Përse e sulmoi Trumpi Sirinë?
Agresioni i datës 6 prill kundër Sirisë është krimi më i fundëm dhe ilegal që administratat amerikane bëjnë kundër vendeve arabe dhe muslimane, që nisën që pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Sulmi amerikan me 59 raketa tomahok, (i cili sipas shtabit të ushtrisë ruse ishte i dështuar, pasi vetëm 23 raketa goditën objektiva ushtarakë, ndërsa të tjerët u ngulën si shtylla betoni nëpër ara) përbën një agresion të radhës të administratës amerikane dhe thyerje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Pas agresionit amerikan kundër Irakut në vitin 2003 dhe ndërhyrjeve ilegale të amerikaneve dhe aleatëve të tyre në Libi, Sudan, Somali, administratat amerikane i kanë hyrë një cikli agresionesh ushtarake të cilat po shkatërrojnë planetin tonë. Agresionet amerikane kundër Botës Muslimane janë pjesë e projektit amerikan për të ndërtuar një Rend të Ri Botëror i cili parashikon sigurimin e hegjemonisë amerikane dhe izraelite në botë.
Siç edhe gjenerali Uesli Klark i cili drejtoi luftën e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 ka dekluar në vitin 2007, planet amerikane për të shkatërruar Lindjen e Mesme u ndërtuan që në vitin 2001. Pas 11 shtatorit ishte elita fashiste neo-konservatore e drejtuar nga presidenti Bush, sekretari i shteti Donald Ramsfeld dhe zv. sekretari Paul Volfovic ata që ideuan ndërtimin e një hegjemonie globale amerikane dhe pushtimin e shkatërrimin e një pas njëshëm të vendeve arabe. Synimi final i neokonservatorëve zionistë amerikanë është shkatërrimi i komb-shtetit arab dhe i republikave progresive arabe, dhe zëvendësimi i tyre me diktatura monarkiste të tipit sikur Arabia Saudite, Bahreini, Katari dhe Emiratet Arabe. Shtetet arabe që Amerika ka shkatërruar pas 11 shtatorit nuk janë Arabia Saudite nga ku edhe lindi terrorizmi vehabist i cili shkaktoi 11 shtatorin, ndërtoi Al-Kaedën dhe ISIS-in, por republikat e ndritura dhe progresive arabe. Siç Uelsi Klark deklaroi në intervistën e tij të vitit 2007, qëllimi final i amerikanëve është shkatërrimi i Iranit.
Po pse vallë amerikanët sulmojnë Sirinë, Libinë, Irakun, Iranin, Sudanin dhe jo Arabinë Saudite apo Emiratet Arabe? Pse administrata amerikane destabilizoi Egjiptin gjatë pranverës arabe, por jo Bahreinin ku një klikë kriminale vehabiste shtyp me dhunë pjesën tjetër të popullatës? Përgjigja është e thjeshtë: republikat qytetare arabe sikur Siria, Libia, Iraku, Sudani, Egjipti dhe Irani u ndërtuan si shtete progresive, nacionaliste, islamiste dhe anti-imperialiste të cilat nuk i lanë qytetarët e tyre si beduine sikur i ka lënë Arabia Saudite, por i emancipuan qytetarët e tyre dhe e industrializuan veten. Vendet progresive arabe dhe Irani që prej krijimit të shtetit Izraelit janë rreshtuar pa mëdyshje në krah të luftës çlirimtare te popullit palestinez dhe kanë mbështetur rezistencën palestineze.
Klasa e neokonëve amerikanë kontrollohet nga një elitë nacionaliste zioniste e cila sheh ëndrra apokaliptike. Elita zioniste amerikane e cila sot kontrollon ushtrinë, politikën dhe ekonominë amerikane, mbështet me një besim fanatik shtetin e Izraelit dhe ekspansionin dhe krimet e tij kundër arabëve. Për sa kohë që palestinezët do të marrin përkrahje nga fqinjët e tyre arabë, sikur bënte Iraku, Sudani dhe Libia më parë, apo sikur bën Siria, Libani dhe Irani sot, elitat nacionaliste izraelite e dinë që plani i tyre për një solucion final kundër Palestinës dhe arabëve do të jetë i pamundur.
