Pse janë të papranueshme lajmet e mediave turke për mbrojtjen?

nga Metin Gürcan | Publikuar në Shk. 10, 2017, 11:42 p.m.

Në muajin prill duket sikur do të mund të realizohet një referandum për ndryshimet e kërkuara kushtetuese dhe ndoshta në funndin e vitit 2017 priten zgjedhjet presidenciale... AKP dhe Presidenti Rexhep Tajjip Erdogan po mundohen që këto dy mundësi të cilat do të përcaktojnë klimën politike në Turqi të paraqiten me pahir si argumentë të vazhdimit të “rritjes së pashmangshme” dhe si dy prej “historive të suksesshme” të vendit. Po kështu, edhe firmat e mëdha dhe të mesme të ndërtimit të cilat çdo ditë e më shumë po e humbin entuziazmin në sektorin e ndërtimit, po mundohen të paraqiten nga qeveria si një ekonomi nxitëse gjithnjë e më shumë në rritje.

Kur tentativave të AKP-së për të gjtur histori të suksesit në Turqi i shtojmë tentativave të PR-it të firmave të industrisë së mbrojtjes për të treguar veprimtaritë e tyre si dhe mungesën e editorëve specialistëve në mediat e vendit në fushën e teknologjisë ushtrake, media turke publikon lajme në midhje me industrinë e mbrojtjes dhe tekonologjisë ushtarake që janë të ekzagjëruara, madje ndonjëherë janë edhe lajme të rreme. Veçanërisht, lajmet e papranueshme të publikuara që prej dhjetorit të vitit 2016 dhe deri më tani duket se nuk arrijnë të bëjnë një dallim mes ngjarjeve të vërteta dhe atyre të imagjinuar:

  • Armët dhe sistemet mbrojtëse të Turqisë, të prodhuara 100% në vend dhe në rang kombëtar po trembin gjithë botën
  • Varësia e industrisë mbrojtjese e Turqisë me jashtë ka rënë në 30%, dhe kjo përqindje po ulet me shpejtësi.
  • E gjithë bota po xhelozon zhvillimin ne  industrinë mbrojtëse të Turqisë
  • Tashmë industria mbrojtëse e Turqisë është një aktor global që ka fituar pavarësinë e saj
  • Për herë të parë në histori, industria mbrojtëse e Turqisë ka hedhur firmën në shumë gjetje dhe projekte të reja.

Konkretisht, për shembull në një lajm të publikuar nën titullin “100 armët vendëse që po trondisin botën” flitet për projekte të Turqisë që do të shokojnë botën. Në mesin e këtyre armëve janë dy prodhimet e para në Stanboll, helikopteri raketëhedhës me dylbi laze, Cirit dhe raketa Bora me rreze deri në Romë, që janë një mesazh për Evropën.

Ndërsa një ndër lajmet më pavërteta të puublikuar gjatë këtyre muajve në mediat e Turqisë është lajmi i datës 16 janar 2017, i publikuar në gazetën Akit. Ky lajm është publikuar nën titullin “Kjo armë e kompanisë Aselsan mund të parandalojë edhe një mbomë atomike” dhe flet për një firmë turke që ka prodhuar një sistem të mbrojtjes ajërore, të njohur si sistemi KORKUT, i cili përbëhet nga dy topa 35 milimetrash dhe mund të mbrojë deri në 4 kilometra një zonë aapo bazë kritike. Në lajm janë përdorur pikërisht këto fjalë: “Sistem i Mbrojtjes Ajwrore, KORKUT i krijuar nga kompania Aselsan pwr tw pwrmbushur nevojat pwr mbrojtje tw nivelit tw meswm dhe tw lartw ajwror tw Forcave tw Armatosura Turke i ka kaluar tw gjitha testet. KORKUT-i, qw ka sjellw njw ndryshim nw tw gjithw sistemet nw botw ka kapacitetin qw tw parandalojw edhe lwshimin e bombave atomatike.”

Duket se editori që ka shkruar këtë lajm, informacione të këtilla si çfarë është një raketë nukleare balistike dhe sesi mund të mbrohet një shtet nga rreziku i raketave bërthamore i ka mësuar nga filmat e kinemave.

