Perëndimi po fsheh masakrën e Odesës

  • None
nga Finian Cunningham | Publikuar në Maj 11, 2014, mesnatë

Nga Finian Cunningham

Ne e dimë se në qytetin e Ukrainës në Odesë, javën e kaluar ka ndodhur një masakër, ku mbi 40 civilë pro-rusë u vranë kur një ndërtese publike në të cilën po kërkonin strehim iu vu flaka nga mbështetësit neo-nazistë të juntës së Kievit të mbështetur nga Perëndimi.

Me sa duket, viktimat vdiqen nga zjarri ose nga asfiksimi prej tymit, ose kur u hodhen nga dritaret nëtokë.

Por, pas kësaj, imazhe të reja shokuese janë publikuar në disa media ruse të njohura, të cilat tregojnë një histori akoma më të tmerrshme.

Në foto shihen viktimat të shtira në dyshemenë e Qëndres Tregtare, e cila ishte djegur vetëm pjesërisht. Gjithashtu, shihen kokat dhe gjymtyrët e tyre të sipërme të djegura, ndërsa pjesa tjetër e trupit, çuditërisht e pa dëmtuar.

Në mënyrë të dyshimtë, në shumë prej imazheve, pjesa përreth ku ishin trupat nuk tregon shenja dëmtimi nga zjarri.

Në disa vitima të tjera duken qartë dëmtimet në kokë nga armët e zjarrit. Në mënyrë të veçantë, në një imazh shqetësues, trupi i një gruaje shtatzënëështë fotografuar e vendosur pas një tavoline zyre. Duket që viktimat janë vrarw. As trupi e as zyra ku gjendej viktima nuk kishte shenja dëmtimi nga zjarri.

Mediat ruse raportojnë dëshmitë e të mbijetuarve që thonë se dhomat ku fshiheshin për t’i shpëtuar zjarrit u sulmuan nga disa njerëz, të cilët pretendonin se ishin protestues pro-rus. Pasi hynë në zyrë, ata që ishin brenda u sulmuan nga këta njerëz.

Kjo tregon se njerëz të lidhur me grupet neo-naziste jashtë ndërtesës, kanë gjetur mënyrën disa që të hyjnë në ndërtesën e Qëndres Tregtare dhe më pas në mënyrë sistematike kanë filluar t’i vrasin njerëzit që ndodheshin brenda.

Kur dolën lajmet për zjarrin vdekjeprurës javën e kaluar, disa vëzhguesve kjo iu duk pak e çuditshme se si kaq shumë njerëz të jenë vrarë nga një zjarr që ishte lokalizuar në hyrje të ndërtesës në katin përdhesë. Ndërtesa gjigande me një strukturë të fortë, me siguri që do t’u kishte dhënëatyre njerëzve të ngecur brenda disa rrugë shpetimi apo hapsira që të shmangnin efektet e flakëve vdekjeprurëse.

Si mund t’i shpjegojmë pamjet e trupave pjesërisht të djegur të rrethuar nga dysheme druri e pa dëmtuar? Apo ato viktima me shenja të dukshme dëmtimi nga armë zjarri në kokë dhe gruan shtatzënë të shtrirë pas tavolinës së zyrës?

Në një imazh tjetër, duket trupi i një femre afër derës së një ashensori ku pjesa e poshtme e zbuluar e trupit të saj tëështe e djegur, por pjesa e siperme me rroba tregon se ajo mund të jetë përdhunuar nga sulmuesit përpara se ta vrisnin.

Pamjet e tmerrshme na tregojnë se ka ndodhurdiçka shumë më e ligë nga sa është raportuar fillimit. Edhe pse raportimet e para janë mjaft shqetësuese.

Në mes të ditës, një protestë paqësore e qytetarëve pro-rusë që bënte thirrje për një referenduam për federatë, në kundërshtim me juntën e pazgjedhur që mbështetet nga Perëndimi që ka marrë pushtetin në Kiev më 22 shkurt, u sulmua nga mbështetës neo-nazistë të juntës. Mbështetësit e Kievit janë transportuar me autobus për në qytetin bregdetar të Odesës nga kryeqyteti dhe nga qyteti i Kharkovit, me pretekstin se po shkonin për te parë një ndeshje futbolli.

Si shumë qytete të tjera në lindje të Ukrainës, protestuesit pro-rus në Odesë i kundërvihen juntës në Kiev, e cila në mënyrë joligjore e ka marrë pushtetin kundër presidentit të zgjedhur Viktor Janukoviç.

Turmat u kthyen në një kryengritje mes palëve të kundërva në Odesë. Ka raportime se grupet neo-naziste kanë vendosur agjentë provokues qëtë përdorin armë zjarri kundër policisë. Reportohet se policia ka bërë pak për të pakësuar dhunën. Tëgjithë ata që u arrestuan më pas në vendngjarje ishin qytetarë pro-rus.

Turmat nga ana e pro-rusëve u strehuan afër Qëndres Tregtare. Më pas, neo-nazistët i vunë flakën ndërtesës me bombabenzine.Sipas njerëzve të ngecur brenda, pasi flakët u përhapen, kishte thirrje nga turma jashtë, të llojit, “digjini”.

