Lufta në Siri ishte vetëm fillimi

nga Tony Cartalucci | Publikuar në Jan. 13, 2017, 9:06 p.m.

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump nuk është i rrethuar vetëm nga mbështetësit e Izrraelit si David Friedman, në të njëjtën kohë është i rrethuar edhe nga ajo pjesë e shoqërisë që prej vitesh tashmë kanë mbështetur luftën me Iranin, të tillë si Stephen Bannon nga Breitbart News apo Gjenerali tashmë në pension i Forcave Detare të ShBA-së, James Mattis.

Me çlirimin e qytetit të Aleppo, në veri të Sirisë, duket se qeveria siriane në Damask ka hyrë në rrugën e duhur për t'i dhënë fund konfliktit shkatërrues në përmasa të mëdha që vazhdon për gati 6 vjet tashmë.

Megjithatë, nëse marrim të mirëqënë se konflikti në Siri është në prag të zgjidhjes, do të thotë që të pranojmë gjithashtu si të mirëqenë se konflikti sirian është zhvilluar i gjithi në një vakum gjeopolitik, i shkëputur nga ngjarjet e vërteta në rajon, madje edhe në arenën globale.

Në të vërtetë, lufta e drejtuar nga Perëndimi që është zhvilluar në Siri, vite para se të fillonte, gjatë kohës që ishte në fazën e planifikimit dhe përgatitjes, është konsideruar vetëm si një parakusht për një luftë me Iranin dhe një konflikt më të madh global për të parandaluar rifuqizimin e Rusisë dhe fuqizimin e mundshëm të Kinës.

Hegjemonia e ShBA-së përpiqet që të eleminojë çdo superfuqi në rritje

Pasi përfundoi Lufta e Ftohtë, ShBA-ja është munduar gjithnjë që ta bëjë veten superfuqia e vetme më e madhe në botë dhe të mbetet e këtillë.

Në vitit 2007, gjatë një fjalimi televiziv në Flora TV, nën titulli “Koha për të udhëhequr”, Gjenerali i ushtrisë amerikane, Wesley Clark ka zbuluar për publikun një bisedë të vitit 1991 që kishte bërë me zëvendësin e Shefit të Mbrojtjes së asaj kohe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Paul Wolfowitz. Ai është shprehur si më poshtë (Theksimet janë shënime të autorit):

“Unë i thashë zëvendës shefit se ai duhet të ishte shumë i kënaqur me performancën e ushtarëve të tij që kishin marrë pjesë në Furtunën e Shkretëtirës. Ndërsa ai mu përgjigj se nuk ishte shumë i kënaqur, duke qënë se kishin pasur për qëllim që të shpëtonin nga Saddam Hysejni dhe nuk kishin mundur ta bënin. Këtë bisedë e kemi zhvilluar menjëherë pas kryengritjes së Shiive të realizuar në mars të vitit 1991, pasi ne e kishim nxitur këtë inxident e mëpas u tërhoqëm për të mos ndërhyrë më. Wolfowitz u shpreh se në fund të fundit kishin mësuar diçka: “Kemi mundësuar se mund ta përdorim fuqinë tonë ushtarake në Lindjen e Mesme dhe se sovjetikët nuk do të na ndalojnë të bëjmë një gjë të këtillë. Deri në momentin që do të na dalë kundër një superfuqi e madhe, do ta kemi të mundur që vetëm brenda pesë deri në dhjetë vite të shkatërrojmë të gjitha regjimet mbështetëse të sovjetikëve – të tillë si Siria, Irani dhe Iraku.

Ajo që doli në shesh nga fjalët që kishte thënë Gjenerali Clark është një zhvillim që ka dalë hapur që pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe kjo është ajo që ka filluar të ndodhë që me Lurtunën e Shkretëtirës, ka vazhduar me konfliktin në Ballkan, hyrjen në dhe pushtimin e Afganisanit, hyrjen në dhe pushtimin Irakut dhe në përgjithësi me pretekstin e “Luftës kundër Terrorizmit” pas ngjarjeve të 11 shtatorit të vitit 2011 në New York dhe disa sulmeve në Washington për të përligjur dhe zgjeruar përdorimin e fuqisë ushtarake të ShBA-së.

