Në referendum, turqit nuk mund të thonë asgjë tjetër veçse ‘jo’

nga Pinar Tremblay | Publikuar në Shk. 19, 2017, 11:59 a.m.

Të thënit “jo” mund të ketë një çmim shumë të lartë për turqit e zakonshëm teksa vazhdon të rritet trysnia ndaj tyre ndërsa afrohemi çdo ditë e më shumë drejt datës 16 prill të referendumit mbi ndryshimin e disa amendamenteve kushtetuese, të cilat do t’i japin kompetenca të zgjeruara presidentit.

Më datë 2 shkurt, në mediat sociale është shfaqur një dokument të mendohet të jetë zyrtar dhe që mban firmën e Kryeministrit të Turqisë, Binali Yildirim. Sipas këtij dokumenti, kryeministri i ka kërkuar nëpunësve të administratës publike që të shmangin përdorimin e fjalës “hayirli” (“i bekuar” apo “mirë”) për shkak të përafërsisë të kësaj fjale me fjalën turke që korespondon me “jo”, “hayir”. Në dokument thuhet që të shmanget kjo fjalë deri në muajin maj, në mënyrë që të mos ketë influencim negativ në votën e popullit.

Për dekata të tëra, konservatorët turq kanë promovuar përdorimin e fjalës ‘hayirli’ në përshëndetjet e përditshme. Përdoret shpesh për t’i uruar dikujt të premte të bekuar. Çdo të premte, mediat sociale turke bombardohen me mesazhe dhe me hashtags që kthehen në trend #HayirliCumalar – Të Premte të Bekuar. Dhe duket se vetë gjuha turke po luan me një ironi të lehtë me konsevatorët të cilit mbështesin alternativën ‘po’ në referendum.

Menjëherë qeveria e ka mohuar vërtetshmërinë e këtij dokumenti, por sigurisht që njerëzit u përfshinë në këtë lojë fjalësh dhe zhurma që bënë pati ndikim të konsiderueshëm. Kur kryeministri, Yildirim u pyet në lidhje me këtë çështje nga vetë gazetarët pro partisë Për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), ai u përgjigj i nervozuar se “kushdo që po i përhap këto lajme do të përndiqet penalisht.” Ky reagim i tij iu kthye mbrpsht duke u bërë shkak që mediat të shkruanin se ai po mundohej të mbulonte vërtetësinë e dokumentit.

Një profesor i shkencave të komunikimit, i cili ka kërkuar të mbetet anonim për shkak të frikës se mund të humbasë punën e tij është shprehur për Al-Monitor se “Gjatë 10 ditëve të fundit nuk kemi dëgjuar që të ketë filluar ndonjë ndjekje penale për ndokënd në lidhje me këtë dokument farsë, që na çon të mendojmë se kanë qënë vetë mbështetësit e AKP-së që e kanë publikuar këtë dokument. Ndoshta në këtë mënyrë ka dhënë një efetivitet më të madh, duke u bërë me dije të gjithë mbështetësve të AKP-së në çdo formë a mënyrë të shmangin përdorimin e fjalës ‘jo’, apo çdo fjale tjetër që e brendashkruan atë.”

Kështu që, edhe pse vetë dokumenti me firmën e kryeministrit, që ndalon përdorimin e fjalës ‘hayirli’ mund të ketë qënë jo i vërtetë, etë mbështetësit e Rexhep Tajjip Erdoganit, tashmë qëllimisht mund të kenë filluar të shmangin këtë fjalë, duke e zëvendësuar atë me fjalë të tjera përshëndetëse.

Në të vërtetë, referendumi i ardhshëm po dikton mënyrën sesi njerëzit përdorin gjuhën turke dhe shenjat gjatë komunikimit në ambjentet publike – gjë e cila në disa raste është mahnitse, por në raste të tjera shfaqet shqetësuese. Shembujt e mëposhtëm mund të duken sii sajesa satirike, por në të vërtetë janë histori të verifikuara në lajme.

Ditën e 15 shkurtit, në qytetin lindor Diyerbakir lindi një vajzë, të cilës iu vu emri Evet (‘Po’ në gjuhën turke). Prindërit e saj janë shprehur për mediat se në këtë formë duan të shprehin vlerësimin për Erdoganin. Përfaqësues të rëndësishëmtë AKP-së kanë vizituar vajzën e porsalindur dhe i kanë dhuruar një monedhë floriri (traditë turke) shenjë vlerësimi. Babai i vajzës është shfaqur në televizione ku është shprehur se e gjithë familja do të votojnë pozitivisht dhe se shpresojnë se Bebi Po do të jetë një ogur i mirë për Erdoganin. (Ndërkohë, përdoruesit e mediave sociale ishin të zënë duke u marrë me faktin se ai kishte tre bashkëshorte, edhe pse poligamia është zyrtarisht e ndaluar në Turqi.)

Më 14 shkurt, Konya (një qytet pranë Ankarasë) ka ndaluar së prodhuari pankartat kundër përdorimit të duhanit. Në pankarta shkruhej teksti “Vendos çfarë do të arrish në jetë. Do të hemosh fëmijët e tu? Të kesh kanser? Nëse thu jo, atëherë do të fitosh jetën dhe të ardhmen tënde.” Zyrtarët e shërbimit shëndetësor janë shprehur se ata kanë ndaluar shpërndarjen e këtyre fletushkave nga frika se mund të keqkuptohen duke qënë se pjesa ‘nëse thua jo’ ishte e shkruarë me të kuqe për të qënë më e dallueshme.

