Irani shënoi përvjetorin e Imam Humeinit

Publikuar në Qershor 13, 2017, 2:32 a.m.

Irani të dielën shënoi 28 vjetorin e vdekjes të themeluesit të Republikës Islamike, Imam Humejnit (r.a.).

Qindra mijëra nga mbarë Irani po zbresin në Mauzoleumin Imam Humejnit në jug të Teheranit për të marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore, e planifikuar pët të dielen në mbrëmje.

Lindur në vitin 1902, Sejjid  Ruhullah Mussavi Humejni u bë udhëheqësi i luftës së popullit iranian në vitet 1970-të kundër tiranisë shekullore monarkike.

Imam Humejni  drejtoi një protestë popullore kundër politikave të regjimit shtypës, tiranik të Pahlavit, i cili ishte një aleat kyç i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai udhëhoqi një lëvizje që po vinte në dukje vlerat fetare të vendit të cilat po sulmoheshin.

Ai u arrestua dhe u burgos në vitin 1963 në një kohë kur protestat u shtuan. Pas lirimit, ai mbajtit një fjalim historik në qytetin e shenjtë të Kum-it, ku ai nguli këmbë  kundër një ligji, "ligji i kapitullimit" që u dha imunitet amerikanëve në tokën iraniane.

Vitët në vazhdim i kaloi në mërgim në Turqi, Irak dhe Francë përpara se të kthehej në Iran në vitin 1979, që kulmoi me fitoren e Revolucionit Islamik.



Burimi : IQNA News