Çmenduria amerikane e “ndryshimit të regjimeve” nuk përbëhet vetëm nga luftrat që përmendëm më lart, por gjithashtu përfshihen edhe një seri të ngjarjesh të njohura si “revolucionevet me ngjyra”  në të gjithë Evropën Lindore. Këtu përfshihen edhe aktivitetet e Otporit gjatë periudhës së viteve 1998-2004 në Serbi, “Revolucionit të Trëndafilit” në Gjeorgji në vitin 2003, dhe "Revolucionin Portokalli" në Ukrainë në vitet 2004-2005.

Individët që janë përfshirë në këto operacione të ndryshimit të regjimit të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara – si brenda Departamentit të Shtetit Amrikan ashtu edhe amerikane industritë amerikane private (mediat e korporatave dhe gjigandët teknologjikë si Facebook dhe Google) – si dhe "aktivistët" përkatës respektivisht për çdo komb, kanë filluar që të trajnohen që në vitin 2008 për të përgatitur udhëheqësit e opozitës në të gjithë botën arabe në prag të “pranverës arabe” që do të shfaqej në vitin 2011 të dizenjuar nga SHBA-ja.

Vetë udhëheqja e departamentit të Shtetit të ShBA-së gjatë një konference për shtyp që ka dhënë në vitin 2008 ka pranuar se ata kanë orgnizuar “Samitin e  Aleancës së Lëvizjeve të të Rinjve”:

“Kjo Aleanca e Lëvizjeve Rinore pati disa fillime organike në kuptimin që në ato momente, lëvizjet rinore nga e gjithë bota kishin filluar të shfrytëzonin internetin dhe mediat alternative dhe digjitale duke bashkëvepruar për të diskutuar praktikat më të mira. Departamenti i Shtetit ka vepruar si një ndërmjetës për të ndihmuar që të sigurohjen një strukturë e përshtatshme drejt kësaj prirjeje, duke bashkëpunuar me subjekte të këtilla si Facebook, Howcast, Google, MTV, dhe Columbia LawSchool.” 

Ajo që u diskutua gjatë dialogut të ndërthurur në deklaratën për shtyp ishin pikërisht taktikat e përdorura me qëllim që të mund të mbuloheshin operacionet në mënyrë të pashmangshme të dhunshme gjatë ndryshimeve të regjimit duke filluar nga Egjipti, Libia, Siria dhe deri në Jemen. Nëse i hedhim një vështrim pjesëmarrjes së Departamentit të Shtetit të SHBA-së në “Samitin e  Aleancës së Lëvizjeve të të Rinjve” zbulojmë pjesëmarrjen e shumë prej grupeve që pasi janë kthyer në vendet e tyre kanë kryesuar protestat në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Lëvizjes Rinore të 6 prillit në Egjipt.

Në fund të fundit, në një artikull nën titullin, “Grupet e ShBA-së ndihmuan në përgatitjen e prnverave arave”, New York Times ka pranuar kështu:

“ Sipas disa reportazheve të zhvilluara në javët që lamë pas dhe disa bisedave të shkruara diplomatike amerikane të përftuara dhe publikuara nga WikiLeaks, Lëvizja Rinore në 6 prill në Egjipt, Qendra Bahrein për të Drejtat e Njeriut, gjithashtu aktivistë të njohur si lideri  i të rinjve Ensar Kazi, grupe dhe individë të shumtë të cilët kanë marrë pjesë në kryengritje dhe lëvizje reformatore që kanë shkatërruar rajonin kanë marrë trajnimin e duhur dhe janë financuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, Instituti Demokratik Kombëtar dhe nga një organizatë jofitimprurëse e ngritur mbi qëllimin e mbrojtjess të së drejtave të njeriut me bazë në Washington.

