Izraeli: Ndërsa donim të ndalonim Hizbullahun, na ndaluan neve

  • None
nga Ali Haydar | Publikuar në Shta. 3, 2016, mesnatë

Jadlin i ka përmbledhur në këto fjali ato që dëshironte të shprehte: “Në kohën kur hymë në luftë me Hizbullahun na kishte kapluar ndijesia se koha ishte në favorin tonë. Ne zotëronim një fuqi shumë më të madhe se e tyre, aftësi të cilat ato nuk mund t’i kapërcenin, si dhe shumë më shumë armatime se ata. Përballë kësaj, një organizatë e vogël si ajo e Hizbullahut do të arrinte në pikën që të thyhej. Megjithatë nuk ndodhi kështu.”

Al Akhbar

Duke qënë se fuqia e ushtrisë izraelite dhe e Hizbullahut kishin një disporpocion në favor të së parës, ata për vite me rradhë nuk i kanë lejuar Hizbullahut që të balancohet, deri në momentin kur operacionet e marra përsipër për të zhdukur Hizbullahun nuk arritën të ishin të suksesshme. Këto zhvillime, të cilat filluan me qëllimet që të shkatërrohej fuqia e milicisë së Hizbullahut në kuptimin strategjik dhe atë operacional, si dhe që të rritej parandalohej mundësia që Hizbullahu të kundërshtojë duke rritur kosto financiare për Hizbullahun rezultuan në të kundërt të asaj që Izraeli dëshironte dhe ndryshuan ekulibrin duke favorizuar Hizbullahun.

Kryetari i Insitutit të Kërkimeve të Sigurisë Ushtarake të Izraelit, Gjenrali Amos Jadlin ka mbajtur një fjalim në të cilin përmbledhtazi ka shpjeguar duke krahasuar disa ndodhi që prej sulmit të vitit 2006 deri tek ngjarjet mes Izraelit dhe Hizbullahut. Gjenerali, i cili ka theksuar se ushtria izraelite ka luajtur një rol në arritjen e suksesit të Hizbullahut dhe i ka dhënë shumë mundësi të rëndësishme Rezistencës për luftë duke iu imponuar atyre balancën e ndalimit është shprehur se këto ngjarje i kanë hapur rrugën ngjarjeve si shpallja e pavarësisë së Libanit Lindor në vitin  2000 dhe vendimit për hyrjen në luftë në vitin 2006.

Në një konferencë që mbahej në Insitutin e Kërkimeve të Sigurisë Ushtarake me tematikë Luftën e Dytë Botërore, Jadlin duke prekur këtë tematikë është shprehur rreth disa pikëvështrimeve të ndryshme në lidhje me Hizbullahun. Jaldin ka bërë një kritikë rreth qëllimeve të Izraelit me fuqinë e tij gjatë luftës së brendshme që u përjetua gjatë viteve 1990 dhe rreth focës së vetme që i ka dalë kundër në rajon.

Izraeli ka organizuar dy operacione të mëdha kundër Hizbullahut, përkatësisht në vitet 1993 dhe 1996. Këto sulme janë kualifikuar dhe paraqitur në kategorinë e luftrave guerille. Për arsye se, gjatë këtyre sulmeve, ndërsa ushtria izraelite kishte marrë në objektiv rrethin e civilëve të Rezistencës i lanë hapësirë Hizbullahut që të hidhte raketën në el Xhelil dhe kështu të arriste qëllimin e tij në lidhje me ushtrinë izraelite. Sipas Jadlinit, në këto momente ngadalë-ngadalë, Hizbullahu morri në dorë frerët për të ndryshuar situatën. Duke realizuar operacione në rajonet ku kishte legjititmitet arriti të përforconte kordonin e sigurisë. Amos Jadlin, i cili gjatë viteve 2006-2010 mori përsipër detyrën e kryetarit të shërbimeve të inteligjencës ushtarake ka theksuar se Hizbullahu e mori fuqinë për të kthyer situatën edhe me anë të përdorjes së operacioneve të jashtme që ndodhnin në të njëjtën kohë. Këtë ai e ilustroi me një shembull konkret të viteve '90, kur menjëherë pas atentatit që iu bë ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Abbas Musavi, Hizbullahu sulmoi ambasadën e Izraelit në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Airos dhe mori në objektivë qendrën hebraike.

