Kontrata 110 miliard dollarësh për armë nuk ekziston

Publikuar në Qershor 10, 2017, 4:56 p.m.

“Marrëveshja amerikane me Arabinë Saudite për shitje armësh prej 110 miliard dollar aspak nuk ekziston”, ka deklaruar Bruce Riedel, analist në Qendrën për politikë të Lindjes së Afërt të Institutit hulumtuese amerikan Brookings.

“Kam biseduar me burimet në kompleksin ushtarako-industrial dhe Kongres, e të gjithë thonë njëjtën gjë, nuk ka kontratë për armë në vlerë prej 110 miliard dollar”. Në vend të kësaj është akorduar pakoja e dokument qëllimeve, por jo edhe kontrata. Shumë prej atyre janë propozimet të cilët sipas fabrikave amerikane, do të mund të interesonin Arabinë Saudite. Agjencionet të cilët merren me shitjen e armëve në Pentagon atë e quan planifikim të shitjes, ka shkruar eksperti Bruce Riedel në komentin e tij në ueb faqen e Institutit Brookings. Si shembull Bruce Riedel ka cek ofertën për shitje të anijeve ushtarake Riadit. Sauditët kanë treguar interesim edhe për sistemin antiraketor mobil THAAD i cili është shtrirë në Korenë Jugore. “Sauditët  qe disa vite po tregojnë interes, por akoma kontrata nuk është nënshkruar. Blerja e 150 helikopterëve Black Hawk njashtu është në regjistrin e dëshirave, por nuk ka kontrata të arritura”, thotë analisti i Qendrës për politikë në Lindjen e Afërt të Institutit Brookings.

Bruce Riedel beson se për shkak të çmimit të ultë të naftës dhe luftës dyvjeçare në Jemen Arabia Saudite nuk do të mund të paguajë për momentin kontratat me vlerë 110 miliard dollar, pasi që mezi po mund të plotësojë obligimet e saja të arritura para pesë vitesh. Në të vërtetë në Riad në vitin 2012 Riadi ka nënshkruar kontratën për furnizim të armëve amerikan për tetë vitesh në vlerë prej 112 miliard dollar, e cila skadon në vitin 2020. “Ajo çka saktë së shpejti do të mund të arrihet është kontrata prej një miliard dollar për municion për luftë në Jemen. Sauditët akoma kanë nevojë për bomba për të luftuar kundër vendit më të varfër në botë”.

Megjithatë sikurse cek The Washington Examiner, Kongresi nuk ka marrë në shikim dhe pëlqim asnjë kontratë për furnizim me armë, por vetëm ekziston regjistri i qëllimeve të State Departamentit dhe agjencioneve të Pentagonit për shitje armësh. Ekziston dërgesa për Arabinë Saudite në vlerë prej 24 miliard dollarësh, por ajo është pjesë e marrëveshjes në administratën e mëparshme. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer i pari ka lajmëruar për biznesin e madh me Arabinë Saudite.

“Në Arabinë Saudite presidenti sapo e ka nënshkruar punën më të vlefshme për Ministrinë e Mbrojtjes në histori të SHBA-ve, duke akorduar bisedime për pakon e armatimit në vlerë prej 109.7 miliard dollarësh”, ka shkruar Sean Spicer.                                



Burimi : Logiçno