Letër e hapur Dodikut dhe popullit serb në Bosnjë e Serbi

nga Mustafa Ceriq | Publikuar në Shk. 1, 2019, 9:53 p.m.

Komshinjtë të respektuar Serb në Bosnjë e Serbi!

Ju shkruaj  lidhur me kërcënimet e Millorad Dodikut se Serbët e Bosnjës do të dalin nga Bosnja, në rast se ne Boshnjakët vazhdojmë të kërkojmë që të ndryshojë  atributi “serb” në emrin e entitetit më të vogël të Bosnjës. Para se gjithash dëshiroj të dini se nuk është e keqja në emër, por e keqja është në gjenocidin e kryer mbi Boshnjakët, gjenocid  të cilët ju Serbët e identifikoni me emrin e juaj serb. Atë gjenocid e ka vërtetuar  dhe e ka shqiptuar  Gjykata ndërkombëtare e Hagës. Ky është, gabimi historik dhe turpi i juaj, e jo gabimi dhe turpi i viktimave të gjenocidit pasi që po kërkojnë të hiqni emrin nga ai krim i gjenocidit. Shpresoj se, pas gjithë kësaj, jeni të bindur të kuptoni.

Komshinjtë të respektuar Serb në Bosnjë dhe Serbi:

(1) Pranoni mëkatin e gjenocidit mbi Boshnjakët, pendohuni për këtë mëkat para Zotit dhe botës, kërkoni falje nga viktimat e gjenocidit dhe betohuni para Zotit dhe me fjalën e nderit se më askund, askujt dhe kurrë nuk do të kryeni këtë mëkat! Ligjëroni këtë betim serb nëpërmjet parlamentit serb dhe dëshmoni se jeni kombi i civilizuar në Evropë dhe botë.

 (2) Lirohuni prej fajit kolektiv për gjenocidin serb mbi Boshnjakët ashtu që qartë dhe pa mëdyshje do të lëçitni individët nga populli i juaj, të cilët kanë emër e mbiemër, e të cilët në emër të juaj kanë kryer krimin e padiskutueshëm të gjenocidit mbi Boshnjakët në Bosnjë. Nuk janë Boshnjakët ata që imponojnë Serbëve fajin kolektiv nacional për gjenocid, por janë Serbët ata të cilët vetvetes i imponojnë këtë faj për të hequr fajin individual për gjenocid në llogari të fajit kolektiv nacional të tërë popullit serb. Kjo është për çdo komb në botë logjikë  e mbrapshtë përveç për logjikën aktuale të mendjes dhe politikës së juaj serbe.

 (3) Dënoni qartë dhe pa mëdyshje krimin e kryer gjenocidial mbi Boshnjakët dhe mos kremtoni kriminelët e luftës të gjykuar në mënyrë të plotfuqishme sikurse heronj nacional kombëtar. Tregoni se keni mësuar mësimin dhe të meritoni të jeni në shoqërinë e kombeve të civilizuar, të cilët nuk kremtojnë krimin e gjenocidit, por atë krim e dënojnë dhe punojnë në parandalimin e të njëjtës në vend dhe në botë.

 (4) Në rast se nuk keni ditë, atëherë ta dini se Vëllau i Madh botëror ka konkluduar se pas konfliktit serbo-shqiptar, Serbët dhe Shqiptarët më nuk mund të jetojnë së bashku dhe të ndajnë pushtetin politik dhe shtetëror në Kosovë, gjersa Boshnjakët, përkundër gjenocidit serb mbi ta, duhet të vazhdojnë të jetojnë së bashku me Serbët dhe të ndajnë pushtetin politik dhe shtetëror me ata në Bosnjë pa marr parasysh të gjitha. A keni shtruar pyetje ndonjëherë, kujt iu është më e hidhur tableta, viktimave të gjenocidit apo xhelatëve të tyre? A mund dikush të paramendojë sa pas Holokaustit Hebrenjtë në Izrael do të mund të vazhdonin të jetojnë së bashku me Nazistët dhe me ta të ndajnë pushtetit politik dhe shtetëror? Por, Boshnjakët për shumë çka janë të veçantë, edhe për atë se duhet të durojnë atë që të tjerët kurrë nuk do të duronin. Këtë mund të përballojë vetëm zemra e madhe dhe e gjerë boshnjake nga Kulin bani e gjer në ditët  e sotshme.


(5)  Mitin, të cilin ju, Dodik, e zgjeroni për atë se Serbët e Bosnjës durojnë për atë se dhunshëm mbahen në shtetin e Bosnjës, të jetojnë së bashku me Boshnjakët, dhe se me ata, pa dëshirën e tyre serbe, duhet të ndajnë pushtetin politik dhe shtetëror, pasi Kroat gati nuk ka aty ku janë me shumicë Serbët, është ndryshim flagrant i tezës. Nuk janë Serbët e Bosnjës të cilët i durojnë Boshnjakët në Bosnjë, por janë Boshnjakët ata që i durojnë Serbët e Bosnjës, të cilët jo ngadalë, por shpejt edhe  sigurt, në kohën e fundit me ndihmën e madhe edhe të Kroatëve, po i largojnë Boshnjakët nga organet më të larta të pushtetit shtetëror dhe shpejt dhe sigurt po i marrin pozitat në institucionet më të larta dhe më të rëndësishme shtetërore boshnjake sikurse në punët e jashtme, prokurori, gjyqësi, sistemit të sigurisë, ushtrisë, mediave, kulturës , qiellit dhe tokës së Bosnjës e Hercegovinës.

(6) Ai miti i juaj, Dodik, për”detyrimin” dhe “kërcënimi “ e juaj se do të “dilni” nga Bosnja vetëm për atë që Boshnjakët kërkojnë që të ndryshojë atributi”serb” nga emri entitetit më të vogël të Bosnjës nuk është kurrgjë tjetër veç se realizimi i dominimit serbo(kroat) në llogari të Boshnjakëve gati në të gjitha segmentet të shtetit të Bosnjës. Ju, o Dodik, kurrë nuk keni pas, as që do të keni qëllimin të dilni nga Bosnja. Këtë potere e bëni për atë qëllim që të sundoni me Bosnjën ashtu që çdo here bërtitini”kapni hajnin” gjersa ju shtetin e Bosnjës e grabitni për interesat ruso-serbe në Ballkan dhe Evropë.

 Por, keni harruar se me Bosnjën askush nuk ka sunduar përveç boshnjakëve autokton. Të gjithëve veç është dukur se Bosnja është e tyre, por në të vërtetë Bosnja është e atyre të cilët e duan dhe e respektojnë!

Allah i gjithëfuqishëm, ndriçona mendjen tonë dhe përforcona dashurinë në zemrat tona për fenë, kombin dhe shtetin. Amin!



Burimi : Bošnjaci net