Gjenerali, i cili i ka vënë theksin faktit se në vitin 2000, menjëherë pasi Libani Lindor arriti të merrte pavarësinë, Hizbullahu kishte tashmë në dorë 3 “pretekste” u shpreh se këto pretekste ishin çiflikët e tyre Sheba, robërit e arrestuar, si dhe fakti që avionët izraelitë kishin hyrë në hapësirën ajërore të Libanit. Jadlin ka thënë se, nëse shohim me kujdes operacionet për vendosje dhe krijimin e një celule të veçantë për të mbështetur rezistencën palestineze gjatë Intifadës së dytë të vitit 2000 dhe nëse kujtojmë se si pasojë e kësaj në vitin 2002 u vranë 6 izraelitë në kufi me Libanin, atëherë kemi një provë konkrete se Hizbullahu ka mbështetur palestinezët në Rezistencën e tyre. Sipas gjenerali izraelit, duke u bazuar në këto zhvillime, Hizbullahu gjatë përplasjeve me Izraelin në tokat palestineze arriti të dilte në përfundimin se ushtria izraelite nuk e kishte fuqinë që të krijontë një trupë tjetër ushtarake dhe kështu Hizbullahu i rrite më shumë mendimet për të sulmuar Izraelin.

Në fjalimin e tij, Jadlin është shprehur se Izraeli ka bërë plane dhe lojëra në zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare për të shfrytëzuar mundësinë që të shfuqizonte Hizbullahun duke e kufizuar atë. Gjenerali izraelit, i cili është shprehur se pas ngjarjeve të 11 shtatorit dhe pas deklaratave të Washingtonit rreth luftës kundër terrorizmit, duke shfrytëzuar sulmin e Amerikës ndaj Irakut në vitin 2003 vendimi numër 1559, në të cilin Hizbullahu duhej të çarmatosej pritshmëritë dhe pretendimet e Iraelit u rritën – më pas u a sesi të gjitha këto pritshmëri ishin vetëm një zhgënjim.

Jadin e vazhdoi fjalimin e tij kështu: “Pas atentatit të realizuar kundër kryeministrit të saj kohe, Refik Hariri në vitin 2005 dhe pasi ushtria siriane u largua nga Libani, Hizbullahu- duke u shfaqur sikur ishte dobësuar nga ndikimi i forcave pro-perëndimore i la Izraelit përshtypjen se çdogjë ishte në favor të Iraelit dhe se së shpejti automatikishtdo të mund ta shkatërronte Hizbullahun.” Amos Jadlin e vazhdoi fjalimin e tij duke rikujtuar fjalët e ish-shefit të Shtabit Moshe Jalonit që në atë kohë ishte shprehur se “raketat e Hizbullahut do të ndryshken pa u përdorur”, megjithatë sipas Jadlinit e vërteta e historisë është krejt e kundër. Hizbullahu, që duhet të ishte dobësuar nga përpjekjet e forcave përndimore i mblodhi forcat dhe mori në kontroll raketat me rreze të gjatë të Presidentit të shtetit sirian, Bashar Esadit.

Gjenerali izraelit, Amos Jadlin, i cili ka theksuar faktin se Libani është një plagë e thellë për Izraelin është shprehur se Hizbullahu, me të cilin edhe vetë ka bërë shumë luftra guerrile është një rrezik për Izraelin, të cilit i ka shkaktur shumë vështirësi në vitet e fundit, gjithashtu është shprehur se, komandanti i ushtrisë që ndodhet në Tel Aviv e njeh shumë mirë Hizbullahun dhe e di shumë mirë se do të ishte në disfavor të Izraelit nëse do të tentonte të hynte në Liban në rrugët tokësore. Jadlin, i cili është shprehur se nuk është më e nevojshme që të hyhet në Liban e ka mbyllur me këto fjalë fjalimin e tij: “Në kohën kur hymë në luftë me Hizbullahun na kishte kapluar ndijesia se koha ishte në favorin tonë. Ne zotëronim një fuqi shumë më të madhe se e tyre, aftësi të cilat ato nuk mund t’i kapërcenin, si dhe shumë më shumë armatime se ata. Përballë kësaj, një organizatë e vogël si ajo e Hizbullahut do të arrinte në pikën që të thyhej. Megjithatë nuk ndodhi kështu.”