Vehabitë indonezian ndërprenë ceremoninë e përvjetorit të lindjes të Hazreti Fatime Zahrasë

  • None
Publikuar në Prill 4, 2016, mesnatë

Në përvjetorin e lindjes së Hazreti Fatimes, dhjetëra vehabistë  ekstremistë u mblodhën duke brohoritur parulla anti-shiite dhe kërkuan mbylljen e ceremonisë.

Përvjetori i lindjes Sejjida Hazreti Fatimes  (a.s.) u mbajt në ditën e xhuma, më 1 prill 2016, me pjesëmarrjen e muslimanëve shiitë dhe muslimanëve sunnitë në qytetin Bangil, në Indonezi.

Sipas korrespondentit të Agjencisë së Lajmeve ABNA, në qytetin Bangil, në Indonezi, ekstremistë vehabistë gjithashtu organizuan një protestë në rrugën që shpie në vendin ku do të shënohet përvjetori i lindjes së Zonjes Fatime Zehra. Protestuesit besojnë se kjo ngjarje, shënimi i përvjetorit të lindjes së Zonjës Fatime, do të jetë shkaktare për përhapjen e shiizmit në Indonezi dhe për këtë arsye duhet të parandalohen  shënimi i përvjetorit të lindjes. Femrat muslimane indoneziane që ishin të pranishme në ceremoni, kanë reaguar ndaj protestave me dërgimin e salavateve,  përshëndetjetjeve për Pejgamberin  Muhammed (a.s.) dhe kanë kënduar himne lavdije për Hazreti Fatime Zehra (a.s.).

Disa nga femrat  police vullnetare e bënë një rreth njerëzor për të parandaluar vehabitë për të arritur në tubimin e grave që ishin tubuar për të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Për fat të keq, protesta ekstremistëve vehabistë  ndërpreu ceremoninë. Protesta u zhvillua, ndërsa organizatorët e ngjarjes e kanë marrë lejen nga policia dhe autoritetet lokale. Ditëlindja e Hazreti Fatimes (a.s.) është një festë që mbahet çdo vit në këtë qytet dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë protestë nga vendasit kundër festës..

Vlen të përmendet këtu se vehabitë e Indonezisë u përpoqën të prishin  ceremoninë e zisë së Muharremit duke mbajtur një protestë kundër muslimanëve shiitëve dhe muslimanëve sunnitëve gjatë ditëve të pikëllueshme të Muharremit në qytetin Makassar, por komploti i tyre u ndaluar nga prania e policisë.

'Bangil është emri i një rajoni dhe një qytet në Lindjen e ujdhesës Java, në Indonezi, i cili përbëhet nga njëmbëdhjetë qarqe rurale dhe katër fshatra.     Vehabit janë me ndikim në Lindjen e Java-s  dhe që nga viti 2000 kanë vrarë, djegur shtëpitë dhe kanë zhvendosur muslimanët shiitë në Sampang.



Burimi : ABNA 24.com