Qëllimi i të dyja ndërhyrjeve – të asaj të drejtpërdrejtë ushtarake dhe të “revolucioneve me ngjyra” të progamuara nga SHBA – ka qënë që të përmbushin pikërisht ata që Gjenerali Clark ka deklaruar në lidhje me atë që politikëbërësit amerikanë kanë kërkuar që nga fundi i Luftës së Ftohtë - eliminimin e shteteve që veprojnë në mënyrë të pavarur dhe që mund eventualisht të jenë kundërshtare të hegjemonisë globale amerikane.

Siria, thjesht një stacion në rrugëtimin e gjatë

Shkatërrimi i Irakut, lufta që Izraeli filloi në vitin 2006 në Liban me Hizbullahun dhe përpjekjet e vazhdueshme për të rrëzuar qeverinë iraniane duke e izoluar atë janë pjesë e kësaj axhede politike të vetme dhe të pandryshueshme. Nëpërmjet artikujve politik të ShBA-së të përgatitura për vite me rradhë, është pranuar tashmë se për të arritur rezultatin e rrëzimit të qeverisë në Iran duhet që fillimisht të shkatërrohet Hizbullahu në Liban dhe të shkatërrohet Siria si aleate e saj.

Në vitin 2007, gazetari që ka fituar çmimin Pulitzer, Seymour Hersh në shkrimin e tij nën titullin “Udhëheqja e Re: A po ndihmon politika e re e administratës sonë armiqtë tanë në luftën kundër terrorizmit?” ka nxjerrë në dritë këto të vërteta (Theksimet janë shënime të autorit):

“Administrata e Bushit, me qëllim që të izolonte Iranin me ndikueshmërinë e tij shiite vendosi që të rivlerësonte prioritetet e saj në rajon. Administrata filloi që të bashkëpunonte me qeverinë sunni të Arabisë Saudite në mënyrë që të dobësonte fuqinë e Hizbullahut në Liban, i cili nga ana tjetër është mbështetës i Iranit. Për më tepër, në të njëjtën kohë, Amerika ka marrë pjesë aktivisht në realizimin e operacioneve të fshehta kundrejt Iranit dhe Sirisë. Një pjesë e këtyre aktiviteteve përfshinte mbështetjen e grupeve ekstremiste islamike të cilat janë simpatizante të Al Kaidës dhe që kanë përvetësuar një mënyrë mlitante të Islamit.

Në vitin 2009, Instituti Brookings,një organizatë e mendimit e mbështetur financiarisht nga shoqëria e korporatave të ShBA-së ka publikuar një raport të saj me plot 170 faqe nën titullin “Cila rrugë të shpie në Persi?: Alternativat për një strategji të re amerikane në lidhje me Iranin”. Ndër alternativat e shumta të parashtruara në këtë raport gjente vend edhe alternativa që Izraeli të sulmonte Iranin në emër të Washingtonit. Në raport gjenden të shprehura këto fjalë (Theksimet janë shënime të autorit):

“…Izraelitët mund të kërkojnë të bëjnë shumë gjëra për të ndihmuar ShBA-në. Ndoshta Izraeli ka një gatishmëri më të zellshme se Amerika për t’i hyrë riskut të hakmarrjes së Iranit, apo të oponencës së arenës ndërkombëtare, megjithatë nuk është i paprekshëm, për këtë arse përpara se të ndërmarrë një risk të këtillë mund të kërkojë disa premtime të Shteteve të Bashkuara. Konkretisht, për shembull në mënyrë që të lehësojë kundërpërgjigjen e Hzibullahut dhe potencialisht edhe të Hamasit, për sa kohë do të ketë në dorë një marrëveshje paqeje me Sirinë (duke marrë këtu të mirëqenë se jeruzalemi mund ta arrijë një gjë të këtillë) mund t’i krkojë kësaj të fundit që të mos përfshihet. Në këtë aspekt mund të kërkojnë që Washingtoni të bëjë rolin e ndërmjetësuesit mes Jeruzalemit dhe Damaskut.”