Por siç ne e dimë, presidenti Trump zgjedhjet e fundit në Amerika i fitoi në luftë të hapur me lobin zionist dhe neokonservator. Në fjalimet e zjarrta kundër mafies së familjes Klinton, Sorosit dhe bankierëve të Uall Stritit, Trumpi deklaronte me forcë që do ta ruaj Amerikën nga luftërat, ndërhyrjet në vendet e huaja dhe shkatërrimin e regjimeve nëpër botë. Trumpi deklaronte se Amerika nuk duhet të jetë xhandari ndërkombëtar që bën vetëm luftëra, por duhet më parë të ndërtojë veten e saj, ekonominë e saj të rrënuar dhe të kujdeset për ata miliona punëtorë amerikanë që sot jetojnë në varfëri.
Edhe pse Trumpi fitoi më këto slogane populiste, dhe fitorja e tij ishte spektakolare pasi kundër tij ishte i gjithë establishment imperialist amerikan, bankat, mediat, zyrtarët, që pas ardhjes në pushtet Trumpi dhe administrata e tij është përballur me presione të pafund që të ndërroj kurs. Trumpin e mbështetën nacionalistët e bardhë amerikanë, grupet e krishtera protestante, katolike dhe ortodokse, fshatarësia, dhe shumë kapitalistë të vegjël të cilëve nuk u intereson politika e marrë peng e Amerikës nga një lob i vogël zionist dhe neokonservator i cili i çon bijtë e Amerikës që të vriten në Lindjen e Mesme për disa legjenda biblike që beson udhëheqja ekstremiste izraelite.
Amerikanët besuan që Trumpi më në fund do ta çlirojë Amerikën nga zgjedha e Uashingtonit dhe Uall Stritit. Nëpër protestat pro-Trumpit fshatarësia amerikane dilte me slogane nacionaliste tip “America First” apo duke sulmuar mafien e Sorosit dhe bankierëve të tjerë të cilët taksojnë, vjedhin dhe shfrytëzojnë katundarinë amerikane. Nacionalistët amerikanë sikur David Duke i apelonin amerikanëve që të votojnë Trumpin si të krishterë, pasi Trumpi është i krishterë dhe Amerika duhet të bëhet një perandori e krishterë ashtu sikur etërit e saj e ideuan. Trumpin e mbështetën edhe nacionalistët evropianë që nga Rusia e deri në Londër të cilët duan që Evropën ta ruajnë për evropianët dhe nuk duan që Evropa të arabizohet dhe muslimanizohet me refugjatët e luftërave që Amerika bën në Lindjen e Mesme. Nacionalistët evropianë edhe pse shpesh kalojnë ne Islamofobi dhe racizëm, tek e fundit fare kanë të drejtë. Ata duan që afganët të rrinë në Afganistan, turqit në Turqi, sirianët në Siri, libianët në Libi. Nacionalistët evropianë më të drejtë pyesin: pse refugjatët e luftërave që Amerika, Izraeli dhe Arabia Saudite bëjnë në Lindjen e Mesme përfundojnë në Berlin, Londër dhe Paris por jo në Nju Jork, Tel Aviv dhe në Rijad? Pse Izraeli duhet të bëhet shtet çifut dhe monoetnik por Franca, Gjermania dhe Amerika duhet të bëhen shtete multikulturaliste? Pse Sorosi i nxit me mashat e tij sirianët që të shkojnë në Berlin por jo në Rijad dhe Tel Aviv?
Megjithatë, sulmi i datës 6 prill që presidenti Trump bëri kundër Sirisë tregoi përfundimisht që presidenti Trump nuk është presidenti që amerikanët zgjodhën në vitin 2016. Presionet që establishmenti amerikan, apo ai që në anglisht etiketohet si “The deep state” apo shteti i thellë i kanë bërë presidentit Trump, më në fund e kanë kthyer Trumpin në një kloun të elitës transnacionale që sot sundon Amerikën. Kjo elitë e ka sulmuar Trumpin që pas zgjedhjes së tij duke e akuzuar atë sa për seksist, agjent rus, mbështetës të nazistëve, anti-semit etj. Kjo elitë pak ditë më parë detyroi Steve Banonin – shefin katolik të shtabit të qeverisë Trump – që të dorëhiqet dhe vendin e tij ta marrë dhëndri i tij çifut Jared Kushner. Kuptohet që Trumpi nuk është një engjëll. Ai është një tip i mërzitshëm bosi amerikan. Një redneck – apo qafëkuq – sikur katundaria e pafund e bardhë amerikane, e cila shquhet për arrogancën dhe injorancën e saj. Megjithatë, Trumpi donte që të ndërtonte një Amerikë ndryshe nga ajo që elitat amerikane kanë ndërtuar pas vitit 1991. Një Amerikë që është në paqe me botën dhe veten e saj.
