Shtëpia sauditëve druhet nga vetë njerëzit e tyre

  • None
nga Finian Cunningham | Publikuar në Nën. 16, 2013, 1 a.m.

Shtëpia e Saudëve është po përpiqet dëshpërimisht për t’a marrë shtëpinë e saj nën kontrroll duke u kapur tek çështja e punëtorëve të huaj.

Shtëpia e Saudëve është po përpiqet dëshpërimisht për t’a marrë shtëpinë e saj nën kontrroll duke u kapur tek çështja e punëtorëve të huaj.

Por në të vërtetë, arsyetimi kryesor për sundimtarët sauditë nuk është përpjekja për të rregulluar tregun e lirë famëkeq të vendit të tyre të punës. Motivimi i tyre mund të kuptohet më mirë si një përpjekje për të shpërndarë një bombë sociale kohore prej një popullate të re që është gjithnjë e papunë dhe kryeneçe.

Rreth një milion punëtorë migrantë janë dëbuar nga mbretëria në muajt e fundit dhe më shumë se 20.000 të tjerë janë arrestuar dhe aktualisht janë në pritje të riatdhesimit.

Goditja ka çuar në dhunë në qytetet kryesore saudite, duke përfshirë edhe kryeqytetin, Rijadin, ku të paktën pesë njerëz janë vrarë në përleshjet në rrugë gjatë javës së kaluar.

Tre shtetas etiopian dhe një sudanez thuhet se kanë vdekur në duart e policisë së Arabisë gjatë trazirave që shpërthyen në lagjet e varfra të banuara nga punëtorët migrantë.

Ekzistojnë gjithashtu sinjalizime nga shtetas tëndryshëm se ka pasur përplasje me komunitetet e huaja, ndër to edhe një etiopian i cili thuhet se është zvarritur jashtë shtëpisë së tij nga një turmë e zemëruar dhe është përplasur  në rrugë.

Problemi për autoritetet saudite qëndron këtu: ekonomia saudite për dekada të tëra ka mbështetur në punë të lirë të huajt. Kjo është struktura sociale, rezultat i drejtpërdrejtë i natyrës thelbësisht jodemokratike të Arabisë Saudite si një shtet. Një aspekt me të meta nuk mund të paraqitet pa paraqitur anën tjetër.

Nga një popullsi prej 27 milionë banorësh, është vlerësuar se rreth nëntë deri në  11 milionë prej tyre përbëjnë numrin e të huajve të cilët janë punëtorë të thjeshtë dhe shumica trajtohen si skllevër.

Ndërsa ka shumë punëtorë amerikanë dhe evropianë në mesin e emigrantëve të angazhuar nësektorët “hi-tech” profesionalë si në sektorin e naftës, petrokimikes, inxhinierisë, ndërtimit dhe arsimimit. Nga ana tjetër shumica e fuqisë punëtore e huaj në Arabinë Saudite është punëtori i poshtër dhe i lirë nga Afrika dhe Azia.

Këta punëtorët e fundit janë trajtuar si mos më keq në një formë të tillë që mund të përshkruhet si një sistem të skllavërisë moderne. Punëdhënësit në mënyrë rutinore u marrin pasaportat, dhe pagat në formë lëmoshe janë mbajtur shpesh herë, ose nuk i kanë paguar fare.

Ky lloj regjim i punës së skllevërve mbisundon nëpër mbretëritë e sheikëve arabë të naftës të Gjirit Persik. Katari, me një popullsi prej vetëm 1.8 milionë banorësh, dhe zyrtarisht me të ardhura më të larta për kokë në botë, është vën nën hetim kohët e fundit nga mediat ndërkombëtare për kushtet e mjerueshme të punës së punëtorëve indianë dhe nepalezë, të përfshirë këto në ndërtimin e stadiumeve për Kampionati Botërorë i Futbollit 2022. Duke punuar nën temperatura të nxehta dhe të tërhequr zvarrë deri në kampet e punës. Mendohet se mijëra nga këto punëtorët mund të vdesin me kalimin e kohës para se turneu të fillojë brenda një dekade.

E njëjta histori skandaloze e shfrytëzimit të punëtorëve të huaj zbatohet ndodh edhe në Bahrein, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendeve të tjera të Gjirit Persik.

Çfarë po ndodh tani në Arabinë Saudite është thjeshtë një tregues e asaj çka përbën problemet sociale po i kanosen vendit dhe që rrjedhin nga ky model i përgjithshëm i modelit të punës së skllavërisë në të gjithë rajonin.

Deri në një farë pike ky model i ka shërbyer mirë sundimtarëve autokratikë. Bollëku me naftë dhe gaz ka qenë pasuri e përvetësuar sipas aktvendimit  nga familjet e Al Saud, Al Khalifa, Al Thani dhe Al Nayhan sepse ata nuk kanë dashur të shpërndajnë fitimet në dobi të popullsisë të dhe zhvillimit të plotë të vendit –kjo falë abuzimit të ushtrive të huaj të punëtorëve rob.

