Komparacioni në mes Kosovës dhe Krimesë

nga Boris Varga | Publikuar në Prill 30, 2017, 2:18 a.m.

Ukraina është aleati i fuqishëm i Serbisë lidhur me çështjen e ruajtjes së integritetit territorial të Serbisë dhe mos njohjes së Kosovës. Por, ndjenjat sentimentale të diplomacisë ukrainase nuk mbërrijnë tek zemrat e akullta të serbëve rusofil, pas që sytë e tyre janë të drejtuara drejt Moskës. Sa është aneksimi i Krimesë i lidhur me pavarësinë e Kosovës nga perspektiva ruse, do të shohim me sa vijon më poshtë.

Që nga fillimi i pavarësisë së Ukrainës gjatë viteve nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, Moska a është përgatitur që të përmirësojë”lëshimin historik” të cilin e ka bërë kryetari, në atë kohë sekretari i parë i Partisë Komuniste të ish Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushqovi lidhur me ndryshimin e kufijve të ish Bashkimit Sovjetik, me ç’rast në vitin 1954 çështjen administrative të gadishullit  të Krimesë e ka zgjidhur në atë mënyrë që e ka bashkëngjitur Ukrainës. Rusia nuk ka mundur të pajtohet me faktin se Krimea, e cila konsiderohet  një pozicion strategjik gjeopolitik nga njëra anë, si dhe nga tjera anë konsiderohet simbol i madhësisë historike  ruse, të mbetet jashtë kufijve të Rusisë.

Pikërisht për këtë, Ukraina njashtu me kujdes e ka trajtuar çështjen e Krimesë. Së pari gjatë viteve tetëdhjeta ka lejuar që në gadishull të kthehen mijëra tatar krimez të cilët me dhunë janë ndjekur nga Krimea në fund të Luftës së Dytë Botërore. Kriza e Kosovës në fund të viteve nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, ka hap mundësinë Moskës si një rast i ri për përpjekjen e kthimit të Krimesë në gjirin e vet. Pas 11 shtatorit 2001 është intensifikuar biseda gjoja për radikalizmin e ekstremistëve në Krime, si dhe kërcënimeve se në rast se gjoja nuk ndërmerret diç në mbrojtje të krishterimit, se republika autonomen ukrainase e Krimesë do të përfundojë si Kosova. Mediat e caktuara proruse kanë bërë  lansimin e frikës se të krishterët janë të kërcënuar. Por, kjo dukshëm ishte manipulim, pasi që sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2001 në Republikën Autonome të Krimesë, ka pas gjithsejtë 2.5 milion banorë. Tatarët ishin vetëm 12%, ukrainasit 24% dhe rusët 60%.

Gjersa vazhdonin bisedimet lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës në Vjenë, turistët pas sovjetik në bregdetin me diell në Krime nuk mund të kishin aluzion për planet e politeknologëve. Nga viti 2007 në Krime kishte konflikte sporadike në mes grupimeve gjysmë militante, nga njëra anë të kozakëve ortodoks dhe në anën tjetër të askerëve tatar. Shkak për shpërthimin e këtyre pakënaqësive dhe konflikteve  ishin çështjet e pazgjidhura pronësore të tatarëve të rikthyer dhe pamundësia e kthimit të ish tokës së nacionalizuar tatarëve të Krimesë, të cilët për shkak të mos reagimit të shtetit ukrainas shpesh ishin të detyruar të jetojnë në territoret jo të zgjidhura pronësore.

Thirrjet publike politike për shkëputjen e “Krimesë ruse” dhe bashkëngjitjes së saj “nënës Rusi” kanë filluar disa muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.  Në mes agjitatorëve  të njohur i këtij procesi të zhvilluar në vitin 2008 ishte prefekti i atëhershëm i Moskës Jurij Luzhkov i cili gjatë vizitës së tij në Krime ka deklaruar se dhurata administrative  e këtij gadishulli Ukrainës ishte atakimi serioz i Kushtetutës së atëhershme të ish Bashkimit Sovjetik , dhe se ka kërkuar që Sevastopolji  ku ishte e vendosur flota e Detit të Zi të shpallej si qytet rus.

Rusët krizën rreth Kosovës e kanë shfrytëzuar maksimalisht për aspektin gjeostrategjik të tyre. E kanë lidhur Serbinë dhe serbët në rajon për vete me veton e tyre të shprehur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, me të cilin edhe gjatë viteve të fundit janë pozicionuar në Ballkan. Bisedimet lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës dhe vetos së saj në shpalljen e pavarësisë së Kosovës kanë shërbyer Moskës që të përgatitej mirë e mirë për secesionin e Krimesë nga Ukraina.