Por elitat mbikombëtare që sot sundojnë Amerikën, pas 3 muaj e gjysëm që Trumpi është në karrike e detyruan presidentin amerikan që të ndjekë politikën e saj ekstremiste dhe luftarake. Politika imperialiste amerikane kërkon shkatërrimin e Islamit dhe Botës Muslimane. Djegjen e Iranit, Irakut, Sudanit, Libisië, Somalisë, Libanit, Palestinës dhe kthimin e muslimanëve në egërsira beduine dhe terroriste. Elita imperialiste amerikane e ka shpikur vetë terrorizmin islamik. Terrorizmi islamik i cili inspirohet nga vehabizmi injorant saudit është justifikimi më i mirë që elitat ekstremiste ndërkombëtare përdorin për të justifikuar agresionin dhe djegjen e vendeve muslimane. Këto elita duan ta shkatërrojnë botën e Islamit duke i nxitur vehabijtë që të vrasin të gjithë muslimanët e tjerë, të krishterët dhe grupet e tjera fetare në botën arabe. Elitat mbikombëtare që shpikën ISIS-in, Nusrën dhe organizatat e tjera ekstremiste vehabiste lumturohen kur terroristët vehabistë sulmojnë qytetarë të pafajshëm në Paris, Londër, Stokholm, Stamboll, Shën Petërburg, Moskë dhe Kajro. Këto elita lumturohen kur vehabijtë djegin Bagdadin, Damaskun, Alepon, Homsin, Sirten, Tripolin dhe që ëndërrojnë të zhdukin Teheranin. Sikur edhe politologu amerikan Zhbigniev Brzhinski deklaron, elitat imperialiste amerikane duan dhe dashurojnë kaos dhe zjarr në kufijtë përrreth Rusisë. Këto elita me në krye Hantingtonin dashurojnë shkatërrimin e qytetërimit arab dhe islamik dhe zbritjen e botës Islame në barbarizëm, dhe më në fund edhe shkatërrimin e Rusisë Orthodhokse.
Këto elita janë ato që detyruan Trumpin në 6 prill që të sulmoj bazën siriane të Shairatit në Homs dhe shkatërrojnë avionët sirianë të cilët luftojnë kundër ISIS-it. Sulmi amerikan kundër ushtrisë arabe siriane erdhi 20 ditë pasi flota izraelite sulmoi sërisht ushtrinë siriane në mbështetje të reparteve të ISIS-it pranë Palmirës. Por kundërpërgjigja siriane me raketa kundër Izraelit e bindi elitën mbikombëtare që kësaj here të fusin vetë Amerikën në luftë me Sirinë, pasi qeveria siriane dhe aleatët e saj rusë dhe iranian i treguan Izraelit se tanimë Siria që po mund terrorizmin vehabit do të sulmoj edhe vetë Izraelin sa herë ky të terrorizojë Sirinë.
Agresioni më i fundëm amerikan kundër Sirisë synon të provokojë Rusinë në një luftë botërore me Amerikën. Elitat mbikombëtare të cilat u trembën shumë nga simpatia që Trumpi kishte për Putinin, me sulmin më të fundëm kanë arritur që të armiqësojnë Rusinë me Amerikën. Rusia e cila kërkon stabilitet në Lindjen e Mesme është armiku më i madh i elitave zioniste dhe neokonservatore. Rusia sot me mbështetjen që ajo po i jep shteteve arabe dhe muslimane sikur Sirisë, Egjiptit, Libisë, Turqisë dhe Iranit po kthehet në aleaten më të madhe të botës muslimane. Ashtu sikur Bashkimi Sovjetik i cili ndërtoi Shqipërinë. Libinë, Egjiptin, Sirinë, Algjerinë etj edhe Rusia sot po kthehet në mikun më të madh të muslimanëve dhe Islamit. Për këtë arsye elitat mbikombëtare e shantazhuan Trumpin dhe e çuan që të sulmoj Sirinë. Elitat imperialiste perëndimore duan zjarr, flakë dhe terror mbi të gjithë tokat e Islamit dhe Evropës. Duan zhdukjen e Rusisë si fuqi botërore. Ato nuk duan paqe. Duan luftë!
Kjo është arsyeja pse ato detyruan Trumpin që të sulmoj Sirinë.
Burimi : Gazeta İmpakt