Është mëse e qartë se nuk do të mund të arrijnë kurrësesi në një marrëveshje me Sirinë, përkundrazi Siria do ta përmbysë plotësisht këë alternativë. Në shumicën e alternativave për konfliktin në Iran dhe për nxitjen e ndryshimit të regjimit që raporti i Brooking ofron është përfshirë Siria.

Me shkatërrimin e Libisë, të udhëhequr nga SHBA në vitin 2011 përmes përdorimit të militantëve të ndërlidhur me Al Kaidën dhe me transformimin e qytetin lindor libianez të Bengazit, që gjendet  në një pozicion strategjik në afërsi të kufirit të Turqisë me Sirinë, pushtimi i drejtuar i Sirisë filloi mes përleshjeve tashmë të vazhdueshme në qendrat urbane të vendit.

Në vitin 2012, militantët islamikë futeshin nëpërmjet kufirit turko-sirian, për të kaluar më pas në qytetin e Aleppos. Lufta që u zhvillua pas këtyre ngjarjeve në Siri e shkatërroi plotësisht vendin,

duke mbledhur aty të githë aleatët e Sirisë, si Hizbullahu, Irani, dhe më pas Rusia. Në këtë mënyrë, përpara zgjerimit të konfliktit në drejtim të lindjes në Iran dhe madje edhe ë jug të Rusisë paraprakisht e ka dobësuar shumë koalicionnin.

Pikërisht në momentin e një lufte me Iranin, shihni se kush ka marrë në dorë pushtetin...

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump nuk është i rrethuar vetëm nga mbështetësit e Izrraelit si David Friedman, në të njëjtën kohë është i rrethuar edhe nga ajo pjesë e shoqërisë që prej vitesh tashmë kanë mbështetur luftën me Iranin, të tillë si Stephen Bannon nga Breitbart Neës apo Gjenerali tashmë në pension i Forcave Detare të ShBA-së, James Mattis.

Padyshim, një rreth i ngjashëm i politikëbërësve do të kishte shoqëruar edhe kandidaten presidenciale amerikane në vitin 2016 dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton në zyrën e presidencës nëse ajo do të kishte fituar zgjedhjet – gjatë kohës kur ajo ka shërbyer si Sekretarja Amerikane e Shtetit janë konsumuar parakushtet për fillimin e kësaj lufte me anë të shkatërrimit të Libisë dhe Sirisë.

Në thelb, Washingtoni është duke e pozicionuar veten për një konfrontim më të gjerë me Iranin ashtu si lufta e saj e prokuruar në Siri duket se ka qënë vetëm një drejtuese në kursin e saj të vërtetë - dhe kjo është një gjë që do të realizohet pavarësisht kandidatit që do të fitonte zgjedhjet presidenciale të vitit që lam pas në SHBA.

Ka shumë mundësi që, politikëbërësit amerikanë e kishin parashikuar se rënia e Sirisë do të arritej në një kohë shumë më të shkurtër dhe do të kishte një kosto financiare më të ulët. Me praninë e një numri të rëndësishëm të ushtarëve rusë në vend, si dhe me forcat e veta ushtarake të Sirisë të disiplinura për një efektshmëri të madhe, me forca me përvojë luftarake, dhe me forcat iraniane dhe të Hizbullahut, i cili ka fituar përvojë të konsiderueshme për të luftuar në konfliktet rajonale, duket se Amerika do ta ketë të vëstirë për ta zhvendosur konfliktin në Iran.