Përtej faktit se këto shembuj janë qesharakë, ato janë fakte të pamohueshme: shumë nga ata që janë kundër ndryshimeve me referendum kanë vendosur të luftojnë dhe po e përdorin fjalën ‘hayirli’ në çdo mundësi të dhënë. Megjithatë, përdorimi i vtë fjalës ‘jo’ si fjalë më vete – qoftë edhe në kontekst jopolitik – është kthyer në një gjë me risk, siç mund të shihet në intervistat në rrugë të postuara dhe të shpërndara në shumë rrjete informative. Njerëzit që janë të friksuar të flasin hapur shpesh shprehen duke thënë ‘Nuk e di, ndoshka kshu është më mirë’ – por duke përdorur fjalën ‘hayirli’ një derivim nga fjala tashmë tabu. Shumica prej tyre kërkojnë që t’u mos i shfaqet fytyra në ekran.

Frika e tyre është e përligjur. Disa antarë të AKP-së, përfshirë këtu edhe minstra të kabinetit dhe kryeministri kanë lënë shpeshherë të nënkuptohet se të thënit jo, është diçka që do ta bënin terroristët. Deklarata më shqetësuese ka qënë ajo e datës 12 shkurt e vetë Erdoganit. Kur u pyet për sondazhet aktuale, Erdogani nuk ishte i lumtur. Ai tha se “Është shumë herët për të matur vërtetësinë e sondazheve” sepse ai ende nuk e kishte filluar fushatën aktive. Erdogani u shpreh për shtypin se “Data 16 prill do të jetë përgjigje për 15 korrikun [ditën e tenttivës për grusht shteti]. Ata që thonë jo, do të jenë në anën e autorëve të grushtit”.

Më datë 15 shkurt, një tjetër zyrtar i AKP është shpehur se nëse të paktën 50% e vendit nuk votojnë ‘po’ në referendum, atëherë Turqia duhet të përgtitet për një luftë civile të mundshme. Pas kësaj deklarate, AKP ka deklaruar se do të kërkojë dorëheqjen e zyrtarit.

Pavarësisht gjithë presionit publik, disa individë të guximshëm kanë marrë riskun dhe kanë paguar çmimin. Një ndër ata ka qënë aktori i ri, Irfan Degirmenxhi, i cili u pusha nga puna e tij në Dogan Holding, një ndër mediat më të rëndësishme të Turqisë, pasi kishte deklaruar se do të votonte jo. Kokat e mëdha të medive pro-AKP u shprehën të indinjuara që rrjeti mediatk e bërë të njohur për publikun e gjërë arsyen e heqjen nga puna të Degirmenxhiut.

Ka edhe shumë shembuj të tjerë që tregojnë për brutalitetin e kërcënimin e atyre që duan t’i bashkohen tëtij trendi, që refuzojnë të shpërndajnë fletushka, apo që thjesht mund të jenë shprehur se do të votojnë jo në kërë referendum. Kaq shumë bisedime janë bërë rreth kësaj çështjeje saqë njerëzit nuk janë më të sigurtë nëse kjo votë do të jetë e hapur apo e mbyllurdhe nëse ato që votojnë jo do të burgosen më pas.

Megjithatë, pavarësisht se kërcënimi dhe trysnia nga kampi pro-Erdogan po rritet, duket sikur ata që do të thonë jo po fitojnë momentum. Në muajin e fundit, një maxhoritet i kurdëve, një numër i konsiderueshëm i ultranacionalistëve, një numër i caktuar i islamikëve dhe pothuajse të gjithë sekularistët e Turqisë kanë bashkuar forcat e tyre për të punuar që rezultati në referendum të jetë ‘jo’.

Këto grupime nuk do të bashkoheshin kurrë bashkë, madje as edhe një të njëtën kafe para një muaji. Tani, ata po punojnë të gjithë bashkë dorë për dore për të njëjtin qëillim. Duket se antarët e AKP-së e kanë kuptuar se përpjekjet për t’i mbushut mendjen popullit se vetëm terroristët do të thonë jo nuk po funksionon. Nëse kjo ddo të ishte e vëretë, shumë njerëz në mediat socile kanë pyetur në mediat sociale, pse nuk shtohet opsioni ‘pa opsion’?

Disa mbështetës të referendum kanë shfaqur shqetësimin se 18 amendamentet që çojnë në krijimin e një presidence imperiale mund të mos kalohen dhe komentuesit kanë ngritur dy opsione intriguese. Njëri opsion është që këto ndryshime të aplikohen vetëm për presidencën e Erdoganit dhe të shfuqizohen pas mbarimit të mandatit të tij. sepse shumë njerëz kanë shfaqur shqetësimin se çfarë do të ndodhë kur Erdogani të mos jetë më president dhe ky propozim do t’i etësonte ata. Sugjerimi i dytë vjen nga zërat se Ankaraja ka përgatitur një plan B, në rast se deri në prill sondazhet nuk dalin në favor të tyre: të anullojnë votim dhe të nxjerrin justifikimin se nuk e lejojnë kushtt ekonomike.

Cilido qoftë përfundimi i këtij referendumi në prill, dëshira e Erdoganit për të krijuar një presidencë imperative ka krijuar një lëvizje opozitare që ka bashkuar grupe që kurrë nuk mendohej se do të bashkoheshin. Ndoshta slogani i tyre do të jetë “Hayirda hayir vardir” – “Do të ketë mirësi në të thënin jo”.



Burimi : Al Monitor