatë, vetëm disa javë më parë, Veriu dhe Jugu kishin dalë me një marrëveshje të parbashkët për të lejuar vizitat familjare me dy gjysmave të ndara të Gadishullit korean, i cili ka qënë i ndarë që prej përfundimit të luftës civile në vitin 1953.

Kjo i iniciativë e vogël paqeje, por e rëndësishme, është prishur në mënyrë ta parashikueshme për shkak të lojrave të luftës së Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të saj Koresë së Jugut që shkaktohen çdo vit. Këto stërvitje ushtrarake përfshijnë provokime për një pushtim të Koresë së Veriut të udhëhequr nga SHBA-të. Vitin e kaluar, stërvitjet parashikonin fluturimin e sulmuesve bërthamor ajror të SHBA-ve mbi territorin e Koresë së Veriut.

Gjatë Luftës së Koresë në vitin 1950-53, pjesa veriore e gadishullit u bombardua pa mëshirë nga avionët luftarakë të SHBA-ve, deri në pikën ku njerëzit u detyruan të jetojnë në shpella të thella malore në mënyrë që t’i mbijetojnë kasaphanës. Sot, e ashtuquajtura lojë lufte e Amerikës nuk merret parasysh nga Korea e Veriut, e cila ka humbur miliona njerëz nga djegja amerikane e fundit.

Për gjashtë dekada me rradhë, SHBA-të kanë kërkuar të drejtën të imponojnë fuqinë e vet ushtarake mbi Korenë e Veriut nën maskën e të qënit “ndërmjetës i paqës” dhe “mbrojtës’. E vërteta është se të dy Koretë ndoshta do t’i ktheheshin drejtësisë natyrore të një vendi të bashkuar nëse Uashingtoni do të mblidhte plaçkat e ushtrisë së vet gjigande e të shkonte në shtëpi.

Sigurisht, Shtetet e Bashkuara nuk do ta bëjnë këtë, pasi arsyeja e vërtetë e pranisë së saj në Kore është mbrojtja e fuqisë së saj ushtarake mbi Pacifikun aziatik dhe në mënyrë të veçantë mbi Kinën. Kjo prani e paarsyeshme dhe e dëmshme e ushtrisë Amerikane në atë rajon gjithashtu ka çuar në tensione të përsëritura mes Kinës dhe fqinjëve të saj, përfshirë Japoninë, Filipinet dhe Vietnamin.

T’i kthehemi Lindjes së Mesme, ku katastrofa humanitare e Sirisëështë si rezultat i përpjekjeve të udhëhequra nga SHBA-të për të ndryshuar  regjimin në atë vend. Si anëtari kryesor i NATO-s dhe sponsor ushtarak kryesor i Arabisë Saudite dhe diktaturave të tjera monarkike të  Gjirit Persik, të cilat po armatosin mercenarët e huaj në atë vend, Uashingtoni është lojtari kryesor në zgjatjen e konfliktit në Siri. Kjo gjakderdhje ka hyrë në vitin e saj të katërt dhe ka marrë mbi 130 mijë jetë njërëzish (kjo shifër ëshrë e para një viti e gjysëm). Në raport me popullsinë, numri i të vdekurve do të ishte i barabartë me 1,7 milion qytetarë ameikanë, nëse Siria do të ishtë sponsorizuese e një luftë të fshehtë terroriste brenda SHBA-ve.

Gjithashtu, privilegji amerikan ndaj despotëve arabë të Gjirit Persik është arsyeja pse njerëzve në Bahrein vazhdojnë t’u shkelen të drejtat e tyre demokratike edhe pse mijëra njerëz nga popullsia e vogël e tij vazhdojnë të vuajnë tortura.

Plani i Amerikës, i shpalluar nga gjenerali Martin Dempsey këtë javë, për të sjellë despotët arabë në një aleancë ushtarake më të ngushtë me Izraelin, do tëçojë në mënyrë të pashmangshme në rritjen e tensioneve dhe konflikteve në rajon në raport me Iranin. Kjo do tëçojë në më shumë akuza të rreme rreth ambicieve bërthamore Iraniane, çka do tëçojë në vazhdimin e sanksioneve fyese ndaj Iranit. Me pak fjalë,  kjo është një formule për konflikte të vazhdueshme në Gjirin Persik të sponsorizuara nga Uashingtoni. Dhe sigurisht, shitje tëpërhershme të armëve amerikane.

Së fundi, mund të vëmë re rolin dominant negativ që po luan Amerika në nxitjen e tensioneve mes Europës dhe Rusisë në lidhje me Ukrainën. Siç u zbulua në një opinon të mëparshëm, strategjia e Amerikës që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore ka qënë sigurimi i ndarjes midis Moskës dhe shteteve europiane. Kjo ka të bëjë me shqetësimet implicite amerikane rreth tregëtisë së energjisë së gazit, ushtrinë dhe ndikimin politik dhe mbijetesën e dollarit të falimentuar amerikan si valutë për rezervën globale.

Nxitja e Uashingtonit për ndryshimin e regjimit në Ukrainë në fund të shkurtit, e cila rezultoi në ardhjen në pushtet të një junte fashiste të pazgjedhur, ka krijuar krizën më të keqe diplomatike  midis Europës dhe Rusisë në dekada të tëra. SHBA-të duken të vendosura në përshkallëzimin e tensioneve me thirrjet e saj çjerrëse për sanksione ekonomike kundër qeverisë së presidentit Putin dhe vendosjen e forcave ushtarake të NATO-s përreth Rusisë.

Mund të shtojmë më shumë raste si provë, si nxitjen e tanishme amerikane të dhunës në Venezuelë, dhe mbështetjën e saj të vazhdueshme dhe të rëndësishme për juntën ushtarake në Egjipt, e cila shkatërroi demokracinë vitin e kaluar kur rrëzoi presidentin e zgjedhur Muhamed Mursin, dhe që ka shkaktuar mijëra viktima në nëntë muajt e kaluar, duke përfshirë qindra përkrahës të Vëllazërisë Muslimane, duke i dënuar me vdekje me gjyqe të egra.

Fakti i qartë për shumë amerikanëështë se bota do të ishte një vend më i mirë dhe më shumë paqësor në qoftë se qeveria e tyre do të kalonte më shumë kohë dhe energji për  nevojat dhe vështirësitë sociale të vendit të tyre. Nuk është nevoja të thuhet se Amerika do të ishte një vend shumë më i mirë edhe për qytetarët e saj.

Por, kjo gjë kaq e arsyeshme nuk do të ndodhë në rrethana të tilla, sepse qeveria e SHBA-ve mbështetet në konfliktet imperialiste jashtë vendit.

Ky fakt i thjeshtë dhe i neveritshëm në lidhje më natyrën e vërtetë të qeverisë amerikane nuk do të ndryshojëderisa populli amerikan rrënjësisht të ndryshojë karakterin e rëndësishëm të politikës dhe ekonomisë së vendit të tyre, duke filluar me përzënien me shqelma të burokratëve të bizneseve të mëdha tëtë dy partive.

Amerikanët kanë nevojë të zbulojnë demokracinë e vërtetë, jo versionin Micky Mouse me të cilin ua kanë shplarë trurë. Më pas, bota  mund të fillojë të njoh paqen.

Finian Cunningham

Finian Cunningham (lindur më 1963) ka shkruar gjerësisht mbi çështjet ndërkombëtare , me artikuj të ...