Populli pa krye, shteti pa nikoqir

nga Mustafa Ceriq | Publikuar në Mars 17, 2017, 1:20 a.m.

Ndihem mirë që kryeministri i shtetit boshnjak Denis Zvizdiqi ishte nikoqir i takimit të kryeministrave të shteteve të Ballkanit perëndimor. Më vjen mirë që kryeministri boshnjak Zvizdiq ka darkuar me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiqin në restorantin sarajevas ”Libertas”, me ç’rast i janë bashkëngjitur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Sarajeva është vendi ideal për një dark pune të përbashkët. Bile për një çast kam përjetuar atë ndjenjë të bukur të nikoqirit shtetëror të vendit tim nëpërmjet personalitetit sikurse që është Denis Zvizidiqi i cili gjithnjë e më shumë se ka kryer detyrën shtetërore boshnjake. Për këtë shkak, kryeministri Zvizdiqi e meriton përkrahjen tonë të plotë boshnjake. Pasi që shtetit boshnjak  i duhet nikoqiri, i cili e di rendin shtëpiak . Për fat të keq, ka të tillë që ulen në kolltuqet shtetërore të vendit tonë, ndërsa nuk janë as nikoqir të mirë, e as që dinë rendin shtëpiak. Nikoqiri nuk i shet, e as nuk i tradhton familjarët e vet. Nikoqiri e do shtëpinë e tij, e do atdheun e tij, e do shtetin e vet. Nuk ka shtet pa nikoqir. Kjo është që i mungon shtetit boshnjak-është nikoqiri. Po, kjo është ajo që duan ta vrasin ata të cilët janë kundër shtetit boshnjak. Edhe pse jam ndier mirë që kryeministri boshnjak Zvizdiq ishte nikoqiri i mirë i vendit tim, aq jam ndier i shëmtuar kur kam lexuar deklaratën e Muderizit Nezim Haliloviq, në të cilin është njohja pikëlluese se jemi popull pa krye.

“Nuk më befason ngritja e aktakuzës të Prokurorisë shtetërore të Republikës së Kroacisë kundër 16 oficerëve të lartë të Armatës së Bosnjës e Hercegovinës, sa më befason dhe më fyen inerti i plotë  i organeve të pushtetit të Bosnjës e Hercegovinës, por edhe heshtja e patriotëve të Bosnjës e Hercegovinës dhe shoqatave të shumta të luftës, të cilat për fat të keq ekzistojnë vetëm për vetveten e tyre dhe të mjeteve buxhetore të cilët rregullisht i marrin”, i zemëruar është komandanti legjendar Muderriz Nezim Haliloviqi. E si të mos jetë i zemëruar kur e gjithë kjo vjen në çështje,  gjithë kjo për të cilin luftëtarët e vërtet kanë luftuar me nder dhe përkushtim, përkundër duarve të lidhura dhe paragjykimeve për shkak të fesë dhe kombit të tyre. Muderriz Nezim Haliloviqi ishte dhe mbeti luftëtar i ndershëm për të drejtat dhe liritë e popullit të vet. Të gjithë ata që e njohin janë krenar me të.

Boshnjakët kanë pas kokën, kanë pas mendje, kanë pas sy, vesh.... kanë dit boshnjakët qëllimin... drejtimin... kanë ec drejtë... ishin të bashkuar... ishin të pa trembshëm.... Sot, boshnjakët, sikurse nuk kanë krye....sikur nuk kanë mendje...sikurse nuk kanë sy... sikurse nuk kanë vesh...sikurse nuk dinë qëllimin....sikurse nuk dinë drejtimin...sikurse ecin të përkulur...sikurse janë të frikësuar....Çdokush po merret me veten, gjersa një nga një po na mohojnë të vërtetën, gjersa një nga një drejtat na i shkelin, gjersa një nga një luftëtar tonë i turpërojnë, gjersa një nga një zërin na heshtin, gjersa na përgatisin gjenocidin e ri.

Ashtu ata punojnë, Një nga një liderët tanë boshnjak para syve tanë i “djegin”. Pasi i dinë se shteti pa nikoqir dhe popull pa krye nuk mund të mbijetojnë. A jemi të ndërgjegjshëm për këtë? Sikurse që jemi, atëherë nuk duhet të lejojmë që të na rrëmbejnë të drejtën tonë për nikoqir, as që duhet të lejojmë të na vrasin kokën tonë. Shteti duhet të ketë nikoqirin e vet. Populli duhet të ketë kryet e vetë. Shtrohet pyetja, çfarë është më e rëndësishme nga këto dyja? Të dytë janë njëjtë të rëndësishëm! Por, nga kryet e popullit varet edhe nikoqiri i shtetit. Për këtë shkak, populli boshnjak duhet të ketë kryet që shteti të ketë nikoqir. Koka duhet të jetë e shëndoshë, e sigurt, e besueshme, e vetëdijshme, e ndërgjegjshme. Kokëdhembja është e rrezikshme. Koka nuk guxon të jetë në frikë, nuk guxon të jetë e kërcënuar, nuk guxon të jetë e vetmuar, nuk guxon të jetë mendjemadhe. Koka duhet të dijë që është kokë. Populli duhet të dijë se ka kokën. Ata të cilët flasin se populli mund të jetë pa kokë(pa udhëheqës, pa lider), flasin për kokën e popullit. Ata janë të pandërgjegjshëm dhe të paskrupullt. Ata nuk mendojnë me kokën e tyre boshnjake. Ata mendojnë me kokë të huaj. Përsëris: shteti duhet të ketë nikoqirin dhe populli duhet të ketë kokën e vet! Rreth asaj të gjithë duhet të pajtohemi dhe të gjithë duhet të punojmë. Pasi, që nuk ka shtet pa nikoqir! Dhe nuk ka popull pa krye!



Burimi : Vijesti