Kremljini në vitin 2013 saktë ka ditur se do të përfundojnë bisedimet e dështuara lidhur me integrimet evropiane të Ukrainës.  Atë kohë Ukrainës i është lejuar të zgjidh, me Brukselin ose Moskën. Revolucioni në sheshin e Majdanit dhe mbështetja këtyre proceseve nga ana e Perëndimit, si dhe rrëzimi i Janukoviqit nga pushteti dhe ikja e tij në Rusi, ishte koha për “pesë minutat ruse” për Krime.

Përgatitja shumëvjeçare politike dhe shoqërore në terren ka mundësuar kushtet për aneksimin e Krimesë vetëm për disa ditë dhe pa asnjë plumb të shkrepur. Kremljini me këtë i dërgoi porosi shteteve perëndimore” Ju e morët Kosovën, e ne Krimenë.  Në rast se ishte shkelja e drejtës ndërkombëtare, atëherë ato janë standarde të dyfishta  si privilegje të superfuqive dhe tani askujt kurrgjë”.

Nacionalistët rus dhe radikalët shpesh po vizitojnë pikërisht Krimenë. Ndoshta nuk kanë as zgjidhje, pasi që sikurse shumë delegacione tjera, aty i dërgojnë zyrtarët rus për të treguar se ekziston mbështetja e gjerë ndërkombëtare të bashkëngjitjes së Krimesë Rusisë.

Qëndrimi hipokrit i delegacioneve politike serbe të cilët shkojnë në Krime dhe nuk e respektojnë integritetin territorial të Ukrainës, e cila nuk e ka njoh Kosovën, flet për atë se sa nacionalistët serb janë  joparimor ndaj “aleatëve” të tyre të afërm lidhur me ruajtjen e sovranitetit, e posaçërisht ndaj Ukrainës.  Kjo në mënyrë implicite do të thotë se ata sinqerisht nuk besojnë në kthimin e Kosovës Serbisë dhe se në njëfarë mënyre janë pajtuar me pavarësimin e tij nga Serbia.

Por, shkuarja e delegacioneve të ndryshme serbe në Krime, në mesin e të cilëve edh deputetët e Kuvendit Popullor të Serbisë dhe politikanët që janë partnerët e koalicionit qeverisës, sikurse që është lideri i Partisë Serbe Popullore Nenad Popoviqi, mund të jetë një argument shtesë dhe nxitje shteteve të caktuara që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që në një të ardhme të afërt këtë edhe ta bëjnë. E pikërisht do të mund të ishte edhe Ukraina në mesin e tyre.

Rusët janë të bindur se pas 34 kapitujve të procesit të bisedimeve të Serbisë me Bashkimin Evropian do të vijë në rend të ditës edhe kapitulli i fundit, ai i 35-të, normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Kosovën. Bashkimi Evropian( në rast se do të vazhdojë me zgjerimin) më nuk do të lejojë që në radhën e saj të hyjnë shtete me kufijtë të pazgjidhura,, sikurse që ishte rasti i Qipros. Do të thotë se demarkacioni i kufirit të Serbisë me Kosovën, me siguri do të jetë hapi i fundit  për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian.  Rusëve kjo nuk i pengon, ata në rrjedha afatgjate janë në avantazh .

Pasi që Kosova do të mund të ishte monedha e mirë për kusuritje, në rast se Perëndimi do të pajtohet një ditë me faktin se aneksimi i Krimesë është një proces i pakthyeshëm, edhe Moska ngadalë do të mund të heq dorë nga bllokada aktive e shtetësisë së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në fund të fundit është e mundshme që edhe vet Serbia të hjekë dorë, në çastin kur të jetë një hap para hyrjes së saj në Bashkimin Evropian.Serbia nuk do të rikthejë Kosovën prapa, e as Rusia nuk do të rikthejë Krimenë Ukrainës. Por edhe sanksionet nuk do të mund të zgjasin përherë të cilët Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë imponuar Rusisë pas aneksionit të saj të Krimesë, dhe ky është kurthi të cilin Perëndimi është i vetëdijshëm. Njëkohësisht, dobësimi i sanksioneve do të jetë shenja e lehtë se Perëndimi me këtë aneksion në një mënyrë edhe është pajtuar. 



Burimi : Al Jazeera