Sipas analistit të mbrojtjes që ka folur pëe Al-Monitor, Turan Oguz, shkaku më parësor i trasmetimit të lajmeve të ekzagjëruara në lidhje me mbrojtjen është mosdhënia e rëndësisë së duhur gazetarëve dhe editorëve të kësaj lufte. Ndërsa si një arsye të dytë, Oguzi, i cili ka thënë se atyre iu vijnë kërkesa për reklama edhe nga vetë këto kompani industriale ka vijuar kështu: “Çdo grupim mediatik duke marrë parasysh kërkesat si dhe dëshirat që ato medojnë se mund të kenë grupimet ideologjike që ata i ndjejnë pranë vetes; me vetëdije të plotë bëjnë lajme në mënyrë subjektive duke mos i parë anët e gabuara, të drejta apo të padrejta, ulin ose nga ana tjetër i lartësojnë subjekte të caktuara.”

Ashtu siç është shprehur edhe Oguzi, kërkesat e marketingut që vijnë nga kompanitë industriale dhe të sigurisë janë vërtetë një ndër arsyet kryesore për publikimin e lajmeve të këtilla të ekzagjëruara. Për shembull, për një projekt të thjeshtë AR-GE që mund të ketë ndërtuar një kompani industriale, në shtypin turk dalin lajme me titujt “Inxhinjerët turq kanë arritur një seri zbulimesh në teknologjinë hapësinore”. Mediat e pozicionuara përkrah qeverisë i nxisin mediat e tjera të njohura si ataturkiste të cilat kanë më pak ndikim që të publikojnë lajme të këtilla, të cilat mund t’iu rrisin popullaritetin. Për shembull, në një artikull të publikuar nën titullin “Njësia e Veçantë e Inteligjencës e krijuar nga Ataturku në fushën hapësinore”, duke u mbështetur në informacione të pavërteta ëshhtë hedhur pretendimi se krijuesi i Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturku ka krijuar në vitin 1922 një njësi të veçantë nga oficerë të përzgjedhur për të sjellë në jetë një projekt tshumë të fshehtë të spiunimit të njohur si ANKA 10 T001 K. Firma, e cila në këtë moment ndodhet akoma në hapin e testimit të të avionëve pa pilotë, ANKA i ka bërë reklamën e nevojshme këtyre mjeteve duke krijuar një lidhje mes këtij projekti dhe Ataturku.

Lajmet e ekzagjëruara dhe të rreme në lidhje me kompanitë industriale ushtarake duket se publikohen shumë shpesh edhe në mediat që njihen si kundërshtuese të qeverisë. Për shembull, në një lajm të publikuar më 16 dhjetor 2016 në gazetën opozitare Birgün me titullin “Të mjerët e luftës po i bëjnë dëshmorët milionerë” kanë kritikuar rreptësisht disa nga informacionet e egzagjëruara dhe që nuk pasqyrojnë të vërtetën e ndërmarrjes që i përket familjes së Selçuk Bajraktarit, dhëndrit të Erdoganit.  Në artikull, dy avjonët e parë të armatosur pa pilotë që i janë dorëzuar Forcave të Armatosura Turke të cilat vijnë me njësitë e sistemit TB2 të Bajraktarit bien ndesh me elementt që FAT kërkojnë në furnizimin e tyre.

Sipas një prej ekspertëve të pakët të specializuar në fushën e teknologjisë të industrisë mbrojtëse në Turqi, Arda Mevlutoglu sasia e lajmeve të publikuara në lidhje me industrinë mbrojtëse dhe sasia e punimeve akademike të shkruara në arenën e akademisë sa vijnë e shtohen dhe shtimi i tyre ka rritur edhe shkallën e gabimeve dhe informacioneve të devijuara dhe arsyet ër këtë janë dy: e para, rëndësia politike dhe psikologjike që fusha e mbrojtjes dhe sigurisë mbart, së dyti është pamjaftueshmëria e intelektualëve në Turqi në këtë fushë.

Mevlutoglu e ka vazhduar kështu fjalën e tij: “Në të vërtetë, tematikat ushtarake gjithnjë kanë tërhequr vëmendje në Turqi. Për këtë arsye, lajme të këtilla ndiqen nga një publik shumë i gjërë. Kjo vjen si pasojë e arsyeve të ndryshme: Fakti që në kulturën tonë armët, ushtarët dhe ushtria zënë një vend shumë të rëndësishëm rrjedh nga mendësia e Letrës së Xhonsaonit, embargos së Amerikës dhe tramuave të tjera të ngjashme që kanë ndikuar në kujtesën kolektive prejt të cilave kërkohet fuqizimi i ushtrisë, ruajtja e pavarësisë dhe stabilitetit kombëtar. Duke u pikënisur nga faktorë të këtillë të natyrshëm është mëse normale që investimi në sektorin e industrisë ushhtarake dhe zgjerimi i tij të kenë një ndikushmëri të lartë politike dhe psikologjike. Pikërisht për këtë arsye, si mediat mbështetëse të qeverisë, apo edhe ato opzitare si dhe kërkuesit janë të aftë të publikojnë lajme që i përmbahen bindjeve të tyre politike. Për shembull, përsa i përket të njëjtit projekt avijonësh që përmendëm më lart mund të thuhet se ‘avioni mund të jetë kombëtar, por të gjitha pjesët janë të impportuara.’ Sipas kënvështimeve dhee komenteve të ndryshme të dyja palët mbartin në vetvete një sasi të përcaktuar të së vërtetës.” 