Ndoshta është pikërisht kjo arsyeja e pse presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump është paraqitur si një “aleat” potencial i Rusisë dhe ndoshta lajmet e rreme se Rusia “ka hakuar” zgjedhjet amerikane po përhapen për të zhvendosur vëmendjen e mediave alternative drejt këtyre lajmeve.  Duke arritur që ‘t’u mbyllet goja’ mediave alternative, politikëbërësit amerikanë  do të arrijnë që të përligjin konfliktin në Siri dhe ndërhyrjen e Amerikës atje duke i bërë kështu të mundur që ajo të mund t’i afrohet territorit iranian – po a do të jetë vallë e vështirë që të krijojnë një situatë të një provokimi të madh – ashtu siç edhe ka propozuar Brooking në raportin e saj nën titulli “Cila rrugë duhet ndjekur për në Iran”.

Gjithashtu, vlen për t’u theksuar fakti se në të njëjtën kohë edhe Izraeli gjatë konfliktit në Siri ka sulmuar për të dobësuar Hzibullahun si në Liban ashtu edhe në Siri. Me shumë mundësi, politikëbërësit izraelitë janë duke u përpjekur për të krijuar një zonë tampon midis tyre me anë të së cilës ata do të mund të hakmerren në prag të sulmit iranian të mbështetur nga SHBA-ja kundër Iranit - ashtu siç edhe kishte propozuar Brookings në vitin 2009.

Zgjedhjet nuk mund ta shkatërrojnë hegjemoninë e ShBA-së, vetëm një balancë shumëpolarëshe e fuqisë mund ta arrijë

Interesat e veçanta amerikane, që nga fundi i Luftës së Ftohtë, janë shfrytëzuar për përmballjen me dhe eliminimin e çdo kërcënimi të mundshëm për hegjemoninë e tyre të perceptuar në hapësrë globale. Ashtu siç ka paralajmëruar për vite me rradhë, Gjenerali tashmë në pension. Wesley Clark ushtri amerikane është duke ndjekur një axhendë të pandryshuar që në vitet 1990 dhe kjo axhendë ka vazhduar në mënyrë të pavarur nga emri i cili është ulur në karrigen presidenciale në Shtëpinë e Bardhë me luftrat e panumërta të nevojshme për të ruajtur hegjemoninë globale dhe me pretekstet për luftrat si “revolucionet me ngjyra”.

Ndërkohë që Rusia dhe Kina po rivendosin një ekuilibër global të pushtetit, duke kontrolluar agresionin e SHBA-së dhe duke e detyruar hegjemoninë amerikane të pozicionohet në një rol më të mesëm në skenën multipolare botërore, Shtetet e Bashkuara kanë reaguar ndaj kësaj situate si gjithnjë me përballje direkte me Moskën dhe Pekinin, si dhe duke e shndërruar mbarë botën në një vend më të dhunshëm me fushatat për luftëra dhe operacione për ndryshimin e regjimeve.

Iluzioni se zgjedhjet presidenciale mund ta prishnin këtë agjendë të vazhdueshme me dekada të përa është një gabim i rrezikshëm. Në të vërtetë, e vetmja pengesë drejt interesave amerikane të veçanta dhe arritjes së hegjemonisë globale janë qendrat e pushtetit konkurrent. Këtu përfshijmë shtet-kombe si Rusia dhe Kina, media alternative, alternativa dhe modele shkatërruese ekonomike, si dhe lëvizjet politike të mbështetura mbi fuqinë dhe ndikimin e lëvizjeve të kritikueshme. Alternativa të tilla mund të minojnë pushtetin e pajustifikuar dhe ndikimin që gëzojnë aktualisht monopolet e korporatave financiere që dominojnë në arenën politik të SHBA –së.



Burimi : New Eastern Outlook / Medya Şafak

Tony Cartalucci

Tony Cartalucci, i cili është analist,gazetar, studiues dhe shkrimtar, me seli në kryeqytetin tajlandez të ...