Por, a mundet që një zjarr i tillë në katin e parë të ndërtesës të shkaktonte një numër kaq të madh viktimash, ku trupat e gjetur më vonë ishin të shpërndarë në pjesë të ndryshme të ndërtesës?

Plagët e tmerrshme të viktimave tregojnë se disa njerëz kanë përfituar nga zjarri për të hyrë brenda e për të vrarë sipas dëshirës. Viktimat i kishin qafat e  thyera nga vrarës profesionistë, të cilët më pas i kanë vënë flakën ndërtesës për të dhënë përshtypjen se kanë vdekur nga zjarri.

Arsyeja pse vrasësit mund ta kenë bërë këtë mbete e paqartë. Urrejtje e pastër ndoshta? Ne e dimë se mbështetësit fashistë të juntës në Kiev janë tënxitur nga një urrejtje e thellë kundër popullsisë me etni ruse – një urrjetje që e ka origjinën te “heronjtë” e tyre ideologjikë të Luftës së Dytë Botërore, të cilët bashkëpunuan me forcat naziste në shfarosjen e shokëve ukrainas, thjeshtë sepse ata shiheshin si “sllav të ulët”.

E njëjta urrejtje shprehet sot haptazi nga liderët politikanë në Kiev. Vetëm pak javë më parë, demagogia Julia Timoshenko u kap duke bërë shaka gjatë një telefonate private duke thënë “t’i qëllojmë” ruset etnikë në kokë dhe t’i “bombardojmë’ pro-rusët në lindje të Ukrainës.

Por, një gjë duketqartë. Plaçkitësit neo-nazistë që kryen masakrën e Odesës të premten e kaluar duhet të kenë marrë urdhëra nga disa njerëz në pushtet. Mungesa e hetimeve serioze më pas dhe fshehja e mediave çuan në një fshehje [të ngjarjes].

Një gjë tjetër shumë e qartëështë se mediat Perëndimore po ndihmojnë në fshehjen e kësaj masakre. Nuk ka shumë rëndësi horrori që mund të ketë ndodhur në të vërtetë, por mediat perëndimore nuk kanë raportuar meseriozitetin që meriton as vrasjet në dukje si shkak i zjarrit.

Në mënyrë të pabesueshme, incidentit iu kushtua vetëm një raportim i shkurtër, i mbuluar nga cikli i lajmeve. Dhe shumica e raportimeve tentojnë të errësojnë rrethanat, duke fajësuar “përplasjet midis palëve, që ka rezultuar në një zjarr vdekjeprurës”, pa ua vënë fajin autorëve të dukshëm neo-nazistë.

Me dashje, mediat Perëndimore kanë kërkuar që tënënvlerësohet roli i paramilitarëve neo-nazistë dhe juntës në Kiev të mbështetur nga Perëndimi. Çdo kush mund ta imagjinojë se si mediat i kanë mbushur ditët e raportimit duke raportuar vrasje të pro-rusëve ndaj mbështetësve të regjimit në Kiev, të cilin mediat e portretizojnë si “qeveria e Ukrainës”.

Me të vërtetë, pas masakrës në Odesë, mediat perëndimore e kanë përforcuar pretendimin e juntës së Kievit se faji është i “agjentëve pro-rus”, të cilët duan ta “shkatërrojnë Ukrainën”.

Kjo të kujton mënyrën se si mediat perëndimore shtrembëruan vrasjet me snajper të 100 protestuesve në sheshin Meidan në Kiev më 20 shkurt, duke fajësuar për atë incident forcat qeveritare të sigurisë, kur në realitet të shtënat fatale janë bërë mbështetësit e grushtit të shtetit dhe agjentët paramilitarë neo-nazitë të mbështetur nga CIA.

Ndryshimi i regjimit në Ukrainë nga Perëndimi ka çuar në një juntë ushtarake në pushtet, e cila po qeveris me një mbretëri terrori kundër qytetarëve të vet, ku po kryhen krimet më të egra për të shtypur çdo kundërshtim politik. Dhe mediat perëndimore po e mbulojnë më këmbëngulje këtë kriminalitet.

Uashingtoni ka dalë si sponsori kryesor i regjimit të Kievit. Në mënyrë të pështirë, vetëm pak orë pas masakarës në Odesë, presidenti Barak Obama po zbaviste më shumë se 2 mijë gazetarë lajkatarë në darkën vjetore të Trupës së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, ku ai bëri shaka në lidhje me presidentin rus vladimir Putin, duke e quajtur një despot.

Nëmënyrë ironike, këtë javë përkujtohet humbja e fashizmit vrastar në Europë në fund të Luftës së Dytë Botërore. QeveritëPerëndimore dhe mediat e tyre po bëjnë të pamundurën për të ringjallur tmerrin e këtij fashizmi në Ukrainë – duke i vënë fajin Rusisë, vendit i cili e fitoi vertetëatë luftë.

 

Finian Cunningham

Finian Cunningham (lindur më 1963) ka shkruar gjerësisht mbi çështjet ndërkombëtare , me artikuj të ...