Shimon Peres, vdekja e një krimineli!

nga Olsi Jazexhi | Publikuar në Shta. 30, 2016, 2:21 a.m.

Vdekja e presidentit izraelit, Szymon Perski, i njohur përndryshe si Shimon Peres po përlëvdohet nëpër media perëndimore dhe ato shqiptare, ku presidenti i shtetit racist të Izraelit, po trajtohet si një burrë i madh shteti, fitues çmimi nobel për paqe etj.

Si një nga themeluesit e shtetit cionist të Izraelit, Peresi ishte një nga të mbijetuarit e fundit të gjeneratës së frikshme të etërve themelues të shtetit izraelit. Kjo gjeneratë që krijoi shtetin e Izraelit mbi shtëpitë dhe varret e palestinezëve të vrarë është aq e frikshme në historinë njerëzore, sa janë të frikshëm kolonizatorët evropjanë të cilët skllavërizuan Afrikën, Azinë dhe Amerikën gjatë kohëve të kolonializmit. Ashtu sikur kolonistët e bardhë që skllavërizonin zezakët e Afrikës dhe vrisnin indianët aborigjenë, izraelitët kanë bërë të njëjtat gjëra me palestinezët.

Presidenti i Izraelit, Shimon Peres nuk ka qenë izraelit që në lindje të tij. Ai ka qenë polak. Apo më saktë një qytetar polak i fesë çifute emri i të cilit ishte Szymon Perski. Peresi karrierën e nisi në vitin 1932 kur babai i tij i’u bashkangjit kolonizatorëve britanikë në Palestinën e pushtuar. Familja e Peresit u vendon në Tel Aviv në vitin 1932 ku familja polake Perski ndërtoi edhe pronat e saj të para me tokat e zaptuara nga palestinezët. Kur ishte në shkollë të mesme në katundin e Ben Shemenit, mësuesi i shkollës ia ndërroi emrin polak Szymon Perskit dhe e pagëzoi me emrin çifut Shimon Peres. I indoktrinuar me idetë ekstremiste të nacionalizmit izraelit, pas luftës së dytë botërore Shimon Peresi iu bashkua grupit terrorist izraelit Haganah, i cili është i keqnjohur në historinë e Lindjes së Mesme për masakrat kundër palestinezëve. Nga kjo kohë e më pas Peresi kthehet në të përkëdhelurin e etërve themelues të Izraelit dhe në veçanti të David Ben Gurionit. Peresi merr pjesë aktive në organizatat okupatore izraelite dhe shumë shpejt bëhet shok i ngushtë i kryetarit me një sy të grupit terrorist Haganah, Moshe Dajan.

Karriera në shtetit militarist të Izraelit e pa Peresin të marrë pjesë në luftëra të shumta që kolonët izraelitë bën kundër popujve arabë në Lindjen e Mesme. Falë zellit të tij prej pushtuesi në vitin 1952 ai emërohet drejtor në ministrinë e mbrojtjes së Izraelit. Ai ishte një nga kryearkitektët e zhvillimit të programit të armëve të shkatërrimit në masë të shtetit izraelit dhe zhvillimit të reaktorit nuklear të Dimonës. Falë punës hileqare dhe kundër ligjeve të OKB-së, njerëz sikur Shimon Peresi e kthyen Izraelin në një fuqi nukleare të Lindjes së Mesme. Me zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë, Izraeli jo vetëm që theu ligjin ndërkombëtar, por njëkohësisht arriti që me forcën e shkatërrimit të armëve nukleare të fitojë superioritetin ushtarak dhe kërcënoj me zhdukje të gjithë botën arabe. Duke qenë një shtet i përkëdhelur i Amerikës, Izraeli edhe pse zhvilloi armë të shkatërrimit në masë kundër ligjit ndërkombëtar dhe duke thyer të gjithë konventat ndërkombëtare, nuk pësoi kurrë fatin e Irakut, Libisë dhe Sirisë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Fuqitë Perëndimore, të cilat që prej themelimit të shtetit të Izraelit kanë qenë në krah të tij dhe kundër arabëve, Shimon Peresin dhe udhëheqësit e tjerë izraelitë në asnjë moment nuk i shpallën terroristë sikur bën me Sadam Hyseinin, Abu Bakr al-Bagdadin apo Muamar Gadafin dhe Tel Avivi nuk është ndërshkuar asnjëherë nga NATO dhe amerikanët sikur është ndërshkuar Bagdadi,Tripoli apo Siria sot.

