Qeshtja e demarkacionit, NATO foli për tokat e humbura të Kosovës nga Mali i Zi

Publikuar në Qershor 16, 2017, 3:39 a.m.

NATO nuk ka rol të drejtpërdrejtë kur bëhet fjalë për demarkacion të kufijve, as te shtetet e saj anëtare, as te shtetet e tjera; demarkacioni është çështje dypalëshe e vendeve të interesuara, tha aleanca veriatlantike.

Ajo i bëri këto komente në pyetjen e Radios Evropa e Lirë se a është e pranueshme për NATO-n që Mali i Zi, tani anëtar i saj, të hapë sërish çështjen e demarkacionit me Kosovën.

“Presim që të gjitha shtetet t’i zgjidhin çështjet e tilla në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, thuhet në përgjigjen e NATO-s.

Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti , kanë paralajmëruar shqyrtimin e marrëveshjes.

Mali i Zi e ka ratifikuar marrëveshje në Parlament, ndërsa Kosova nuk ka pasur dy të tretat e votave të deputetëve, të domosdoshme për ratifikim.

Ligjvënësit kosovarë, nga pozita dhe opozita, kanë insistuar se me këtë marrëveshje, Kosova humb territor.

Demarkacioni i kufirit, në anën tjetër, është kusht për Kosovën që të avancojë në procesin e integrimit evropian.