Ky model i shtrembër i zhvillimit ekonomik është bërë i paqëndrueshëm. Pse? Sepse popullsia vendase është margjinalizuar nga punësimi fitimprurës. Në Arabinë Saudite, gjysma e fuqisë punëtore është e përbërë nga shtetas të huaj. Zyrtarisht, norma e papunësisë në Arabia është 12 përqind. Kjo është pa dyshim një vlerësim jo real. Për sauditët e të rinj, shifra reale e papunësisë është aq e lartë saqë arrin gati 50 për qind.

Madje dhe elita super- e pasur saudite, si multimiliarderi princi Al-Waleed bin Talal, e kuptojnë shumë mirë se ata janë ulur në bombën me sahat të pakënaqësisë sociale e cila mund të shpërthejë nga momenti në momënt. Kjo është arsyeja pse autoritetet saudite kanë nisur me vonesë mësymjen mbi punëtorët e paligjshëm. Ata e dinë se nëse ata nuk i japin drejtim problemit të rritjes së papunësisë dhe varfërisë në mesin e popullatës së tyre, ata mund të përballen, shpejt a vonë, me një revolucion.

Kjo është, natyrisht, tepër ironike dhe absurde dhe shumë e padrejtë nga Arabia Saudite, Katari, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të cilët kanë dalë në dy vitet e fundit si të vetëshpallur kampionët për reforma demokratike në Siri.

Krahasuar me, prapambetjen e feudalizmit arab të Gjirit Persik, Siria është një bastion i politikës progresive dhe pluraliste. Por ajo që mbretëritë e naftës donin të bëni është ta kthenin Sirinë në një kalifat reaksionar feudal të ngjashëm me shoqërinë e tyre, dhe kështu ata lehtësuan presionin për ndryshime demokratike.  Kjo është për shkak se Shtëpia e Sauditëve dhe klientëve të saj të Gjirit Persik janë nën presionin e popullsisë së tyre autokratike e kthyer kundër tyre si pasojë e mungesës së një rendi. Papunësia shihet nga këto sundimtarët despotike si një detonator.

Dhe në këtë pikë,Shtëpia e Sauditëve është veçanërisht e ndjeshme. Origjina e saj i ka rrënjët në 1932 nën ibn Saudin i cili ishte një fuqi kundër fiseve rivale në rajonet e Hejazit dhe Nejdatit. Që sot e kësaj dite, thikat fisnore janë jashtë Shtëpisë së Sauditëve.

Tensioneve historike u shtohet edhe rritja numrit të të rinjve të papunë dhe nga ana tjetër sauditët e trazuar të cilët duhet t’i japin fund sundimit të trashëgimtarëve të korruptuar që ndalojnë lirinë e fjalës ,internetit dhe gratë nga ngarja e makinës. Gazetarët, të tillë si Tarik Al Mubarak, i cili ka shkruar thjeshtë për të mbështetur të drejtën e grave për të ngarë, është arrestuar dhe paraburgosur me  kohë të pacaktuar pa dëmshpërblim.

Dëbimi i ashpër i punëtorëve të huaj nga Arabia Saudite është një masë tipike e Shtëpisë së Sauditëve për të kompensuar kanosjen e krizës sociale. Kjo është një përpjekje e dëshpëruar, por e kotë, për të zgjidhur anomalitë  thelbësore të një shteti thellësisht regresiv.

Finian Cunningham (lindur më 1963) ka shkruar gjerësisht mbi çështjet ndërkombëtare , me artikuj të botuar në disa gjuhë. Ai është një mjeshtër i diplomuar në kimi bujqësore dhe ka punuar si redaktor shkencor për Shoqërinë Mbretërore të Kimisë, në Cambridge , Angli. Përpara se të ndjekë një karrierë në gazetari. Ai është gjithashtu një muzikant dhe kompozitor. Për gati 20 vjet , ka punuar si redaktor dhe shkrimtar në organizatat e mëdha të mediave të lajmeve, duke përfshirë The Mirror, Irish Times dhe Indipendent . Me origjinë nga Belfast, Irlandë, ai tani punon në Afrikën Lindore si një gazetar i pavarur, ku dhe është duke shkruar një libër mbi Bahrein dhe Pranvera Arabe, bazuar në përvojën okulare pune në Gjirin Persik si një redaktor i një reviste të biznesit dhe më pas si një correspondent i pavarur. Autori u deportua nga Bahreini në qershor 2011-tës për shkak të gazetarisë tij kritike në të cilën ai vuri në pah shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut nga forcat e regjimit. Ai është tani një kolumnist në politikën ndërkombëtare për Press TV dhe Fondacionin Strategjik të Kulturës .



Burimi : Press TV

Finian Cunningham

Finian Cunningham (lindur më 1963) ka shkruar gjerësisht mbi çështjet ndërkombëtare , me artikuj të ...