Qyteti i Vjetër i Hebronit është vend i trashëgimisë palestineze

  • Xhamia e Hz. Ibrahimi në qytetin e vjetër të Hebronit
Publikuar në Korrik 17, 2017, 11:19 p.m.

UNESCO ka votuar për të njohur Qytetin e Vjetër të Hebronit dhe Xhaminë  e Hz.Ibrahimit  si vende të trashëgimisë palestineze, pavarësisht presioneve diplomatike nga SHBA-ja dhe Izraeli për të rekrutuar mbështetjen e mjaft vendeve anëtare për të votuar kundër kësaj lëvizjeje.

Në një votim të fshehtë, 12 vende votuan në favor, ndërsa tri vende votuan kundër tij dhe gjashtë abstenuan.

Rezoluta është sjellë përpara nga Jordania dhe ka përfshirë dy klauzola kryesore: E para thotë që Qytetin i Vjetër i Hebronit dhe Xhamia e Hz.Ibrahimi janë vende të trashëgimisë palestineze dhe duhet të regjistrohen si të tillë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s;

Dhe e dyta pohon se të dy vendet duhet të njihen si të rrezikuara, të cilat do  detyronin Komisionin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të mblidhen për të diskutuar çështjen e tyre.      

UNESCO deklaron qytetin e vjetër të Hebronit si vend i trashëgimisë palestineze

UNESCO ka votuar për të njohur Qytetin e Vjetër të Hebronit dhe Xhaminë Ibrahimi si vende të trashëgimisë palestineze, pavarësisht presioneve diplomatike nga SHBA dhe Izraeli për të rekrutuar mbështetjen e mjaft vendeve anëtare për të votuar kundër kësaj lëvizjeje.

Përpjekjet e SHBA-së përfshinin ambasadorin amerikan në OKB, Nikki Haley, duke i dërguar një letër dy zyrtarëve të lartë të OKB-së duke u kërkuar atyre që të kundërshtonin përpjekjet palestineze.

Javën e kaluar, ish ministri i jashtëm Tzipi Livni i kërkoi UNESCO-s të votojë kundër propozimit duke thënë:

"Këto vendime nuk do ta dëmtojnë lidhjen e popullit tim me [Jerusalemin dhe Hebronin], por ata do të dëmtojnë UNESCO-n dhe aftësinë për të promovuar interesat e përbashkëta".



Burimi : Tasnim