Kështu pra, Shimon Peresi jo vetëm që nuk u ndërshkua kurrë për krimet që ai dhe regjimi i tij bën kundër arabëve, por ka parë vetëm ngritje dhe respekt në Perëndim. Në Izrael, karriera militariste e Shimon Peresit është shoqëruar edhe me karrierën e tij politike. Ajo kulminoi me emërimin e tij si kryeministër e më pas president i Izraelit. Peresi ka qenë mbështetës i zjarrtë i kryeministrit Ariel Sharon i cili njihet në historinë e Lindjes së Mesme si një nga udhëheqësit me brutalë izraelit që ka shkaktuar vrasjen e mijëra palestinezëve dhe arabë të tjerë.

Shimon Peresi ka drejtuar një numër agresionesh dhe krimesh shtetërore që Izraeli ka kryer kundër arabëve. Këtu përmendimin operacionin “Rrushi i Prishur” i vitit 1996 kur Peresi ishte kryeministër. Gjatë këtij agresioni kundër Libanit, mbi 400.000 qytetarëve libanezë u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe 102 civilë u vranë në masakrën e Kanës. Në vitet 1970 kur shërbente si ministër i mbrojtjes, Peresi lëshoi programin e kolonizimit masiv të tokave të pushtuara arabe gjatë të cilave mijëra palestinezë humbën tokat, shtëpitë dhe pronat e tyre të cilat u grabitën nga kolonët izraelitë. Ndërsa në vitin 2009 kur ishte president i vendit, Peresi mbështeti operacionin “Plumbi i Shkrirë” kundër Gazës gjatë të cilit u vranë mbi 1500 palestinezë dhe u plagosën mbi 5300 të tjerë. Peresi mbështeti agresionin Izraelit në Gaza edhe gjatë operacionit “Shtyllat e Mbrojtjes” gjatë të cilit Gaza u bombardua përsëri sikur në 2009 dhe mijëra palestinezë u plagosën dhe vranë.

Mbështetja e Peresit ndaj terrorizmit shtetëror izraelit kundër palestinezëve ka gjeneruar reagime nga udhëheqës të shumtë të botës muslimane. Këtu nuk mund të harrojmë përplasjen ndërmjet kryeministrit turk Recep Taip Erdogan dhe tij në takimin e Davosit në 2009 kur Erdogani e sulmoi publikisht për vrasjen e palestinezëve. Peresi ishtë një njeri shumë hakmarrës jo vetëm me palestinezët por edhe me të gjithë udhëheqësit e huaj që e kritikonin atë. Kur presidenti Ahmedinexhat kërkoi heqjen e Izraelit nga harta, Shimon Peresi e kërcënoi Iranin me sulm nuklear dhe zhdukjen e tij. Armiqësia e tij kundër Turqisë vazhdoi deri në fund ku Izraeli përveç mbështetjes ndaj terrorizmit kurd, e kërcënoi Turqinë në 2015 kur i tha se ajo nuk mund të kthehet në një Iran të dytë për Lindjen e Mesme. Në anën tjetër, në kohën kur Peresi ishte president shteti që ai drejtonte mbështeti krijimin e grupeve terroriste në Siri sikur al-Nusra dhe ISIS-i të cilat po djegin të gjithë Lindjen e Mesme.

Përveç agresionit kundër fqinjëve palestinezë, libanezë, sirianë dhe egjiptianë, Shimon Peresi ka mbështetur publikisht copëtimin e vendeve arabe, Iranit dhe Turqisë. Ai ka mbështetur publikisht ndarjen e Irakut, krijimin e një Kurdistani të madh aleat me Izraelin, dhe djegjen e Libisë.

Popujt arabë dhe muslimanë, sot që Shimon Peresi ka vdekur nuk kanë asnjë fije dhembshurie apo respekti për këtë udhëheqës gjakatar të shtetit kolonizator të Izraelit. Popujt e Amerikës Latine, Afrikës dhe Azisë, që nga Venezuela e Bolivia (që e kanë shpallur Izraelin shtet terrorist) e deri në Malajzi dhe Indonezi nuk kanë asnjë fjalë ngushëllimi për Peresin apo për udhëheqësit perëndimorë që përlëvdojnë figurën e tij. Popujt arabë, muslimanë, të krishterët ortodoksë dhe e gjithë bota e shtypur Shimon Peresin do e mbajnë mend si një nga udhëheqësit më kriminelë të shtetit të Izraelit. Shimon Peresi do kujtohet për viktimat e tij. Ata mijëra arabë, palestinëze, libanezë, sirianë, egjiptianë, të krishterë dhe muslimanë që kanë rënë viktima nga agresioni i armëve të Izraelit janë njerëzit që duhet të përkujtohen sot, me rastin e vdekjes së Shimon Peresit. Paqja qoftë mbi viktimat e Shimon Peresit dhe Izraelit! / Gazeta Impakt



Burimi : Gazeta İmpakt