Agresioni subverziv serb vret mendjen e shëndosh boshnjak
Agresioni subversiv serb është i padurueshëm kundër gjenocidit të vërtetuar dhe fuqiplotë mbi boshnjakët në dhe rreth Srebrenicës nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës. Paralajmërimi i mohimit të turpshëm të gjenocidit në prag të xhenazes së përbashkët në Potoçare me 11 korrik 2017 është tallje më e shëmtuar e viktimave të gjenocidit gjer tani. Natyrisht në këtë mohim të paturpshëm dhe të përqeshjes së dhimbjes dhe vuajtjes së viktimave boshnjak të gjenocidit marrin pjesë të gjithë serbët të cilët nuk kanë kurrgjë njerëzore në vetveten e tyre si dhe ata të cilët ndonjëherë tregojnë dhe prezantojnë se kanë diçka njerëzore në vetveten e tyre. Në rast se nuk është ashtu atëherë le të prononcohen qartë ata serbët të cilët kanë në vetveten e tyre njerëzoren, le të dënojnë dhe menjëherë pa kushte të ndërpresin agresionin subversiv serb kundër mohimit dhe nënvlerësimin e gjenocidit në dhe rreth Srebrenicës kundër boshnjakëve.
Për fat të keq, mendja e shëndosh boshnjake po aktivizohet ngadal, ndërsa dëshira aktive boshnjake poashtu ngadalë po zgjohet. Tani të gjithëve është e qartë se nuk duhej lejuar që prefekti i Srebrenicës të jetë njeri i cili në vetveten e tij nuk ka njerëzoren, i cili në emër të politikës serbe është zgjedh të mbyll sytë ndaj viktimave të gjenocidit me bekimin e Beogradit. Zgjedhja e prefektit serb të Srebrenicës është vetëm fillimi i tregimit serb për mohimin e gjenocidit në dhe rreth Srebrenicës. Në të vërtetë qëllimi i politikës serbe është që të krijohet inversioni ashtu që viktimat boshnjake të gjenocidit të jenë fajtor që janë gjallë, ndërsa xhelatët serb të jenë të shquar për shkak se janë të turpshëm.
Pse këtë e bën politika serbe? E bën pasi që politika serbe nuk njeh forcën e argumentit të shëndosh. Politika serbe njeh vetëm argumentet e forcës morale boshnjake, vendosmërinë këmbëngulëse boshnjake dhe guximit të pakorruptueshëm boshnjak. Atë çast kur sheh se tek boshnjakët mungon kjo, politika serbe kryen inversion rreth gjenocidit. Ndërsa kjo sot tek boshnjakët mungon. Ju mungon “forca morale”, të cilën dikur e kishin, ju mungon ”vendosmëria këmbëngulëse” e cila dikur i ka stolis, ju mungon” guximi i pakorruptueshëm” të cilën dikur e mbanin.
Boshnjakët sot sikur janë humbur. Duken të lodhur nga e gjitha e sidomos nga vetvetja e tyre. Merren me vetveten pa ndonjë qëllim të qartë. Rrotullohen në rrethin vicioz rreth çështjeve të cilët iu vrasin shpirtin dhe fyejnë atë. Nuk janë të qartë e as të zëshëm në porosit e tyre shpirtërore dhe politike. Po frikësohen të bisedojnë bile edhe ndërmjet vete. E ky është sinjali i parë për alarm. Pasi që, pa lirinë e mendimit dhe fjalës nuk ka zhvillim. Do të dëshiroja që të shoh çdo të premte nga namazi i xhumasë në Musalanë e Potoçarit e gjer te dita e Kiametit të dërgohet porosia e qartë dhe e zëshme rreth gjenocidit mbi boshnjakët... Do të dëshiroja të shoh që të gjithë hatibët(imamët që mbajnë ligjëratën e xhumasë) në atdhe dhe diasporë me radhë të mbajnë hytben dhe të drejtojnë namazin e xhumasë në Musalan në Potoçare... Kjo është e mundshme vetëm në rast se kanë dëshirë dhe përgjegjësi tek ata të cilët janë të bindur se Bashkësia Islame nuk është vetëm vazife(punësim) por edhe risale(mision)...
Prandaj nuk duhet lejuar që të na vrasin shpirtin boshnjak, por edhe të na shkatërrojnë shpirtin boshnjak. Duhet të gjithë të ndezim senzorët tanë shpirtëror dhe të pastrojmë këndvështrimet tona politike. Duhet të ndërpresim imponimin tonë ndërmjet vete në dëm të krenarisë së shehidëve dhe lirisë boshnjake. Duhet të jemi të qartë dhe të zëshëm që bota të dëgjojë çfarë duam. Nuk guxojmë të tërhiqemi në vrimat e minjve. Shumë me rëndësi është që në vetveten tonë të kuptojmë se për çështjet thelbësore për mbijetesën tonë, se sa për këtë të kuptohemi me njerëz nga jashtë. Politika serbe na godet nga jashtë dhe për këtë shkak jemi të dobët brenda vetes tonë. Kur neve jemi të fortë nga brenda, politika serbe nga jashtë nuk mund të bëjë gjë. Kjo do të duhej të jetë porosia dhe mësimi lidhur me mohimin serb të gjenocidit.
Këtë porosi duhet dëgjuar!
Këtë mësim duhet mësuar!
Nuk ka rrugë tjetër, përveç Rrugës së Drejtë!
Gjer te suksesi në Këtë dhe shpëtim në Botën tjetër!
Burimi : Saff