Në të vërtetë, përpjekjet për të ekzagjëruar lajmet në mediat turke në lidhje me sektorin ushtarak i ka hapur rrugën shfaqjes së një të vërtete të zhveshur: Turqia e cila gjatë gjithë periudhës së Luftës së Ftohtë ia kishte kaluar të gjitha kompetencat e krijimit menaxhimit dhe projektimit të mekanizmave të mbrojtjes dhe sigurisë NATO-s, tashmë në shekullin 21 nuk ka arritur në një mënyra apo tjetër që të sjellë në jetë këtë kthim të nevojshëm të një mjedisi të sigurtë për vendin. Industria mbrojtëse e Turqisë, duke filluar nga projektimi dhe punimet e AR-GE deri tek proceset e furnizmit janë thjesht një zgjatim i sistemit të Luftës së Ftohtë.

Mevlutoglu, i cili na ka tërhequr vëmendjen drejt faktit se detyrën për të shtuar vlera akademike dhe intelektuale në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë ia kanë kaluar plotësisht burokracisë ushtarake ka vazhduar kështu: “Si reuzltat i kësaj situate, në Turqi nuk u bë e mundur që të krijoheshin lloje të ndryshme të organeve të shtypit dhe medias si dhe një kadro akademike të cilat të mund të prodhonin produkte me përmbajtje që do t’i përgjigjeshin nevojave konkrete të mbrojtjes së Turqisë, zhvillimeve në rrethet e ngushta, teknologjivve mbrojtëse dhe të sigurisë si dhe temave të tjera të ngjashme. Dhe një gjë e këtillë ka sjellë si rezultat publikimin e lajmeve të mangta ose të gabuara, përhapjen e vlerësimeve të çala që bëhen në lidhje me këto artikuj, si dhe leximin e tyre si të pranueshme. Shembullin më të fundit të kësaj situate e kemi parë në ngjarjen e vitit 2012, kur në Lindje të Detit Mesdhe u rrëzua një prej avionëve tanë zbulues RF-4E”. Pas kësaj ngjarjeje, as pozicionet zyrtare në lidhje me këtë fushë, a organet e shtypit apo të medias dhe as personazhet që na paraqiten me etiketën e specialistëve nuk arritën që të na përcillnin informacione të sakta dhe të besueshme”. Mevlutoglu, këto lajme të ekzagjëruara ose që përmbajnë informacione të rreme i shpërndan në llogarinë e tij në twitter duke u shtuar hashtagun dedektori i pallavrave  #PalavraDedektörü.

Këto lajme të ekzagjëruara dhe herëpashere edhe të rreme në mediat tona duket se kanë përfshirë edhe operacionin Fırat Kalkan në rajonin e Elbabit. Për shembull, në ditët e para të operacionit Fırat Kalkan, disa organe të shtypit kanë publikuar lajme me përmbajtjen se “Truqia po futet në rajon për të vënë në lëvizje tanqet Leopard 2A4 që janë kaluar në fshehtësi.” Kur në të vërtetë, tanqet Leopard 2A4 të marra si dorë e dytë nga Gjermania nuk kanë të përfshirë asnjë veprimtari të modernzuar.

Nga ana tjerër, është e vërtetë që, veçanërisht gjatë periudhës të viteve që lamë pas, 2010-2015industria e mbrojtjes në Turqi pati arritur të hidhte firmën mbi disa suksese të mëdha. Megjithatë, nëse shohim shifrat e shpikjeve të reja dhe përfundimit të projekteve të filluara duket se që pas vitit 2015 po përjetohe një periudhë ngrirjeje të aktivitetit. Mungesa e kapitalit intelektual, sasia e pakët e mundësuar për AR-GE-në, projektet e filluara me vrull por që nuk dinë të mbarojnë, pamjaftueshmëria e talentit, tenderat dhe proceset jo transparente të prokurimeve, mungesa e konkurrencës së sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm në këtë sektor, kjo ngrirje si pasojë e politizimit të tepruar dhe problematikat strukturore të konkurrencës shktërruese janë ato që kanë sjellë si rezultat shkrimin e lajmeve të këtilla të palogjikshme.



Burimi : Al Monitor